Ermal Hoxha kërkon lirimin nga paraburgimi. Avokati: Arrestimi i paligjshëm, kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë

28 Shkurt 2015, 09:48Politika TEMA

Ermal Hoxha, një prej të dyshuarve të rrjetit të kokainës që përpunohej në Elbasan i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që vendosi ndaj tij masën “arrest me burg”.

Nipi i ish-diktatorit Hoxha përmes avokatit të tij ka depozituar më 24 Shkurt në Gjykatëne  Lartë kërkesën për vleftësim arrestimi  dhe caktim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Panorama shkruan se përmes kësaj kërkese, Hoxha kërkon deklarimin si të paligjshëm të arrestimit të tij në kushtet e flagrancës dhe lirimin nga qelia.

Avokati Asaf Hadëraj tha se i kishte kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Sipas tij nuk ekzistojnë kushtet e duhura ligjore që klienti i tillë të mbahet në arrest me burg.

Ermal Hoxha qëndron në qeli që prej 14 Janarit, kur u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të grupit kokaina në Xibrakë.

8 komente në “Ermal Hoxha kërkon lirimin nga paraburgimi. Avokati: Arrestimi i paligjshëm, kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë”

  1. skifteri says:

    I pa harruar emiri dhe vepra e E.Hoxhes.ju te pergjigjeni per akuzen, megjithese kame degjuar se je djale i edukuar dhe i urte te zbatohet ligji ,asnje leshim perse je nipi i te madhit E.Hoxha.

  2. gingi says:

    Ne foto eshte Lulzim Basha ?!?!

    1. Zheli says:

      Hahah nje fytyre kan

  3. Daje Ceni says:

    Ah cte bej se kam femije te vegjel e detyrime familjare o nipi i Enver Hoxhes se do me njihnit mire o rrace e ndyre kriminelesh sunite.

    1. Sharmuta says:

      Shprehu me qarte DAKU se na fute friken…..

  4. ppsh says:

    Dhe me fakte dhe i pafajshem ?????? Rama nuk e ka te gjate me grupin e tij mafioz .Natyrisht qe do te dale pa lagur ,se eshte i punesuari i qeverise .

  5. Noshi says:

    Zoti Ermal duhet te lirohet cdo njeri prej nesh mund te punoj taksi https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje