Me poshte eshte dosja e plote e Partise Demokratike depozituar ne Kuvendin e Shqiperise e cila kerkon ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetin Koço Kokëdhima.
KERKESA PER MOCION
DREJTUAR: Kuvendit të Shqipërisë
KËRKUES: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike – më shumë se 1/10 e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë
LËNDA: Kërkohet ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetin Koço Kokëdhima.
BAZA LIGJORE: Nenet 70 dhe 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 7 e 13 të Rregullores së Kuvendit dhe neni 28 i Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
_________________________________________________________________
Që në muajin Gusht 2014, janë bërë publike fakte që provojnë se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Koço Kokëdhima, ka ushtruar mandatin e deputetit në kundërshtim me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 70 të Kushtetutës, duke tërhequr fonde nga Thesari i Shtetit në llogari të kompanisë së tij private. Opozita parlamentare ka pritur që në përputhje me betimin e bërë përpara deputetëve dhe qytetarëve shqiptare për zbatimin e Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të vepronte menjëherë, për përmbushjen e detyrimit kushtetutes, dhe dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Fatkeqësisht konstatojmë se rruga e zgjedhur nga Kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare është ajo e injorimit të fakteve dhe mbylljes së syve para një skandali të tillë.
Në mungesë të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (mëë shumë se 1/10 e anëtarëve të Kuvendit), në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, në përputhje me nenet 70 dhe 71 të Kushtetutës, dhe neneve 7 e 13 të Rregullorës së Kuvendit, paraqet këtë mocion, me anë të të cilit kërkon ndjekjen e procedurave të konstatimit të papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima
Është në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e cështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këtë rast Kuvendi është i detyruar që të ndjek standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit, e për pasojë duhet të kishte alarmuar Kryetarin e Kuvendit dhe mazhorancën parlamentare, per të marrë masat e duhura ligjore, për të vepruar me shpejtësi dhe pa asnjë vonesë, në përmbushjen e detyrimit kushtetues.
I. FAKTE DHE RRETHANA
Nga analiza e dokumentave zyrtare rezulton se deputeti Koço Kokëdhima nëpërmjet shoqerise së tij “Abissnet sh.a.” ka përfituar fonde publik nga realizimi i veprimtarisë fitimprurëse të kompanisë së tij me organet publike, në kundërshtim me nenin 70/3 të Kushtetutës. Disa nga fondet publike të përfituara nga shoqëria tregtare në pronësi të deputetit Koço Kokëdhima paraqitet në linkun e mëposhtëm: http://ëëë.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/ABISSNET.
Duke nxituar të fshihnin këtë fakt të rëndë dhe shkelje flagrante të Kushtetutës, shoqëria “Abissnet sh.a.” në një deklarim për mediat u shpreh se: “Z. Koço Kokëdhima ka qenë aksionar në shoqërinë Abissnet sh.a deri më datë 06.02.2014, datë në të cilën ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër juridik”. Në fakt një deklarim i tillë “përputhet” edhe me ekstraktin e QKR (një kopje të të cilit e gjeni bashkëlidhur), ku pasqyrohet se më datë 07.02.2014 është regjistruar cështja CN-352180-02-14, e cila ka të bëjë me: “Depozitimi i vendimit të Asamblese së përgjithshme të ortakëve të shoqërisë 2K GROUP ku është vendosur – Blerja e 100% të aksioneve të shoqërisë ABISSNET sha. Depozitimi i kontratës jo noteriale datë 06.02.2014 për kalimin e aksioneve dhe si rrjedhojë shoqëria 2K GROUP mbetet me ortak të vetëm shoqërinë 2K GROUP”.
Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme se veprime të tilla janë kryer pas bërjes publike të fakteve për përfitimin e fondeve publike (“shitja” është bërë me anë të një kontrate jo noteriale), për të cilat do të hetojnë organet kompetente, por përsëri në të dyja rastet jemi përpara një shkelje që passjell mbarimin dhe pavlefshmërinë e mandatit të deputetit në kuptim të shkronjës “c” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, ku specifikohet se: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur vërtetohet një nga kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3”.
Është plotësisht e provuar nga dokumentat e Thesarit të Shtetit se shoqëria “Abissnet sh.a.” në pronësi të deputetit Koço Kokëdhima, ka përfituar fonde nga Buxheti i Shtetit[1] në të paktën 150 raste.
Janë më shumë se 150 transaksione që janë paguar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë nga Thesari i Shtetit në xhepin e Koço Kokëdhimës si deputet, sikur të marrim të mirëqenë pretendimin e tij se qënka larguar në 2 Shkurt 2014! Bashkëlidhur do të gjeni vetëm disa nga rastet e përfitimit të pagesave për shërbime të realizuara nga shoqëria tregtare “Abissnet sh.a.”, gjatë periudhës që z. Kokëdhima ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe përpara datës ku ai pretendon se ka “shitur” aksionet e tij (fatura të periudhës Dhjetor 2013 – Janar 2014). Ky fakt përbën shkelje flagrante të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ku shprehimisht përcaktohet se është e ndaluar kryerja e veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe fitimi i pasurive të këtyre.
Janë më shumë se 150 raste që Koço Kokëdhima ka tërhequr para nga Thesari i Shtetit për kompaninë e tij. Prandaj, në këtë rast, Kuvendi është i detyruar të ndjek standardin parlamentar dhe kushtetues të vendosur me vendimin nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese.
Shoqëria “Abissnet sh.a.” në deklaratën e vet për median, si dhe në Ekstraktin e QKR-së të shpërndarë, deklaron se: “Z. Koço Kokëdhima ka qenë aksionar në shoqërinë Abissnet sh.a deri më datë 06.02.2014, datë në të cilën ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër juridik”. Sipas këtij deklarimi pranohet haptazi se deputeti Koco Kokëdhima ka zotëruar aktivisht aksione gjatë periudhës Gusht 2013 – Shkurt 2014, pavarësisht se ka qenë i mandatuar si deputet (fakt ky që provohet edhe nga Ekstrakti i QKR-së). Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas nenit 71/2/c të Kushtetutës, ku parashikohet se: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2dhe 3.
II. LIGJI KUSHTETUES DHE PRECEDENTI PARLAMENTAR E KUSHTETUES
Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se:
“1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. 2. Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj. 3. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. 4. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.”
Neni 28 i Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, parashikon rastet e papajtueshmërisë me mandatit e deputetit:
“Deputeti: a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse; b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër; c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.”.
Nga ana tjetër, neni 71 i Kushtetutës parashikon se:
“1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.”.
Neni 13 i Rregullores së Kuvendit parashikon se:
“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet…. drejtohet nga Kryetari …Kuvendit dhe shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit….”.
Ashtu sikurse jeni në dijeni tashmë Kuvendi dhe Gjykata Kushtetutese kanë krijuar një precedent parlamentar dhe kushtetues në rastin e shqyrtimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqaj. Rasti që paraqitet për shqyrtim i deputetit Koço Kokëdhima është identik për nga shkaku, por disa herë më i rëndë për nga lloji i shkeljes.
Me vendimin nr. 44/2011 (rasti i deputetit Ilir Beqaj), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, është shprehur se:
“Papajtueshmëria me funksionin e deputetit nënkupton që deputeti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër përveç atij të anëtarit të parlamentit ose anëtarit të qeverisë. Në thelb papajtueshmëria përqendrohet në dy aspekte: e para lidhet me ndalimin për të mbajtur dy funksione publike, e dyta, me ndalimin për të mbajtur një funksion publik dhe një privat me karakter ekonomik (ose jo). Në të dyja rastet, ndalimi për të mbajtur dy funksione/detyra synon parandalimin e mbivendosjes së kompetencave të ndara tek i njëjti person ose organ dhe në këtë mënyrë moscenimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe si rrjedhojë të shtetit të së drejtës. Gjithashtu, ndalimi i ushtrimit të më shumë se një funksioni/detyre parashikohet për të garantuar edhe angazhimin e plotë dhe pa rezerva të funksionarit në kryerjen e detyrës së marrë përsipër prej tij, gjë e cila mund të reduktohej ose të bëhej e pamundur për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon kryerja e njëkohshme e dy detyrave nga funksionari.
Instituti i papajtueshmërisë mbron ushtrimin e mandatit të dhënë dhe garancitë e paanshmërisë së të zgjedhurit. Ai konsiston në pamundësinë juridike për të mbajtur një detyrë për të cilën subjekti është zgjedhur në mënyrë të vlefshme ose të zhvillojë disa aktivitete të caktuara të konsideruara nga ligjvënësi si të papajtueshme me mandatin elektoral. Për papajtueshmërinë, si koncept ndalues i kryerjes së më shumë se një detyre/funksioni, nuk është e rëndësishme nëse funksionari bie në kushtet e përfitimit për shkak të detyrës ose jo ose në konflikt interesi midis detyrës së tij dhe interesave privatë. Vetëm fakti i ushtrimit të dy funksioneve/detyrave (publike-publike, publike-private) mjafton që ai të konsumojë këtë ndalim. Deputeti nuk duhet të kujdeset për të ardhurat e tij gjatë kohës që ushtron detyrën, me qëllim përmbushjen sa më mirë të funksionit për të cilin ai është zgjedhur.”.
III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE DHE RRETHANAVE TË SKANDALIT
Në analizë të neneve të mësipërme të Kushtetutës së Republikës dhe ligjeve të tjera, që Kuvendi të fillojë procedurat për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetit, duhet të plotësohen 2 kushte:
1- Deputeti pasi ka marrë mandatin të jetë pjësmarrës në një kompani fitimpruresë;
2- Kompania ku është pjesmarrës deputeti të ketë përfituar fonde publike.
Nuk ka rëndësi as sasia e aksioneve që deputeti të jetë pjesmarrës, nuk ka rëndësi as numri i kontratave që ka nënshkruar, nuk ka rëndësi as shuma e parave që ka marrë nga taksapaguesit për në xhepin e tij. Edhe sikur 1 USD të ketë përfituar pasi ka veshur kostumin e deputetit, është i mjaftueshëm që Kuvendi t’ia kalojë cështjen Gjykatës Kushtetuese dhe më pas i takon asaj vlerësimii i provave.
Në rastin e deputetit Koço Kokëdhima, pas marrjes së mandatit, përfitimi nuk është 1 USD dhe transaksionet nuk janë 1, por të paktën 150. Janë 150 raste që paratë kanë dalë nga Thesari i Shtetit për në xhepat e kustumit të deputetit Koço Kokëdhima! Kaq mjafton që Kuvendi të nisë procedurat urgjente.
Ajo që parashikohet e qartë në neni 70/2 i Kushtetutës është ndalimi i ushtrimit të funksioneve të tjera nga deputeti menjehere pasi merr mandatin e deputetit. Neni 70/3 e konsideron të papajtueshme me funksionin e deputetit ushtrimin e “veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Ndalimet e tjera parashikohen me ligje të posaçme.
Nga këto dispozita rezulton se Kushtetuta jonë ia delegon ligjeve të posaçme rastet e papajtueshmërisë (neni 70/2). Ajo ka preferuar të vendosë ndalimin në rang kushtetues dhe ta cilësojë si të papajtueshëm me funksionin e deputetit ushtrimin e aktivitetit fitimprurës prej tij, kur të ardhurat nga ky aktivitet burojnë nga buxheti i shtetit. Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutbërësi, i cili ka patur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi e mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues. Nëse deputeti përveç pagës që do të merrte si i tillë, do të mund të merrte dhe të ardhura të tjera nga buxheti i shtetit për shkak të profesionit të tij primar, atëherë ky parim do të cenohej. Kjo i shërben parimit të shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe në fund të fundit parimit të demokracisë, ku çdo funksionar publik duhet të ushtrojë me të gjitha forcat dhe energjitë e veta detyrën për të cilën është zgjedhur ose emëruar, detyrë të cilën ai e ka pranuar me vullnetin e tij të plotë dhe të lirë. E kundërta mbart, natyrshëm, dyshime lidhur me besueshmërinë e publikut në cilësinë e përfaqësimit të tij.
Neni 70/3 konsideron të papajtueshme me funksionin e deputetit ushtrimin e “veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Nga dokumentacioni bashkëlidhur rezulton e provuar se shoqëria tregtare në pronësi të deputetit Koço Kokëdhima ka realizuar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të faturuara në të paktën 150 raste, vetëm në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit dhe ka përdorur një kontratë jonoteriale për shitjen e aksioneve të tij. Ky fakt bie ndesh me ndalimin kushtetues të parashikuar nga neni 70/3 i Kushtetutës dhe është tërësisht i mjaftueshëm për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Nga ana tjetër, paragrafi 2 i nenit 70 të Kushtetutës parashikon shprehimisht se: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.”. Një nga ligjet që parashikon edhe rastet e papajtueshmërisë me mandatit e deputetit është edhe ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Neni 28 i këtij ligji parashikon shprehimisht se: “Deputeti: a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse; b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër; c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.”.
Zotërimi i aksioneve në shoqërinë Abissnet sh.a deri më datë 06.02.2014, nënkupton që z. Kokëdhima ka qenë anëtar i Asamblesë së Aksionerëve, si një nga organet drejtuese të shoqërisë. Ky veprim përbën shkelje flagrante të ndalimit të parashikuar nga shkronja “a” e nenit 28 të ligjit nr. 9367/2005. Ndërkohë zotërimi i aksioneve deri më datë 06.02.2014 bie ndesh me shkronjën “c” të nenit 28 të po këtij ligji. Përsa më lart, në rastin konkret vërtetohen kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit, të parashikuara me ligj, në kuptim të nenit 70/2 të Kushtetutës.
Në bazë të nenit 71/1 të Kushtetutës mandati i tij parlamentar konsiderohet i fituar në momentin e shpalljes deputet nga KQZ-ja. Deputeti Koco Kokëdhima kishte detyrimin që në momentin e shpalljes së tij fitues nga KQZ-ja të shmangte çdo rast të papajtueshmërisë, duke përfshirë ndalimin e përfitimit të fondeve publike nga shoqëria e tij tregtare, por edhe papajtueshmërinë e parashikuar në nenin 28 të ligjit nr. 9367/2005. Deputeti ka përgjegjësi individuale për ushtrimin e detyrës së tij dhe nuk mund të justifikojë veprimet e tij jokushtetuese me situata të tjera jokushtetuese apo joligjore (sic është edhe veprimtaria politike e ILDKPKI-së, e cila duhet të kishte konstatuar tashmë këtë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit, por e “mirëkuptojmë” sepse është ekstremisht e zënë në aksione politike të urdhëruara nga ‘eprorët’)!
Në vendimin nr. 44/2011, Gjykata Kushtetuese është shprehur se: “Deputeti ka detyrimin që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, pavarësisht se kur bën betimin, të sillet si deputet”. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rastin e deputetit Koço Kokëdhima, sepse ai edhe pas shpalljes si deputet ka vijuar të përfitojë fonde publike dhe të zotërojë aksione në një shoqëri tregtare, si dhe të jetë drejtues dhe anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse.
IV. KONKLUZION
Bazuar në analizën në tërësi të dispozitave kushtetuese dhe ligjore relevante, fakteve dhe rrethanave të çështjes, Ekstraktit të QKR-së, arrijmë në përfundimin se deputeti Koço Kokëdhima ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga neni 70/2-3 i Kushtetutës dhe neni 28 i ligjit nr. 9367/2005 në të paktën 150 raste.
Në këto kushte, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhej me nenet 70 dhe 71 të Kushtetutës, dhe nenin 13 të Rregullores së Kuvendit, kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili të shqyrtojë papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, si dhe i kërkon Kuvendit të vendos për dërgimin e cështjes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetese.
Me bindjen se mocioni jonë do të merret në konsideratë dhe se Kuvendi do të zbatojë në këtë rast nenet 70 dhe 71 të Kushtetutës, si dhe precedentin kushtetues të vendosur me vendimin nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese, mbetemi në pritje të reagimit tuaj të shpejtë dhe pa vonesa të metejshme, si dhe me shpresën për rikthimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.
[1] http://ëëë.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/ABISSNET
PROVAT E FATURAVE TE PAGUARA
32,000
1/16/2014
1/16/2014
9.1066E+11
41,536
2/5/2014
2/6/2014
3.62107E+12
25,182
1/27/2014
1/28/2014
4.12109E+12
1/22/2014
1/23/2014
8.10101E+11
1/17/2014
1/17/2014
1.22795E+12
12/3/2013
1/16/2014
8.2795E+11
11,000
1/24/2014
1/27/2014
1.72804E+12
20,000
1/28/2014
1/28/2014
2.12365E+12
2/4/2014
2/4/2014
2/4/2014
2/4/2014
6.2111E+11
12/31/2013
1/9/2014
2.44101E+13
1/22/2014
1/22/2014
1/22/2014
1/22/2014
1/22/2014
1/22/2014
8.2111E+11
1/22/2014
1/22/2014
1/20/2014
1/20/2014
1.31012E+12
EKSTRAKTI I QENDRES KOMBETARE TE REGJISTRIMIT
EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR PËR TË DHËNAT E SUBJEKTIT “SHOQËRI ANONIME SH.A.”
GJENDJA E REGJISTRIMIT FILLESTAR
vlera nominale
510.661,001.000,0010. Të dhëna mbi shlyerjen e kapitalit 11. ObjektiKryerja e sherbimeve te internetit,email, ëebhosting, aboneteve te ndryshem, videokonferencat etj.Shitje,blerje,reklamim,promocionin e botimeve te ndryshme si libra ne formate te ndryshme,revista gazeta etje.Kryerja e cdo veprimi financiar e tregtar,qe lidhet drejteperdrejte ose terthorazi me objektin e veprimtarise se shoqerise Abissnet.Kryerjen e cdo operacioni tregtar dhe financiar qe ka te beje me shitjen dhe blerjen e objekteve, por duke mos kufizuar ne to: objekte arti; si ikona te periudhave te ndryshme,skulptura,piktura,skica,fotografi,etj; objekte arkeologjike te punuara ne bronx,gur,balt, etj; objekte antike si mobilje,libra,llambadare,abazhure etj.12. Përfaqësuesit ligjor
Afati i emërimit
Herjeta DeliajNga: 10/02/2014
Deri: 10/02/201713. Kufizime të kompetencave 14. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës
Afati i emërimit
Ylli AlimemajNga: 16/05/2011
Deri: 16/05/201415. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës
Afati i emërimit
Enkeleda Pura
Nga: 02/09/2013
Deri: 02/09/201616. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës
Afati i emërimit
Redi TelaNga: 02/09/2013
Deri: 02/09/201617. Eksperti Kontabël i Autorizuar
Afati i emërimit
Jaupaj-GNga: 01/06/2013
Deri: 01/06/201418. Aksioner
Kontributet e zotëruara
Përqindja e pjesëmarrjes
2K GROUP510.661,00
100,00
19. Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetitShkoder Shkoder SHKODER Lagjia Qemal Stafa, Sheshi 2 Prilli, Pallati Nr. 1 i njohur me emertimin “Xhenis”, Kati i dyte, Prane Rektoratit te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”.
Elbasan Elbasan ELBASAN Lagjja ”Lugj Gurakuqi”, Rruga ”11 Nëntori”, Pallati 75, Kati 1
Fier Fier FIER Lagjja ”Konferenca e Pezes”, rruga ”Jakov Xoxe”, pallati 105, kati i pare, Fier.
Korce Korçe KORCE Bulevardi Republika, Rruga Nuçi Gogo
Tirane Tirane TIRANE Rruga Bardhyl, pallati 12, shkalla 4, ap. 19.
Durres Durres DURRES Lagjja Nr. 6, Rruga Aleksander Goga, Pallati Nr. 390, Kati 1
Tirane Kavaje KAVAJE Shëtitorja “Indrit Cara”,perballe xhamise
Fier Lushnje LUSHNJE Lagjja “Skënder Libohova”,pallati 23,kati I,përballë elektrikut
Tirane Tirane TIRANE ISMAIL QEMALI P. ABISNET KAT I
Tirane Tirane TIRANE Rruga Durresit,perballe Ministrise se Arsimit.
Tirane Tirane TIRANE Rruga 5 Maji, magazine prane ish N.I.SH Kimikja
Tirane Tirane TIRANE Rruga “Ismail Qemali”, pallati “Abissnet”, kati i Tete.20. Të dhëna njoftuar vullnetarishtEmri Tregtar: ABISSNET
Telefon: 251311
Të Tjera: Depozitim i vendimit te aksionerit te vetem nr.1 date 25.06.2008 per miratimin e bilancit te vitit 2007 Depozitim i vendimit te aksionarit te vetem dt.26.05.2010 per caktimin e ekspertit kontabel te autorizuar Z.Gëzim Jaupaj me Nr.112 License dt.21.12.2000 ne vend te Z.Hetem Sulaj per auditimin e pasqyrave financiare te vitit 2009.21. StatusiAktiv
Lista e Dokumenteve:
Regjistrimi Fillestar:CN-047719-09-07
HISTORIKU I REGJISTRIMIT
Data e regjistrimit
Ndryshimi i te dhenave te regjistruara
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket individ:
eshte shtuar ortaku: (“Koço Kokëdhima”) Numri i aksioneve “3.300,00” Perqindja ne kapital “100,00” Kontributi ne para “3.300.000,00”
eshte larguar ortaku: (“Koço Kokedhima”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek administratoret:
Kane ndryshuar te dhenat per administratorin: (“Brunilda Foto”) , Kohëzgjatja deri ishte (“”) u be (“10/07/2007”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek keshilli mbikqyres:
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Ylli Alimema”) , Kohëzgjatja deri ishte (“”)u be (“10/07/2007”)
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Gentiana Jorgji”) , Kohëzgjatja nga ishte (“10/07/2003”) u be (“29/10/1999”)
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Gentiana Jorgji”) , Kohëzgjatja deri ishte (“”) u be (“10/07/2007”)
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Endri Puka”) , Kohëzgjatja deri ishte (“”) u be (“10/07/2007”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ekspertet kontabel:
eshte shtuar eksperti kontabel: (“Ethem Sula”) Nga data “29/10/1999”
eshte larguar eksperti kontabel: (“Hetem Sulaj”)
Lista e Dokumenteve:
Aplikim per ndryshime ne te dhenat e regjistrimit
Regjistrime te tjera sipas nenit 45 te ligjit per QKR
Dokumenti i autorizimit
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket individ:
eshte shtuar ortaku: (“Koço Kokedhima”) Numri i aksioneve “6.500,00” Perqindja ne kapital “100,00” Kontributi ne para “6.500.000,00”
eshte larguar ortaku: (“Koço Kokëdhima”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek administratoret:
eshte shtuar administratori: (“Koço Kokëdhima”) Nga data “12/07/2007”
eshte larguar administratori: (“Brunilda Foto”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek keshilli mbikqyres:
eshte shtuar anetari: (“Brunilda Çano”) Nga data “10/07/2007”
eshte shtuar anetari: (“Ylli Alimemaj”) Nga data “27/06/2007”
eshte larguar anetari: (“Gentiana Jorgji”)
eshte larguar anetari: (“Ylli Alimema”)
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Endri Puka”) , Kohëzgjatja nga ishte (“10/07/2003”) u be (“27/06/2007”)
Kane ndryshuar te dhenat per anetarin: (“Endri Puka”) , Kohëzgjatja deri ishte (“10/07/2007”) u be (“”)
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ekspertet kontabel:
eshte shtuar eksperti kontabel: (“Hetem Sulaj”) Nga data “29/10/1999”
eshte larguar eksperti kontabel: (“Ethem Sula”)
Lista e Dokumenteve:
Regjistrime te tjera sipas nenit 45 te ligjit per QKR
Akti i emerimit te organeve te shoqerise, nese nuk perfshihet ne aktet e tjera
Dokumenti i autorizimit
Aplikim per ndryshime ne te dhenat e regjistrimit
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket juridik:
eshte shtuar ortaku: (“2K GROUP”) Numri i aksioneve “254.000,00” Perqindja ne kapital “49,74” Kontributi ne para “254.000.000,00”
Lista e Dokumenteve:
Regjistrime te tjera sipas nenit 45 te ligjit per QKR
Vendim i asamblese se ortakeve
Transferim i kuotave te kapitalit
Aplikim per ndryshime ne te dhenat e regjistrimit
Imazhi i shenjes dalluese te aktivitetit
Dokumenti i autorizimit
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket juridik:
eshte larguar ortaku: (“2K GROUP”)
Lista e Dokumenteve:
Vendim i asamblese se ortakeve
Transferim i kuotave te kapitalit
Mandati bankar ose vertetimi i noterit per pagesen e kapitalit ne para – (nese kapitali eshte paguar)
Dokumenti i autorizimit
Aplikim per ndryshime ne te dhenat e regjistrimit
Kane ndodhur ndryshimet e meposhtme tek ortaket juridik:
eshte shtuar ortaku: (“2K GROUP”) Numri i aksioneve “510.661,00” Perqindja ne kapital “100,00” Kontributi ne para “510.661.000,00”
Lista e Dokumenteve:
Vendim i asamblese se ortakeve
Transferim i kuotave te kapitalit
Mandati bankar ose vertetimi i noterit per pagesen e kapitalit ne para – (nese kapitali eshte paguar)
Aplikim per ndryshime ne te dhenat e regjistrimit
Dokumenti i autorizimit
O Gazeta Tema jeni bo si Gazeta Rilindja Demokratike,
Po kujt i duhet ne kete forum te lexoj kete paçavure te PD.
Qeveria e Berishes e la Shqiperin afer gremines.dhe ata kan humb te drejten qe te mbrohen nga ju si gazete,sepse ju ka djeg e ju ka sakatos
I ilumte ketyre! Kur Maxhoranca nukk ben te njejtin procedim me keta, keta hidhen ne kundersulm. Kocoja mund ta kete shkelur diku, por keta kriminele jane te pacipe megjithese e dine qe meriojne 100 vjet ne burg per zullumet qe kane bere dhe per vrasjet qe kane orkestruar.. Po mire e bejne! Ju ka aedhur koha!
Cte keqe ka ketu o Katerina? Prape socialistet do jene ne qeveri. Ti ke hallin e socialisteve apo ke hallin e Kocos? Le te pirdhet Koco po e pati shkelur Kushtetuten.
po keto dukumente qenkan me se te rregullta, ku qendron shkelja ketu???
nqs realizohet nisma e kocos per legalizmin e kanabisit do shpetonim te gjithe se do rritej mireqenia
vetem keta te pd qe skane goje te flasin se kane vjedhur e i kane rrjepur shqiptaret gjithe keto vite.
koco ka gjithe vitet e demokracise ne biznes dhe nuk ngeli per tu pasuruar me keto fonde qesharake qe pretendon pd, ikni mo se late nam
Koco duhet varur per gjuhe.Ska bere asgje me pak se familja makabre Berisha.Por une kam besim te karministri Rama i cili eshte shume parimor dhe nuk te fal ne raste te tilla.
koco e dhjeve me duket …
Po Kocoja I dhier ka qene
Bravo Koco,mundohu t’i dhjesesh edhe keta me lart!
Keto jane vjedhje te vogla te Kocos.
Vjedhjen me te madhe me dhjetera milione euro po e ben ne Albapetrol me lejen e Rames. Ose ja ka marre me dhune.
Unazen e Vlores ja dha fimes qe deshi.
Po vjedh cdo zbulim ne Parkun Arkeologjik te Apollonise.
Etj. etj. vjedhje ditore.
Dhe po pergatit vjedhje me te madhe se ajo e Saliut me Rrugen e Arberit, ku 28 km rruge malore 7m e gjere do ta beje me nje firme kineze per 500 milione $ gjoja me koncesion, por qe ne fakt eshte kredi kineze.
R I L I N D J E !
Per te gjitha vjedhjet qe the me siper jemi ne dijeni (ne jo-miliciet ) pervec ksaj te fundit . Nga e ke marr vesh kte “super vjedhje” qe po afron ?
Beni nje here analizen dhe vjedhjen e Saliut me kompani nga 1992 e deri me sot, pastaj na flisni per Koçon. Kur te mbarojne ato, kthehuni nga Koço. Pike. Kur te veje ne burg Saliu kthehuni nga Koço; nuk eshte se nuk jam dakort te gjykohet Koço, por ama pa vdekjen klinike dhe biologjike te Sali Berishes dhe gjithe bemave te tij, mos kerkoni asgje, ndryshe jemi te dy palet ne gryken e vdekjes.
Nuk e ve doren ne zjarr per Kocon,por dij se asht aqe i zgjuar sa nuk mbetet mbrenda per ta kuptue keta dudumet injoranto-tutkune te PE Dese se familjes kurve Berisha. Jam i sigurte se sa ka mend Sali Trapi ne krye,i ka koco ne Ko….e
Shume pislleqe ka bere ky kokedhima,,,edhe pasurimin thone se e ka bere me perkrahjen e PS ,do ishte mire te jepte doreheqjen nga deputetlleku e te qendronte gati per akuzat….
perpara mandatit te KK, grupi PD do bente mire te kerkonte qe mazhoranca te miratoje ligjin per kthimin e pronave tek i zoti, pastaj do dalin ne drite shume te palara
Sikur te ishin zgjedhjet cdo vit……kush e di se cfare cudirash do kishin dale ne per gazeta cdo muaj!
Cdo vjedhje behet me miratimin e Edi Rames .
Edi Rama eshte kryehajduti i Shqiperise . Saliu ja kalon Edit vetem ne vrasje dhe krime , ndersa per te tjerat jane ne te njejten linje .
Mjere shqiperia .
Koco ka mbaruar pune me deputetllikun, i ka haput pune vetes per vitet ne vazhdim dhe ska pse te caje trapin me politike me. Prandaj per keto pune del e flet jorida e cila njihet per lidhjet qe ka me te.
Ndersa tifozet qe s’kane me cte ushqehen tjeter vazhdojne avazin neper internet…
o komentues kur ka nje kontrate,duhet zbatuar dhe kontrata behet me nje afat te percaktuar ne kohe dhe me kushte pagese te percaktuara. dhe ne kete rast koco eshte i mbrojtur, dhe si gjithmone laraskat si puna e jorides qe dihet si e kane mbaruar Ekonomikun dalin me gisht ne goje.
Hera e pare qe keto deficientet e PD pergatisin nje dosja kaq komplete.
Na Mero, ndonje problem me Shekillin !!
Vjedhje jo, por thyerje e ligjit duket haptazi.
Nder rastet e rralla qe PD ka te drejte.
Duhet inkurajuar veprimi ligjore, se kjo e shendesh edhe PS edhe qeverisje “Rama”, qe me kete rruge qe po ndjek lidhur me perfshirjen e lloj-lloj hajduti e krimineli ne qeverisje, duket se po shkon drejt kancerizimit te saj.
E kanceri dihet: ose perfundon me vdekjen e organizmit qe e mbart, ose (kur je me shume fat) mund te shpetosh me operacione te thella.
Kurajo, per ti thene “ndal” ketyre metastazave kanceroze ne trupin e nje qeverisjeje qe ka ardhur me moralin per te shpetuar shoqerine shqiptare nga kanceri.
O po cfare po thoni? 150 tendera qe nga shtatori 2013? Dmth ne tre dite nje tender? Nuk ju duket se po ja fusni kot?
Politikane te ndershem nuk ka ose Bota i ka njohur ata me nje pakice ne numer si p.sh Abraham Lincoln ,George Washington,Franklin.D.Roosevelt si edhe udheheqsi popullor i Indise I.Gandi. Shteti i ish diktatures mbas rrezimit te tij nxorri ne drite elementin me apokaliptik te botes perbindshin me origjine nga te paret -Rus- Sali Fekalen.Ai eshte jo vetem shkaterruesi i cdo strukture shtetrore ne kohen e tij por ai vazhdon si edhe perpara ta infektoje dhe ta shkaterroje cdo gje edhe pse eshte i pa fuqishem mbrenda pushtetit! Pse P.S me ne krye z.EDI RAMA e kane lene te lire nje personazhe aq kriminel ndaj shtetit dhe te neveritshem kjo gje te ben te mendosh se edhe P.S eshte e korruptuar! Por e ka lene te lire S.Berishen qe kurre te arrij nje skandal i P.S ajo ti kthehet ne debate kundra S.Berishes kurre dihet se ai ka bere aq shume krime sa nuk mund te gjendet nje njeri si ky steriotip Skcizofren i tipit Neron qe dogji Romen, ku Sali gangrena i duhet politikes per teatrin e rradhes konflikuale dhe mediatike!Ne rast te kundert Rilindja me P.S dhe z.E.RAMA duhet ta kishin derguar kete SHPELLAR atje ku e kane vendin njerzite e krimit te larte shtetror!