PD kërkon "kokën" e Koço Kokëdhimës. Reagon deputeti socialist

25 Shkurt 2015, 11:20Politika TEMA

Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit për deputetin Koco Kokëdhima me pretendimin se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që kishte marrë mandatin e ligjvënësit.

Jorida Tabaku me një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike ka arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e dokumenta, pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në PD, se deputeti Koço Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit. Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka dorëzuar kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koco Kokëdhima, bazuar në Kushtetutën e vendit.

Ne kemi arritur në konkluzionin, bazuar mbi fakte e argumenta e pas një pune disa mujore hulumtimi e hetimi, të bërë nga departamenti anti-korrupsion në Partinë Demokratike, se deputeti Koco Kokëdhima ka përfituar fonde publike nga pasuria e qytetarëve të vendit.

Kjo është rreptësisht e ndaluar nga Kushtetuta dhe sjell automatikisht përfundimin e mandatit të tij.

Eshtë provuar nga ne, se deputeti përfiton fonde publike prej shtatorit të vitit 2013.

Ka qënë media e para qe ka zbuluar disa detaje të këtyre kontratave dhe me pas ekspertët e departamentit te antikorupsionit kanë bërë hetime të hollësishme në thesarin e shtetit nga ku ka rezultuar se ‎janë të pakten 150 raste të kalimit të parave në llogaritë e deputetit Kokëdhima.

Vijmë këtu, bazuar në nenin 69, 70 dhe 71 të Kushtetutes ku parashikohet qartë se mandati i deputetit përfundon në rast se ai ka përfituar fonde publike.

Provat janë të qarta, janë të depozituara në Kuvend dhe ne i kërkojme Kryetarit të vërë në lëvizje një orë e më parë kerkesen tonë dhe të zhvilloje procedurat e parashikuara nga ligji, rregullorja, kushtetuta dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese, si në rastin e deputetit Ilir Beqja”, theksoi Tabaku. /gj.k/

Koço Kokëdhima iu përgjigjet akuzave të PD-së: Aksionet e Abissnet i kam shitur një vit më parë

 

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike.

Ai thotë se ka një vit që i ka shitur aksionet e kompanisë Abissnet.

Megjithatë, ai shprehet se kontratat e kësaj kompanie, për të cilat u akuzua nga ana e PD-së, janë nënshkruar që në kohën kur në pushtet ishte Berisha.

Dëshiroj të sqaroj opinionin publik në lidhje me shpifjet e bëra sot nga Partia Demokratike dhe kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit tim si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin absurd se paskam përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë “Abissnet sh.a”.

Në lidhje me këtë çështje dëshiroj të sqaroj opinionin publik se nga muaji Shkurt i vitit 2014 nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Nga data 06.02.2014 i kam shitur të gjitha aksionet që kam pasur në këtë kompani, fakt ky që mund të vërtetohet fare lehtë nga QKR. Për kontratat e lidhura nga “Abissnet sh.a” me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimit të internetit, përpara se unë të zgjidhesha deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kohë kur unë isha aksionar i kësaj shoqërie, çdo gjë është bërë në mënyrë transparente, konform ligjit dhe çdo kontratë është lehtësisht e verifikueshme.

Kontratat, për të cilat aludon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha, në kohën kur unë nuk isha zgjedhur deputet. Nënshkrimi i këtyre kontratave parashikon një kohëzgjatje 12 mujore. Kjo do të thotë që kjo shoqëri nuk mund të zgjidhë kontratat me subjektet përkatëse, vetëm sepse një aksionar bëhet deputet. Shoqëria “Abissnet sh.a” nuk mund të prishte në mënyrë të njëanshme kontratat që kishte lidhur me institucione të ndryshme shtetërore.

Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se shoqëria “Abissnet sh.a” nuk ka lidhur asnjë kontratë të re me institucione shtetërore dhe nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga buxheti i shtetit që nga koha kur unë jam zgjedhur Deputet i Republikës së Shqipërisë e deri në momentin që kam shitur aksionet.

Partia Demokratike ka paraqitur sot pretendimit se shitja e aksioneve në Shkurt të vitit 2014 është bërë me një kontratë jo noteriale. Unë ftoj të gjithë opinionin publik dhe në veçanti përfaqësuesit e opozitës që të lexojnë ligjin për shoqëritë tregtare aksionare, i cili e shpreh fare qartë se shitblerja e aksioneve është e lirë dhe mund të bëhet në një nga format që parashikon ligji, siç kam vepruar unë dhe siç e ka konfirmuar edhe QKR, e cila në datën 07.02.2014 ka njohur transferimin e pronësisë së aksioneve të mia tek aksionerët e tjerë.

Shpreh keqardhjen që opozita merret me shpifje dhe aludime, duke tjetërsuar çdo të dhënë dhe informacion në lidhje me personin tim. Kjo strategji e opozitës për të shpifur ndaj personit tim do të marrë një përgjigje të drejt për drejtë dhe konkrete nga unë si në çdo rast edhe këtë radhë. Jam i hapur për çdo pyetje, sqarim, dokument dhe çështje në interes të opinionit publik. Gjithashtu jam i hapur ndaj çdo procedure që do të gjykojë të arsyeshme Parlamenti i Republikës së Shqipërisë”, thotë Koëkdhima në reagimin e tij.

49 komente në “PD kërkon “kokën” e Koço Kokëdhimës. Reagon deputeti socialist”

  1. timeta says:

    OPa Rama tani per kokedhimen do bjere ne gabim trashanik vetem per ta mbrojtur, situata eshte e ngjashme me Shqiperine e 2007 ku Berisha po mundohej te mbante karten e duarve te pastra me zor sepse i kishte lyer me gjak. Ne vitin 2016 do te kete nje tjeter Gerdec ne Shqiperi e situata do te jete si Shqiperia 2008. Keshtu ndodh kur premton drejtesi dhe mashtron nje popull.

    1. Labi Vlore says:

      PD-ja kerkon “Koken” e Koco Kokedhimes??Cilen Koke kerkon??Gazeta Tema te sqaroje Publikun.C’faredo “Koke” te Kocos te kerkojne,jam i sigurte se do marrin “Koken” e poshtme te zoterise deputet te PS-se.

      1. s.h. says:

        te lumte labi ….!

      2. e verteta says:

        Kerkon koke e Kocos?
        Mos se mbetet Koco Dhima pastaj po ja moren koken

    2. Besa says:

      Kokedhima nuk ka nevoje ta mbroje askush…. eshte i paster dhe i ndershem, kushdo qe thote te kunderten eshte thjesht nje mosmirenjohes per punen e tij.

    3. Tironci says:

      amon vec ta heqin se ka fillu rendshem tu bo lobim per hashashin. kam pershtypjen se coc eshte lidhur me grupe trafikantesh qe mezi presin te legalizohet hashashi dhe pastaj ta shohesh shqiperine republika e hashashit.

      1. lordi says:

        po se nga hashashi i ka ngel kocos te pasurohet? apo ti futet grupeve te trafikimit? apo mendon se ka nevoje per pak adrenaline ne jeten e vet ? hahah po kete teorine e hashashit e keni mbrojtur ju vete deri para pak kohesh ore.
        nje mendje e vogel i sheh gjerat deri aty ku i arrin dritehija e shkurter, nuk i sheh ne nje plan me te gjere, perfitimet qe do kete per shtetin e gjithe kjo, investime, vende e pune e cdo gje e lidhur zinxhir.

    4. Bankieri says:

      HAHAAAAAAAAAAAA po ce do koken e ketij idjoti ?Apo ka koke e fytyre te bukur ky?Koka e ketij as pace e as pasterma sbehet se eshte bosh.Vini o nje titull tjeter se na duket sikur koka e ketij idjoti ka dal ne ankand.

      1. arjoni says:

        ju keni koken e …. te berishes me surratin e vet prej magjistari si ne kartona. hhahahaha ju jeni komplet qesharak nuk e merni me pushtetin mos u shklyni tu be mesazhe

    5. Sara says:

      I gjith ky qe po behet ka vetem nje shpjegim, Saliu pasi nuk mund te behet dicka ka vendosur te shpif, shpif shpif se dicka ngelet…e di si eshte kjo pune, Sales po i iken truri per inisjativen e deputetit lidhur me canabisin, per inisjativen qe mos te futen me ne burg femijet qe kapen me nje cigare hashash.
      Deputeti do rritje ekonomike dhe kete Salen e cmend

    6. fjona says:

      po ska nevoje ta mbroje askush kocon as ne kete rast e as ne ndonje tjeter, jo per gje por ai qe ka pak dije ne kete fushe e kupton qe kjo akuze eshte peme pa kokrra e PD, se i trembet punes qe realisht po ben ai si deputet ose se nuk u beson syve. pervec kesaj Keta te PD pervecse shpifin cfare realisht po bejne???? se pjese e pushtetin jane dhe keta, apo mendojne se detyra e tyre este te bejne bla bla bla?

    7. sofie says:

      Nje person i zgjuar e kupton direkt pse behet kjo pune, sepse nqs legalizohet canabisi do te rritet GDP, ME 3 FISHIN DHE SIGURISHT KJO NUK I lEVERDISE Sales qe e do Shqiperine e shkatruar si e ka ber ne gjith keto vite

      1. Tironci says:

        sigurisht rritet gdp-ja dhe shkerdhehen nga trute e kokes shqiptaret.

    8. mato says:

      PD nqs keni fakte nxirrjani ne publik kocos boll lehet gam gam me fjale boshe

    9. anisa says:

      filluan qente e saliut te lehin, po si nuk thate njehere nje te vertete more mjerane

    10. dori says:

      koco je i madh, i cmende te gjithe me kanabisin, vazhdo coje deri ne fund nismen pa bam le tja beje komshija ?

    11. antonela says:

      po ca jane keto perralla more aman, edhe kjo fycka si del njehere dhe thote genjeshtra me bisht

  2. endri says:

    po ne a mund ti dime provat ?

    apo do ti perdorni si mjet presioni?

  3. Roni- says:

    Ti genjen moj “Mashtruese” Koco eshte “rilindas” nuk eshte e Vertete,te gjithe Rilindasit jane te ndershem

    1. Doules yeeftos says:

      Roni & Jorida me gjithe kryetarin e tyre mund te marin koken e vogel te Koços

  4. altin says:

    Jorida, publikoni provat se na çate tra*in me aludime ! Ndryshe nuk ju besojme.

    1. tos says:

      lexoni provat ne balkanweb.com

      1. Alban says:

        Ska nevoje te bredhim n eper gazeta apo website !!!
        PD nqs eshte parti serioze le te jape provat ne menyre zyrtare.
        JO si plakat e keqia qe mbajne ne goje gjith fshatin….

      2. arjoni says:

        po ballkani i irfanit qe eshte shklyer duke vjedh me bashen

    2. tos says:

      lexoni provat ne balkanweb.com se tema nuk i nxjerr nga frika.

    3. prokurori says:

      Ja ti publkoi provat ty, e ca?… ato i kane cuar aty ku ka rendesi, ne kuvend. Te shohim Liken si do e perdredhi kete here bishtin

  5. Sara says:

    po provat ku jane? apo ne mendjen tuaj? me fakte ku eshte nje dokument i vetem qe te shkruhet se Koco Kokedhima ka biznes, qe eshte pronar ?
    po mblidhni mendje e kokes ore, se lat nam. Lerini njerezit te punojne

  6. ILIRET says:

    Epo mire, c’te keqe ka. Njeri do ti mare tenderat. Cfare fitove ti?

  7. arjoni says:

    kocos i han mutin kta jan dhjer ne brek se me punet qe po ben do 3 fishohet buxheti i shtetit e ca do thot lulka me berishken

  8. salem says:

    Po te degjosh PD,ben “gabim” te besh ndonje pune,se ajo e do rrumpalle si ne kohen E Sali “trimit”qe s’la gje pa vjedhur.
    Shtohet edhe Tomba “ne lini te vjedhiiiiiiiim !!!!”.
    Kocos mos ja keni friken se eshte i mbrojtur.

  9. Suferina says:

    Lexova shkrimin dhe komentet qe fatkeqesisht me cojne tek nje e shkuar e afert e banditeve te Berishes qe mos ardhte me kurre. Problemi i Kokedhimes nuk ka asgje socialiste dhe te majte vec mbrojtjes qe ai kerkon prej politikes. Turp per Ramen qe merr nen mbrojtje bandite te tille.

  10. Ilir says:

    Patjeter qe ballafaqimi me fakte eshte detyre per akuzuesin, kushdo qofte. Por kapja e subjekteve strategjik te Ekonomise Shqiptare, sic Albpetrol Sh.A. ku Administrator i Pergjithshem eshte vendosur ish-menaxheri juridik i Firmes 2K eshte domethenes dhe nje perfitim i permasave te pakrahasueshme me ato me siper. Kuptohet qe te vendosesh ne kete vend – kyc nje person qe s’ka aspak lidhje me Naften Shqiptare, as edhe familjarisht, por qe Dje ishte ne sherbim direkt te K.K. eshte nje veprim “me qitje te larget”, oshetimen e se ciles e nxorri para kohe vete Ministri Damiano Gj. kur tha se brenda vitit 2016 privatizohet 100% Albpetroli(!!), nderkohe qe koncesionet ku direkt lidhen interesat e Saliut(te bera ne kohen e Saliut), nuk jane prekur sot e kesaj dite=premtim i pambajtur i EdiRames me te tijte. Sic duket Edi me te tijte ia kane vene syrin, sic edhe parardhesi, te kete aksione ne kete pasuri strategjike me rentabilitet ekstra per Shqiperine dhe shqiptaret e saj.

  11. mucoja says:

    kocoja babai shpirteror i rames ! nje mashtrues dhe nje hajdut ordiner si kocua i ben dem partise socialiste dhe vendit ! hajduti i naftes nje palaco cirku!

    1. arjoni says:

      po pse albpetroli ka filluar te dali me fitim per buxhetin qe kur nuk e menaxhon me kriminaliteti i berish bythqirit apo ku di ti me lexu bilance ti di vetem me komentu me byrek para

  12. duan koken e koke dhime,…d.m.th.duan koken e dhjere ose koken e dhime,se per cfare ata e dine

  13. BARD HAXHIHYSENI says:

    KKETE MNYRE TE AKUZUARI NGA PD E KEMI DEGJUAR ME DHJETRA HERE .PO TE KISHIN FAKTE DHE HULUMTIME PER TE CILAT SHKRUAJN DO TI KISHIN PUBLIKUAR POE SI GJITHMON FOL FOL SE DICKA MBETET.LE TE PRESIM FAKTET DHE ME PAS TE SHPREHEMI LIRSHEM.PRISNI KUR PD DO TE SHPREHET ,FAKTET DO TI JAPIM NE MOMENTIN E DUHUR?
    BARDI
    ME SIGURI DO THOTE TEMA QE DUKET SI NJE DICKA E THENE DHE ME PAR
    TE FALA BARDI

  14. gimi says:

    kur lexoj shekullin kjo gazet me zgjuarsi dhe finesse ben politik kundra SHqiptare??!!

  15. margellic says:

    ishte fatale per qeverine rama , qe u perlye me kete kurven , ky eshte ropqir njeri, ky kurva e ka filluar aktivitetin e gllaberimit qe ne vitet 90-92 duke vjedhur pronen e naftetareve te patosit , duke vjedhur parkun e naftes, koco koco , ty do qir pragu.

  16. Miri says:

    Ja edhe kanakaret e Kokedhierit u hodhen ne sulm mbrojtes. Me mbeti merak se spo shoh mesazhin solidarizues te Etjones. Ndoshta mbeshtetjen ia jep ne darke. I heq stresin duke ngritur kembet.

  17. Akoma me salenp po meeremi says:

    Shoqëria Abissnet sh.a ka denoncuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dje ka deklaruar se kjo kompani është e favorizuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca për tenderat e fituara. Përmes rrjetit social ‘Facebook’ Berisha ka shkruar se “Kompania e sivllaut Koço, Abissnet, ka marrë ekskluzivitetin, me urdhër të Ramës, për furnizimin me internet të mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale.” Akuzat e Berishës janë të pavërteta pasi shoqëria Abissnet sh.a në kohën e qeverisë Berisha ka fituar shumë më tepër tendera se gjatë qeverisjes së kryeministrit Rama. Shoqëria Abbisnet sh.a i bën me dije Z. Berisha se Z. Kokëdhima nga shkurti i vitit 2014 i ka shitur aksionet e tij.

    Deklarata

    Shoqëria Abissnet sh.a kryen aktivitetin e saj në fushën e komunikimeve elektronike që prej vitit 2000. Që prej datës së themelimit, Abissnet sh.a ka qasur teknologjitë më të përparuara, duke ofruar në këtë mënyrë shërbim me standarde të larta teknike dhe si rrjedhojë, ka qenë operatori më i kërkuar prej konsumatorëve familjarë dhe bizneseve. Sot, nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Z. Sali Berisha ka përcjellë në publik një lajm të pavërtetë në lidhje me ofrimin e shërbimit të internetit prej shoqërisë Abissnet sh.a ndaj 176 institucioneve shtetërore, siç citohet prej Z. Berisha, i cili në këtë deklaratë e cilëson këtë shoqëri, si shoqëri të deputetit Koço Kokëdhima.

    Në lidhje me këtë lajm, shpjegojmë se Z. Koço Kokëdhima ka qenë aksionar në shoqërinë Abissnet sh.a deri më datë 06.02.2014, datë në të cilën ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër juridik. Në vijim, shoqëria Abissnet sh.a, si subjekt tregtar i së drejtës shqiptare, në respektim të parimit të lirisë së veprimtarisë ekonomike, ka marrë pjesë, duke konkurruar në mënyrë të ndershme dhe duke plotësuar të gjitha kriteret ligjorë, në disa prej prokurimeve publike që kanë organizuar institucionet shtetërore për shërbim interneti dhe telefonie. Shoqëria Abissnet sh.a është shpallur fituese nga procedura të rregullta prokurimi, prej 46 institucioneve shtetërore, dhe jo prej 176 institucioneve që citohen prej Z. Berisha. Ai në përcaktimin e këtij numri nuk i është referuar numrit të kontratave që ka nënshkruar shoqëria Abissnet sh.a, por numrit total të faturave tatimore mujore që janë lëshuar prej institucioneve shtetërore për ofrimin e shërbimit.

    Vëmë në dukje se pjesëmarrja e shoqërisë në tenderë publikë dhe nënshkrimi i kontratave është kryer pas datës 06.02.2014, duke mos cenuar në këtë mënyrë asnjë detyrim kushtetues apo ligjor. Në të gjitha rastet, Abissnet sh.a është shpallur fitues për prokurim me blerje të vogla (në të cilat fondi limit është jo më shumë se 400,000 Lekë), me përjashtim të tenderit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku fondi limit ka qenë 5,059,800 Lekë dhe shoqëria Abissnet sh.a është shpallur fituese në vlerën 1,890,000 Lekë. Nga 46 institucionet prej të cilave është shpallur fituese, shoqëria Abissnet sh.a, me 27 prej tyre, ka pasur marrëdhënie kontraktore edhe në vitet e kaluara, kur në krye të qeverisë shqiptare ka qenë Z. Sali Berisha. Vlera totale e të gjithë kontratave të lidhura pas datës 6 shkurt 2014, me 46 institucionet është 3,630,192 lekë, prej te cilës 2,934,000 leke është vlera e kontratave të lidhura për herë të parë me 19 institucione shtetërore, me procedura të rregullta prokurimi.

    Shoqeria Abissnet sh.a, ka klikuar në linkun e publikuar prej Z. Berisha, dhe konstaton që operatorë të tjerë të komunikimeve elektronike që veprojnë në Shqipëri janë shpallur fitues dhe kanë lidhur kontrata me institucione shtetërore me vlera mbi 20-30 fishin e vlerës totale të të gjithë kontratave që Abissnet ka nënshkruar. Ndërkohë që, Abissnet sh.a, pas datës 6 shkurt 2014, ka lidhur me 19 institucione kontrata shërbimi për herë të parë, me një vlerë totale 2,934,000 leke, e cila është sa 0.75 % e të ardhurave mesatare vjetore të shoqërisë të katër viteve të fundit. Kjo përbën një shifër të papërfillshme në raport me volumin e biznesit të shoqërisë. Abissnet sh.a thekson edhe njëherë, se pjesëmarrja e saj në prokurimet publike ka qenë e ligjshme, transparente, e ndershme , në pajtueshmëri me kërkesat dhe parimet ligjore, pa shfrytëzuar pozitën dhe pushtetin e asnjë pjesëmarrësi të politikës.

  18. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjakooo... says:

    Keto jane vjedhje te vogla te Kocos.

    Vjedhjen me te madhe me dhjetera milione euro po e ben ne Albapetrol me lejen e Rames. Ose ja ka marre me dhune.

    Unazen e Vlores ja dha fimes qe deshi.

    Po vjedh cdo zbulim ne Parkun Arkeologjik te Apollonise.

    Etj. etj. vjedhje ditore.

    Dhe po pergatit vjedhje me te madhe se ajo e Saliut me Rrugen e Arberit, ku 28 km rruge malore 7m e gjere do ta beje me nje firme kineze per 500 milione $ gjoja me koncesion, por qe ne fakt eshte kredi kineze.

    Tung!

    1. arjoni says:

      mos je qeparots nga tropoja ti ?

    2. Ku e ke marr kte info ? E kam fjalen per vjedhjen e “paramenduar” tek rruga e Arbrit se te tjerat i dime .

  19. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Ky personi tjeter juridik mos e ka emrin Brixhilda Kokedhima se mesa di une kocua per te mbajtur biznesin ka ndare edhe gruan e cila ne zgjedhjet e2005 kandidoi per Partine e Gjelber dhe mori lesht.Kocua eshte edhe pronar de fakte i Albpetrolit

    1. xherardi says:

      atij personit tjeter ti i lepin bycen mos u mer o popull i felliqur me koloset e biznesit se fal atyre njerzve u ngrit ajo pak ekonomi qe keni. lesht hani ju deshtak pa brek ne byth pa ata kan siguruar 7 breza me gjak e me djerse e kan mar njerez neper punra duke mbajtur familje me buk

  20. xherardi says:

    kto komentet pa asnje argument mos i ben mero me lapanjoset nje metrosh qe ka ne pune? apo i ben stafi 50 vetsh i paguar me leket tona qe mban berisha per te shar dynjan neper webe? vetem nje rrot k meret akoma me mhb e pd… ajo parti ka vdekur pergjithmone. RIP SALI VRASESI DHE LUL PEDERASTI. VDIQE TVIJ KOCO NE PD SE E DI MIRE CA INTELIGJENCE KA PO STE VJEN NJERI TY PERVEC BLEONA QERRETIT DHE ORIELA PROSTITUTES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje