Kuvend/Denada Prifti zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikqyrës së BSH

26 Shkurt 2015, 19:54Politika TEMA

Me votat e mazhorancës miratohet në seancën parlamentare anëtarja e propozuar nga qeveria për postin e mbetur të këshillit Mbikqyrës, zonja Denada Prifti.

Me 76 vota pro, 30 kundër dhe një votë abstenim Denada Prifti plotëson kështu vendin e fundit vakant në kupolën drejtuese të Bankës së Shqipërisë.

Prifti ishte dhe njëra ndër kandidaturat e mazhorancës për postin e Guvernatorit, një emër që u kundërshtua nga Presidenti Nishani.

Më pas qeveria ndryshoi ligjin për Bankën e Shqipërisë duke pranuar për anëtarë të këtij këshilli edhe njerëz me shtetësi të huaj, pasi zonja Prifti ka nënshtetësi gjermane.

Në seancë u votua edhe projekligji për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura, një draft që parashikon ristrukturimin e Policisë Ushtarake, duke i dhënë kompetenca më të qarta.

Parlamenti votoi po ashtu për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj islandeze për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. Marrëveshja u votua me 107 vota pro.

Parlamenti votoi po ashtu me 76 vota pro dhe 33 abstenim projekligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe miratoi organikën e Autoritetit të Medias Audiovizuale me 75 vota pro dhe 31 kundër.

1 komente në “Kuvend/Denada Prifti zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikqyrës së BSH”

  1. indrit says:

    Nuk pati trasparence se kush do i paguaj shpenzimet e udhetimit qe zonja do beje nga Gjermania cdo muaj ?Nuk degjova ne komisionin e ekonomise te diskutohej per kete kosto ,megjithese kjo maxhorance ka folur e perfolur kaq shume per shpenzimet turistike te Fullhajnit.U shua Shqiperia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje