Libri “Kurban” i kryeministrit Edi Rama është përkthyer në rumanisht. Në Bukuresht, gjatë vizitës së kreut të qeverisë u prezantua për publikun ky libër, i shkruar në kohën kur Edi Rama ishte në opozitë. Ceremonia e promovimit u zhvillua në praninë e kryeministrit Victor Ponta rumun dhe personaliteteve të fushës së letrave.
Krahas përmbajtjes së librit, interesi i audiencës u përqendrua në pikëpamjet e kryeministrit Rama mbi çështje të aktualitetit rajonal si bashkëjetesa fetare dhe sfidat e të ardhmes së përbashkët në Ballkan.
Kryeministri Rama foli për rastin e shqiptarëve në Ballkan si shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare.
Ndërsa e përcaktoi përshkallëzimin e radikalizmit islamik në zona ku është shfaqur i ashtuquajturi Shteti Islamik si kërcënimin më serioz, kryeministri nënvizoi se përshpejtimi i integrimit europian i vendeve të rajonit është përgjigja e duhur ndaj tij.
“Sfida jonë ka qenë dhe mbetet që ta jetojmë këtë realitet jo si një problem, por si një mundësi për të bashkëjetuar me të tjerët, pa i ndjerë kufijtë si pengesë.
Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar dhe ne jemi shumë të shqetësuar nga ajo që po ndodh në zonat ku është shfaqur i ashtuquajturi Shteti Islamik, që përfaqëson një përshkallëzim ekstrem të radikalizmit islam.
Ne mendojmë që ai përshkallëzim është një arsye shumë e fortë për Europën dhe për Bashkimin Europian që këtë diversitet fetar që është në Ballkan ta marri në mbrojtje sa më shpejt, duke e përshpejtuar procesin e integrimit, duke mos bërë politika që janë taktike dhe nuk kanë asgjë strategjike në raport me vendet e Ballkanit.
Sepse, nëse, largqoftë, ekstremizmi islam do të gjente rrugë për t’u kthyer në një nacionalizëm fetar në formën e një lëvizjeje brenda Ballkanit, do të ishte fundi i kësaj që kemi sot.
Islami radikal e gjen më të lehtë që të penetrojë në territorin psikologjik të frustracionit nga hezitimi i BE për të vepruar me shpejtësi dhe për të na tërhequr më shpejt brenda. Radikalizmi islam vepron pikërisht në këtë territor, duke përçuar idenë se Europa nuk është rruga jonë, pasi Europa është një klub kristian dhe për këtë arsye Europa është hezituese ndaj nesh”, deklaroi Rama. /gj.k/
me jihadista ne Syria dhe 90% sunite ne vatan,i rruan bithen Evropes o gjatosh……………..
Ky na dashka te shpetoje Shqiperine nga rreziku islam me futje ne Europe?
Sa per te qeshur!
Ky sikur premtoi me madheshti ndertimin e xhamise me te madhe ne rajon?
Ky qe deklaronte plot pathos se jemi vend mysliman, por europian?
Ky qe Turqine e kishte partnet strategjik?
Ky qe nuk u ndie asnjehere per ata xhihadiste qe niseshin per Irak dhe Siri?
Je ngaterruar shume me punet e fese zoti Rama. Je teper liliput te merresh me keto pune dhe kur merresh me shume ngaterron se sa ndreq.
E harrove arrogancen tende me tere klerin ortodoks qe te erdhen nga tere rajoni?
Po gazeten islame “Dita” a e ke disi per qejf?
E pra leri llafet e shumta se ke hyre ne ujera nga ku nuk del dot me.
Zahon katolik te papagezuar, bashkeshorten myslimane, vete nje Zot e di cfare je, gjyshi ortodoks (sipas teje) gjyshja (katolike me leter Vatikani), Kristaqi ateist etj,etj.
Me te gjitha keto ke luajtur politike. Dhe tani vjen verdalle si kali ne leme.
Nuk te beson njeri tanime. Te gjithe keta flamuj fetare vetem per vota i ke perdorur.
Ti Claus! do jesh vete ndonje qe vepron ne bashkepunim me ekstremizmin,ndoshta dhe terrorizmin.Gjuha jote ehte atyre qe nuk duan bashkjetese fetare ne shqiperi,per te cilien Edi Rama e ka mbeshtetur kete nisem me te gjitha forcat e tija kaq te mire e te pranueshme nga e gjithe bota.Me mira mundohu te kuptosh me mire problemet dhe njerzit te cilet po punojne mire per te miren e njerezimit.Ne se ty te paguan ndonje njeri te shkruash keshtu,vazhdo ne punen tende, ne rrugen tende pa krye.
O Claus, jo ta shpetoje Shqiperine nga reziku islam por ta shpetoje nga radikalizmi islam. Ato jane dy nocione te ndryshme. Islami ne Shqiperi eshte tolerant dhe ka miqesi me fete e tjera kurse islami radikal ekstrem gjen fushe veprimi ne varferin dhe ne injorancen e njerezve. Feja e vertete islame ska te beje fare me radikalizmin ekstrem qe propagandohet ne disa vende per qellime politike.FRutja ne BE do ndihmonte ne ritjen e mireqenies dhe do luftonte varferine dhe injorancen ne ndisa shtresa te popullsise dhe do zvoglonte ne maksimum terenin per zhvillimin e radikalizmit ekstrem islam.
bravo !