Kryebashkiakët socialistë me tre mandate: Nuk ikim

25 Shkurt 2015, 09:31Politika TEMA

Kryebashiakët socialist që kanë disa mandate, duket se nuk kanë ndërmend të largohen, pavarësisht kërkesës së Ramës për të dhënë dorëheqjen.

Ata vlerësojnë gjestin e Artan Shkëmbit të Pogradecit, por thonë se nuk kanë ndërmend të largohen.

Kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi, ai i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, shprehen të gatshëm për të kryesuar sërish këto bashki, nëse propozohen nga strukturat e PS.

Përshëndes dorëheqjen dhe apelin për kolegët, të z. Shkëmbi. Për vete i jam bindur dhe i bindem vullnetit politik të PS-së dhe ushtroj përgjegjësinë publike deri në ditën që kam të drejtën e ushtrimit të mandatit si i zgjedhur”, – deklaroi për “Shekulli” kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi i cili qëndron në këtë post prej tre mandatesh.

Ai shtoi se Partia Socialiste nuk ka asnjë pengesë që të zëvendësojë kryetarët aktual me prurje të reja, por nuk mund të flitet për qëndrime kolektive pas dorëheqjes së Shkëmbit.

Nuk ka asnjë pengesë forca ime politike për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për të zëvendësuar kryetarët aktualë me prurje te reja. Nuk është fjala për qëndrime kolektive dhe as për solidaritet për një gjë që është krejt normale”, – pohoi Nasufi ndërsa shton se karriget janë të sovranit dhe jo të të zgjedhurve. “Ne jemi të nderuar që kemi shërbyer në këto funksione publike për kaq kohë! Mua më intereson emri dhe respekti që lë pas, dhe jo mandati apo karrigia e radhës. Rëndësi ka që unë jam në frontin e luftës politike të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Për Shqipërinë Evropiane”, për shtetndërtimin dhe mbështetjen e reformave të qeverisë, pavarësisht se ku do jem pas 21 qershorit”, – theksoi ai.

Qazim Sejdini shprehet se dorëheqja e kryebashkiakut të Pogradecit është qëndrimi i tij personal.

I di vetë zoti Shkëmbi ato punë. Ai ka bërë një thirrje, është problem i tij dhe qëndrim thjesht personal”, – tha ai.

I pyetur nëse do të jetë pjesë e garës së 21 qershorit, Sejdini tha se:

Unë do të jem pjesë e garës për aq kohë sa të më dojë partia dhe populli. Unë nuk jam pjesë e dorëheqjeve. Kam një mandat, do ta çoj atë deri në fund. Do ta vazhdoj me nder ose do ta lë me nder, këtë e di partia dhe qytetarët e Elbasanit. Por bashkë me qytetarët ama, jo vetëm partia”.

Edhe për kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun, i cili shënon dhe rekordin në këtë post me plot katër mandate, vendimi i kolegut të tij është personal.

Është një vlerësim personal i zotit Shkëmbi, e vlerësoj për atë që bëri. Nuk mund të them gjë tjetër”, – pohoi Topçiu. I pyetur për mesazhin e Shkëmbit se: “S’kemi lindur për t’u plakur në karriget që na kanë thënë të tjerët”, kryebashkiaku i Maliqit tha se këtë e vendosin votuesit.

“Këtë e vendos votuesi. Nëse populli apo struktura vendos që nuk do të jesh më, nuk do të jesh më. Por kjo nuk vendoset kështu”, – deklaroi ai./b.l

8 komente në “Kryebashkiakët socialistë me tre mandate: Nuk ikim”

  1. Roni- says:

    Pune rilindasish
    Jane veshtire per tu kuptuar keta rilindasit.

  2. njeri says:

    Maxhoranca duhet ta bej ligj deri para zgjedhjeve (propozimi i Finos eshte i drejte), çdo i zgjedhur per organet e psuhtetit qoft qendror qofte local sduhet te kalojne me shume se dy mandate!

  3. emigranti says:

    Ne USA ku ka qytete miolineshe ka nje ligj qe kryetari i bashkise nuk mund te qendroj me shume se 2 mandate dhe mendoj se tek ne do te ishte shume mire te kishim te njejtin ligj.Edhe uji kur rri gjate ne nje vend qelbet.Tek ne dihet boterisht pa perjashtim se kryetaret e bashkive kane bere leke ne keto 25 vite demokraci. Te jepte nje leje ndertimi sikur ja ka lene baba dhe te merrte miliona pasi bente llogarine e atij qe do te ndertonte dhe e dinte se sa do te fitonte.Ka raste te tjera skandaloze ku pronarit me dokumenta i tregonte se eshte oborr shkolle dhe do kompesohesh kurse njerezve te familjes ia jepte kete truall per ndertim.Pra shkelte ligjin per shtetin dhe krijonte konflikt midis pronarit dhe zaptuesit.

    1. Blendi Malinj says:

      Vetem per presidentin ka kufizim mandati ne USA..Te kufizosh te drejten e tjetrit per tu zgjedhur eshte shkelje e Kushtetutes. Vetem me vendim gjykate mund ti hiqet e drejta per te zgjedhur apo per te zgjedhur nje personi. Kjo eshte shprehje e mentalitetit diktatorial te Rames qe nuk njeh kushtetute, ligj por vetem interest e tij. Po ti shtosh kesaj se kufizime te tilla trumpentohen nga nje individ qe donte te vdiste ne karrigen e kryebashkiakut te Tiranes kjo e ben situaten shume tragjike per fatin tone.
      Ne qofte se Rames I vjen turp te shkoj ne zgjedhje me disa nga keta kryetar bashkish atehere te dorzoje edhe detyren e tij se nuk duhet te harroj se erdhi ne ate karrike edhe me mbeshtetjen e pakyrsyer te ketyre njerzve.

  4. isufi says:

    Fadil kur e kerkon partia duhet patjeter ta pranosh doreheqen por mos haro del e takoje ata te LSI se duhet me patjeter ti kthejne te miran qe i ke bere.(i ke punesuar shume elektorat ne bashki qe ne asnje bashki nuk ka ndollur ky punesim )
    keshtu ata te LSI te kantidojne se menaxhimin e njerzeve e ke bere shume mire deri ne keto momente kete radhe nuk ke vetem Kocon por edhe Gledin

  5. cubel breca says:

    shikoni shikoni,,,nuk duan te len karriket duan te rrin gjith j jeten sepse sjan te ngopur akoma,,,,,EDI RAMA;;;une jam nje simpantizan i ps ,,,kam qene dhe kryetar komisjoni i ps,,,,dhe me 7 te qepura ne kok i goditur nga hajdutat,,kriminelat,,e kriminelit sali ,,,po shikoj dhe po lexoj,,,qe shum kryetar bashkish qe kan nga 2,3,mandate nuk largohen,,,,por une do te thosha,,,qe merr nje skavator dhe shkuli me gjith bashki dhe hidhi atje ku e meritojn por mos harro dhe ,,,VANGJUSHIN ,,,E DURRESIT,,,zhduki te gjith ketaqe kan nga 2,3,mandatese i quajn veten si te paprekur,,,,,SHIKO VETEM NGA BREZI I RI,,,qe kan mbaruar studimet ne universitetet me te mira te europes,,,,,,VETEM ME KETE TE RINJ DO ECESH PERPARA,,,ndryshe me keta,,,,PLEQT E KRUJES,,,JE I HUMBUR 100 PER QIND

  6. fresku says:

    Leshojeni karriken, se nuk e keni marre me tapi si te majte dhe te djathte, boll hengret, leruani vendin te rinjeve, te ecin dhe ata, po kaq e embel eshte e shkreta se nuk e leshoni dot,i bejme thirrje Rames le te vendose te tjere, se ndryshe Rame te mori fera uraten, se te jete per keta dhe kur te behen plak me shkop ne dore nuk levizin nga vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje