Ilir Krosi: Duan të më njollosin pasi do kandidoj për herë të 4-t për Bashkinë e Peshkopisë

25 Shkurt 2015, 16:02Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Peshkopisë ka reaguar pas kallëzimit penal ndaj tij.

Ilir Krosi thotë se me këtë kallëzim duan që ta njollosin, pasi ai pritet të kandidojë për herë të 4-t për Bashkinë e Peshkopisë.

“Është një lajm surprizë, pasi ne nuk jemi në dijeni për një procedim të tillë.

Sigurisht INUK apo IKMT dhe cdo institucion tjetët kërkon dhe vazhdon të kërkojë informacione  për problematikat e ndryshme që ka qyteti  dhe ne kemi bashkëpunuar në mënyrë korrekte duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar, përfshirë këtu edhe INUK-ut.

Ky është një moment i trazuar politik, mediat po befasohen ose po pompohen me lajme të tilla të cilat në fund rezultojnë tullumbace.

Ndërtimet janë realizuar me leje nga organet përkatëse dhe nga KRRT e Bashkisë Peshkopi që janë lëshuar në vite.

Ka 4 vite që nuk lëshojmë leje ndërtimi pasi nuk kemi plan urban dhe po punojmë për përfundimin e planit. Ballafaqimet e fundit që kemi pasur më INUK kanë të bëjnë me disa avlli, me disa shtesa të vogla që kanë shkaktuar më tepër probleme sociale mes banorëve.

 Kam informacion që INUK ka mbajtur aktet e pzullimit dhe ka qenë në procedurë e sipër për secilin nga këto raste. Ne jemi të hapur dhe presim me qetësi ballafaqimin.

Jam në mandatin e tretë dhe jam kandidat potencial për Bashkinë Dibër me hartën e re terriotriale, kjo është falë një presioni pozitiv që kam nga elektorti dhe nga strukturat e PD.

Unë e pranoj sfidën, kërkesën e elektoratit për të pranuar përfaqësuar mandatin e tyre edhe në krye të Bashkisë Dibër,  por kjo nuk i pëlqen dikujt dhe përpqiqen që të na njollosin në media me akzua të tilla.

Gjithësesi unë jam i gatshëm të paraqitem para cdo organi ligjor. Jam i gatshëm dhe ta vërtetoj se jam i pafajshëm nda cdo akuze. Edhe punonjësit e bashkisë do të jenë të gatshëm të paraqiten për të dhënë shpjegime për cdo akuzë.

Këto janë momente për të cilat kjo qeveri ka vënë para administratës presionin e burgut dhe nuk do tja dijë si është situata e legalizimeve apo e planeve urbane, por këto do të sqarohen në momentin e duhur. Më vjen keq përplasjet dhe lufta politike po degjeneron në këtë aspekt ku persona të caktuar apo subjekte të caktuar përpiqen të eleminojnë kundërshtarët si në kohën e sigurimit të shtetit”, thotë Krosi./b.l

5 komente në “Ilir Krosi: Duan të më njollosin pasi do kandidoj për herë të 4-t për Bashkinë e Peshkopisë”

  1. drini says:

    kandidon per here te katert ??? hec aty !!! atehere ty te takon ta blesh peshkohamen ore shoku.

  2. TR says:

    Vetem qe do te rikandidosh per here te 4 meriton te futesh ne burg!!

  3. Gjorku says:

    O Kros ! o Kros ! Si u zu ashtu u sos !
    Po tè mendojmè se si ishte Peshkopia dhe si èshtè sot nuk ka nevojè tè gjènden shkaqet e kèsajè gjendje ! . Thjeshtè ky zoti Krosi me 3 mandatet e kryekomunarit. Janè tepèr zoti Krosi, shumè tym dhe pak rosto ! Nuk paska qènè pèr ty kjo detyrè !

  4. mario says:

    Nuk eshte nje cudi ,qe do vinte nje dite e tille do vinte, por kurr! . Ralitetin njerzit e dine ! nuk flasin se bien kushurinje te gjithe me njerin tjetrin interesat, frika e mafjes peshkopis, etj etj i bene kto njerze mos flasin . ralitetin e din te gjithe si ka qen gjendja ne peshkopi dhe si eshte sote.Edhe te majtet ne peshkopi kan njellosur emrin e kture qytetareve duke bere ate qe sduhej bere. POR SHPRESOJME QE KY VENDE I VJENE NJE NJERI QE BENE PUNE..PA KOMPLEKSE INTERESE MAFJE KORUPSIONE MASHTRIME NJEREZ QE MBAJNE NJERI TJETRIN VETEM PER TE MBAJTURE ANBJENTIN DIBRAN NE KEMBET E TYRE.ZHDUKJE INJORANCES VENDOSJE NJERZ ME INTELIGJENCE PREFESIONALE NE INTITCIONET ADMINISTRATIVE ,SHPON AMBJENTIN DHE JAP EDUKAT TE RINJEVE SE VJEDHJA DNOHET. LIGJI ESHTE MI I FORTE SE CDO GJE DHE ESHTE I BARABARTE PER TE GJITH.

  5. anonimous says:

    MOSSSSS!!! DIBRA DHE DIBRANET JANE TE DENUAR NGA ZOTI, PO KESAJ RRADHE ZOTI DO TI BEJE NJE MIRESI DIBRANEVE,DO TJUA HEQI KETE TE KEQE QE U KA MBIRE NE DERE. VENDI NUK DUHET TE DEGRADOHET ME SHUME SE AQ. QYTETI DUHET TE ZHVILLOHET DHE JO TE BEJE MBRAPA SI NE KOHET E MESJETES.IK SA ME PARE OJ FARE E KEQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje