Tom Doshi: Kritikat e mia s'janë shqetësime personale, por të bazës së PS-së

25 Shkurt 2015, 12:16Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ka vijuar akuzat ndaj Qeverisë.  Në përfundim të mbledhjes së radhës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Doshi është shprehur se Qeveria ka nevojë për ndryshime.

Sipas deputetit socialist, shumë ministra janë konsumuar dhe për këtë fakt ka nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar. Por ai ka shtuar se ky nuk është një problem i tij personal, por një problem i bazës së Partisë Socialiste, e cila kërkon ndryshime në qeveri.

Ndërsa lidhur me akuzat e tij të bëra ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, po ndaj qeverisë, Doshi është shprehur se ky ishte një gabim nga ana e kolegëve të tij që nxorrën informacionin e akuzave të tij në mbledhjen e grupit.

Ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Kjo sepse shumë ministra janë konsumuar, dhe prandaj duhen ndërrruar.

Ku është shqetësim i bazës së PS dhe jo vetëm problemi im personal.  Kolegët bënë gabim që nxorrën këto gjëra nga mbledhja e grupit, e ditës së djeshme”, u shpreh Doshi

Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar Doshi tha se  disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën. Gjithashtu Doshi hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve në tatime dhe dogana. /gj.k/

6 komente në “Tom Doshi: Kritikat e mia s’janë shqetësime personale, por të bazës së PS-së”

  1. s says:

    Eshte shum e vertet kjo qe thot Do shi,un jam nje emigrant tani pasi luftova me shpirt per rrezimin e oligarkis berishiste,jam familiar me femij te vegjel.besova se nje dite me e mir do vinte per mua dhe Shqipetaret,por pash vetem perplasje dyersh ne fytyr.pash militantet e PD duke zen vendet me te mira te punes,

  2. Spartaku says:

    Zoti Doshi! Kushte ka thene keshtu ty?kushe te ka mesuar? Mos vall Sali Berisha? Atij nuk i mugojne parate,se per tete vjet rresht vodhi gjithe pasurine e shqiperise,dhe i ka mundesit te blej çdo njeri,qoft edhe deputet.Me sa duket Ti dhe Blushi e moret drejtimin nga pd-ke.Udhe e mbare ju qofte.Nuk eshte keq ps-te per njerez te zote e besnik,ka plote dhe shume te mire.

  3. petrit zela says:

    Tom Doshi-shum per zemer I paske -Tatimet dhe Doganat,prandaj dhe ke filluar te derdellisesh perseri..Do te jete mire perju,dhe shum me mire
    per interesat e pergjitheshme per te gjith ata ministra qe nuk justifikojn vendet e punes,duhet ti goditni ashper dhe jo me akuza siperfaqesore..
    Z Tom Doshi; mendova se gishtin mund te ja drejtoje ministrit te drejtesise Z Naci,i cili I ka zhgenjyer votuesit,prej nje -viti e gjysem as dhe nje tulle nuk ka vendosur ne muret e ligjit.. Persa I perket tatimeve,dhe doganave dy Zonjat po punojn me me nje angazhim,dhe perkushtim te jashtzakonshem per ti sherbyer sa me mire interesave te popullit dhe atdheut.Se ato dy vende pune,qe I justifikojn ato dy Zonja,jane miniera ari..Vetem ne saj te punes se pa lodhur te ketye Zonjave,po forcohet ekonomikisht Shteti I sotem shqiptar..Sikur ne ato vende pune,te vendosesh ndonje burre -Zamoni-me dy pellemb mustaqe, do te mbetej I turperuar????/ Mos e vritni mendjen
    per ato problem,Se Z Rama ka bere zgjidhjen me perfekte,per ato dy vende pune…

  4. Saimiri says:

    S’ka rendesi kush i thote keto fjale, e rendesishme eshte se Rama nuk po mban fjalet. Asgje nuk ka ndryshuar, ky eshte perceptimi popullor.

  5. une says:

    Tomes i paskan rene puplat me duket, po cfare kujton ky more se te gjithe do te merren me te ik o kokrra e debilit, ti je komplet jashte sistemit,
    mafioz i stilit te vjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje