Koço Kokëdhima iu përgjigjet akuzave të PD-së: Aksionet e Abissnet i kam shitur një vit më parë

25 Shkurt 2015, 17:01Politika TEMA

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike.

Ai thotë se ka një vit që i ka shitur aksionet e kompanisë Abissnet.

Megjithatë, ai shprehet se kontratat e kësaj kompanie, për të cilat u akuzua nga ana e PD-së, janë nënshkruar që në kohën kur në pushtet ishte Berisha.

Dëshiroj të sqaroj opinionin publik në lidhje me shpifjet e bëra sot nga Partia Demokratike dhe kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit tim si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin absurd se paskam përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë “Abissnet sh.a”.

Në lidhje me këtë çështje dëshiroj të sqaroj opinionin publik se nga muaji Shkurt i vitit 2014 nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Nga data 06.02.2014 i kam shitur të gjitha aksionet që kam pasur në këtë kompani, fakt ky që mund të vërtetohet fare lehtë nga QKR. Për kontratat e lidhura nga “Abissnet sh.a” me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimit të internetit, përpara se unë të zgjidhesha deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kohë kur unë isha aksionar i kësaj shoqërie, çdo gjë është bërë në mënyrë transparente, konform ligjit dhe çdo kontratë është lehtësisht e verifikueshme.

Kontratat, për të cilat aludon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha, në kohën kur unë nuk isha zgjedhur deputet. Nënshkrimi i këtyre kontratave parashikon një kohëzgjatje 12 mujore. Kjo do të thotë që kjo shoqëri nuk mund të zgjidhë kontratat me subjektet përkatëse, vetëm sepse një aksionar bëhet deputet. Shoqëria “Abissnet sh.a” nuk mund të prishte në mënyrë të njëanshme kontratat që kishte lidhur me institucione të ndryshme shtetërore.

Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se shoqëria “Abissnet sh.a” nuk ka lidhur asnjë kontratë të re me institucione shtetërore dhe nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga buxheti i shtetit që nga koha kur unë jam zgjedhur Deputet i Republikës së Shqipërisë e deri në momentin që kam shitur aksionet.

Partia Demokratike ka paraqitur sot pretendimit se shitja e aksioneve në Shkurt të vitit 2014 është bërë me një kontratë jo noteriale. Unë ftoj të gjithë opinionin publik dhe në veçanti përfaqësuesit e opozitës që të lexojnë ligjin për shoqëritë tregtare aksionare, i cili e shpreh fare qartë se shitblerja e aksioneve është e lirë dhe mund të bëhet në një nga format që parashikon ligji, siç kam vepruar unë dhe siç e ka konfirmuar edhe QKR, e cila në datën 07.02.2014 ka njohur transferimin e pronësisë së aksioneve të mia tek aksionerët e tjerë.

Shpreh keqardhjen që opozita merret me shpifje dhe aludime, duke tjetërsuar çdo të dhënë dhe informacion në lidhje me personin tim. Kjo strategji e opozitës për të shpifur ndaj personit tim do të marrë një përgjigje të drejt për drejtë dhe konkrete nga unë si në çdo rast edhe këtë radhë. Jam i hapur për çdo pyetje, sqarim, dokument dhe çështje në interes të opinionit publik. Gjithashtu jam i hapur ndaj çdo procedure që do të gjykojë të arsyeshme Parlamenti i Republikës së Shqipërisë”, thotë Koëkdhima në reagimin e tij./b.l

17 komente në “Koço Kokëdhima iu përgjigjet akuzave të PD-së: Aksionet e Abissnet i kam shitur një vit më parë”

  1. niko says:

    hahaha kush i han keto. Endri Pukes ja ka shitur ky? drejtorit te vet. paska lene kompanine e internetit apo kompanite e nderimebe per rrogen e parlamentit. budalla i di njerezit?

    1. kapteri says:

      Koco: Te lutem na thuaj ndonje gje
      qe PD. e ka thene te sakte deri tani.
      Per cudi ajo,pra PD.ka marre formen e nje
      Garnizoni ku Komandant Eshte i perhereshmi
      GjeneralSaliu dhe Komisar,nxenesi i tij Lul kapsollja.
      Tani z.Koco, po deshe te kuptosh se c,fare thote Efektivi
      mjafte qe te degjosh konferencat halucinante te
      perdoruesit te haloperidolit Salo pagani.
      Besoj e kini vene re;se askush nuk flete pa leje aty.
      madje edhe komisar LKuli duhet ta zbatoj kete rregullore.

    2. ladi says:

      po edhe sikur te mos i hame, pse me 20milion do pasurohet koco kokedhima qe ka nje jete qe ben biznese?
      po pervec kesaj keto veprime jane kryer ne kohen e pd…. po normalisht keta te pd mendojne se jane te gjithe si ata dhe u duket cudi sesi ps nuk po vjedh e po vret tani

    3. plisi says:

      koco po lobon fort per kanabisin dhe mire ben se legalizimi i kanabisit sjell miliona euro ne GDP, dhe saliu eshte bere bishe per kete gje ndaj dhe del e shpif cdo dite per kocon

    4. aranit says:

      ore nje gje nuk kuptoj une. pse tani qe doli koco per kanabisin iu sulen keta kriminelet e pd??? cfare i mundon valle kaq shume???!!!

    5. Alda says:

      Mesa duket ketyre nuk u ka ngelur tjeter me se te meren.Dite pas dite nxjerin nga nje shpifje te re.Kur je i ligjshem-“duhet te jesh i paligjshem”,kur njerezit punojne-” na e kane me hile”, kur paguajme dritat-“duhet t’i vjedhim”,kur ndalojme drogen-“na late pa pune”.Keshtu dhe puna jote.Edhe kur nuk ke pula duhet te besh, iiish.C’ti besh!Se keshtu erdhi puna, edhe pa qene shtatzene te bejne me bare.Po mos u merzit.Zgjedhjet tani jane.Se kur te humbasin edhe kete radhe,mbase do mendojne per hallet e tyre.

  2. kurreshtari says:

    Po ti a je deputet qe ne shtator 2013? Re vete brenda me kembet e tua

    1. sqaruesja says:

      po ka nje procedure shoku qe ndiqet. dhe kontrata eshte lidhur ne janar 2013, nderkohe qe te thote qe proceduren e shitjes se aksioneve e ka mbyllur ne shkurt 2014. se normalisht pasi mori mandatin nuk ishte bleresi i aksioneve tek dera. e rendesishme eshte qe gjate kesaj periudhe qe ka qene deputet nuk jane kryer transaksione.
      me thuaj te verteten, sa i zgjuar tu duk vetja kur mendova se kape gabimin? ?

  3. Miri says:

    Noshta jam une, por ky duket komplet si mi halesh.

    1. sofie says:

      po ti cfar je ? hahahaha. Sala eshte friksuar nga nisma per canabisin dhe per ritjen e GDP , po pse per aq pak ka nevoj Koco per 2000000? Ai ka garantuar edhe te ardhmen e sterniperve te tij, dhe tani po lufton per kete popull per te hapur vende pune. te gjith vdesin, edhe ai njeri do vdesi nje dite, por gjithmon do te lej nje thesar nga mrapa per popullin ton, sepse ai lufton per te miren e njerezve.Ky qe thot sala eshte muhabet i lashte por tani u kujtua nga canabisi

  4. Lori says:

    A nuk ngjan nga pamja ky Kokedhimi si kriminel!? Ky armik i ujit dhe sapunit, sic e ka cilesuaar avokati Ngjela.
    Mendoni se ky eshte krahu i djathte i kryeministrit, ideologu i rilindjes dhe nderkohe sheiku/pashai i qarkut (Vlore, Sarande, Delvine).
    Rilindja qe deshem!

    1. nana says:

      hahah o lori ti mos ben copy paste komentet se ky karlliku qe ke shkrujt del ne gjith shtypin nga je bere me i famshem se koco vet. jam kurioz te di ca surrati ke ti por dhe njekohesisht te sugjeroj te mos asociohesh me ngjelen se ngjela ka skandalin me te madh seksual te cdo kohe gati ne duart e nje studenteje te drejtesise.. pa permendur ngacmimin seksual qe i ka bere masazhatores kineze te grand hotelit duke i kerkuar ti prekte pak … hahahahahhahah ta vrasi dikush ate ngjelen aman se kemi frik me lind goca ne ket ven

  5. aljor says:

    Me bene pershtypje nje dukuri,kur ka pasur,ka dhe do te kete kontestime PD-ja ndaj Kocos (mire sot)po deri dje kur kishte pushtetin perse nuk e hodhi ne gjyq apo pse nuk e arrestoi po la te behen 150 shkelje dhe tani gllamis si puna e budallait ?.Ju te PD-se lini fjalimet kunder Kocos dhe beni kallxim penal te neneshkruar nga vete Sala dhe ne si popull te shohim te verteten.

    1. fabi says:

      epo tani doli super departamenti anti korrupsion pra ? pas nje pune disa vjecare kerkimore, thua se cfare kane gjetur, 2 dokumenta qe jane ne qkr, sdine as te genjejne te shkretet.

  6. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjakooo... says:

    Keto jane vjedhje te vogla te Koco Kokedhimes.

    Vjedhjen me te madhe me dhjetera milione euro po e ben ne Albapetrol me lejen e Rames. Ose ja ka marre me dhune.

    Unazen e Vlores ja dha fimes qe deshi.

    Po vjedh cdo zbulim ne Parkun Arkeologjik te Apollonise.

    Etj. etj. vjedhje ditore.

    Dhe po pergatit vjedhje me te madhe se ajo e Saliut me Rrugen e Arberit, ku 28 km rruge malore 7m e gjere do ta beje me nje firme kineze per 500 milione $ gjoja me koncesion, por qe ne fakt eshte kredi kineze.

    Tung!

    1. nana says:

      pse nuk i faktojne dot? apo se jan fantazi erotike te saliut duke pir ujin qe i zien liria se ka frik mos e helmojne ne netet e tyre romantike me kokain dhe anti psikotiket qe perdor rregullisht :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje