Çasti i së vërtetës për Angela Merkelin

25 Shkurt 2015, 21:37Politika TEMA

Nga Joschka Fischer*

 

Në dy javët e fundit, dy krizat që po përballet Europa – në Ukrainë dhe Greqi – të dyja u përshkallëzuan. Në secilin rast, Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, ishin në zemër të përpjekjeve për të arritur një zgjidhje diplomatike. Ky është një rol i i për Gjermaninë dhe vendi nuk është mësuar ende me të.

Përpjekja më e fundit për të ndaluar luftën në Ukrainën lindore me mjete diplomatike kishte një jetë më të shkurtër sesa përpjekja e parë në shtatorin e shkuar. Marrëveshja e re – konkludoi, ashtu si ajo e mëparshmja, në Minsk – njohu de facto se Ukraina ishte ndarë me mjete ushtarake. Por se ku qëndron vija e ndarjes mbetet e paqartë, sepse presidenti rus Vladimir Putin mund të përpiqet të marrë portin strategjik të Mariupolit në Detin e Zi, duke i mundësuar Kremlinit të krijojë një urë tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë. Për më tepër, marrja e Mariupolit do të mbante të hapur mundësinë e pushtimit të Ukrainës jugore, përfshirë Odesën dhe shtrirjen e kontrollit rus në të gjithë Transnistrinë, enklavën ilegale të Rusisë në Moldavi.

Përmes përdorimit të vazhdueshëm të forcës ushtarake, Putin ka arritur qëllimin kryesor të politikës së Rusisë: kontrollin mbi Ukrainën lindore dhe destabilizimin në vazhdim të vendit si një i tërë. Në fakt, Minsk II është thjesht një reflektim për faktet në terren.

Pyetja mbetet, megjithatë, nëse do të kishte qenë më e zgjuar që të lihej fuqia e vetme që Putin merr seriozisht – Shtetet e Bashkuara – të kryente negociatat. Duke marrë parasysh konsideratën e pakët të Putin për Europën, kjo do të bëhet me shumë gjasa e pashmangshme, herët ose vonë.

Ende, pavarësisht rreziqeve të përfshira, është e rëndësishme që Gjermania dhe Franca, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe SHBA-në, ndërmorën këtë përpjekje diplomatike. Megjithatë iniciativa Minsk II ekspozoi pushtetin e dobët politik të Europës, ajo konfirmoi gjithashtu domosdoshmërinë e bashkëpunimit franko-gjerman, si dhe rolin në ndryshim të Gjermanisë brenda BE-së.

Vetë Merkeli reflekton këtë rol në ndryshim. Dhjetë vitet e saj në pushtet u karakterizuan kryesisht nga një periudhë e re gjermane Biedermeier. Dielli po shndriste mbi Gjermani dhe mbi ekonominë e saj, dhe Merkel e konsideroi atë si detyrën e saj më të lartë për të ruajtur sensin e shtetasve për mirëqenie duke mos i shqetësuar ata me politikë. Por domethënia e re e Gjermanisë në Europë i ka vënë një fund brutal periudhës së neo-Biedermeier të Merkelit. Ajo nuk i përkufizon më politikat e saj si ‘hapa të vegjël’; tani ajo i merr kërcënimet strategjike seriozisht dhe përballet me to ballazi.

Kjo është gjithashtu e vërtetë për krizën greke, në të cilën Merkel – pavarësisht imazhit të saj publik në Europën jugore – nuk ishte në të njëjtën mendjen me skifterët në partinë e saj dhe në administratë. Në fakt, Merkel duket se është në dijeni të rreziqeve të pamenaxhueshme të një dalje të Greqisë nga euro – ndonëse mbetet për t’u parë nëse ajo mund të mbledhë vendosmërinë për të rishikuar politikën e dështuar të kursimit të imponuar mbi Greqinë.

Pa një rishikim të tillë që ka si qëllim nxitjen e rritjes, Europa do të mbetet në mënyrë alarmuese e dobët si brenda dhe jashtë. Duke marrë parasysh sulmin e Rusisë në Ukrainë, kjo është një perspketivë e zymtë, sepse dobësia e brendshme dhe kërcënimet e jashtme janë të lidhura drejtpërdrejt.

Grqia ka treguar gjithashtu se kriza e euros është më tepër një krizë sovraniteti sesa një krizë financiare. Me zgjedhjen e fundit të partisë Syriza anti-kursim, votuesit grekë dolën kundër  kontrollit të jashtëm mbi vendin e tyre prej trojkës (KE, BQE dhe FMN), Gjermanisë dhe kujtdo tjetër. Ende, nëse Greqia do të shpëtohet prej falimentit, do të ketë vetëm paratë e taksapaguesve të huaj për të paguar. Dhe do të jetë thuajse e pamundur të binden taksapaguesit europianë dhe qeveritë për të ofruar miliarda euro të tjera pa garanci të verifikueshme dhe reforma të nevojshme.

Konflikti grek tregon se bashkimi monetar evropian nuk po funksionon sepse sovraniteti i legjitimuar demokratikisht i një vendi ka ndeshur me sovranitetin demokratikisht të legjitimuar të shteteve të tjera. Shtetet-kombe dhe një bashkim monetar nuk qëndrojnë mirë bashkë. Por nuk është e vështirë të kuptohet se, nëse duhet të ndodhë dalja e Greqisë, i vetmi fitues gjeopolitik do të jetë Rusia, ndërsa në Europë kushdo do të humbë.

Ndonëse rreziqet gjeopolitike deri me tani mezi janë shfaqur në debatin gjerman, ato ia kalojnë në peshë çdo rreziku të politikës së brendshme në daljen përfundimisht i larë me publikun gjerman. Greqia, u duhet thënë gjermanëve, do të mbetet një anëtare e eurozonës, dhe ruajtja e euros do të kërkojë hapa të mëtejshëm drejt integrimit, deri edhe në përfshirje të rikonstruktimit të transfertave dhe borxhit, duke prezumuar se institucione të përshtatshme janë krijuar.

Një hap i tillë kërkon guxim, por alternativat – vazhdimi i krizës në eurozonë apo një kthim në një sistem të shteteve-kombe – janë shumë më pak tërheqëse. (Gjermania ka një parti të re nacional-konservative synimi i deklaruar i liderëve të së cilës është të ndjekin një politikë të huaj para-1914). Në pikëpamjen e ndryshimeve globale dramatike dhe kërcënimit direkt ushtarak ndaj Europës të paraqitur prej Rusisë së Putinit, këto alternativa nuk janë aspak alternativa, dhe ‘problemi’ grek duket jo i rëndësishëm.

Merkel dhe presidenti francez François Hollande duhet të ndërmarrin edhe një hërë iniciativën dhe  ta vënë më në fund eurozonën në një themel të shëndetshëm. Gjermanisë do t’i duhet të lëshojë komandën e vet të dashur mbi paratë dhe Francës do t’i duhet të dorëzojë pak nga sovraniteti i saj i çmuar politik. Alternativa tjetër është qëndrimi pasiv duke parë nacionalistët e Europës të forcohen, ndërsa projekti evropian i integrimit, pavarësisht gjashtë dekadave sukses, i afrohet edhe më shumë humnerës.

*Project Syndicate-BIRN

10 komente në “Çasti i së vërtetës për Angela Merkelin”

  1. Ben Dibrani says:

    Duket nje moment kritik, per Europen jo thjesht per Gjermanine e cila ka barren kryesore per shkak te potencialit te jashtzakonshem ekonomik, ta menaxhoje kete krize te dyfishte. Ukraina (dhe Europa) nuk mund te ptanojne humbjen e gjysmes se territorit te saj te shqyer nga Ruset qe duke bere kete, e kane defaktorizuar ate shtet dhe jane vendosur ne nje raport karshilleku me Europen pergjithesisht dhe Gjermanine vecanerisht. Greqia eshte tashme nje bajge e pamenaxhueshme sepse ata jane mesuar me dhjetra vjecare te jetojne ne menyre parazitare dhe ky i fundit i vuri kapakun papergjegjshmerise. greket nuk duan te shlyejne borxhet por i duhen borxhe te tjera, tatpjeta eshte e sigurte por cfare dhe deri ne c’mase do te rrokullise te tjere me vete. Askush nuk e di. Ruajna Zot nga me e keqja!

    1. lep says:

      O palle. Ajo gjysma tjeter jane ruse dhe nuk duan te jene langaraqet e Evropes e Shba-se si ato qe tani kane fillu protestat se po u ulen rrogat, pensionet po ju rritet energjia. Ukraina e ka problemin me neo-nazistet qe moren pushtetin dhe SHBA-ne qe i mbeshteti.

  2. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Europa more Joshka nuk mundet kurre me u bo Superfuqi ne arenen botnore.
    Amerika, Rusia, Kina dhe India,jan kater superfuqite.
    Gjermania eshe e fuqishme ekonomomikisht,por shum larg per me u bo Superfuqi,ajo do te perpiqet qe se bashku me Francen te marrin rol udheheqes ne Evrop,or jo ne bote.

  3. gjyshi says:

    Populli sovran votoi Tsipras ,
    por qe eshte i detyruar te beje ç’TI

  4. gjyshi says:

    Populli sovran votoi Tsipras ,
    por qe eshte i detyruar te beje ç’TI thote trojka .
    Populli qe e votoje nuk llogaritet Fare .
    Ata [ populli ] jane thjesht Numra .
    Perse i harxhuan leket per votime Greket ?
    Kush vendos sot mbi fatet e popullit grek ?
    Troika .

    1. gjyshi says:

      Nje nga Baballaret e europes dhe i Euros ,
      ish Presidenti Frances
      Valery Giscard D’estaing ,
      ne nje interviste dhene Gazetes prestigjose Les Echos ,
      Tha :
      I Vetmi solucion per Greqine eshte
      Dalja nga Euro .
      Sepse duke qemdruar ne Euro Greqia nuk munde te rinise ngritjen e Ekonomise ,
      Shkak , Moneta e forte Euro .
      Sipas D’estaing kjo nuk sjell shqetsim per europen ,
      duke pare qe ka edhe shtete te tjera qe jane jashte Euros ,
      Dhe te Rikthehet ne Euro kur ajo te Jete ” shendoshur ”
      ekonomikisht .

      Kjo interviste eshte Ekstremisht e rendesishme ,
      duke u dhene nje mesash te qarte ,
      parazitave te BRUKSELIT ,
      QE nuk eshte nevoja te mbrojne te pambrojtshmen [ euron]
      Dhe sikur mos te mjaftonte kjo interviste ,
      vjen 24 ore perpara Drames publike te bere nga Eurostat
      mbi deflazionin e EUROPES ,
      QE TANI TRIUMFON NE TE GJITHA SHTETET E europes
      PERVEç BRTANISE QE PO JETON BUMIN
      E SAJ HISTORIK .
      [ BRITANIA NUK ESHTE NE EURO ]
      OSE SIç THA Fassina ,
      kur ishte pergjegjes i ekonomise italiane :

      Renia e Euros do te jete humbja me e madhe ,
      e SINISTRES ITALIANE , e partise sime ,
      qe e donte me çdo çmim

    2. Tironci Lugano says:

      gjyshi
      Nuk eshte ashtu sic e mendon ti.Greqia i ka marre ato para dhe duhet ti kthej pas.Kur i moren ishin te embla, tani per ti dhene jane te tharta, e voton populli.Teori e bukur kjo.

  5. tfgs says:

    J.Fischer: ”………Merkel duhet te rishikoi politiken e kursimit te imponuar mbi Greqine.
    Na dalin ketu disa komentues[totalisht sunitoshqipfoles si Zike arapi and company] e na bejne kompetentin duke analizuar ekonomine greke dhe ”katastrofi”-ne e Greqise!!!! te cilet e lusin ketu e 5vjte,pavaresisht se aty ngopin zorren me buke 700mije koke gyzele apo tin Alvania……..

    1. Albani says:

      σκατοφάγος, αντε γαμησου μαλακα
      se na ke çarë [email protected] !

  6. Mallakastrioti says:

    @@respekt per Joshken, sepse ka prekur gjerat ashtu sikur jane dhe jo sikurse duam.
    1-sa per greqine, me keqardhje e themi por duhet te kishte dale vete nga Euroja…me mire nje “Dhembje” e shpejte se sa nje “lengim” i gjate ne Shtratin e agonise…
    2-greqia, sa do te kursej,c´fare do te Kursej po nuk pate???
    3-parate qe merre greqia nga europa, jane thjeshte per te mbajtur shtetin ne Kembe:paguhet ushtria, administrata, pensjonet…leket nuk bien ne dore te njerezve te thjeshte…pra “ndihma” Europjane per greqine eshte si te “Koshe me luge” nje Pacjent qe eshte i destinuar te Vdes, dhe eshte ne Gjendje te rende..pyetja eshte kur do te ndodhe vdekja???
    4-Pra ekonomia greke ka Vdekur “Klinikisht”…cila eshte zgjidhja??
    5-Ndihmat qe jepe se fundi Europa per greqine jane thjeshte POLITIKE,Europa nuk i di akoma Pasojat e daljes se Greqise nga Euroja,dhe me keq akoma Skenare destabiliteti qe do ti kushtonte Shume europes..dhe me keq akoma do ti kushtonte edhe Zonjes Merkel Karrjeren e saj politike.
    Urojme qe gjitoni yne Jugore te “Kurohet” sa me shpejte..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje