Tymnajat dhe zgjidhja e "mençur" e Koço Kokëdhimës për pasurimin e popullit

1 Mars 2015, 19:21Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

“Kur ngrinte shkopin magjistari, kadaif na dukej bari”. Kjo është një këngë popullore nga lëvizja studentore e vitit 1990. Magjistar, bar, shkop magjik, këto janë togfjalësha shumë të vlefshëm për të shpjeguar nismat e udhëheqësve shqiptarë përgjatë dekadave për shpëtimin e vendit nga mjerimi.

Ka një seri të gjatë barcaletash për këtë.

Gjatë viteve 1980, psh, ndërsa shqiptarët po vuanin për bukën e gojës, pati disa ide se si vendi mund të pasurohej. Ideja e parë: “Të gjejmë thesare të fshehura, bazuar në legjendat e popullit.” Nuk ka asnjë të dhënë historike, por thashethemi i qarkulluar gojë më gojë tregon se si një zyrtari të lartë i lindi ideja e shfrytëzimit të “legjendave popullore” për të gjetur thesare të fshehta. Legjenda vijon më tej duke thënë se me mijëra ushtarë u dërguan nëpër Shqipëri për të kërkuar këto thesare ndërsa nëpër Tiranë përhapeshin thashetheme të llojit: “U gjet thesari i Ali Pashës, shtatë ziza rrafsh me flori janë parë në Qafën e Krrabës”.

Disa ide të tjera të tilla qe blerja e gjalpit në treg ndërkombëtar dhe shitja e tij në zonën e Bashkimit Ekonomik Europian ku Shqipëria nuk kishte tarifa, pra një lloj kontrabande e organizuar nga shteti apo përdorja e gjenive shqiptarë të financave për të luajtur në tregun ndërkombëtar të këmbimit valutor. Kjo e fundit në fakt ndodhi me pasoja shumë të pakëndshme.

Pastaj erdhi Berisha me miliardat e tij, pretendimet se investitorë imagjinarë po nxitonin të vinin në Shqipëri për të na kthyer në një parajsë. Në vitin 2007, nëse e mbani mend, shqiptarët mbetën mesatarisht 11 orë në ditë pa drita, ndërsa kryeministria publikoi dhjetëra njoftime që flisnin për dhjetëramiliardë dollarë investime.

Propozimi i deputetit Koço Kokëdhima për legalizimin e kultivimit të marijuanës për shkak të rëndësisë së këtij produkti në ekonomi është në vijimësi të këtyre fantazive për zgjidhje të problemeve të vendit me shkop magjik.

Po, është shumë e drejtë që Shqipëria të dekriminalizojë konsumin e marijuanës dhe posedimin e sasive të vogla të kësaj droge për shkak se shumë vende e kanë bërë këtë, qoftë përmes klasifikimit të posedimit të një sasie të vogël droge si kundërvajtje të dënueshme me gjobë, qoftë përmes politikës joformale të tolerancës, pra të mos kryerjes së hetimeve të mëtejshme në rastin e kapjes së njerëzve me sasi të vogla marijuane, në rendin e një apo dy gramëve.

Pjesa tjetër, prodhimi në sasi të mëdha apo trafikimi dhe aq më pak, eksporti, nuk mundet të legjitimohen në asnjë lloj forme. Dhe këtu nuk ka rëndësi nëse e ke provuar vetë apo jo marijuanën, apo nëse beson se bota e ka të drejtë apo gabim klasifikimin e kësaj lënde si drogë të dëmshme dhe të ndaluar. Shqipëria është pjesë e një bote ku marijuana në shumicën dërrmuese të rasteve është e paligjshme. Në rastet kur është dekriminalizuar, apo lejuar për prodhim nën sistem të rreptë taksimi si cigaret apo alkooli, është lejuar vetëm për konsum të brendshëm, jo për eksport.

Përfitimet ekonomike të dekriminalizimit apo të prodhimit nën licenca shtetërore në të gjitha rastet nuk e bëjnë një vend të pasur. Përkundrazi, e bëjnë më të mjerë.

Propozimi i Kokëdhimës, përpos konsumit politik nuk është se mbart ndonjë specifikim konkret dhe nuk duket se bazohet në ndonjë vlerësim skrupuloz mbi kostot dhe përfitimet. Ky propozim është asgjë më shumë se sa pretendimet e nxjerrjes së vendit nga kriza e viteve ’80 përmes “gjetjes së thesareve të fshehura” apo kontrabandës së gjalpit. Imagjinoni psh se si do të reagonte Italia apo ndonjë vend tjetër kur të mësonte se Shqipëria ka ndër mend të bëjë me licenca qeverie atë që deri më sot e ka bërë pa licenca qeveria. Miliardat e kanabisit të Lazaratit konsideroheshin në Itali si një problem për sigurinë kombëtare. Jo për shkak të dëmit në shëndetin e të rinjve italianë që ndezin një cigare bar, por për volumin e stërmadh të parave nëpër duart e trafikantëve, para që rrezikojnë me të vërtetë shtetin pasi mund të përdoren për blerje ndikimi politik, blerje policësh, blerje gjykatësish, gjë që cënon në thelb atë që njihet si rend kushtetues. Shqipëria nuk ka një shqetësim të tillë aktual pasi i ashtuquajturi rend kushtetues është cënuar sakaq me flirtin e vazhdueshëm të politikës me krimin.

Nga ana tjetër, është e qartë se nëse të gjithë lejojnë të mbjellin kanabis, çmimi i kësaj bime natyrisht që do të bjerë në nivelin e çmimit të jonxhës psh, gjë që vështirë se do të ndihmojë shumë popullsinë rurale.

Ca vite më parë, kur disa organizma ndërkombëtare zbuluan se Shqipëria kishte një rrjet të trashëguar që nga koha e komunizmit për mbledhjen dhe eksportimin e bimëve medicinale, më së shumti, sherebelë, nxituan të bindnin akoma më shumë fshatarë të mbillnin këtë bimë. Sot, çmimi i sherebelës është shpesh më i lirë se sa çmimi i domateve, megjithëse produktiviteti i domates për metër katror tokë të mbjellë me të është shumë herë më i lartë se sa si i sherebelës.

Gjynah që një forcë politike që ka premtuar 150 mijë vende pune në bujqësi, ka përfunduar të fantazojë për transformimin e vendit në një burim të ligjshëm për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Jo, ka gjasa që Shqipëria nuk do të zhvillohet dhe as nuk do të pasurohet me kanabis. Ajo që e rrit mirëqënien është vlera e shtuar mesatare e punës së të gjithë punëtorëve të vendit. Fantazitë për pasurim me zgjidhje prej magjistarësh janë thjeshtë vetëm kaq: Fantazi!

44 komente në “Tymnajat dhe zgjidhja e “mençur” e Koço Kokëdhimës për pasurimin e popullit”

  1. shkodra says:

    Sa per t’ia dhjere politikes dhe te ” mencurve ” tane qe u pasuruan me privatizinet e paligjeshme apo me parate publike

    1. neda says:

      Eshte nje gje pozitive qe si deputet apo bisnesmen japin varjante se si mund te pasurohet populli,populli me i varfer ne europe, dhe une kete e vleresoje si preokupim. Por a eshte bere ndonje studim qe pse populli yne eshte nder me te varferit? A mund te pasurohet ky popull? Flitet per korrupsion, dakort por cfare bene parlamenti pse nuk nxjerr ligje qe per nje korrupsion qofte dhe 10 leke te denohet me 1o vjete burg deri ne burgim te perjetshem e sekuestrim i cdo pasurie? Duket qarte ne kete mesele jane te perfshire pothuajese te gjithe. Diku lexova se vitin e kaluar jane larguar nga vendi 46 mije qytetar, pra praktikisht vendi po cpopullohet dhe vende te tjera do ta popullojne boshllekun, por a mban njeri pergjegjesi per kete largim nga fukaralleku te shqiptareve? Sidoqofte une mendoje se kultivimi kanabisit do te ndikoje ne permiresimin e jetes se vendit. Vendit tone gjithnje i kane munguar burrat e shtetit per ta drejtuar dhe gjithnje ka patur plote per ta sunduar.

      1. Flutra says:

        Besoj se imperativi sot eshte Stabilizimi i shtetit e jo pasurimi i populli.Ne kemi nje shtet qesharak dhe nje shoqeri qesharake, qe nuk e rregullon dot paraja.

      2. marjuaci says:

        Nje njeri si Gjergj Erebara qe ka mbaruar liceun per trombe, nuk mund te jete ne lartesine e duhur per te gjykuar nese dekriminalizimi dhe legalizimi i kanabisit do ti bente mire apo keq ekonomise se vendit.

        Sa per efektet e verteta te kesaj levizje, me mire se sa te mbani ere shfryrjet e gjergjit (te trombes) ndaj ish punedhenesit te vet beni mire te lexoni ne web mbi efektet qe ka patur ekonomia e vendeve qe e kane legalizuar kanabisin, si Holanda, disa prej shteteve te SHBA-se dhe se fundmi Uruguai.

        1. xha sulua says:

          te gjithe kureshtaret munde te pyesin fshataret ne lazarat nese kane humbur apo fituar ,ose lete dale ndonje gazetar dhe te beje interiste ne lazarat se sa tone pra TONE me leke jane futur prej prodhimit te mariuanes nder vite .Prandaj une mendoj se ky zoteria qe ka bere kete shkrim e ka pare me syze te verteten e kesaj bime magjike ,ku forte mire munde tja adresoje shtetit pra qeverise se sotme qe te beje gati specialistat per lidhje kontratash shteterore per eksportin e kesaj bime apo thirje shtetit te ngreje farmaceutiken per pregatitjen apo perpunimin e metejshem te kesaj bime cudiberese per nevojat e vendit po ashtu dhe per eksporte ,dhe mendoj une thirja drejtuar shtetit duhet te shkruhet me germa te medha qe ta lexojne dhe rilexojne sa me mire ,mbase shkunden ndopak se po na krijojne pershtypjen qe i ngopuri nuke po pyet me per te uriturin ,PRA SHKURTE MUHABETI DHE KJO PUNA E KANABISIT SHUME MIRE REGULLOHET PO TE JETE DESHIRA E MIRE E SHTETIT TE SOTEM PER TE NDIHMUAR ATE NUMER TE KONSIDERUSHEM FAMILJESH QE JANE KOMPLET NE VARFERI .

    2. labi says:

      Po mire more Gjergj, po ku i ke argumentet qe legalizimi i kanabisit nuk sjell rritje ekonomike?? lexoji njehere mire argumentet e kokedhimes dhe pastaj shkruaj keto fantazite e tua

    3. pa emer says:

      per mua fantazi eshte shkrimi i ketij kokeboshit ketu dhe jo idea e kokedhimes

    4. kuku says:

      kokedhima ka dhen arguenta

    5. ncncn says:

      o gjergjo shkruaj idete e tua dhe mos ju lepi saliut

    6. anabel says:

      Futja kot gazeter futja kot, a gezetari eshte ky mo , me lodhi duke e lexuar njeher, prralla me mbret

    7. ai cuni says:

      o gjergjo shkruaj idete e tua dhe mos iu lepi saliut

    8. nona says:

      kjo ide e kocos eshte teper e guximshme shpresoj te realizohet

    9. ciu ciu says:

      saliu po pelcet qe koco do beje realitet legalizimin e kanabist ndaj dhe po e sulmon kaq shume

  2. bido says:

    Po na jep ti me plakun Mere ndonjë zgjidhje më efikase !!.

    1. nd-ih-ma says:

      O Qorr,lexoje gjer ne fund te kuptosh zgjithjen-‘Ajo qe rrit mireqenien eshte vlera e shtuar mesatare e punes se te gjithe Shqiptareve”.Futi nje bido me hashash bashke me Kokedhjerin.

    2. zqk says:

      C’ke me plakun Mere? Thuaj Gjergjit, atij erebardhit qe si Skenderbe i Trete ta zgjidhe kete problem. Puna eshte keq, jo per vende si Shqiperia, por edhe per vende te tjera me te zhvilluara. Kocoja te pakten e ka nje propozim, mire a keq.

  3. Endri says:

    Po kujt ja thua aman, ai duket nje plak I rrjedhur.

  4. Shqiptar says:

    kam lexuar artikuj idiot, po ky ja kalon te gjitheve per argumentim. Bravo

  5. qeveri leshi says:

    Qellimi i PS ka qene Kanabis ,per tu pasuruar akoma dhe jo per te bere shtetin e se drejtes ,per te punesuar kete popull qe mashtrohet nga cdo lider mafioz .Kjo eshte qeveri mafiozesh ,ku drejtohet nga banda ,ku nje pjese e mire e deputeteve jane drogmen ordinere ,mjafton ti shohesh me sy te zgurdulluar duke kaluar ne extaze,dhe ne mesenate perfundojne ne spitalet tona .

  6. elinor,.,.,. says:

    Autori e kap ceshtjen si nje fantazi, si nje perpjekje per te ngopur popullin me luge bosh. Por une nuk mendoj se Koqeja po mundohet te ofroje nje zgjidhje per problemet ekonomike te vendit me teper sesa po enderron gjithe diten me sy hapur miliardat qe do perfitonte vete nga perfshirja e bizneseve te tij ne prodhimin dhe tregtimin e hashashit. Nuk besoj se propozimi i tij eshte qe hashashi te prodhuhet ne mase nga kushdo (edhe ai nuk eshte aq budall sa te mos e dije se kjo do e ulte cmimin e hashashit) por ne menyre rreptesisht “te kontrolluar” nga disa prodhues “te specializuar”… qe, merret me mend, do te ishin nen kontrollin e Koqes.
    Nuk ka sesi t’i haje barku Koqes kaq shume per ekonomine e vendit sa te angazhoje te gjitha gazetat e tij per t’u hedhur ne nje fushate propagandistike pro hashashit duke shkruar gjithefarlloj traplleqesh si dhe t’i permbyse forumet online me komentues qe e nxjerrin ate si nje njeri te madh me ide gjeniale. Ketu shihet qarte qe gjithcka eshte e mireorganizuar dhe e planifikuar dhe nje gje eshte e sigurte: nuk eshte per te miren tuaj (te popullit), por per te miren e Koqe Kokedhjerit.

    1. Tironci Lugano says:

      elinor
      Je i sakte.

  7. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjakooo... says:

    A e kuptoni sa i zgjuar eshte ky njeriu qe e influencon Ramen 100% per ekonomine dhe politiken???!!!

    Rama ka mangesi gjenetike ne pjesen e majte te trurit, qe ka te beje me algoritmet, arsyetimet dhe logjiken e te menduarit sistematik.

    Koco ja kompenson kete pasi kete pjese e ka te zhvilluar si matematikan qe eshte. Dhe prandaj Rama ka varesi psikologjike nga gjysma tjeter e tij Kocua.

    http://psychology.about.com/od/cognitivepsychology/a/left-brain-right-brain.htm

    Pjesa e majte e trurit eshte pjesa me e zhvilluar (me vone) e trurit. Por c’formim ka Kocua? Edukimi maksimal qe ka marre ai eshte diploma e matematikes 5 vjecare, organizata e rinise komuniste dhe specjalizim per vjedhjen e parave si drejtor i Hajdin Sejdise ne Fier.

    Por Kocua nuk di asnje gjuhe te huaj. Ai nuk ka udhetuar ne shume vende te botes, pasi ka pasur fobi nga fluturimet (si dhe larja) dhe vetem vitet e fundit ka filluar te fluturoje (dhe te lahet).

    Kocua nuk ka lexuar asnje liber ekonomie. Idete e tij “ekonomike” thjeshte i lindin nga nevoja e tij per “protagonizem mediatik”, por dhe nga “kleptomania” patologjike qe ka.

    Te jeni te sigurte qe ai e ka nje plan se “si te behet milioner me kanabis”. Dhe kete propagande po e ben qe t’i nxjerre friken Rames, qe kjo pune eshte pune e mire. Po i doli frika Rames nga kanabisi perfituesi kryesor do te jete Kocua, ashtu si me Albpetrolin, Rrugen e Arberit, etj, etj. Pra thjeshte eshte nje propozim biznesi i Kocos.

    Rama keto 2 vjet e ka treguar qe eshte krejt i paafte ne ekonomi. Bile mund te them qe eshte teveqel. Ai mendon qe ekonomia mund te vazhdoje ne anarshi si ne kohen e Saliut dhe vete te duket sikur po ben dicka me Tony Balir, Soros, etj, etj. qe i perdor me shume si mbulesa mediatike.

    Vendi po shkon ne krize te thelle dhe shume shpejt Rama nje mengjes do te zgjohet si Papandreu. Bile edhe me disa milione euro me i pasur. Edhe Kocua do te kete bere para deri atehere. Ndersa Shqiperia do te jete keq e me keq.

    Nuk kemi opsion tjeter por te degjojme keta sharlatane e hajdute qe na kane shkaterruar vendin.

    Shpresat jane te pakta per ndryshim. Gjithe klasa politike eshte e kriminalizuar.

    1. O Qirjako ….ke komentu edhe disa here tjera per lidhjet e Koqes me Rrugen e Arbrit (flitet per 1 supervjedhje me te madhe se ajo e Kombi’s Street ) . Qe Koq-ja eshte HAJDUT MUTI kte e dime , dhe qe mendon vetem e vetem per bizneset e tij e dime por un per vete jam kureshtar te di nga i ke marr infot per implikimin e Koqes tek rruga e Arbrit ? A ka mundesi te ma shuash kureshtjen me ndonje info ? Thanks !

      1. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjakooo... says:

        Kur t’i vije koha do plase dhe skema e Kocos me Rrugen e Arberit dhe do te cuditeni me naivitetin e Saliut me vjedhjen e Rruges se Kombit

  8. Albann says:

    Hashashi duhet legalizuar…Ai product eshte fitim ekstra .Cmimi I hashashit do bjere por jo aq sa te barazohet me jonxhen…Sepse jonxhen se blene prej nesh francezet apo gjermanet.Hashashin po.Problemi eshte reagimi I BE?Hollanda dihet qe ne atakon shpesh .Pervec problemit te gay-ve ata na atakojne me shume per hashashin …su intereson konkurenca….Dhe per kete mund te bejne bllokade.
    Me kot autori meret me vlere te shtuar pune.Futja e nje produkti me cmim te relativisht te larte dhe treg te siguruar ne prodhim padyshim qe rrit “vleren mesatare te punes”…
    Puna eshte
    1.Si do shitet “legalisht” ky product.
    2.C sanksione (bllokade ekonomike) do bejne shtetet fqinje dhe te tjera qe sigurisht humbin $$$$$ nga blerja e nje malli relatvisht te kushtueshem.Italianet nuk I pashe te qanin ritjen e kriminalitetit ne shqiperi.Ata qanin se thoshin 4 miliarde ne vit dollare I ikin italise e shkojne ne Shqiperi Pra eshte rrjedhje $$$ se sa krimi.Askush s do nje Shqiperi qe u shet.Ata kane nevoje per nje Shqiperi qe ti shesin…

    Persa I perket volumit $$$ ne duart e trafikanteve legalizimi eshte decentralizim,me shume aktore me pak perfitim individual…..Se kuptoj pse futesh ne qorsokaqe te tilla.Ato biznese qe jane ndaluar me ligje droge,prostitucion ,arme , favorizopjne krimin.Ne nje ane thua cmimi do barazohet me jonxhen,ne anen tjetr thua do favorizohet krimi.Ke pare ti trafik jonxhe e kriminele te trafiku jonxhe qe bejne namin…E kupton qe te calon arsyettimi..

    Kot mereni me vlere te shtuar apo kriminalitet. Problemi I legalizimit s eshte I brandshem,ai eshte I jashtem,lidhet me feqinjet dhe rrjedhen e kesh-it ne drejtim te Shqiperise.Po ashtu vende te tjera do pasonin Shqipertne dhe gjerat komplikohen…

  9. buci says:

    I nderuar Erebara, qe kokedhimi eshte nje rrot K…, ket e din te gjithe shqiptaret, por, si ka thene shkrimtari i madh amerikan, Mark Twain,” ajo qe te duhet ne kete vend eshte, injoranca dhe besimi,dhe suksesi eshte i sigurt”. Kok K….eshte thjesht nje idiot i pasur….

    1. “S’ka Profeci me AKTUALE se ajo qe ka thene i madhi Mark”

  10. SHQIPE says:

    More sa driteshkurter qe jeni… po ku eshte e keqja ketu xhanem ,njerezit punojne ,prodhojne ,shteti merr taksat,shteti shet licencat te kufizuara kuptohet , koordinon shitjen ne shumice jashte vendit e takson shitjen ,asgje nuk ndryshon ne ligjin e mbajtjes e perdorimit te lendeve narkotike ,e shumta nuk i bije njeriu ne qafe per nje te dredhur ,mund te zbutesh pra ligjin per sasine personale.Pervec kesaj mund te krijohet nje farmaceutike revolucionare me baze kanabisin qe do ta kishte zili tere Evropa .Keto jane sugjerime konkrete ,e kunderta ndodh me ata qe e kundershtojne.Nuk shoh ndonje aresye vertet serioze te shtruar nga shkrimet kundra legalizimit pervec nje mllefi te pakuptueshem.Shqetesimi i Erebara per Italine eshte i pabaze sepse nese nje vend fqinje e ka tregetine e mariuanes te legalizuar,ky vend nuk mund te beje kontrabande sepse pergjegjese direkte per te eshte qeveria e ketij shteti.Koco Kokedhima hedh nje ide konkrete e te bazuar edhe nga eksperienca boterore,mund ta kundershtoni duke argumentuar psh qe mendimet konservatore jane akoma te forta e duhet kohe qe populli ta kuptoje ,ose qe Evropa do te behet xheloze e nuk ka per ta lejuar tregetine e mallit bruto por ketu po flitet per perpunimin e prodhimin farmaceutik!
    Ky problem tashme eshte i shtruar per diskutim ne shume vende e shume shpejt ashtu si ne Shtetet e Bashkuara edhe ne Evrope ndryshimet kane per te filluar ,pse te presim te futemi ne Evrope per te marre nje inisiative te tille ?Me mire tani se sa kur te duhet te marresh leje !

  11. human says:

    Erebara ka bere nje shkrim kurajoz, per te demaskuar me qetesine e tij karakterizuese, kete propozim skandaloz dhe ogurzi.

    Jam i çuditur per indiferencen e shume gazetareve “famoze”, ndaj ketij propozimi prej kodoshi dhe batakçiu.

  12. Besa says:

    Koqua finok :).E hodhi nje shashke,po t’i ndizej ai eshte mjeshter te mbushi hambaret nepermjeti ligjit si dhe e tha vete ne kohen e Salkiut dhe te Fatosit.
    Aksioni ne Lazarat eshte deshmia me e mire se Rilindja eshte ne rrugen e mbare per pune dhe jo hashashin e Koqos

  13. emigranti says:

    Personalisht,jam kunder legalizimit te marijuanes,sic jane qindra,mijra apo miliona te tjere;sic ka po kaq shume pro legalizimit.Ne vetvete keto pro e kundra nuk jane argumenta.Nga sa kam lexuar e degjuar(jo rrugve apo kafeneve) dhe nga njerez kopetente ne emisione televizive,sipas statistikave e studimeve,ajo marijuana(jo kokaiana e heroina e te tjera)nuk eshte me e rrezikshme se duhani.Edhe duhani e alkoli dikur kane qene te jashteligjshme per arsye se demtonin shendetin.Tani ku jemi.Duhani e alkoli jane nga bizneset me fitimprure te se ashtuquajtures industri e lehte.Kush diti te kap tegjet me pare se te tjeret fiton me shume.Shihni kollosin e duhanit Filiph Morris.Ne SHBA,disa shtete qe e kane legalizuar(dhe te tjere akoma po pregatiten t’a legalizojne)kane dyfishuar te ardhurat ne buxhetin e shtetit.Dhe ky eshte nje proces i pandalshem, dua apo s’dua une e shume te tjere si une.Pse ne duhet te jemi gjitmone te fundit per gjithcka.Nga trafikimi ilegal i marijuanes se Lazaratit doli se ajo eshte e nje cilsie te mire dhe e kerkuar sidomos ne shtetet ne zonen veriore te Evropes,ku klima nuk e favorizon kultivimin e saj.Prandaj kjo do bere para se t’a beje Italia(ketu debati eshte hapur)Greqia apo te tjera veende mesdhetare,me klime te favorshm.Por te legalizohet e kontrollohet me dore te forte nga shteti qe te rriten te ardhurat per t’i investuar ne sektor te ndrushem te ekonomise e te hapen ne kete menyre edhe vende te reja pune e jo ta lere ne dore te individve te vecante te cilet do mendojne vetem per vetem.Si fillim mund ta kultivoj vetem nepermjet ndermarjeve te vogla shtetrore.

  14. Para Laci says:

    Zoti Erebara, cdo gje lind si nje fantazi. Thjesht nje ide ne koke qe pastaj kthehet ne veprimtari. Po nuk fantazove nuk mund besh dot asgje te mire. Une jam pro legalizimit te kanabisit sepse sjell te ardhura te shpejta per shqiperine. Ne nje artikull tjeter qe lexova tani ne kete gazete thoshte qe popullsia shqiptare po plaket sepse njerezit po imigrojne shume dhe shqiperia do I ndjeje efektet e kesaj rreth 2030-tes.

    Dhe meqe do kemi nje popullsi me te plakur ne vitet e ardhshme, prodhimi I kanabisit mund te jete nje pune me lehte per te moshuarit dhe ata qe s’mund te bejne pune te renda. Kjo esht tjeshte nje ide imja…. Thjesht fantazi!

  15. ed says:

    Legalizim te marijuanes!!!

    Tte tjerat jane dokrra.

  16. beso says:

    Shkrim shume i mire.Mendoni se BE ka njemije probleme me krizen, Italia ka debit mbi 2000 miliarde dhe vetem ultesira e Lombardise eshte mbi dyfishi i Shqiperise dhe nuk e ben kete gje, se do shtohen kostot sociale.Duhet qe Rama te nderhyje se plot njerez keto harbimet e Kocos i marrin si zgjatim te ideve te Edit.Turp, burre me mjekerr shtrydh trurin dhe pjell nje flluske sapuni.

  17. poeti says:

    PAS HASHASHIT TE VJEN QEFI PER KOKAINE DHE HEROINE DHE PAS TYRE TE PRET VDEKJA E SIGURT SI POPULL DHE SI KOMB.

    Po pse keshtu me droga dhe hashash medicinal alla Doktor Kokedhima do te mashtroni ju komunistet dhe spiunet e Sigurimit te Shtetit shqyptaret mjerane? Po lexojeni o milet kete faqe serioze interneti me poshte qe te bindeni se genjeshtra socialiste e Doktor Kokedhimes i ka kembet e shkurtera:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Legality_of_cannabis_by_country

    Lexoje edhe ti o Edi Rama kete faqe interneti prestigjoze qe te pranosh mashtrimin komunist te Partise tuaj te Punes, e cila nuk eshte e afte te organizoje prodhimin tone kombetar te ligjshem dhe kerkon menyra mafioze per te justifikuar drogen dhe hashashin. Shikoje dhe prano se ASNJE vend ne Bote pervec Urugait te mjere nuk e ka te ligjeruar kultivimin e hashashit, bile ne Hollande dhe Jamaika lejohet te kultivohen vetem deri ne 5 flete kanabis per nevoja personale dhe jo tonelata droge si ato te Lazaratit dhe Mbishkodres. Pse keshtu vepron Bota e Civilizuar me kanabisin dhe drogen?

    SEPSE PAS HASHASHIT TE VJEN QEFI PER KOKAINE DHE HEROINE DHE PAS TYRE TE PRET VDEKJA E SIGURT SI POPULL DHE SI KOMB.

  18. visi tr says:

    Na u deshen rreth 20 vjet per te nderhyre ne lazarat, keshtu qe do te ha duhen ene nja 20 vjet qe shteti e shoqeria te jete gati per legalizim…pastaj me kete nivel korrupsioni e kriminaliteti qe kemi kush do te le??
    Nga holanda,disa shtete te usa etj kemi akoma shume gjera te tjera per te kopjuar.
    Se per ligjerim kanabisi sbehet fjale te jemi gati… Koco si gjithmon le te vrase mendjen si te fitoj ndonje tender… se po ngeli ekonomia ne dore te ktij na mori deti se lumi na ka marre qe na ka marre.

  19. Libri says:

    I ke vene piken o kumentuesi- human!
    Pershendetje!

  20. GAMORI says:

    ndertimi i fabrikave dhe uzinave dhe textilit dhe industrise ushqimore i japin fryme Shqiperise

  21. Prendi says:

    Dicka eshte thene sakte ne shkrim. Po u legalizua mbjellja e marijuanes, cmimi i saj do te bjere me poshte se ai i jonxhes per bageti. Dhe kjo u provua ne vitet 1995-1996, kur pothuajse ne te gjithe Shqiperine u mboll kanabis. Dhe e dogjen sepse nuk pyeste njeri. Nuk u shit. Prandaj njerezit filluan te mbillnin jonxhe.

    1. Je i sakte Prendi ….1 komshi imi e provoi HashashBiznesin dhe ne fund i futi zjarrin si shume “kolege” te tjere !!!

  22. fshatari says:

    Erebar Kari do shkruaje prape mbas disa vitesh kut kanabisi te legalizohet ne gjithe Europen dhe Shqiperia te rrije ne fund te kavallit sepse kemi njerez qe mendojne me ngadalesine e Down-it Erebar

  23. cia says:

    kygazetar po ben ljra fjalesh dhe ne thelb nuk thot asgje, Koco e ka shprehur qarte qe kjo do te sjell legalizim dhe rrithje te ekonomise se shqiperise

  24. blandi fevziu says:

    “Po pse ore cun?”-do thoshte Koqua.
    “Po amerika me alkol kontrabande e filloi dhe ja ku eshte. Sipas teje, gjitha ajo shkolle partie qe bera ne rinine time nuk me ndihmuaka qe te mos ia kepus kot??”.
    Keta jane kapitalistet tane mor zoteri, prandaj jemi edhe ketu ku jemi. Per te mos thene me shume…., sepse nuk ia vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje