Mesila Doda, deputete e Partisë Demokratike, e ka konsideruar qesharak nisëm e deputetit socialist Koço Kokëdhima për të legalizuar përdorimin e kanabisit.
“Me eshte dukur i padobishem deri ne qesharak, lobimi i nisur nga deputeti Kokedhima per legalizimin e kanabisit.
Meqe shoh se si shtohen zera te majtesh per nje kauze qe ka ne thelbin e vet pasurimin e nje grushti njerzish pa marre parasysh asnje pasoje shkatrrimtare qe rrjedh prej kesaj, dua te bej te qarte qendrimin tim lidhur me kete ceshtje.
Legalizimi i Kanabisit, nuk ka asnje qellim mjeksor e as sens progresiv”, shkruan Doda në Facebook.
Më tej Doda shton se përdorimi i kanabisit është shkatërrues për rininë dhe se ajo do të luftojë deri në fund kundër kësaj nisme.
“Perdorimi i ketyre substancave eshte vertetuar se eshte shkatërrimtar per njeriun, vecanerisht per rinine e cila konsumon bashke me hashashin etapen e pare te futjes ne tunelin e droges dhe varesise shkatrrimtare prej saj. Ne vendet ku eshte legalizuar kjo substance ka patur rritje te perdoruesve e bashke me te edhe te dipendences nga drogat e tjera.
Pikerisht per kete arsye dhe sepse besoj fort ne vlerat e jetes, shprehem qartazi se do te punojë kunder kesaj inisiative qe sjell bjerrje te vlerave tek te cilat besojme dhe demton rende jeten dhe ndergjegjen njerzore. Jeta jone dhe e femijve tane vlen me shume se milionat dhe miliardat qe perpiqen te perfitojne nje grusht njerzish”.
Prej disa ditësh gazeta “Shekulli” e deputetit socialist, Koço Kokëdhimës, ka nisur një lobim për legalizimin e marijuanës, ide kjo e hedhur disa muaj më parë nga ana e tij, madje ka marrë mbështetjen edhe të disa deputetëve si, Vladimir Kosta, Mira Shehu nga PS, dhe Shpëtim Spahiu nga LSI.e.d
Jo, nuk esht aspak qesharake, Mesila. Alkoli te shkatron shum me shum se hashashi, pse nuk po lufton alkolin pra? Don apo s’don ti, rinia prap po e pin. Juve dhe nje pjese e brezit tend ju esht ngulit ne mendje se hashashi esht drog dhe o burra ta ndalojme. Pse nuk ulesh te analizojsh benefitet e hashashit nqs behet e legalizuar, pastaj vendose. Arsye jote esht thjesht sepse droga te shkateron dhe kte e dime te gjith ne, por na thuaj ndonje gje tjeter qe se dijme.
Edhe une e shoket e mij e pinim kur ishim adoleshente, por nuk ishim dependent ne grogat e tjera. Problemi esht, se don apo nuk don ti Mesila, rinia prap po e pin dhe do e pij, dhe ata qe do behen dependant ne drogat e tjera nuk mund ti ndalosh as ti as kerkush tjeter. Sic tha Koco ne nje artikull tjeter, ne nuk prodhojme ndonje gje tjeter, ateher pse mos tu a shesim atyre qe duan ta blejne? Degjojeni biznesmenin!
Mesila duket qe ke mungese informacioni lidhur me kete ceshtje. Ka dhjetra artikuj shkencore qe provojne qe vaji i kanabis sheron semundje kancerogjene dhe heq dhimbjet qe nuk mund te sherohen me asnje ilac. Po ashtu vaji i kanabis ndihmon ata qe vuajne nga pagjumesia. Perpara se te besh deklarata prej budallai ben mire te shikosh literaturen shkencore. Ti je edhe e kenduar. Nukm duhet ngaterruar drogat si kokaina apo te tjera me bimen e kanabis. Eshte nje bime e krijuar ti vije ne ndihme njerezimit. Eshte perdorur me mijra vjet per sherim. Pavaresisht se klane te caktuara e kane perdorur politikisht per te fituar para ne menyre te paligjshme. Dje sapo e miratoj perdorimin mjekesor te kanabit kryeqyteti i Amerikes, Washingtoni dhe dy kongresmene amerikane sollen ligjin qe qeveria federale amerikane ta miratoje perdorimin e kanabit per mjekim. Ka 36 shtete ne amerike qe e kane legalizuar dhe qeverite lokale fitojne qindra miliona dollare nga taksat dhe shitja e ligjshme. Shteti shqiptar mund te fitoje qindra miliona dollare me taksa nese e legalizon dhe nuk ka nevoje ti lutet Bankes Boterore dhe IMF per 30-40 milione ndihma me kamate te larte. Ju lutem mos e politizoni ceshtjen. Njerez te semure kane nevoje ta pewrdorin qe te sherohen apo lehtesohen nga dhimbjet.
Te vjen keq kur shikon kete zonje te terhiqet nga nisma e saj e “zjarrte” per hapjen e dosjeve. Por duket, zoti Berisha e bindi qe kjo te behet ne nje moment oportun dhe dobiprures per PD. U bind, e shkreta, menjehere. Tani po merret me opozitarizem, po ndihmon te largohet Koco Kokedhima si deputet, duke kritikuar nismen e tij per legalizimin e kanabisit per qellime mjeksore. Sa active eshte kjo deputete! Pa po kur lidhe edhe gersheten ne forme alla kryeministre te ukraines, une mallengjehem aq shume sa lotet me rrjedhin rreke…
Mire te mos e mbjellim per ta shitur, po xhas e rrok te ndjekim……
mos u nisni nga kendveshtrimi politik por argumenti dhe argumenti i Dodes qendron. Behet fjale per femijet tane. Per politike, le te hahemi gjithe diten, per moral dhe vlera duhet perkrahur e mira. Droga ngelet droge dhe meqe paskemi alkoolin, kjo nuk eshte arsye per te shtuar nje problem me shume. Edi Rama ta therrase ate Kocon dhe nese nuk ka ndonje interes vete, ta beje per uje te ftohte se na u futen ne parlament me lista dhe bejne sikur kane perfaqesojne popullin dhe krijojne ilaritet
A moj zonje e nderuar. Po tallesh me duket qe i bie anes e anes. Koçua po i bie nje kembane qe tingellin fort. PARA-LEKE-EURO-DOLLARE pa fund kush do te kapi ZOGUN me emrin MARJUHANE. Po luhet skenari Italian i para 3 viteve ku si me “shaka” nisi idea e kultivimit te HASHASHIT nga shteti.Dhe sot eshte nje realitet ne ITALI. Keshtu qe milionat qe qarkullonin trafikantet e qarkullon shteti. Keshtu qe ne Shqiperi vlera e miljonave dollare droge qe shperndahej duke filluar nga kultivusi me i thjeshte deri tek grosisti i madh…do kaloje direkt ne Shtet. LLOGARI i BERE ……..Deri tani jane nja 4 figura qe po perkrahin idene….neser do jene me shume….se Shteti ka nevoje per EURO. Dhe me ne fund do TYMOSIM te gjithe .URRAAAAA u be legale dhe na ben mire per shendetin.
o doda eshte me i demshem alkoli,pastaj po u shkatruam do shkatrohemi si hollanda qe skan buk te han si ne.
Nuk e kuptoj nga vjen ky frymezim i cuditshem per te legalizuar perdorimin e hashashit ne Shqiperi, qofte edhe per qellime mjekesore?!!!! Ne nje vend si Shqiperia, qe ende nuk ka nje shtet te forte ligjor, eshte krejt absurde dhe e pa vend te flitet qofte edhe per legalizimin mjekesor te tij qe do te sillte vec pasoja negative mbi shoqerine shqiptare, sidomos mbi rinine, e cila duhet te shohe drejt perspektivave optimiste per te ardhmen e jo drejt semundjeve apo sherimit te tyre qofte edhe me kanabis mjekesor …. Nje gabim i tille, kur shume vende te botes se qyteteruar e kane ndaluar me kohe me ligj apo ngurojne shume ta bejne kete gje edhe pse presioni eshte jo i vogel, do te ishte i pafalshem dhe me pasoja te pakontrollueshme per ne ….