Është bërë tashmë një listë personazhesh manipulues me ditën e 20 Shkurtit 1991. Ka njerëz që të tregojnë saktësisht deri me detaje si kanë ndodhur episodet e ditës, që hodhi poshtë monumentin e Enver Hoxhës. Të tjerë si udhëhoqën. Dhe të tjerë akoma, si e përgatitën rrëzimin e monumentit. Por, imazhi i personazhit tonë, nuk mund të gënjej. Në shpatullat e disa të rinjve, ai dergjet gati pa jetë, i plagosur në pavetëdijë. Fotoja e tij do të bënte xhiron e botës për ngjarjet në Shqipëri të shkurtit 1991. Fatmir Merkoçi, në përvjetorin e kësaj dite, buzëqesh kur pyetet për atë ditë. Është nga ata pak njerëzit, që nuk e ka pranuar nderimin e ish-presidentit Bamir Topi, ndërsa mesazhi i tij në ditën e dekorimit u censurua. “Nuk mund ta pranoj nderimin tuaj dhe dua t’ju jap një mesazh: “Dua t’i përcjell një mesazh politikës shqiptare prej kësaj salle. Ne si popull jemi ndarë nga diktatura që më 20 shkurt 1991, kohë kur politika jonë nuk ka gjetur kurajën civile qytetare, morale, politike e ligjore, që të ndahet nga e kaluara. Për sa kohë që nuk dënohen krimet e komunizmit, për sa kohë që nuk dënohet vetë diktatori, për sa kohë që Ju, nuk i hiqni Titullin “Hero i Popullit” diktatorit, unë e refuzoj këtë dekorim”. Dhe u largova, shton. Lajmi që do jepej në momentin e parë do të censurohej menjëherë më vonë.
Në fakt, lista e protagonistëve të gënjeshtërt të asaj dite është e madhe. Në vitin 1996, u shfaq një qytetar nga Vlora me emrin Piro Kodhima, i cili pretendonte se ia kishte hequr ai bullonat e monumentit. Ai arriti të manipulojë mjaft personalitete. “Arriti të manipulojë dhe Kadarenë, ku ky i fundit i premtoi se do bënte dhe një libër për atë. Manipulimi i tij shkoi deri në zyrën e Presidentit Berisha, ku kërkohej dekorimi i tij, si protagonisti kryesor. Kam kundërshtuar me të madhe këtë rast gjitha forcat e mia. Falë dokumentacionit dhe fotove të bëra nga Ali Begeja, u bë e mundur që ky manipulim të mos bëhej”, tregon Merkoçi. Por lista nuk mbyllet këtu, pasi një tjetër falsifikator me emrin Sajmir Maloku, pretendon sipas tij. “Duke përfituar nga disa media të pa-vëmendshme, ai arriti të bëhet protagonist dhe të arrijë dhe të botojë shkrime, si protagonist i asaj ngjarjeje. Ky manipuloi dhe Presidentin Topi, i cili arriti ta dekorojë këtë dhe disa persona që nuk kanë asnjë farë lidhje me këtë ngjarje si protagonistë. Manipulimi i këtyre shkon dhe më tej, kur arrijnë dhe penetrojnë deri në shkrimet e z. Preç Zogaj”. Në fakt, kohë më vonë, poeti do justifikohej se emrat e tyre i kishte prej protokollit të Presidencës. Lista, sipas juristit, shkon më tej dhe kjo përfshin edhe shumë personazhe të cilët kanë lidhje me administratën dhe strukturën e diktaturës, që në kujtimet e tyre mëtojnë nëpërmjet intervistave ta quajnë rrëzimin e Shtatores së Diktatorit, si vepër të Partisë së Punës dhe Ramiz Alisë. Dhe, e quan si manipulimin më të keq, kur edhe ish-presidenti Topi, u mundua ta dekoronte.
Por, si ndodhi
Fatmiri dhe një grup individësh u përpoqën dhe krijuan në ato ditë mbushur me histori Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Vetë Fatmiri do të ishte një ndër
protagonistët e mbajtjes së mitingut në Qytetin “Studenti” të ditës së 20 Shkurtit. Ajo u organizua nga struktura e re e tyre. “Atë natë, më 19 shkurt në emër të B.S,P.SH-së u bë një deklaratë, e cila u dha në lajmet e orës 20-00 në T.V.SH, ku njoftohej se sindikata në mbështetje të grevës studentore ftonte të gjithë punonjësit të mblidheshin”. Por vetëm dy orë më vonë, në lajmet e orës 22.00 u quajt si një grumbullim i paligjshëm. Në këto kushte, Kryetari i sindikatës z. Gëzim Shima dhe Fatmir Merkoçi gjykuan se, nëse do kishte grumbullim të madh të nesërmen, e mira do ishte që njerëzit duhet të përcilleshin drejt bulevardit për të protestuar mu para Komitetit Qendror. Ishin kaq të etur për të protestuar njerëzit dhe ndihmuar, saqë në mëngjesin e 20 shkurtit, sindikalisti Baudin Kurushi, kishte ardhur bashkë me Qendrën e Zërit, e cila u instalua në Katin e Katërt të godinës përballë ngrehinës, ku zhvillohej greva e urisë së studentëve. Nga ajo që mbahet mënd sot, mund të kujtohet se ballkoni i asaj godine u kthye në një tribunë e hapur për të gjithë. Çfarë-do-gjëje që kishte mund të derdhej prej andej pa asnjë lloj censure. Sindikata vendos që ndërsa Shima të kontrollonte e drejtonte njerëzit bashkë me sindikalistët e tjerë, Merkoçi të menaxhojë foltoren. ”Unë u ngjita në atë foltore duke mbajtur dhe njëfarë rregulli për kohëzgjatjen e fjalës së gjithsecilit. Më pas, në dhomë futen dy policë. Ata kërkuan që kjo foltore të mbyllej. Në atë moment kam nisur debatin me ata. Debati u bë i ashpër. Ata kërkuan jo vetëm të mbyllej mitingu,por dhe të merrnin kamerën e operatorit Ilia Terpini, i cili hipur në një tavolinë po xhironte. Pas rezistencës që bëra, njëri nga policët nxori pistoletën duke kërcënuar se do qëllonte. Në këtë moment, marr mikrofonin dhe ja drejtoj Monda Bulkut duke i thënë :-Nxirri njerëzit në Bulevard. Znj. Bulku bën një thirrje ku thotë: – Nëna dhe motra duhet të shkojmë para presidentit. Në këtë moment policia po kërkonte me ngulm kamerën e z. Terpini. Ju them policëve se mitingu u mbyll. Marr mikrofonin dhe lëshoj një thirrje :- Të gjithë në bulevard. Mora kamerën dhe bashkë me z.Terpini zbres poshtë dhe bashkohem me protestuesit. Dua të them se në ato moment bashkë me znj. Bulku ishte dhe znj. Marjeta Larja”.
Kur zbriti poshtë për t’ju bashkuar protestuesve, drejtimi i rrjedhës së turmës kishte marrë instiktivisht drejt Komitetit Qendror. “Kthehemi tek Liceu Artistik drejt bulevardit. Në hyrje të R.T.SH-së,disa protestues kërkuan të hynin brenda. Duke qenë se po e udhëhiqja këtë demonstratë mu desh të ndërhyja për të mos hyrë në atë institucion. Falë dhe punonjësve të radios,të cilët kishin dalë tek shkallët u bë e mundur që të mos kishte incidente.
Pranë bulevardit,tek fillimi i Kryeministrisë ishte vendosur një gardh ushtarësh. Në këto moment ndërhyn policia dhe forcat special të cilët fillimisht na goditën dhe më pas përdorën ujin me presion i cili ishte me pisllëqe, gazin lotsjellës si dhe qentë. Në përleshje e sipër arrita të komunikojë me Komandantin e Togës. Ai më deklaroi se: do përdorte çdo mjet për të na penguar që ne të mos kalonim. Pa një replike të shkurtër dha urdhrin:- Toga! Armë mbush! Toga, zjarr! Toga qëlloi, por për fatin tonë, ajo qëlloi në ajër. Pas kësaj, kam replikuar përsëri me komandantin i cili më ripërsëriti qëndrimin e tij duke më sugjeruar se po të donim të kalonim mundeshim vetëm nga drejtimi i INIMA-s. Në këto moment, s’kishim rrugë tjetër pasi tek Liceu policia e kishte bllokuar hyrjen dhe demonstruesit vazhdonin drejtë Rrugës së Elbasanit. Vazhduam rrugën dhe tek Piramida pati disa njerëz që kërkuan të qëllonin me gurë. Aty kam lënë ing. Fred Jankun për të mos lejuar njeri të thyente xhamat”.
Bulevardi
E megjithatë turma ia arriti që të dilte në Bulevardin e madh, por tek ura tashmë e priste një gardh tjetër ushtarësh. Kështuqë, të gjithë drejtohen drejt Sheshit “Skënderbej”. Butaforia e atij momenti është e jashtëzakonshme dhe i ngjan filmave lindorë të desidencës. Fatmir Merkoçi përfundon tek monumenti i Skënderbeut, ku vrojton se ç’duhet të bëjë. Sheshi është i zbrazët dhe i rrethuar me qindra forca policie e speciale. Një djalë i ngjitet mjetit blindues, që bën lëvizje rrethore në shesh. Një grup të rinjsh, që janë me Merkoçin shkëputen dhe i afrohen monumentit në segmentin më të shkurtër nga Banka, ku dikur gjendej Stacioni i Autobusit të Kombinatit. Dhe, vetëm pas pesë apo gjashtë tentativash e përleshjesh me policinë, grupi që tani numëron 30-40 vetë arritën t’i afrohen pranë piedestalit. Butaforia ngjishet më shumë. Policia godet, kurse një helikopter patrullon. Snajperat janë të vendosur në çdo tarracë dhe presin urdhër. “Pasi hipa mbi piedestal, shpalosa dhe flamurin kombëtar Pa Yll, të cilin e kisha me vete. Gjatë gjithë kohës, Forcat Speciale vazhdonin të qëllonin me armë. Ndoshta dhe i identifikuar gjatë kësaj kohe, nga Policia e Sigurimi, qëllohem dhe plagosem. Bie poshtë piedestalit nga ana e Muzeut. Në këtë moment, policia përdori përsëri dhunë barbare mbi mua. Unë rashë në koma. Njerëzit, që ishin aty pranë, më morën për të vdekur. Më ngritën në krah dhe më drejtuan drejtë një IFA, e cila ishte aty pasi solli policët me qent’ e tyre. Ky është momenti kur policia u step. Njerëzit u irrituan kur panë një të vdekur, dhe e pushtuan përfundimisht piedestalin. Unë përfundova në spital. Falë ndërhyrjes së të ndjerit Arjan Xhumari, që më solli në jetë, si protagonist dhe udhëheqës i asaj demonstrate gjej rastin ta falënderoj dhe t’i jem mirënjohës popullit të Tiranës që tregoi qytetarin më të lartë”.
Protagonistët dhe zhgënjimi
Njerëzit që kontribuan më së shumti në përmbysjen e diktaturës, nuk ju dha më mundësia të tregonin aftësitë e tyre, rrëfen burri. Përkundrazi, shumëcili nga ata, u detyrua të braktisë vendin. Kasta politike u rrudh në një pakicë njerëzish, të cilët tashmë i lidh interesi personal, klanor apo familjar. Kjo kastë politike tashmë ka marrë në dorë edhe monopolin ekonomik. Ajo kërkon jo në pak raste të manipulojë apo të blejë dhe historinë. “Nuk janë të pakta mohimi apo lënia në ‘harresë’ e protagonistëve të ngjarjeve të mëdha. Po ju jap një rast personal. Në Muzeun Kombëtar u arkivuan dy fotot e mia, ku jam plagosur në 20 shkurt. E çuditshme është se ato foto jo vetëm që nuk ekspozohen më, por ka shumë mundësi që dhe të mos ekzistojnë më aty. A nuk është mosmirënjohje ndaj një akti apo ngjarjeje kjo. Raste të tilla mundet të gjesh shumë”.
…
Fatmiri është jo vetëm drejtues, por edhe një nga shumë njerëzit aty, që menduan se gjërat do të ndryshonin. Unë, falë origjinës dhe vuajtjes së familjes time, jam ngritur me vetëdije të plotë. I përkas atyre familjeve që u burgosën që më janar të 1945-ës. Idealet ishin të qarta. E duam Shqipërinë si e gjithë Europa! Kjo do të thoshte se të gjithë e kërkonin që të shembej sistemi diktatorial dhe të ndërtohej një rend, ku Shqipëria të kishte zhvillim ekonomik dhe politik si shtetet e tjera, na thotë. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta dhe Fatmiri dhe kolegët e tij është bindur sot se nën moton: Ta shkulim komunizmin nga rrënjët, u prish gjithçka, që populli vetë i kishte ndërtuar. Dhe, Shqipëria u shkatërrua krejtësisht dhe sot kemi dhe një monopol politik.
Politika jonë ka bërë që vlera dhe kontributi të mos vlerësohet dhe idealet të humbasin dita-ditës. Kjo është arsyeja që vlera intelektuale, kontributi në shoqëri nuk llogaritet më. “Kjo përcillet dhe tek shoqëria jonë, e cila është tejet e politizuar. Kemi një shoqëri e cila pa frikë mundet ta quajmë shoqëri ushtarake. Një shoqëri, e cila nuk prodhon vlerë, por vetëm tifozllëk politik. Kjo ndodh se grupimet politike janë në konkurrencë monopolesh dhe nuk kanë parësore alternativën të cilën e japin vetëm ata njerëz që gjenerojnë vlera. Sot kemi të bëjmë me grupime interesash”.
Unë, jam i zhgënjyer ashtu si shumë kolegë të mi sepse sot, “Shqipëria nuk ka kurrfarë reputacioni politik, pasi i mungon baza ekonomike. Në këto kushte them se kemi të bëjmë me vlera të venitura”, e përfundon ai ligjëratën e vet, duke pritur personazhe të tjerë hipotetikë, që gatiten të flasin për 20 Shkurtin 1991.
eshte e dhimbshme tek shikon qe “autorsine” dhe kurajon e asaj kohe perpiqen ta marrin per vete disa personazhe groteske dhe te korruptuar madje edhe kriminale te asaj periudhe qe kane qene ne anen tjeter duke filluar me sali berishen qe ate 20 dhjetor ka qene tek zyra e ramizit, lulushin qe ishte me bebelina, boden si magazinier kooperative me teser partie, zhelefina qe punonte per pashukun ne smt dhe spiunonte te gjithe ata qe ishin kunder regjimit, … ku jane pedagoget e pakte te asaj greve,( a ka njeri te me thote emrat e pedagogeve ?) ku jane pjesa me e madhe e atyre 700 studenteve me siguri pjesa me e madhe jane te zhgenjyer nga regjimet berishiste, nanoiste dhe tashme edhe edusho – metiste …keta jane zhgenjimi dhe shtremberimi i atyre idealeve te asaj kohe keta duhen zhdukur nje ore e me pare
Pune debilash! Historia e KUNDER-REVOLUCIONIT te 1991-shit eshte shume e thjeshte! Agjenturat e huaja vepronin intensivisht dhe plotesisht ne ate realitet te rremujshem dhe te dalldisur te shoqerise shqiptare. Cdo gje kunder pushtetit te asaj kohe u organizua dhe u realizua nga agjenturat e huaja. Ndersa ata qe ishin ne pushtet u munduan te mos krijonin fatkeqesi nder njerez dhe u terhoqen dalngadale,duke leshuar sa majtas sa djethtas dhe duke u munduar te mbanin ekuilibra te brishte derisa ato te ndryshonin paqesisht!Te gjithe “protagonistet”,me apo pa vetedije, kane qene te instruktuar nga punonjes te ketyre agjenturave te huaja.Po ashtu nje pjese jo e vogel e popullsise ishin budallallepsur deri ne rrezikshmeri,fluturonin me pras dhe mendonin (ende mendojne) se per 5 vjet do beheshim si Zvicra ? Ishte nje cmendje dhe idiotizem i pergjithshem,njerezit nuk kishin asnje llogjike apo ekuiliber mendor,vetem shprese ne fantazite e tyre te cuditshme. Ishte nje goditje ne tru te vogel! Ishte perfundimi i nje propagande shumevjecare i forcave sunduese te perendimit.Nje pjese e njerezve u binden plotesisht se deti u be kos dhe te vraponin kush e kush me pare te rrembenin garushden me te madhe! Ishte vertet qesharake por edhe zhgenjyese te shikoje njerezit te turfullonin,te derdellisnin si gjeli maje plehut dhe te enderronin me sy hapur! Une isha student ne ate kohe dhe si shume te tjere kisha deshiren e ndryshimit (tendence e perhershme rinore kjo). Por deshira ime ishte krejt e ndryshme nga budallallepsja qe shihja rreth e qark! Ishte e cuditshme,shoket qe ishim rritur,qe jetonim cdo dite bashke thonin gjera jashtetokesoresh! Pedagoget qe deri dje na benin moral,tashme thoshin gjera krejt te ndryshme! Bisedoja me shoke qe pak a shume i shihnin gjerat si une dhe thoshim : Po keta c’paten!!!??? Mundohesha te kuptoja se si kishte mundesi qe ata qe ishim bashke deri dje,sot ne mengjes u zgjuan te turfulluar.Mendimi i pare qe te shkonte ne mend ishte se : paskan qene hipokrite dhe maskarenj,asgje te vertete dhe te paster nuk paska patur ne shpirtin e tyre,shtireshin e ishin ndryshe.Por nuk mund ta pranoje kaq lehte.Ishin shoket e tu,ska mundesi te ishin kaq te poshter.Atehere shpjegimi mund te ishte dicka tjeter. Dhe dicka tjeter duhet te jete! Me siguri ishte koha e trushpelarjes,shume besuan lehtesisht ato qe ju thane ashtu sic kishin bere e besuar edhe dje! Kjo ishte me e mundshme.Po po keshtu ka qene. U binda me vone,kur ca kohe me pas degjova nje fabul te Driteroit : Nje dite pranvere gjithe banoret e fshatit kishin dale ne fushe per pune bujqesie. Hoxha i fshatit ishte brenda ne xhami,natyrisht nuk kishte dale se punet e tij ishin te tjera.Ne nje cast,nje shi i rrembyer nisi dhe te gjithe fshataret u bene qull nga koka ne kembe. Pas pak i zuri nje gaz e hare,nje dalldisje e pergjithshme. Doli dhe hoxha nga xhamia (qe natyrisht s’ishte lagur aty nen strehe) dhe shihte fshataret te ktheheshih ne shtepi.Keta shihnin hoxhen dhe qeshnin,e tregonin me gisht dhe thoshin “ja budallai,ja budallai”.U cudit hoxha,po keta c’paten!? Aha mendoi i paska lagur te gjithe shiu i budallallekut !!!
Keshtu duhet te jete,keshtu! SHIU I BUDALLALLEKUT te 1990 lagu shume prej shqiptareve ?
Po sigurisht qe permbysjen e pushtetit komunist ne shqiperi e bene agjenturat e huaja. Ne Shqiperi ka patur disidence por forca vrasese e diktatures dhe frika e popullit ishin ne kulmin e tyre.
Qe ka patur dyftyresi, kjo eshte shume e vertete, por me ate diktature menxyre, qe ti e paske dashur aq shume, nuk mund te ishe ndryshe more mjerane. Duhet te kuptoni qe keto qe ne si popull po kalojme sot jane pasojat e diktatures 50 vjecare ne Shqiperi. Vazhdojme te paguajme harac te madh per ate lloj makabriteti qe jetuam. U rpish njeriu. Kur ndodh kjo, vendin e ze kafsheria.
Njeriu u prish pas ’90-tes ? Kafsheria zuri vend ne krye,ne mes dhe ne fund pas kunderevolucionit te ’90-tes!
Te jesh i sigurte,agjenturat e huaja gjeten (dhe vazhdojne te gjejne),njerez te ulet per te bere punet e tyre te pista! ?
Z. Andoni !
Ju aludoni per nje numur pretenduesish si protagoniste, qe mund te mos jene fare te tille. Plotesisht e mundur. E mbeshtes sepse edhe une dalloj disa te tille.
Por mesa ju shpjegoni ne kete shkrim, duhet tju them se permbajtja e asaj qe shkruani flet per ate qe as ju nuk mund ta pretendoni monopolin mbi te verteten dhe saktesine qofte kronologjike, qofte te personazheve.
Filmimet video, audio dhe bollshem foto egzistojne, por ato nuk i jepen publikut. Publikut i jepen vetem materiale te censuruara politikisht dhe sipas interesave klanore per protagonizem.
Mjafton te permend se ju gaboni kur cilesoni z.Merkoçi si protagonist sindikalist, ai ka qene diku nga radha e trete. Pretendohet se u plagos ne koke nga nje plumb te supozuar rikoshet. Por pike gjaku gjekundi nuk shihet. Vertete pati edhe automatike qe qellonin drejt njerezve, por ato ishin fisheke manover, ndryshe do ishim vrare disa.
Edhe une njoh nje nga ata djemte me xhupa te zinj qe i hodhen kavon, e di qe ka qene “80 leksh”, e di qe ne keto 25 vjet nuk e ka permendur asnjehere hapur qe ka qene aty dhe ka pasur aq protagonizem. Interpretojeni vete domethenien,ju ose te tjeret.
Edhe Fevziu kishte sjelle kete radhe nje material audio te mbledhjes qe beri Alia ne Presidence me partite dhe organizatat, por nuk jam ne gjendje te them nese censurimi i materialit ishte bere nga origjinal-ruajtesit, nga kryecensuruesi i demokracise, Saliu, apo nga vete Fevziu.
Eh more z. Arben, jemi te vegjel ne, nuk na e thone te verteten, se nuk e mbajme dot. Per te miren e popullit pra, na lene ta tregojme seicili sipas vetes, ku edhe nese nuk i zbukurojme pa dashur sipas besimit qe ka seicili per protagonizem te spikatur personal, nuk arrijme dot te rindertojme saktesisht ate qe perjetuam, pa diskutuar bashkarisht ne nje forum te hapur, madje duke u konsultuar edhe me materiale te pa censuruara nga arshivat.
Megjithe momentet e diskutueshme, apo qofte edhe te pasakta, shkrimi juaj ishte i levdueshem.
Pershendetje.
Shume e vertet.
http://www.veteranstoday.com/2012/09/12/gladio-how-we-terrorized-ourselves-archival/
student ’90
ke shumë të drejtë!!
dhe ti je në binarin e mendimit të cunguar shqiptarr!!
çdo gjë e bëjnë të huajt dhe asnjëherë shqipot!!
për këtë asnjëherë nuk dënohet ndonjë shqipo!!
të gjitha i bëjnë të huajt!!
Shqipot kane pjesen e tyre! Te huajt tallin bythen me ne ?
Edhe ti fatmir genjen si te tjeret
Eshte e vertete qe bspsh beri thirrje per greve me 20 shkurt dhe ne fakt nje dite perpara sindikata kish bere kerkese per greve dhe policia nuk e pranoi kete kerkese
Ne mbledhje ne darke vone u mblodh keshilli drejtues i sindikates dhe nuk u morr asnje vendim qe te dilej hapur kunder vendimit te policise,por u ra dakorte qe ne menyre kladenstine te vihej nje thirrje per greve tek reklamat e kinemase ,ne qender.Kete thirrje e shkroji piktori i kinostudios Vasil Lera ,qe se bashku me nje person tjeter qe nuk dua te ja permend emrin sepse nuk kam autorizim prej tij e vune kete thirrje tek reklamat e kinemase,ne qender te Tiranes
Ish vete policia budallaqe qe nepermjet TV shqiptar ne lajmet e ores 20 njoftoi se eshte vene nje thirrje per greve ,por kjo greve eshte e paligjshme.Kaq u desh ,ate qe desh te bente sindikata e beri policia nepermjet TV
Te nesermen 100000 vete tek qyteti studenti dhe çdo gje rrodhi spontanisht dhe e pa organizuar
Gezim Shima ,miku jot u shfaq vetem ne darke ne nje makine e policise me qender zeri ne bulevard, dhe krahas disa te tjereve bente thirrje per qetesi.
Tek ajo godine qe thua ti ka pershndetur vetem nje sindikalist nga minatoret
Sa per dijeni, per publikun sepse ti e di fare mire Fatmir ,ti nuk ishe pjese e asnje forumi drejtues te sindikates
Ne ate kohe sindikatat e panvarura drejtohesh nje keshill kolegjial prej 5 vetesh dhe jo nga gezim shima
Sa keq,kane kaluar vetem 24 vjet dhe nuk kane te mbaruar mashtruesit e se vertetes
ashtu esht,por vetem duhet te saktesoj se me se esht plagos,me plumb zjarri apo me plumb kallcuku!
nderkaq,une kam qen vet prezent atje,dhe helikopteri ka ardh dhe ka bo nja dy xhirro rreth bustit te Dulles kur ai ishte rrezu,dhe jo perpara ktij akti.
nji gje e thot sakt ky,se luften me gur kundra policis e bene 30-40 vet nga ana e stacjonit te autobuzit te kombinat kinostudjos,sepse shumica e gjindjes vecse kishin rrethu sheshin dhe benin sehir si nga nji stadjum, natyrisht presjon psikollogjik kundra policis ky.
leksjoni qe msohet nga kjo ngjarje esht ky:
“nuk mjafto te rrezosh,duhet te ngresh,
nuk esht e mjaftueshme prishja shkatrrimi i dickaje,duhet te ndertohet dicka tjeter.
prandaj perpara se te besh dicka duhet te dish se cfar kerkon,sepse ndonjeher vret derrin e eger dhe le shteg qe te vij ujku i cili te gllabron”
ne fund te fundit cdo gje ka nje cmim, s ka gje pa vler si ne komunizem. sepse esht ekonomi tregu ku edhe ajri merr vler dhe paguhet.
megjithate shqiptaret te pakten e provuan.
tash le t durojn ujqit dhe hijenat,kusherinjt e ujqve.
Komenti me me vend. Pergezime!
Enveri nuk bie sepse Shqiperia nuk behet pa te.Enveri eshte shpresa e vetme.Llumi nuk ben pjese ne nje popull,eshte jashteqitje e tij.
Te marte mortja qe akoma ze ne goje enverin dhe e konsideron si shpresen e vetme. Por me kete race budallenjsh ja doli enveri ti poshteroje shqiptaret. Qenke per gjynah!!!
I nderuar Ben. Qe ne fillim dua te sqaroj se si nje prej protagonisteve te asaj kohe nuk i heq asnje presje kujtimeve te tua. Ajo cfare dua te them eshte se kjo ngjarje ka qene krejtesisht e kontrolluar prej politikes dhe se rezulatit i saj ishte projektuar me pare ne zyren e Ramiz Alise.
Nuk besoj se mund te zhvillonim nje greve urije ne nje ambjent ne te cilim ishim duke “grevuar” dyfishi i kapacitetit njerezor dhe qe nga dritaret kunderbonte era e qofteve, mishit te pjekur e patateve te skuqura pa dakortesine e policeve te Ramiz Alise…
Sa per monumentin…ai ishte i rrezuar moralisht dhe politikisht, dhe u duk qarte qe forcat e ushtrise dhe te policise nuk ben rezistencen e pritur….
Kjo ishte loja…E cila vazhdon edhe ne ditet e sotme
PËRVEÇ KËTIJ DHE DISA TË TJERËVE QË JANË NE TIRANË DHE QË NUK JANË BËRË AS POLITIKAN DHE AS BIZNESMENË,PJESA MË
E MADHE E ATYRE QË ISHIN NË SHESH MË 20 SHKURT DHE
RRËZUAN BUSTIN JANË JASHTË SHTETIT. NUK MUND TË RRININ
ME DERRAT E NDYRË DHE BARKDERRAT E PËSHTIRË ME TË
CILËT ËSHTË MBUSHUR TIRANA SOT.
NDERIME PA OFIQE ÇUNAVE TË TIRANËS QË RRËZUAN SIMBOLIN,
POR NUK MUND TË ÇRRËNJOSNIN INFEKSIONIN, QË KA PUSHTUAR
ÇDO QELIZË TË SHOQËRISË SHQIPTARE.
Na hapet barkun dhe ju te dhjetorit, me kujtime tamam si u formua partia komuniste dhe e pame,po te pakten ne ate kohe jetuam te varfer po kishit mi minimalet per te jetuar, po tani filluat me kujtimet e dhjetorit, e kujt i plasi, e pame per 25 vjet se cfare ishte demokracia, na rrofte qe dalim jashte,kemi vila,makina,para dhe kujt i hyn ne xhep kur spitalet jane per toke,po nuk pate lek vdes,arsimi, ushqimi dhe cfare te radhitim me pare, pertoke,as qe duam t’ja dime per keto kujtime kur jeten nuk e bejme si duhet te jete, me nje pension 150 mije leke mund te jetohet???????me nje rroge 250 mije leke mund te jetohet,te paguash drita dhe muje mund te jetohet??????????
Protestat ishin te organizuara nga vete sherbimi i shtetit , Azemi ishte student me arme ne brez…..
Obobo Mir gomari (ish deputet demokrat) eshte bo personazh e del e therret “poshte qeveria”. Nje individ deficent, servil e perfitues, te cilin e njohin gjithe myslymshyrsat, qe eshte koqja e gomarit. Imagjinoni, kete parazit e ka mbajtur me buke per 15 vjet, ish gruaja e pare.
Kjo puna e dhjetorit bashke me shkurtin eshte si ajo e rinise komuniste dhe ballisteve qe deshironin nje shqiperi te lire dhe europiane po ja we doli nje dobic si enveri dheu mori gjithcka,ndersa ne 90 doli dobici me emrin sali dhe prape u a mori,
me vjen vertet keq per protagonistet e vertet,por tani nuk ka me vlere dhe sipas nje shprehje te bukur”mencuria pss kuvendi dhe trimeria pas beteje nuk kane vlere” kjo eshte e gjitha
Politika dhe politikanet shqiptare jane te degjeneruar,normal jane te gjitha filmimet kur eshte rrezuar busti,para e pas rrezimit te tij,kur makinat e blinduara kane hyre ne shesh dhe personat qe i jane hedhur makinave siper per ti hapur dyert e tyre etj.E verteta eshte se nuk duan te tregojne protagonistet e vertete por te abuzojne duke nxjerrur heronj te paqene(ashtu siç ka ndodhur gjithmone ne Shqiperi:heronjet te zhytur ne erresire,mashtruesit ne piedestal)
Ka qene nje dalldi e nje mase te madhe njerzish(te yshtur direct apo me rrezatim.Nuk e di po te kisha qene edhe une atje mund te isha dalldisur me rrezatim.Tani si me thoni, PAS KAQ KOHESH,kam qene me fat apo pa fat qe nuk u ndodha ne ate turme atje ato dite?
Kur nuk njihkerkeni faktet e kohes sotme, cfare inteligjence superiore i karaketerizon disa njerez qe flasin per fakte “te verteta” qe paskan ndodhur ne shekullion e kaluar?
Deri kur do te degjojme kakerrimen e korbave dhe vajin e kukuvajkave “te persekutuara”. Boll, Booooll se na vjen per te vjelle me detin e vjelljeve pseudopolitike!
krahasimi nuk qendron pasi partia komuniste organizoi popullin ne lufte kunder pushtueseve kurse keta qe e quajne veten dhjetorista apo shkurtista ishin te kollarisur dhe lufonin me lesht e arapit .sigurisht si sherbetore te agjenturave te huaja dhe pa tru ne kok .ishinte till pra e shpune shqiperine si teritor,si moral, si pasuri,si popull ne kete gjendje qe eshte sot.mire eshte ta shohim realitetin ne sy.vertet ai sistem nuk funksionoi por ai isht ku e ku krahasuar me rumpallen qe sollen pas tij keta zoterinjte qe zihen per dekoratat.respekt vetem per ata qe padrejtesisht vuajten pasojat e diktatures por po vuajne dhe pasojat e kesaj rumpalle. por neveri per te gjith ata llumra qe i sherbyen asaj dhe e anatemojne ate duke mashtruar deri ne neveri kete komb.kujtoni ju lutem ate personazhin te filmi vdekja e kalit…dhe pastaj komentoni…
O popull bustin e hodhem demokracin e prum siç deshem, tani mos hani mut kot mos u ankoni se e keqja sot nuk ju vjen nga ENVERI por nga vetvetja juaj mos u merni me te vdekurit dhe te shkuaren po shkoni paguani dritat korrekt se lat nam dhe paguani taksat e shtetit kokerr me kokerr,mashtrimi me i madh kti populli ju be qe ne vitin 90te se nuk doli Gramoz Pashko me SALIUN ne televizor dhe te lexonin rregullat e kapitalizmit çfar ishin te detyruar njerzit te paguanin ne sistemin kapitalist dhe detyrat qe kishte shteti ne lidhje me qytetaret,por dilnin dhe therrisnin posht ENVERI dhe flisnin per gjashte muaj vaksinime 6 muaj pushime dhe rrelaks, pastaj nje çek i baerdh qe do sillte AMERIKA qe ngeli vetem esnderr, do na bente te 3 milion SHQIPTARET me vila me pishin dhe me nga nje makin te bukur per çdo familje, kurse ne shqiptaret do masturboheshim si ne parajs,epra ky ishte premtimi i qeveris par pluhuraliste te drejtuar nga kapteri i asaj kohe AMERIKANI RAIRSON, kur qeverin e kishin vet ne dor dhe disa debil apo debile qe i gjen me shumic neper komente kujtojn sot e ksaj dite qe arriten parajsen,kesaj serie njerzish i them qe brravo qe e duan demokracin por nuk esht e tera kjo, demokracia duhet rrespektuar,mos i kerko pun shtetit punen gjeje vete,shtepin beje vet,paguaj korentin se nuk esht mall belik paguaj doktorin taksen e tokes qe ke nen kemb se toka e tera nuk ka pronar i vetmi pronar i perjetshem esht shteti, se keshtu esht ne ter boten futuni ne demokracin e vertet dhe do kerkoni te vdekurit kur te njiheni me te verteten,ne kte bot behen bosa batakçinjt mashtrusit kriminelet dhe kondrabandistet dhe jan te pakt ata qe kan ven pasuri me djersen e ballit.
Kur sua mbushen barkun me saçma keni te drejte ju lyrashe te llomotisni sot , plehra !
Lali edhe ti e ke ditur lojen te kane cuar atje te beshe detyren te lumte Tani cfar kerkon apo do te degjoje plaku MERE dhe te nxjeri dosjen mos u kruaj shume se ai i di te gjitha se i ka mare dosjet ne shtepi E kujton NDREK LUCEN te filmi kur tha po kjo ishte loje mor djale Akoma do na cani trapin me te kaluaren Shikoni perpara
fotografi teatrale!
tamam si ke ato filmat e hollivudit. spektakel artistik.
ky tipi,ka pas ken me zorren bosh,i pangren,shum cigare dhe kafe,dhe masi ka honger nji plumb gome i osht duk vetja si hero dhe ka “ra per atdhe” duke pa ondrra me flamur.
kurse ato xhingrijet qe i rrijn perreth po e lujn tamom rrolin qe i ka thon regji hollivud amerika
ne jem komb mashtrues prandaj s bojm prokopi.
hiqen te gjith sikur car jan .
ne fakt muter jan.
muter politiksat e t gjith krahve
muter njerzit e thjesht qe jan tulat si pula koteci
muter edhe “t fortet” qe pasi vrasin nanji fukara per pordh,llapaqiten burgjeve si bythqima dhe tregojn neper gazeta edhe sesi kur i kan ra me dor mbrapa gardhit.
ore!
kte shtet ,shqipnin pra ,e ka bo bota,se persa i perket zotsis se shqiptarve,jo vetem shtet qe s do kishin por edhe gjuh jo.
ja shifni kosoven shqiptare sot.
me gjith ate ndihm te botes dhe s bohet qe s bohet. pse?
sepse jan shqiptare!!!
Meqe perseritet genjeshtra, edhe e verteta duhet te thuhet vazhdimisht. Une kam qene deshmitar okular e nuk ka njeri te ma tjetersoje deshmine qe e kam publikuar . Kush do te dije te verteten le te lexoje shkrimin ne adresen vijuese. Pse kam shkruar te verteten, e lane deshmine ne harrese. Ky eshte shkrimi i pare qe ka permendur aktin heroik te Fatmir Mekocit, me foto http://www.revistadrini.com/2012/04/petro-luarasi-martiri-i-demokracise-dhe-lavirja-plake/ Fragment nga shkrimi Petro Luarasi
Si e rrezuan monumentin e diktatorit
Petro Luarasi, dëshmitar okular në ngjarjen e 20 shkurtit 1991 rrëfen se çfarë ndodhi atë ditë, si u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, si e dha lajmin e rrëzimit të diktatorit në Qytetin Studenti duke brohoritur: e hodhëm qelbësirën. Plagosja e Fatmir Mekoçit i cili kishte hipur në bazamentin e monumentit e guxoi të shpaloste flamurin pa yll dhe të gjitha dyshimet për ato që ndodhën
B. Budini: (Petro Luarasi) Thotë se u bashkua me lëvizjen demokratike popullore për shkak të genit të paraardhësve idealistë dhe bindjes personale për të kontribuar me sa mundej për shkatërrimin e diktaturës. Dhe u gjend në zemër të ngjarjeve për të cilat ka vendosur të flasë, pasi është i zhgënjyer nga disa rrëfime të njerëzve e kinse dëshmitarësh që kanë qenë shumë larg ngjarjes dhe që megjithatë guxojnë të flasin për të. Ndërsa ai vetë është gjendur në shesh dhe tregon gjithçka, që nga fillim i protestës e deri tek shembja e monumentit. Historia e rrëzimit të monumentit u parapri nga zhvillime të tjera që nisën me kërkesat ekonomike të studentëve të ILB-Kamzë, protesta e të cilëve u ndihmua edhe nga dorëheqja e rektorit. Më 7 shkurt filluan një protestë më të organizuar edhe studentët e Universitetit të Tiranës të cilët krahas të tjerave këmbëngulnin që universitetit t’i hiqej emri i diktatorit. Po ashtu të shfuqizohej dekreti i 30 janarit 1990 “Për mbrojtjen e monumenteve e figurave historike”. Nga dita në ditë, krahas propagandës e represionit të diktaturës, rritej frymëzimi dhe solidariteti popullor me studentët. Ndërkohë që urdhërohej mbyllja e universiteteve dhe policia filloi të zbrazë konviktet, u vendos nga komisioni studentor fillimi i një greve urie. Ajo nisi në mesditën e 18 shkurtit kur mbi 700 studentë e pedagogë me në krye studentin e anglishtes, Shinasi Rama, puthën flamurin e u futën në kinoklubin “Studenti” për fitore ose vdekje. Ndërsa më 20 shkurt ndodhi akti më domethënës, rrëzimi i monumentit të diktatorit dhe kësisoj i vetë diktaturës, për të cilin rrëfen personazhi ynë, Petro Luarasi, dëshmitar në vendngjarje.
Çfarë kujtoni nga ngjarja e 20 shkurtit të vitit 1991 ku keni marrë pjesë edhe vetë?
Nuk jam dakord me shumë nga ato që janë thënë nëpër emisione televizive “Opinion: lavazh truri e zemre” ku gëlojnë “kompetentët” me rrëfime për datën e bekuar 20 shkurt 1991 e përmbysjen e simbolit të diktaturës. Një kryetar partie “i djathtë” shpreh me frymë moderatore ngjarjen që e kishte ndjekur “nga shkallët e Pallatit të Kulturës”, një opinionist komenton vëzhgimet e rralla me teleskop nga mali i Dajtit e burgu i Qafë-Barit, një shkrimtar përshkruan me përmallim emocionet mbresëlënëse nga alpet zvicerane, teksa kishte dëgjuar nga mediat ndërkombëtare lajmin e bujshëm. Këto historiçka, pa asnjë personazh për be, m’i ngurtësojnë emocionet e ma shpërfytyrojnë keqas ngjarjen fatlume. Ia vlen që disa vëzhgime personale, “ndryshe”, t’i shpalosen lexuesit të nderuar.
Pikërisht, çfarë kujtoni ju konkretisht nga kjo ngjarje? Cila është e vërteta juaj, ajo që ju patë të ndodhte para syve tuaj?
Dita e 20 shkurtit zbardhi disi e veçantë. Pas një ndërgjegjësimi të madh, atë ditë filloi një vërshim masiv nga popullsia e Tiranës dhe tërë rrethet e vendit. Një ndihmesë vendimtare dhanë sindikatat e pavarura. Entuziazmi i të pranishmëve arriti kulmin në mesditë kur në godinën e degës mekanike, përballë kinoteatrit, u shfaqën disa drejtues midis tyre edhe aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku e cila iu drejtua “nënave e motrave” që në ballë të popullit të marshonin drejt Presidiumit të Kuvendit Popullor për të kërkuar që emri i diktatorit të mos bëhej objekt kurbani për grevistët e urisë. Njerëzit të entuziazmuar u nisën përmes rrugës së Elbasanit. Konfrontimi i parë u bë me zjarrfikëset tek cepi verior i ambasadës amerikane ku me dhjetëra njerëz u spërkatën me një kimikat të kuq e më pas u krye një përpjekje e vogël në krah të RadioTiranës. Në turmë dallova dy flamuj pa yll që valëviteshin nga Artur Zadrima e Fatmir Merkoçi. Kur turma u afrua në cepin lindor të Kryeministrisë, ndërhynë dhunshëm forcat e rendit. U përdorën edhe qentë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh nga gardistët. Protestuesit u tërhoqën prapa, kurse disa dhjetëra syresh, midis tyre edhe unë me disa shokë “polikumsa”, kaluam gardhin e INIMA-s dhe dolëm tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Atje filluam të protestojmë me thirrjet “Policët vëllezërit tanë”, “Për mëmëdhenë, eja mblidhuni këtu-këtu”. Meqë ishte e pamundur të çahej gardhi i policëve pasi edhe numri i protestueve ishte relativisht i vogël, një pjesë u drejtua nga sheshi “Skënderbej” për të bashkuar popullin në protestë. I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte i boshatisur. Vetëm përballë hotel “Dajtit” pranë trotuarit të parkut Rinia, na filmoi një kameraman. (Disa vite më pas e kam parë veten në foton e një ekspozite. Në rreshtin e parë, në qendër, në krah të majtë të të njohurit tim të vjetër dhe shok bange në universitet, dega elektrike, Artur Zadrimës i cili mbante flamurin pa yll. E përmend këtë emër, pasi më vjen keq se shumë artikullshkrues të kësaj ngjarje, ndoshta nga padia nuk e përmendin këtë trim). Zbritëm në lulishte e më pas në shesh ku na sulmuan zjarrfikëset e forcat e rendit. A.Zadrima me flamur e dy-tre të tjerë hipi tek monumenti i Skënderbeut, Fatmir Mekoçi me flamur dukej tek banka, ndërsa unë me ndonja njëzet të tjerë u gjendëm tek shkallët e para të monumentit të diktatorit duke brohoritur “Policët vëllezërit tanë!”. Nuk më hiqen nga mendja ato momente tragji-komike të cilat mendoj se ia vlen të tregohen me hollësi.
Pse tragji-komike?
Nuk ishim më shumë se 20-30 veta, përballë rreth njëqind forcave policore. Rreth e rrotull trotuareve, tek Muzeu, Pallati i Kulturës, Xhamia e banka, me mijëra njerëz brohorisnin dhe hidhnin gurë mbi “morrat” e policisë që rrotulloheshin me tërsëllimë. Në sulmin e parë të policëve u plagos një bashkëprotestues që nuk e njihja. Ndërsa e ndihmova të vendosej në cep të trotuarit, në të djathtë të monumentit, u ktheva përsëri përballë forcave të policisë që ishin tërhequr, duke u bërë thirrje të bashkoheshin me ne. Më tërhoqi vëmendjen fakti që dy të rinj po i qëllonin pa shkak me copa gurësh e mermeri. Kur i këshillova që të mos qëllonin kot pa shkak, se policët ishin vëllezërit tanë që i kishin sjellë me zor, ata donin të më qëllonin edhe mua, por u ndalën nga disa të tjerë. Ata u distancuan e vazhdonin të qëllonin. (Mos ishin provokatorë?). Ndërkohë filloi sulmi i dytë e më pas edhe i treti që ishte më i fuqishëm dhe policët arritën të na zmbrapsnin deri prapa monumentit. Më i vendosuri ishte një polic që shtinte me pushkë me fishekë manovre. Ai plagosi Fatmir Mekoçin i cili kishte hipur në bazamentin e monumentit e guxoi të shpaloste flamurin pa yll. Policët e tjerë e masakruan. Rrahja e Fatmirit ishte aq barbare sa ai ra në gjendje kome. (Më vonë më tha se kishte shpëtuar në spital vetëm në saj të neurokirurgut të shquar Arjan Xhumari). Të gjithë, popull e policë, menduan se vdiq. Zemërimi i jashtëzakonshëm i turmës i ngurtësoi policët (ndoshta ata kishin urdhër që të mos vrisnin njeri) dhe përcaktoi “paqen”. Tashmë grupit tonë i ishin shtuar me qindra.
Si u rrëzua monumenti i diktatorit?
Pas ndonja çerek ore pashë dy persona që po sillnin një kavo të gjatë dhe u afruan pas monumentit. I çuditur u afrova. Ndërsa dikush po qëllonte me një copë mermer për të prishur lidhjen midis bazamentit prej betoni e fundit të këmbëve (?!) ( bazamenti nuk kishte vida siç kanë fantazuar disa) njëri tha që kavon ta lidhnin tek dora prapa shpine e monumentit për ta rrëzuar. Një djalë hipi mbi monument. Më pas dikush solli një litar më të gjatë, i lidhën një kapërton biçiklete e ia hodhën tek koka. Pas disa tërheqjesh, monumenti u lëkund e më pas ra (ishte ora rreth 13, 55) Vërtet fat i madh që nuk zuri përfund njeri. Momenti i rënies ishte madhështor. Tek u lëkund dhe ra, nga heshtja e beftë shpërtheu një klithmë fantastike nga ata dhjetëra mijëra frymë që qëndronin anembanë sheshit “Skënderbej”. U mahnita kur ndërkohë pashë edhe disa policë tek përqafoheshin e hidhnin kapelet përpjetë. Kjo ishte pasqyrë madhështore e ndjenjës popullore të amëshimit “apolitik” për liri e demokraci. Ndërsa turma gëlonte rreth kërmës, e i zhvaste copëra për kujtim, e pa shqetësuar as nga uturima e një helikopteri që u vërdallos për disa minuta, ndjeva të më thërriste një zë. Ishte ish-pedagogu im, Niko Qako, me motorin e tij “Vespa”. Ai ishte dhëndër i ministrit të Mbrojtjes Prokop Murra dhe dinte shumë gjëra. “Keni shpëtuar për mrekulli, o Petro”, -tha i gëzuar dhe me bujari ma plotësoi dëshirën që të më çonte me motor tek Qyteti Studenti.
Pra ju jeni “ai anonimi me Vespa” që çuat lajmin e rrëzimit të bustit në Qytetin Studenti?
Po , kam krenarinë të them se unë jam “ai anonimi me Vespa” që dhashë lajmin e rrëzimit të bustit tek studentët. I thërrita Metin Jarecit: “Tini, Tini! E hodhëm qelbësirën, e hodhëm qelbësirën!” Por pas ca kohe gëzimi u kthye në tmerr, kur pamë që nga përposhtë rrugës së Elbasanit po ngjiteshin disa tanke, por që për fat vazhduan rrugëtimin drejt Varrezave të Dëshmorëve. Më pas mësuam se ishte përhapur lajmi se gjoja do të sulmohej varri i diktatorit. Por gëzimi u bë edhe më i madh kur sollën me kamion kërmën e shpërfytyruar tek studentët. Hareja s’kishte të përshkruar. Koka e diktatorit u var në litar në katin e dytë të kinoteatrit. Atje u takova edhe me Artur Zadrimën me shokë, tek festonin hareshëm. S’ia kisha ngenë të qëndroja por u nisa me një frymë për në shtëpi, të dëgjoja lajmet. Tek fillimi i ambasadës amerikane takova një shok i cili më tha që të hidhnim një sy andej nga Garda për të parë se ç’bëhej. Tek shatërvani i universitetit e më pas pranë Gardës pamë repartet ushtarake që shkonin drejt objekteve shtetërore. Pamja e tyre na drithëroi: shikime gjakësore, xheste prej të droguarish. Rrotull Bllokut ishin përqëndrua tanke. Ky ishte vizioni tragjik i të nesërmes që për fat nuk përgjaku tërë Tiranën, vetëm në saj të përkushtimit të disa heronjve me në krye Neritan Cekën. Në shtëpi lajmet që dëgjova me shokun na qetësuan disi. Televizioni e radio kishin ngjyrime festive ku fekste vetë Alfons Gurashi, por në darkë u shpërfytyrua gjithçka. Më pas filluan arrestimet.
Pra kush mendoni ju se e përgatiti rrëzimin e monumentit të Hoxhës?
Natyrshëm dyshoja për mekanizmin e rrëzimit e më lindnin pyetjet: Si ishte i fiksuar bazamenti dhe deri në ç’masë sigurohej monumenti shtatë metrosh që të mos rrëzohej nga ndonjë “tërmet” apo ky fakt dëshmon për punën sabotuese “të armikut” ndaj “udhëheqësit”? Në kushtet kur sapo kishte dalë një ligj i rreptë për ruajtjen e monumenteve, ç’masa u morën për ruajtjen e tij në qendrën e Tiranës? Kush mbante përgjegjësi në rast se ai dëmtohej? Kush e mendoi dhe zbatoi “aksionin” për rrëzimin e tij? Si shpjegohet që gjatë disa orëve që “u përleshën” protestuesit me forcat e policisë (nuk kishte gjëkundi forca të ndërhyrjes së shpejtë) nuk u zbraz as edhe një plumb “prej vërteti”, ndërsa sapo u përhap lajmi se do të shkatërrohej varri i Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve, për atje u nisën disa tanke të Gardës të gatshëm për kasaphanë që do ta bënin me siguri dhe të nesërmen po të sulmohej Blloku? Kaq e parëndësishme ishte ruajtja e monumentit për diktaturën, apo drejtuesve të saj iu fanit fundi tragjik i Çausheskut? Çfarë çështje më madhore se ideali dhe përjetësimi i madhështisë do t’i bashkonte të shoqen dhe ndihmësin më të afërt të diktatorit?
Rrëzimi i monumentit është pasqyruar gjerësisht nga masmedia këtë dekadë, është folur gjerë e gjatë për të mirat e të këqiat e këtij akti. Shumë njerëz e bile forca politike janë përpjekur të përvetësojnë meritat. Por me këtë rast edhe unë vetë do të doja të dija, për hir të së vërtetës e si dëshmitar okular i ngjarjes, pa u nisur nga asnjë motiv politik, thjesht të “zbuloj” rrezen e së vërtetës: Kush e hodhi monumentin?
Duke u bazuar edhe në faktet që kam mësuar më vonë, mbi debatet në Byronë Politike, shprehem se këtë ngjarje e ka parapërgatitur Ramiz Alia me përkrahësit e tij, por ndihmoi edhe rastësia: Plagosja për vdekje e Fatmir Makoçit dhe reagimi popullor i drithëroi strukturat e rendit që nuk qëlluan me plumba “prej vërteti”. Për këtë personalisht u jam mirënjohës se me një plumb “për hir të idealit” mund të kisha shkuar edhe unë për dhjamë qeni.
(Petro Luarasi Si e rrëzuan monumentin e diktatorit
Interv.B.Budini Shekulli. – Nr. 70, 14 mars, 2005, f. 16 – 17)
JA TRUSHPELARET,ata te lagurit nga shiu i budallallekut qe thote dikush, qe flasin per “historine”! ?
Ka në këtë tregim elemente të vërteta, por ka edhe të rreme. Unë isha atje atë ditë, jo në grupin që hodhi monumentin, por mes njerëzve-turmë, tek hyrja kryesore e Muzeut Historik Kombëtar. Ndër rrenat më flagrante, ajo puna e flamurit: flamurin shqiptar pa yll e kishte sjellë me vete dhe e mbante me të dyja duart, kapur në dy cepat e sipërm, ai djali i ri bjond, që kishte lidhur një shirit të kuq në ballë. Mbas ngjarjes e futën në burg, më duket dy muaj. E njoh mirë. Pasi e liruan, shkoi jashtë vendit. Inicialet e tij janë A.Z.
A-pas ne rast se e ke me referohesh mua dhe flet per Artur Za…(nuk po ia permend emrin se ndoshta nuk deshiron ai vete) e kam patur shok kursi dhe e kam permendur se ka patur veprimtari aktive, ka valevitur flamurin e tij pa yll, por nuk ka qene ai qe hipi ne bazament dhe u sulmua nga policet ne sulmin e trete. Arturi u arrestua me pas dhe shkoi ne Greqi. Tani jeton ne Shqiperi dhe mund te prononcohet vete per aktivitetin e kesaj ngjarje.
Kush perpiqet te hedhe balte mbi “Levizja Studentore” e protagonistet e vertete 1990,eshte pleh.Pavaresisht faktit se Saliu,Gramozi,Azemi e disa te tjere ishin “Kali i Trojes” se Ramiz Alise dhe policise se fshehte,nuk mund te identifikoni masen e madhe te studenteve e intelektualeve te universitetit dhe sidomos te Qytetit “Studenti”.Ne lidhje me kete eveniment ,eshte e vertete se jane bere shume manipulime,shtremberime,shuarje ngjarjesh e emra personazhesh te rendesishem,(duke i zevendesuar me emra druvaresh e fuksash),”Levizja Studentore1990″ mbetet me madhorja.E verteta eshte se u dirigjua nga banda,por veprimtaret e vertete i kane njohur te gjithe studentet,pedagoget dhe punonjesit e Qytetit “Studenti”,prej te cileve jane frymezuar e mire-informuar.E verteta eshte se i mbeshtetur nga larte, Saliu u imponua ne krye te levizjes,(ku erdhi nder te fundit) dhe po e sundon si privatizuesi “themelues” i PDSH dhe dirigjent i saj vazhdon te sabotoje e deformoje gjithshka lidhur me ato ngjarje.Levizja Studentore 1990,mijrat e studenteve frymezoheshin nga idea e deshira e madhe,”Shqiperia si gjithe Europa” perendimore.XAtax ishin qytetaret qe enderronin,vuanin shpirterisht dhe shikonin shume larg,tej horizontit shqiptar.Une jam deshmitar i gjithe ngjarjeve dhe i besueshem nga masa e madhe studentore e Qytetit “Studenti”.
Aman naj hiqni ate gaforre qe rri shtrir aty ne fotografi se naj shpifi.
Trima te medhenje u bete ju ne vitin 1991 dhe keni 25 vite qe hani mut se si e rrezuat bustin e Enver Hoxhes. E rrezuat ju pas 6 viteve qe ai nuk jetonte me se sa ishte gjalle as ju dhe as baballaret tuaj por as kush, qofte edhe shtete te fuqishme qe here pas here dergonin agjenttet e spiunet e tyre te bashkepunonin me tipa si ju per eleminimin e tij, por nuk guxuan ti afroheshin, por ia arritet qellimit ne vitin 91 dhe i rrezuat bustin dhe sot krenoheni bile merrni edhe dekorata.Eshte4 koha juaj te hani mut, te krenoheni edhe pse te dhjere deri ne fyt, te vjedhni e te shkaterroni sepse ky eshte amaneti qe ju kane lene baballaret tuaj spiune e agjente, tradhetare, te pabese.