Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shprehu në Kuvend vendosmërinë e Qeverisë shqiptare “për të mos falur asnjë litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj”, në kuadër të projekteve hidrike që vendet fqinje kanë përmes devijimit të lumenjve si, Vjosa.
Ndërsa parlamenti diskuton sot ndryshimet në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, deputetë të opozitës kërkuan shpjegime nga ministri i Mjedisit për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj këtyre planeve për ndërtime hidrike, që mbështeten mbi devijimin e lumenjve, që përshkojnë edhe Shqipërinë.
“Shteti shqiptar ka reaguar në kohën e duhur si për Vjosën, Prespën dhe Radikën më herët. Që në projekt-ide shtetet fqinje, kufitare, duhet të jenë pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë gjithë deputetët e gjithë shqiptarët, se kjo qeveri është e vendosur për të mos falur një litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj.
Janë të gjitha konventat që na e garantojnë këtë dhe po ashtu edhe gjykatat ndërkombëtare. Ne jemi gardianë për të respektuar këto konventa, aq më shumë kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë dhe specialistë të mjedisit, kanë këmbëngulur pranë qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e vendeve fqinje për devijimin e dy lumenjve mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, Radika për kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Vjosa për jetën në pjesën jugore të Shqipërisë. /gj.k/
Kuer politikanet tane bejne perbetime te tilla, duhet nenkuptuar se ceshtja ka marre fund dhe ne duart e tyre kane ngelur vetem kycet e kashtes. Keto mostra me shume te drejte s’ka si t’i perfille i huaji, sepse jane karagjoze dhe lehtesisht te shitshem.
kur del dhe ben deklarata ky injoranti nga spitalla e durresit hapu dhe te futemi..
Se mos te dhane ndonje dore euro ty edhe su dhe edhe .ythen ti hajduti Durresit!
Persa i perket Vjoses Greqia ben ci do trapi edhe morra si puna juaj ministrat arnaut as i ka ne refene fare, ytttt jevgu qelbur se mbani ere deri ne Paris, komb hajdutesh!
hahahaha suferina e sakte
Radika eshte devijuar ,cfare do i beje lefteri i klanit te zemunit do i haje mune
tani po fleme rehat qe e tha ky ministri i Ambjentit. Ne s’kemi ambjent, por minister kemi ama. Greku te ve priten dhe te leshon dy kanaçe uje, sesi do ta detyrosh ti me deklaratat e tua qe “s’pine uje” nje zot e merr vesh.
VARI K…
Si m radikendhe me vjosen jane bere te gjitha ivestimet dhe ata nuk jane budallenj. Llogjika te le bindjen se keto ujra jane falur.Na beni te ditur marrveshjet e turpeshme.