Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur para fillimit të seancës plenare, vendosi të përfshijë në programin tremujor të punimeve parlamentare dy variantet e projektligjit ‘për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit”, të depozituara në Kuvend.
Në fund të vitit të kaluar një grupim i shoqërisë civile, i mbështetur nga dy deputetë të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, përcolli për shqyrtim në parlament draftin në fjalë.
Më pas, në muajin dhjetor, qeveria i kaloi Kuvendit variantin e saj për dosjet.
Drafti i shoqërisë civile parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ndërsa ai i qeverisë vetëm hapjen e dosjeve, sipas saj lustracioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. /gj.k/
Hapini ato te shkreta dosje, nese kane mbetur akoma e nuk jane zhdukur per ata qe vertete mund te gjendet informacion i dobishem, nxirrni persekutoret, denojini dhe te gjeje rehat ky popull qe genjehet 25 vjet demokraci dhe 50 vjet diktature.
urojme qe keto doseje te hapen sepse ka shume spiuna ne pushtet
http://bit.do/hapja-e-dosje-fakte-te-reja