Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi opozitën se ka bërë aleancë me grosistët për të sulmuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Balla tha se sulmi që po i bëhet ministrit të Shëndetësisë është i organizuar nga ana e grosistëve të barnave, në bashkëpunim me deputetët e opozitës, pas vendimit për ulje të çmimit të ilaçeve.
“Denoncoj sot një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i (selia e Partisë Demokratike), qe jane te shqetësuar nga ulja e çmimit të barnave, tashmë 30%, më të ulëta nga 1 janari 2015.
Po pse SHQUP-i është kaq i shqetësuar dhe deputetë të tij organizojnë sulmin në bashkëpunim me kompanitë grosiste kundër ministrit? Pasi keto kompani janë të regjistruara në listën e sponsorëve të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.
Shqetësimi i grosistëve lidhet me uljen e fitimit, si pasojë e uljes së çmimit te ilaceve, ndaj ata janë ulur tek SHQUP-i dhe po përdorin deputetët e tij për të sulmuar ministrin e Shëndetësisë. Ju jeni deputetët e grosistëve”, iu drejtua Balla deputetëve të djathtë në parlament.
“Prej 1 janarit çmimet e barnave janë shumë më të ulëta, mesatarja 30 %. Shkohet deri në ulje 200 apo 300 %. Pse SHQUP koordinon sulmin me kompanitë grosiste të farmacive.
Si kanë mundësi që janë të njëjtin persona të regjistruar si grosistë ilaçesh janë edhe të regjistruar si sponsor të PD në fushatë”, tha Balla.
Në reagimin e saj, deputetja demokrate Albana Vokshi “e quante të pavërtetë dhe të manipuluar” uljen e çmimit të barnave te deklaruar nga qeveria. /gj.k/
Shko e pirdhu ti fshatar! Doni ti merni te gjitha per vete e askush mos te flasi, me keq se ata qe shkuan!
jane mesuar te na rrjepin xhepat ne pacienteve te shkrete, miliardat e grosisteve ne kurriz te pacienteve te varfer e hallexhi, iken, tani s’ka me ilace me cmime stratosferike.
o BALLA U BONE SI GRATE ..MERRU ME GJERA TE RENDESISHME ..SI PAPUNESIA KORRUPSIONI SE POPULLI ESHTE DUKE VUAJTUR … DHE MOS NA FOL PER GJERA PRIVATE … E LAGU SE LAGU … NUK KE 2 GRAM INTILIGENCE …MJERE SHQIPERIA NE CFARE DUARSH KA RENE ..
Shif se mos i ke ne koalicion ata grosistet or ballcepsh!
O Taulant, eshte i ngaterruar tregu, sidomos tregjet e rregulluara me ligj (si tregu i barnave).
Nuk fjalos dot per barnat, sic fjalos ne Librazhd kur lyp voten.
Cmimet ne pergjithesi nuk i cakton ministri (ose strukturat nen te).
Ministri ka ne dore te nderhyje ne taksimin dhe marzhet e fitimit (te rregulluar me ligj).
Cmimin e vendos prodhuesi, ne varesi te shume elementeve, qe edhe po ti rendisja nuk do ti kuptoje (se ke formim te vaket, e sic i thone nje fjale, ti nuk i ke thene mirmengjes punes or mik).
Askush nuk thote dot deri tani nese nderhyrja ne cmime do ti sjelle te mira te semureve.
Po ju sjell nje shembull te fresket: Me vendosjen ne menyre arbitrare te cmimeve te ulura nga qeveria, nje kompani e madhe angleze (GSK) vendosi te mbylle zyren e perfaqesimit ne Shqiperi (duke hedhur ne rruge 20 veta te mirepaguar) e te nderprese eksportin e ilaceve (ne menyre te kontrolluar e organizuar nga kompania) ne drejtim te Shqiperise.
Ne te njejten dileme jane edhe disa multinacionale te tjera. Nese edhe ato vendosin te ndermarrin te njejtin veprim si GSK, atehere do fillojme te porosisim ilacet jashte shtetit.
Kush humbet???? Populli.
Kush fiton???? Tom Doshi me shoke.
KUSH DO SHTET PRANON REFORMAT NE SHERBIM TE POPULLIT JO TE INDIVIDEVE QE NUK TESTOHEN POR TALLEN ………….
Normat e fitimit te grosisteve kane qene te stermedha!
Para tre vitesh , bleva ne Beograd te njejtin ilac (DIOVAN per tensionin) qe ishte tre here me i lire se ne Shqiperi!
Cfare dreq norme fitimi kane patur keta grosiste?
Po mjeket pse po e sulmojne ministrin??
Te jesh i sigurt qe ja ke futur kot o Balla.
Po pra as ta artikulojne nuk kane guxim. Grosistet qe thote ky birbo i ka deputet ne koalicion. Zihen cubat brenda fisit dhe brenda familjes.
Nuk e kuptoj cdo te thote qe cmimi ne disa ilace qenka ulur 200 apo 300 per qind.Mos do te thote qe kur te maresh keto ilace te japin kusur edhe pa paguar.E dyta mos ka dore edhe babai i Sajmirit sepse edhe ai eshte nje grosist i ilaceve.