Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Ditmir Bushati dhe hashim Thaçi, diskutuan gjatë një takimi të mbajtur në Prishtinë, mbi detajet e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet më 23 Mars.
Bushati ka vlerësuar pjesëmarrjen solide në nismat rajonale dhe më gjerë të Kosovës, sikundër shtoi se ka pasur bashkëpunim më të mirë në fushën e sigurisë duke theksuar se dy vendet po shkojnë drejt në raporti praktik.
Ai theksoi, se bashkëpunimi në fushën e sigurisë është në sintoni të plotë, ndërsa në planin ekonomik planifikohet të bëhet lehtësimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve.
Bushati u shpreh se mbledhja e radhës e të dy qeverive do të ketë efekt edhe më praktik se e kaluara në fushën e bashkëpunimit ekonomik .
I pyetur nëse takimi i përbashkët i dy qeverinë, thellon edhe më shumë idenë e bashkimit kombëtar, ministri Bushati u shpreh se beson tek e ardhmja e përbashkët euroatlantike.
I pyetur nga gazetarët rreth formimit të Gjykatës Speciale, ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi tha se Parlamenti ka vendosur me dy të tretat për themelimin e Gjykatës Speciale dhe se Kosova nuk ka pse të frikësohet nga kjo Gjykatë.
Ai ka ftuar gjithë spektrin politik në Kosovë, që mbi inatet personale partiake dhe grupore ta vendosin interesin e shtetit të Kosovës.
Thaçi se vendi duhet të jetë i kujdesshëm për hapat që do t`i marr në ditët në vazhdim sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas Thaçit, do të ishte më e vështirë për Kosovën, nëse Gjykata Speciale do të themelohej nga Këshilli i Sigurimit, pasi sipas tij, ky proces do të mund të zgjaste deri në 20 vite.
“Unë respektoj plotësisht opinionet e të gjithëve por nuk dua që ndonjë opinion të përputhet me opinionin e Dik Martit”, theksoi Thaçi.
Sa i përket Gjykatës Speciale, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Shqipëria shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës në përpjekjet për liri dhe pavarësi duke theksuar, se nuk duhet të ngatërrohet lufta e drejtë e Kosovës me Gjykatën Speciale.
Ministri Bushati u prit në takime të vecanta edhe nga Presidentja Ahtifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa. /gj.k/