Policia ndërpret grevën e studentëve/ PD: Rama më keq se Ramiz Alia. Policia kapi nga flokët vajzat dhe rrahu djemtë

1 Mars 2015, 09:44Politika TEMA

Policia ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të datës 1 mars për të mbyllur grevën e urisë së studentëve të universiteteve private.

Studentët kanë pohuar se largimi i tyre nga ambientet e Fakultetit të Infermierisë është bërë me dhunë nga forcat e policisë. Greva e tyre kishte 24  orë që kishte nisur, me arsyen se MInistria e Arsimit u kishte caktuar tarifa më të larta studimi pas transferimit të tyre nga Universitetet private të mbyllura nga qeveria në ato publike.

Pas lajmit se studentët janë larguar nga greva ka reaguar edhe Partia Demokratike. Koordinatori i saj Ervin Salianji tha se shumë shpejt shqiptarët do të shpëtojnë nga këto fëlliqësira që luajnë me fatin e shqiptarëve. Madje ai e ka thënë se  Rama me studentë është sjellë me keq se Ramiz Alia në vitin 1991

Ora 5:30 e mëngjesit e datës 1 mars. Kemi qarkulluar në të gjitha komisariatet e Tiranës, përfshi dhe Drejtorinë e Policisë Tiranë. Jemi tek komisariati 4, i cili është komisariati që duhet të siguronte mbarëvajtjen e grevës së urisë së studentëve. Akoma nuk na japin informacion. Jemi duke pritur prej 1 orë oficerin e kontaktit të informacionit për të thënë se sa studentë grevistë mbahen në ambjentet e këtij komisariati që të shohim se a janë rrëmbyer vërtetë këto student apo janë shoqëruar nga policia. Disa student të liruar, studente vajza të cilat janë dhunuar dhe janë kapur prej flokësh. Studentet me inicialet F.A , A.K, K.A, O.T dhe B.M sapo kanë dalë nga ky komisariat na kanë dëshmuar se janë dhunuar, janë kapur prej flokësh prej punonjësve të Policisë së Shtetit.

Afro 50 punonjës të Policisë kanë hyrë në ambjentet ku zhvillohej greva dhe kanë kapur prej flokësh vajzat dhe kanë goditur djemtë pa asnjë arsye duke shkatërruar grevën e urisë. Asgjë më pak nuk ka një shtet totalitar se sa ky që po shohim këtu.

Prej 4 orësh sorollatemi nëpër ambjentet e Policisë së Shtetit, i kemi të dokumentuara të gjitha dhe policia nuk na jep asnjë informacion se ku ndodhen këto studentë të shoqëruar. Imagjinoni se çfarë ndodh në këtë vend, se ku ka degraduar rendi dhe siguria publike ky njeri, ky fëlliqësirë politike që drejton sot këtë vend dhe jep urdhra për të shoqëruar studentët grevistë, urdhra të cilat as Ramiz Alia nuk ka guxuar t’i japë në vitin 1991.

Përgjigjen për këtë do ta marrë shumë shpejt, qytetarët shqiptarë do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë dhe nuk do lënë këta fëlliqësira të cilët luajnë me fatin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Ditën e shtunë, në ditën e dytë të grevës studentët deklaruan se nuk do të tërhiqeshin nga protesta e tyre derisa qeveria të barazonte tarifat e studimit./j.h

37 komente në “Policia ndërpret grevën e studentëve/ PD: Rama më keq se Ramiz Alia. Policia kapi nga flokët vajzat dhe rrahu djemtë”

  1. kujtesa says:

    Nxirrni video dhe shkarkoini ata police.
    Mos flisni rumpalle se na i shpifet!

    1. Bimi says:

      Dhune eshte po te zesh ambientet e te tjerve…URIME policise prifesionale,Marsi muaj shume I keq per berishen dhe shqup.

      1. I cudituri says:

        Ske turp ti Bimi? Te mungoka diktatura me duket, klysh komunistash. Ambjetet jane publike, dmth edhe te atyre studenteve. Pastaj , ishin ato studente te ’91 qe “pushtuan” ambjentet e Universitetit qe te sollen ty lirine e te shkruajturit edhe budallalliqe ketu. Langaraq!

        1. seriozisht says:

          Ka nje dallim midis atyre studenteve dhe ketyre studenteve.Keta studente jane bleresit e injorances.Ata ishin pararendesit e demokracise qe per shkak te Sali Berishes ideali i tyre demokratik u deformua ne shkerdhatokraci.

    2. armand says:

      nuk besoj se i ka kap per flokesh policia ndoshta per cicash po, ?

      Gjithsesi kete proteste nuk e shoh te arsyeshme

      http://bit.do/vendi-drejtohet-nga-nje-felliqesire-policia-kapi-nga-floket-vajzat-dhe-rrahu-djemte

    3. stela says:

      Policia te nxjerre ato rrugace jashte, qe mendojne se jane studente…

      Mjere mjekesia e populli ne dore kujt pretendohen te jene!!!

  2. kush says:

    Ik more lolo…felliqesira jeni ju qe sdini te beni politike dhe kapeni me budallallëqe. Shko paguaj dritat more hajdut

  3. aljor says:

    Polici e poshter e Edi Rames.Pse nuk veproj si Garda e Sali Berishes dhe te vriste 4 studente ?..Deh ku je katandisur Ervin Sali-beri.

  4. Trapi says:

    Bravo policia ,shume vonuat….

  5. anannananan says:

    Njesoj si saliu dhe keta rilindasit! Tema njesoj si 55. Dhune, dhune, dhune. Ky vend nuk behet!

    1. Adi says:

      Nese i kane terhequr prej flokesh kane bere mire. I bene nder dhe i lane te vazhdonin shkollen pa konkurs, po bejne dhe tangerllik

      1. Mira says:

        Ti Adi, informohu para se me hap gojen. Konkursin po e kerkojme vete po shteti do me mire me mbledh nje tufe leke pa bere asnje ndryshim. Nuk eshte shtuar asnje pedagog, asnje klase, asgje . Po ato kushte, po me shume njerez. Atere pse te paguajme sikur jemi ne privat?

  6. populli says:

    eshte vazhdim i organizimeve te Saliut per te krijuar anarshi e pakenaqesira artificialisht qe te realizoje grabitjen e qeverisjes

  7. a says:

    po felliqesire esht ai qe nuk fut ne burg vrasesit sali berisha dhe lul basha…p fut ne burg fukarenjte qe spagujne dritat…po me mire nje felliqesire sesa kriminelat qe ishin ne pushtet..

  8. studenti says:

    Ky Salini te tremb. kudo ku vete ben kerdine. A s ka njeri tjeter PD te tremb me pak.

  9. Drejtesi says:

    Punet e nates i qesh dita . E keni mar ca si perpjekur dhe kujtoni se ju zgjodhem per te bere si te doni . Ndofta nuk jane te krahut tone politike keta student ,por jane bija dhe bije nenash ,jane bija dhe bije shqiptaresh .Akoma ta kuptoni se frikes i ka ikur koha prej kohesh ?

    1. Tropojani says:

      O Drejtesi, ke mend ne koke, apo e ke bosh? Vajza e tjetrit e ka fituat fakultetin me konkurs, se e ka pasur mesataren 9.5, ndersa kjo grevistja, qe vjen nga Vitrina, e ka pasur mesnataren 5.1. Dhe ka menduar te shkoje te Vitrina qe te marre nje doplome me leke qe pastaj te te vije per te te sheruar ty, o Drejtesia. Ketyre studenteve u duhet vene dajaku mbas shpine dhe atyre qe i ndersejne te bejne te tilla veprime.

  10. Gzimi says:

    Kur kane goje me fol keta klyshet e Saliut. Mire jua bene zgjebsave. Ne vend te ikim koken te mesojne bllokojne godinat e mesimin. Se kane per te marre diplomen ndonje dite me keto gjera..

  11. vito says:

    Kujdes me fjalet ti felliqesira e pd-se,se behet fjale per kryeministrin e vendit qe e ka votuar i gjithe vendi.Mesohu te mos flasesh me gjuhen kafshes se je goxha k..r me kollare.Mi fa veramente schifo.

  12. LIGJI says:

    PO QE KENI THYER LIGJIN NUK ESHTE DHUNE DHE DENOHESH PER PRISHJE TEMESIMDHENIES NE SHKOLLE .CFAJ KANE TE TJERET QE DUAN TE MESOJNE DHE CLIDHJE KANE ME KETA SHPELLARE QE SHKOLLEN E DONIN ME EURO DHE TANI SDUAN TE PAGOJNE ASNJE LEK ….

  13. ARGITA says:

    PO CILI SI MENDON , PO TI Z MERO PSE NUK E GODET FIRMOSJEN E 360 DOKTORATRAVE TE UNIVERSITETI I CILIT , TA KEMI THENE QE TI MERO JE GAZETARI ME TRASPARENT ,JEPI PAK PER 1,2 MILION euro TE CILIT MERO CILI BERI FRESKET BERISHES ,TANI I BEN QEVERISE ,TIP SANDRI E FEVZIU ,JEPI MERO VETEM TI NGELE KRITIK

  14. petro says:

    ata kunguj te thone 100 here faleminderit qe iu dha mundesia te studiojne ne universitet publik.

  15. ardi says:

    po mire e gjen kete qeveri me kete mendje………sa te jete saliu jashte hekurave shkopinj nen rrota do ta kete qeveria……c studente jane keta? kjo eshte e ardhmja e vendit? funderina te joshura nga saliu me ceten e tij,policia eshte e vonuar ne veprimin e saj….

  16. lol says:

    Eshte shume cudi pse shteti lejon vêtit nje degradim te tille,per pak pare,te cilat po te kishe vepruar me mend do duhej me va marr pronareve te universitetit per nje pjese e per nje pjese me paguar vete se faji eshte i shtetit shqiptar para botes,qe nuk pyet cili kryetar ishte po Cfare politika zvilloj shteti shqiptar.
    Pra pyetja per gazetaret eshte pse po kerkohet me cdo ku kusht nje konfrontim te shoqerise shqiptare-cfare turpi treguan studentat anti ketu,kur vota kthehet ka syriza and co!-
    Ka vedkur koha e komunist-antikomunist,nuk po etc me berishen se jemi te gjithe kunder nje Krim te tij ne politike,duhet me shpik armiqe prape e me na sjell prape berishen me cdo kusht si figure?
    Nuk shkohet n’evrope me maltraitimin e studenteve qofshin te publikut apo te privatit keto studente,kjo eshte e sigurt!

  17. Hm... says:

    Ore copypaste te ‘grevisteve’ te fashmem te urise te viteve 90 qe futeshin ne minieren e Valiasit dhe dilnin pas 20 diteve me vrap!!! Po ju perdorin ata qe sot kane uzurpuar SHQUP. Jeni mesuar te beni propagande me kesi grevash urie qe vec te tilla nuk jane por thjesht show dhe … felliqesira nuk eshte qeveria dhe policia por te renet nga fiku qe i frymezojne ata se po te jete per shpirtin rebel te studenteve si kudo ne bote, tek ne ka vdekur me kohe. Me ligj duhen ndaluar te tilla forma primitive dhe me kete rast edhe PS duhet te kuptoje sa gaboi kur bllokoi bulevardin dhe beri greve urie ndonse deri diku ka qene me dinjitozja post-monizem sikurse ishte dhe ajo e ish-perndjekurve me pas dhe motivet ishin ku e ku me keto te sotmet.

  18. Tani says:

    O te paftyre….o te Mjere..po di e quani te drejte te vini nga kristali e vitrinat dhe e vetmja merite e Juaja eshte se keni paguar parate dhe nuk plotesoni asnje kriter per te studiuar ne ate fakultet ku jeni sot e ne vend qe te jeni mirnjohes e ta konsideroni veten me fat se kjo qeveri po ju jep mundesin te pajiseni me nje diplome te vleshme ngriheni e zaptoni nje fakultet te tere duke shkelur te drejten e qindra studenteve te tjere qe jane aty merite e jo si ju…. Ju duhet te perfitoni prej ketij shanci qe ju dha e jo te beni politike e te keqperdoreni nga shqupi….. Po te isha minister i arsimit ju sdo w shihnit ne deren e atij Fakulteti por ca lesh studentash jeni ju…

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Studentet nuk e kane kuptuar se kane zevendesuar tritolsit,sa poshte kane rene !

  20. liri says:

    Greva nuk duhet te nderpriste procesin e mesimit te studenteve te tjere. Jo cdo kerkese duhet te perfundoje me greve urie. Te gjehet nje ambient tjeter, dhe pasi te merret leja ne Drejtorine e Policise, te filloje procedura e greves.I lutem Ministrise se Arsimit qe vitin tjeter mesimore, pagesat e ish-studenteve te universiteve private te jene me afer normes studentore prane U.T.

  21. Billy says:

    O sa mire ua kane bo. E gjithe pjesa e ndershme dhe e shkolluar e shqiptareve po thone sa mire ua kane bo ktyne injoranteve te cilet si nxenes te katres apo peses nuk arriten te fitonin ne maturen shtetnore dhe tani bajne greve per tu barazuar me ata studente qe gjithe jeten e tyre e kane kalu mbi libra.
    Nxirreni dhe videon ku i keni rrahur te kenaqemi duke i pare keto injorante qe nuk dine te shkruajne as emnin e tyne.

