A ishte personeli i sigurisë së Çeçenisë, përgjegjës për vrasjen e Nemtsovit?

1 Mars 2015, 17:31Politika TEMA

Për shumë njerëz, në Rusi dhe në perëndim, Kremlini është padyshim  i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 shkurtit të liderit të opozitës, Boris Nemtsov.

Por, mundësia e lidhjeve çeçene nuk duhet të hidhet poshtë, marrë parasysh kritikat e shpeshta të Nemtsovit ndaj udhëheqësit të Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, dhe fakti që prej vitit 2011, personeli i sigurisë që është besnik ndaj Kadyrovit, rregullisht është përfshirë në aksione kidnapimi dhe vrasjeje në Moskë duke iu ofruar imunitetit ndaj ndëshkimit.

Njerëzit e Kadyrovit, shihen si alternativë e mundshme në vrasjen e Nemtsovit, në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gazeta e pavarur, “Novaya Gazeta”, i ka hulumtuar këto raporte duke u takuar me pjesëtarë të Shërbimit të Sigurisë Federale (FSB) të Rusisë.

Faqja e internetit të Kaukazit, kujton se para katër vjetësh, Kadyrovi kishte bërë thirrje për arrestimin e Nemtsovit, për shkak të rolit të tij në protestat masive të mbajtura në Moskë, në dhjetor të vitit 2010.

Nemtsov atëbotë u përgjigj duke e quajtur Kadyrovin si një person “shumë të sëmurë psikikisht”, i cili ka nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Nemtsovi kishte shprehur zhgënjimin që persona të tillë e kontrollojnë tërë Kaukazin, duke shtuar se shpreson që “eventualisht ai do të largohet dhe do të përgjigjet për të gjitha”.

Në maj të vitit 2014, Nemtsov ia ka kërkuar zyrtarisht Drejtorit të FSB-së, Aleksandr Bortnikov, të hetojë raportimet se personeli i sigurisë së Çeçenisë është i përfshirë në luftimet që po zhvillohen në pjesën lindore të Ukrainës, duke luftuar në të mirë të separatistëve pro-rusë.

Tash vonë, Nemtsov e ka vënë në dyshim arsyen e marshimit spektakular të personelit të sigurisë që Kadyrov e ka organizuar në Grozni, në fund të muajit dhjetor, gjatë të cilit lideri çeçen kishte thënë se i ka 10 mijë njerëz të gatshëm dhe besnik ndaj Putinit, të gatshëm të “zbatojnë çfarëdo urdhri” me qëllim që të ruhet stabiliteti në Rusi.

Nemtsov vlerësoi se Kremlini i jep Çeçenisë rreth 1 miliardë dollarë subvencione, ndërsa ka parashikuar se marrë parasysh problemet ekonomike të Rusisë, po i vjen fundi kontratës ndërmjet Kadyrovit dhe Putinit, përmes së cilës bëhet shkëmbim i parave me besnikëri.

Nemtsov është lindur në Soçi, në periferi të Kaukazit, ndërsa angazhimi i tij në Çeçi daton nga viti 1997, kur derisa ishte ministër i naftës dhe energjisë, ai dhe kryeministri Sergei Kiriyenko, së bashku e kanë bindur lidershipin çeçen të udhëhequr nga presidenti Aslan Maskhadov, që të riparojë tubacionin e naftës në mes të Bakus – Tikhoreckit dhe Novorossiskit.

Si bazë për bisedime të tilla, Nemtsov e kishe hartuar edhe një draft-plan të paqes prej pesë pikash, përmes së cilës Çeçenia do të kishte autonomi të gjerë brenda Federatës ruse, por nuk do të bëhej “kurrë” e pavarur. Në vend të kësaj, Çeçenia do të bëhej republikë parlamentare me një gjeneral civil, i cili nuk do të duhej të ishte çeçen.

Ky gjeneral do të udhëhiqte të gjitha fuqitë administrative, financiare, politike dhe ushtarake në Çeçeni.

Në dhjetor të vitit 2000, Nemtsov, atëkohë një deputet i Dumës shtetërore, dhe disa deputetë të tjerë janë takuar në Moskë me të deleguarit e Maskhadovit, me shpresën që të nisin bisedimet formale për t’i dhënë fund luftës që kishte nisur para një viti.

Kushti që gjenerali i Çeçenisë të mos jetë çeçen ishte bërë me qëllim që, nëse do të ishte pranuar dhe implementuar plani i Nemtsovit, atëherë babai i Kadyrovit, Haxhi Akhmedi, atëkohë satrap i caktuar nga Putini në këtë republikë të Kaukazit, do të ishte injoruar.

Në shtator të vitit 2001, Nemtsov e zemëroi Putinin duke udhëtuar drejt Çeçenisë për të dorëzuar kompjuterë për dy shkolla në një qark jugperëndimor të Groznit.

Putin, raportohet se më pas, i kishte dhënë ultimatum Nemtsovit, të arrijë planin e paqes me çeçenët, apo të dorëhiqej nga Duma shtetërore.

Nga ana e tij, Ramzan Kadyron, është cituar duke thënë se “nuk ka dyshim” që janë shërbimet e huaja të inteligjencës ato që e vranë Boris Nemtsovin me qëllim destabilizimin e Rusisë.

9 komente në “A ishte personeli i sigurisë së Çeçenisë, përgjegjës për vrasjen e Nemtsovit?”

  1. loni says:

    e vrare o putin mos ja njit fain lloj llojve,se edhe po ta ken vrare cecenet apo dikush tjeter,ti je ne mbeshtetjen e atyre killerave profesionist politik,kete rruge kishte edhe saliu jone qe kurre nuk la gjurme tek vrasjet e politikaneve duke i vrare vete dhe ja njiste fain te tjereve,sic ishte vrasje e malokut kurve azem kar bythqim hajdari.

    1. lisi says:

      Ka mundesi AMA vetem me urdher te Putinit.

  2. Moisi Golemi says:

    Gazeta Tema. Shkruajini artikujt ne shqip, jo ne kosovarisht. Ose, kosovareve qe keni ne pune, mesojuni gramatiken shqipe.

  3. adem says:

    Egziston mundesia qe lideri i opozites ruse te jete vrare nga sherbime sekrete perendimore me qellim qe Rusia te destabilizohet.
    Putin nuk ishte i interesuar teni per te vrare nje lider opozitar pe dy aresye:
    – e arriti paqen me Ukrainen
    -ka % me te madhe te perkrahjes nga ruset= 89% e popullsise. Atehere perse ta vriste kur nuk i prishte ndonje pune?

  4. demokrat says:

    Po sigurisht e ka bere Ramzani(Mehmeti) me koke te vet se Putini(Enveri) dhe Zhirinovski(Pal Vata) nuk dine gje.
    Keto banalitete te FSB nuk eshte mire te shperndahen veresie per shqiptaret, mbase per nje pjese te opinionit perendimor qe nuk eshte rritur me skema te tilla dezinformacioni edhe funksionojne.Rusia e Putinit ka rene me poshte edhe se Gjermania e Hitlerit qe te pakten organizoi nje farse gjyqesore ndaj te akuzuarve per djegjen e Rajshtagut, Putini te ekzekuton pa asnje brerje ndergjegje jo me ne bordumet e Ljubjankes por ne muret e Kremlinit famekeq.
    Vetem disa minuta pas ekzekutimit te Nemcov, FSB nepermjet sistemit te saj kapilar te dezinformacionit shperndau ne te gjithe boten te njejten “legenda”. Perfundimsht Rusia e ka fituar luften per informacion-dizinformacion me te Verteten dhe Perendimin,molodci rebjata.

  5. Andrei says:

    Keshtu thote dhe Putin se sherbimet perendimore e kane bere,,,,
    A i njihni njerezit ne Tirane….Mos beni budalleqe me komente,,,Kush ka qene te sheshi i kuq..Aty ku eshte vrare Boris nuk kalon as mushkonja pa leje…Kush ju ka thene ju qe eshte arrit paqja,,,Prisni dhe pak dite ..Putin ka hyre ne nje tunel pa kthim…..Per Putin ka vetem lufte vrasje dhe gjakderdhje ..

  6. AAAA says:

    99% E KOMETUSVE KANE INSTIKTE SHTAZORE !

  7. Kokëboshi says:

    Dielli nuk mbulohet me shoshë…(kjo bëhet vetëm për injorantët budallenj). Vrasja e atij “farë lideri” me të dashur modele ukrainase (???!!!), që i shërbente Perëndimit, eshtë provokacion i hapur, nga padronët e tij… Zaten, nuk është hera e parë, që kaviet monstruoze “që rrit Perëndimi në laboratorët e tij”, për interesat e tij, u pret kokën kur “e shikon të arësyeshme”, po për interesat e tij…(???!!!)

  8. Kokëboshi says:

    Shtesë: Vërtet, ç’u bë me atë avionin malajzian, “që e rrëzuan rusët mbi Ukrainë”…???!!! Di njeri djë…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje