DEBATET/ Konstituohet komisioni për dekriminalizimin. Spartak Braho: Ka kriminel më të madh se Sali Berisha?

25 Shkurt 2015, 16:30Politika TEMA

Konstituohet Komisioni parlamentar për Dekriminalizimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të drejtohet nga demokrati oerd Bylykbashi, ndërsa sekretar i tij u zgjodh deputeti socialist Ulsi Manja.

Në nisje të seancës opozita i ka rikthyer edhe njëherë akuzat për kriminalizim të parlamentit. Por  kjo ka sjellë reagimin e mazhorancës, e cila kërkoi që konkluzionet të dalin në fund të komisionit.

Për mazhorancën pika për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është pa sens, megjithatë ajo është e gatshme të punojë me opozitën për çka kërkohet.

Bylykbashi: Ndryshimet politike nxorën në pah rekorde kriminale. Besoj se ky komision do funksionojë me vullnet për t’i dhënë zgjidhje dekriminalizimit dhe zbatimit të vendimeve të gjykatave.

Balla: Prej ditës së parë qoftë PS qoftë LSI kanë shprehur dakordësi. Kolegët të bien dakord që t’i bëjmë në fund konkluzionet. Çështjet duhen adresuar. Edhe marrëveshja është bërë në këtë sallë të Komisionit të Integrimit siç po bëjmë dhe sot. Jo çdo gjë që thotë opozita është e drejtë. Të ngresh komision për zbatimin e vendimeve kushtetuese është njësoj si të thuash a do zbatojmë ligjin. Besoj e keni kuptuar 6 muaj jashtë kuvendit këtë gabim.

Ndërkaq  Spartak Braho deputet i LSI-së i ka kërkuar shpjegime opozitës se çdo të thotë persona me rekorde kriminale , duke u shprehur më tej se opozita po bën demagogji.

Braho: Në rezolutë janë nominuar 3 çështje, dy prej të cilave kanë zgjidhje. Pika tre, çfarë do të thotë persona me rekorde kriminale? Këtu ka dhe demagogji. Te heqim këtë cilësorin “ky është kriminel” se ju e keni të zhvilluar këtë. Nëse se hiqni unë do them në çdo mbledhje që kryekriminel është Sali Berisha

Bylykbashi: Puna e komisionit do ta qartësojë çdo të thotë rekorde kriminale

Nga ana tjetër opozita përmes deputetit Eduard Halimi tha se duke qenë se jemi para zgjedhjeve vendore duhet bërë gati një paketë ligjesh që të pengohet kandidimi i personave me precedent kriminal.

Halimi: Nuk do bëjmë hetime të personave pasi nuk kemi kompetencë, por për të hartuar dispozita ligjore që ato fenomene të mos përsëriten. Nuk kemi ndonjë mundësi këtu t’i fusim këmbët në një këpucë mazhorancës. Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë refuzuar. Kryetarët e partive janë duke përzgjedhur kandidatët, paketë ligjesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të kandidojnë persona me precedent kriminal. 

9 komente në “DEBATET/ Konstituohet komisioni për dekriminalizimin. Spartak Braho: Ka kriminel më të madh se Sali Berisha?”

  1. Gjirokastriti says:

    Talluni me popullin se keni gjetur.
    Keta sikur Jane ne opozite sikur nuk kane shumice.
    Ai vend as sot as kure nuk behet me……

  2. Ardi says:

    Po kur beri koalicion me Berishen, nuk ishte kriminel?!

  3. berti says:

    E vertete eshte, nuk ka kriminel me te madh se Berisha. Po zoti Braho ju keni qene 4 vjet ne koalicion me te, ne qeverisje. E dinit edhe atehere qe Berisa ishte kriminel, apo e keni marre vesh keto 22 muajt e fundit? Besoj se kete sqarim duhet t’ia jepni publikut

    1. Tironsi says:

      Krimineli me i madh i shqiptareve eshte vet Spartak Braho!Ky egoist rondokopi ka humbur c’do gje dhe tani fyen qe te gjithe.

  4. Emigrant says:

    Kete e thoni te gjithe por askush nuk mer nje nisme per ta cuar ne dyert e gjykates dhe nuk ka dale asnje prokuror ose gjykates qe ta therase qofte per nje gje me te voge.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk kam pare nje mazhorance me 80% te Parlamentit te degjojn nje Oerd Bylykbashi person qe kishte emrin me kredi te buta per blerje shpie dhe nje Halimi qe I uli kompetencat e Ministrise se Drejtesise dhe perdor dokumentacjone shteterore si fleterruferra.. P’se nuk shkojne ne Prokurori dhe te denoncojne keta deputete me c’eshtje te kriminalizuara..?!?! Kush jane keta qe dalin si Ish-Byroja Politike te bejne gjyq ?!?!

    Oerd Bylykbashi: Puna e komisjonit do ta qartesoje c’do te thote rekorde kriminale ????

    Oerd Bylykbashi, nje opozite e ballcamosur, do ti japi leksjone nje supermazhorance.. Ky pizivenk, do ti japi leksjon kokave te thinjura aty. Kemi fakte por nuk do ti nxjerrim thone..C’fare faktesh, ku jane ?? Komisjoni ngrihet kur dalin emrat e inkriminuar, jo kur ti thua: “Hajde ngrejme komisjonin dhe pastaj do dal me emra konkret”..

    Ore mazhorance..Akoma degjoni “KOMISJONE VESHI” ??
    Ore mazhorance..Akmo degjoni “KOMISJONE VRASJESH ME VRASESIN e 21 Janarit” ??

    Do ta beni kete vend apo talleni me popullin ne kete menyre kaq degraduese ?!?1

  6. kris says:

    krimineli i vogel vlereson kriminelin e madh.Per kete te dy jane modest.

  7. Gjithecka eshte “zhurme” nga g te inkriminuaritoja(mendoni per nje cast se goja eshte ne vendin e fundeshpines).Thone se ka njeres me precedente kriminale,duke paragjukuar te gjithe.vene theksin ne rekorde kriminale.mos valle duan te tolerojne elementet kriminale?Fatkeqesi per ne kujt ia kemi dhene voten.Nese duan parlament te paster,apo edhe administrate te paster,le te kalojne ne sistem zgjedhje mazhoritare.populli i njeh mire

  8. 1000000 autogola says:

    je ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje