Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë nga ana e policisë. Në një deklaratë për mediat Basha tha se me një akt të tillë , Kryeministri Edi Rama ka vulosur fatin e tij , më të keq se të Ramiz Alisë. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për vënien para drejtësisë të autorëve përgjegjës të dhunës e ushtruar ndaj studentëve.
Angazhohem para jush në emër të opoitës se do të bëjmë drejtësi ,secili prej dhunuesve do të përgjigjet deri në fund për poshtërimin e të rinjve. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për dhunuesit e poshtruesit e të rinjve. Demokracia s’do ndalet me urdhër të askujt aq më pak të Edi Ramës. Në 25 vjet nuk ka pasur njeri që ja dilte të mbyllte gojët e të rinjve. Me këtë akt Edi Rama ka vulosur fatin e tij më të keq se të Ramiz Alisë.
Duke i cilësuar policët si agjentë të ish –sigurimit kryetari i PD-së tha se studentët janë keqtrajtuar, madje ju janë marrë edhe aparatet celularë për të mos pasur mundësi të denonconin dhunënqë është ushtruar ndaj tyre eedhe në ambienetet e komisariatit.
Duke i cilësuar policët si agjentë të ish–sigurimit kryetari i PD-së tha se studentët janë keqtrajtuar, madje iu janë marrë edhe aparatet celularë për të mos pasur mundësi të denonconin dhunën që është ushtruar ndaj tyre edhe në ambienetet e komisariatit.
Prej një viti këta studentë kërkojnë të drejtën e tyre , trajtuar me shpërfillje. Ata u refuzuan si qënie humane nga qevria , shoqëria dhe media, te gjithë jemi fajtorë përballë kauzës së tyre . Këta studentë duan të ndjekin ëndrrën e tyre të marrin një profesion , Edi Rama jo vetëm i ndalon për në errresirën e hajnave shfaqen para tyre të dhundshëm .
Sot përsëri për intereseat e tij ndalon me kamzhik një grevë të drejtë studentësh. Mbrëmë ishte nata e thyerjes së xhamave në Tiranë , u futën me dhunë në ambjentet ku studentët mbajtën gjallë të drejtën e tyre , i dhunuan, i goditën dhe në komisarit i kërcënuan, i poshtruan, i çuan deri në fund kërcënimet e kryeministrit. Kanë plagë të freskëta gjatë natës në konspiracion të plotë , ish sigurimsat nuk dhanë informacion ku ishin studentët. Ju kane marrë dhe telefonat për të hequr mundësitë e filmit që mso të denononconin dhunën.
Ndërkohë një përfaqësi studentësh u shprehur se pas kësaj ngjarje ata do t’i drejtohen gjykatës.
Ndërsa pas deklaratës së Bashës ka reaguar edhe deputeti socialist Taulant Balla. Ai i ka kujtuar Bashës se është ve ti akuzuar për krime dhe vjedhje, ndaj le t’i kërkojë Prokurorisë së pari hetimin e vetes.
“Basha kërcënon punonjësit e Policisë së Shtetit ndërkohë i thotë edhe Prokurorisë mos të rrijë duarkryq. I akuzuari, i padënuar ende për 230 milionë euro vjedhje. I akuzuari, i padënuar ende për vrasjen e 4 shqiptarëve, kërcënon punonjësit e ndershëm të policisë dhe guxon të shantazhojë edhe prokurorinë të cilës i shmangej nga hetimi me raporte mjekësore false apo me vizita jashtë shtetit, sa herë që thirrej nga prokurorët për tu pyetur”, citon deputeti socialist, Taulant Balla./j.h/ a.xh
nuk i ndahet dhuna ketij populli,dhe me e bukura asnje intelektual nuk proteston por legjimiton?.. e pra kjo eshte raca e mutit shqiptare,shoqeri tribale e primitive duke filluar nga satrapi palle edi,mediat e pavarura nga grate sepse dihet grate ju gdhihen ne kar aoke dhe shoqeria civile si leve e partise ne pushtet