  22. pse says:

    Kush eshte ky cuni qe dhe mbiemrin e ka sali dhe flet me kete fjalor rrugaci.
    Flasin keta qe ketj vendi ikane bere njemije e nje te keqija ,kane vrare,kater te pa fajshem ne mes te bulevardit,po ashtu Trebicken,deputetin Xhindi,Remzi Hoxhen,komunarin ne Kukes e sa e sa bij nenash.Ata nuk duan rend dhe shtet por
    vetem krijojne pa siguri per njerzit e ketij vendi.Frymezuesi i te gjitha ketyre
    eshte vetem nje njeri Sali Ram Berisha.Tani si duket per te ardhur ne pushtet
    sa me shpejt po pergatit vrasjen e Lulit dhe te krijoje trazira.
    Pa u futur ai ne burg vendi nuk do te gjeje qetsi,ai ngre banda tritoli,te gjithe te imlikuarit jane kontigjenti tij,i Fatmir Mediut vrasesit te Gerdecit
    te Mul Nokes etj..Keta duhet te vene ne banken e te akuzuarve spse faktet jane me se
    te plota.Si nuk i ha mortja keta fundurina !!!!!!!!!!!!!!.

  23. lavdosh says:

    E bene boze keta me keto grevat e greves
    Mire jua bene qe i nxorren nga greva.
    Greva e urise eshte mjeti i fundit. A i kane ezauruar mjetet e tjere?
    Pse pranuan te rregjistroheshin kur tarifat ishin te larta?

  24. tomorri says:

    Sa mire do ishte dhe do ta pershendesja policine qe keto krijesa qe nuk e dine se çfar eshte shteti ti kapte per xverku ne rrjeshte me nje lopate ne krahe dhe tu thoshte hani kanal mor qener se juve per mesim nuk jeni por per kanal dhe per ti puthur bythen Sali kreminelit.çjane more keta studenta se na e felliqen fare emrin e studentit,kemi qene edhe ne student pot te kishte lezet shpirti te bisedoje dhe diskutoje probleme te ndryshe,keta duane veten droge ,duhan,pith dhe tallava.Policija ja lumsha te vere piken mbi I dhe tja u marre erzin ketyre mbaturinave.Pa shikojini nje here nje per nje keta elementa qe duane te zbatojne porosine e Sales me grava urije,po lerini aty rrethojni me dy tre braza dhe pastaj ja u shohim bythen se sa trima jane keta te Selfo Qorrit.

  25. drejtesia says:

    O debila te PeDese, policia nuk ndaloj greven por liroi ambjentet e universitetit qe pjesa tjeter e studenteve te vazhdonte rregullisht mesimin. Ata tocat tuaj qe deshen diploma pa mesuar dhe fallco, mund te vazhdojne greven e urise ne ambjete te tjera sa kohe te duan dhe si ndalon njeri. kete gje ju debilat e PeDese nuk e kuptoni.

  26. beni says:

    SE I KAN FUT NE UNIVERSITETET PUBLIKE DUHET TE KISHIN DHANE KONKURS SE KESHTU NE FUND E MARRIN DIPLLOMEN NJELLOJ ME ATA QE KAN STUDJUAR….BRAVO POLIZIA SE DUAN TE BEJNE GREVE TE SHKOJNE TE SHQUP,E LARG NGA AMBJENTET E UNIVERSITETIT.BESOJ SE PEDAGOGET I KANE EMRAT DHE NE FUND TI COJNE TE RUAJNE DELET DHE JO NEPER SPITALE…UNVERSITETET E SALI QENIT PJELLIN VETEM KAFSHE

  27. Kozi says:

    Kishin 4000 euro per pseudoUniversitet Dhe nuk kan 1000 euro per vehten e tyre….Salinji i Saliut….

  28. bato says:

    Minbistria e Arsaimit, menjehere keta studente t’i perjashtonte nga fakulteti dhe dhe t’iu ktheje ato leke qe u ka marre me teper se studenteve te tjere. Ata pastaj te vazhdojne greven kunder universiteteve private qe i moren ne shkolle me mesatare 5.1 Keshtu eshte kur u ben nder harbuteve. I fut ne shkolle qe te mos humbisnin vitin nga mashtrimi i ndyresirave te lidhur me PD e Sali Vicidolin, e tani bejne kakerdhi.
    Perjashtojini nga universiteti publik dhe te vijojne ne ato private me kater e pese mije euro ne vit.
    Por as diplomat te mos iu njihen nga qeveria se shkollen e marrin me leke.

  29. Muci says:

    Turp per policine qe pranojne urdhera injorantesh,sbene vaki askund te rrihen studentat e adhmja e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje