Albana Vokshi kërkon dorëheqjen e Beqajt: Bluzat e bardha bënë revolucion

26 Shkurt 2015, 11:28Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e Ilir Beqajt nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi Gjykata Administrative  pezulloi vendimit për testim të mjekëve.

“Vendimi që të testoheshin infermieret është presion i dukshëm. Premtimi për shëndetësi falas është mashtrimi që solli në pushtet PS, por do të sjellë edhe largimin e tyre”, tha  Vokshi, e cila vlerësoi si një revolucion reagimin e bluzave të bardha.

Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen, testimi mbetet tentativa më e paskrupullt e ministrit që kërkon skemat e revolucionit të Mao-s.

Duhet të tërhiqesh dhe të dorëhiqesh për të rilindur” , tha Vokshi duke iu drejtuar ministrit Beqaj.

Në vijim ajo tha se ministrit i kanë mbetur 4 alternativa: kërko ndjesë publike,  jep dorëheqjen, merr avokat për mbrojtje, mos u mërzit “ce la vie”.”

Në reagimin e tij, ministri i Shëndetësisë e konsideroi të domosdoshëm procesin e testimit, ndërsa sqaroi se ai nuk prek vendin e punës, të drejtën e ushtrimit të profesionit apo nivelin e pagës.  Beqaj tha se 1/3 e trupës mjekësore, paa përfshirë këtu infermierët nuk kanë kreditet e duhura.

10 komente në “Albana Vokshi kërkon dorëheqjen e Beqajt: Bluzat e bardha bënë revolucion”

  1. Ada says:

    Albana eshte bere nje letyre e madhe. Vetem genjen dhe genjen. Mos u bej me moj Albana zeri i firmave farmaceutike qe mbas lekeve qe u ke marre po u ben avokatin mbrojtes. Reforma e ilaceve eshte shume e madhe dhe shume e dhimbshme per hajdutet e firmave farmaceutike prandaj godasin dhe shpifin . Vegel e tyre eshte bere kjo Albana ( me kete fytyre bundre qe ka).

    1. buffon says:

      Çeshtja e testimit te mjekeve eshte nje debat ndermjet ministrise dhe nje pjese te mjekeve qe nuk jane dakord me testimin per arsye te cilat i kane shpalosur. Ne momentin qe gjeja politizohet atehere pyetja qe shtrohet eshte: Ku ishim dje? Ku jemi sot? Mendoj se jane bere boll investime ne shendetesi. A ka nevoje per shume pune? Padyhim qe po!

  2. janaq says:

    I rendesishem eshte respektimi i vendimit te Gjykates Administrative nga ana e Ministrise. Ministria nese do ta ndjeke çeshtjen nepermjet rrugeve qe ja lejon ligji. Zonja Vokshi te mos mendoje se shqiptaret jane aq naivë sa te mos kuptojne ndryshimet qe jane bere ne shendetesi. Gjithsesi z.Beqaj duhet te intensifikoje veprimet ne menyre qe situata ne shendetesi te permiresohet edhe me tej.

  3. Naftetari says:

    O demokrate po sna sqarove cpati ai kushua yte pastaj kerko dorheqen e ministrit se jeni mbledhur nje tufe spiunesh ne PD dhe e keni marre peng sa qe sdime cbehet.

  4. Ada says:

    Po Janaq por shendetesine qeveria e Berishes dhe ministrat e LSI e lane ne nje gjendje skandaloze. Reformat qe po bene qeveria Rama jane fondamentale dhe te duhurat por nuk behen per nje dite. Ne vend qe te themi bravo dhe vazhdoni punoni, ne shajme dhe paragjykojme.

  5. Albi says:

    Bluzat e bardha BRAVO , treguan qe ndaj arroganeces te gjithe duhet te reagojne , por kjo nuk eshte nje kauze qe mbrohet nga PD-ja me Voksji & co .
    Kjo eshte kauze e bluzave te bardha dhe e shoqerise ne pergjithesi . Ministri deshtoi dhe te shohim a do te reagoje ne menyre civile per te riparuar koston qe solli .Reforma eshte nevojeshme ne shendetesi e kudo por kjo levizje gabuar ne “emer te reformes” beri shume zhurme per asgje .
    Ky ishte nje mesim per klasen politike qe qeveris sot vendin .Lexojeni mesazhin dhe mos beni autogola .Mjeket Infermieret , profesionistet ne pergjithesi jane shtresa ku cdo qeveri duhet te mbeshtetet per te realizuar reformat .E kunderta sjell vetem disfata .

  6. Letyre says:

    Po nuk kane faj ato qe kundershtojne testimin sepse njerezit e tyre i cojne ne spitale private ose jashte shtetit me parate qe i kane vjedhur keti populli. Ka pasur raste qe mjeke dhe infermiere te urgjences kane shkuar te te semure ne shtepi me age (gjilpere) te trashe sikur do te qepnin jorgan jo sikur do te trajtonin nje njeri. Jo revolucion, duhet bere ne Shqiperi, por duhet shpikur nje fjale tjeter qe te pershkruaje ate qe nevojitet per ta kthyer mjekesine ne rruge te mbare.
    Popull kontrapedal per cdo gje!!!!

  7. Letyre says:

    Beqaj le te largohet se nuk eshte per ate pune, por Vokshi nuk ka perse kundershton testimin e infermiereve, qe per hir te se vertetes, kane ardhur nga te kater anet e Shqiperise, e nuk thote njeri se si kane ardhur, cila ka qene rruga e tyre e karrieres.

  8. bardh says:

    Sherbimi shendetsore ne Shqiperi renditet i fundit ne Europe. Dhe per aresye te investimeve dhe ato qe jane me te rendesishme niveli i ulet e edukimit dhe niveli i larte i korrupsionit. Sistemi i edukimit, perfshi degen e mjekesis, eshte i korruptuar e pothuajse pavlere. Ne ansnje vend te Europes nuk mund te punesohesh me diplonen e universitetve te Shqiperise. Ri-edukimi dhe ritestmi i ‘mjekeve’ sipas standarteve me te mira nderkombetare eshte hapi i pare per te permiresuar systemin shendetesor. ‘Mjeket’ e paafte qe ka blere diplomat apo kane hequr dore nga kualifikimi i vazhduesh ne vendet e punes ka frike nga testimi. Reagimi masive tregon nivelin e mjekeve. Testimi nuk sjell gje tjeter vetem rikualifikimin dhe rifreskimin e mjekeve, gje qe eshte ne te mire e te gjitheve perfshi ketu mjeket vete, familje e te afermit e tyre, Albana Vokshin & Co si dhe shume kastraveca te tjere qe nuk kuptojne apo nuk duan te kuptojne gjnedjen e mjeruar te sherbimit shendesor ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje