PROFIL/ Mario I. Blejer, argjentinasi që do jetë këshilltari i guvernatorit dhe lidhjet e tij me Shqipërinë që nga ‘91

26 Shkurt 2015, 12:50Politika TEMA

Blejer ka një lidhje me Shqipërinë nga viti 1991, kur kreu një studim mbi ekonominë shqiptare në bashkëautorësi me ekspertë të tjerë të Bankës Botërore dhe FMN në fund të sistemit komunist.

 

 Nga Gjer Erebara*

 

Mario I. Blejer është i mirënjohur si ekonomist dhe si opinionist i rangut ndërkombëtar për shkrimet e tij mbi ekonominë botërore dhe në veçanti për ekspertizën për vendet e botës në zhvillim.

Studimi i tij për Shqipërinë sugjeron se problemet ekonomike të Shqipërisë komuniste ishin prezente që nga fillimi, por këto probleme fillimisht qenë fshehur nga financimet e Bashkimit Sovjetik e më pas, nga ato të Kinës, kohë gjatë së cilës Shqipëria krijoi një rezervë valutore të konsiderueshme.

Problemet u bënë evidente pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën në vitin 1978 por sërish komunizmi qe në gjendje të mbijetonte edhe për një dekadë tjetër duke përdorur rezervën valutore të krijuar më herët. Studimi sugjeron se goditja e fundit iu dha regjimit komunist nga një valë thatësirash në vitet 1987 dhe 1988 si dhe një thatësirë edhe më e madhe në vitin 1990.

Nga ana tjetër, Blejer, argjentinasi 66 vjeçar, ndonëse i huaj, ka një lidhje me Shqipërinë. Në vitin 1991, pak para se Shqipëria të anëtarësohej në grupin e institucioneve financiare ndërkombëtare, ai erdhi në Shqipëri si ekspert i Bankës Botërore dhe udhëhoqi grupin e ekspertëve ndërkombëtarë që analizuan ekonominë shqiptare para anëtarësimit të Shqipërisë në këto institucione.

Blejer ka lindur në Kordoba të Argjentinës në vitin 1948. Ai ka studiuar ekonomi dhe histori hebraike në Universitetit Hebraik të Jeruzalemit në vitin 1970 si dhe ka marrë master në ekonomiks nga i njëjti institucion në vitin 1972. Ai fitoi Ph.D në ekonomi në Universitetin e Çikagos në vitin 1975 dhe dha leksione në Universitetin e Bostonit deri në vitin 1980.

Në këtë vit u filloi të punojë në Fondin Monetar si këshilltar në politikat monetare, kursin e këmbimit dhe politikat fiskale. Në vitin 1992 ai punoi si Këshilltar i Lartë në Bankën Botërore për Politikat e Europës dhe Azisë Qëndrore. Këto qenë vitet e rënies së komunizmit dhe të Bashkimit Sovjetik. Ai shërbeu te sektori i studimeve dhe Bordi Editorial i Studimeve të FMN-së deri në vitin 1996.

Blejer u kthye në Argjentinë në momentin kur vendi i tij hyri në krizën e borxheve sovrane në vitin 2001 kur pranoi ofertën e Presidentit Fernando de la Rúa për të punuar si zëvendëspresident i Bankës Qëndrore të këtij vendi gjë që i dha fund karrierës së tij 21 vjeçare në institucionet financiare ndërkombëtare.

Blejer u largua shpejt nga posti i Guvernatorit të Bankës Qëndrore të Argjentinës pasi u përball me krizën e thellë monetare dhe financiare të vendit që detyroi qeverinë të imponojë kufizime në tërheqjen e depozitave bankare si dhe të zhvlerësojë monedhën e vet.

Ai punoi pas kësaj në Qendrën për Studime mbi Bankingun Qëndror në Bankën e Anglisë.

Ai u kthye në Argjentinë në vitin 2010 ku u përfol sërish si kandidat për guvernator të Bankës Qëndrore të Argjentinës. Që nga ajo kohë bën analiza mbi ekonomiksin në disa publikime të rëndësishme ndërkombëtare.

16 komente në “PROFIL/ Mario I. Blejer, argjentinasi që do jetë këshilltari i guvernatorit dhe lidhjet e tij me Shqipërinë që nga ‘91”

  1. safeti says:

    Ky esht si ato yjet e futbollit qe kur arrijn 50 vjec mbyllin karrieren ne ekipet e Burkina Fasos dhe Trinidad Tabagos sa per nje rrog.

    1. komunalja says:

      Epo ça me bo Rama, nuk i vjen tjeterkush!

  2. endri says:

    ky e paska falimentu banken qendrore ne argjentine ????

    kete na sollen ketu? A e kane lexu mire CV e ketij apo po tallen me ne?

  3. Mallakastrioti says:

    @@Argjentina eshte ne Pike te Hallit per vete…eshte nje shtet i Falimetuar..si do te na “Ndihmoj” ky “heroi” nga Argjentina ne shqipetareve?????

  4. stop eksperimenteve says:

    Nuk duhet premtues ky si kandidat derisa ka patur deshtime. Akoma me eksperimente me ne si popull. Po pse prap me Latino o vellezer?!Keta jane cope cope per vete!!

  5. semi says:

    ore po Rama ku e njohu kete bankier qe donte ta sillte te ne te parin e bankes, apo nga studimet e bera nga argjentinasi per albanine.

  6. K. F says:

    Edhe BIRN, ka filluar t’ia fute pordhes! Nuk e dime se ku e paska gjetur kete informacion ky BIRN, qe Mario J. Blejer i emerua sot si keshilltar i guvernatorit te BSH paska bere shume artikuj dhe studime per ekonomine shqiptare, per ta hyjnizuar kaq shume. Po eshte argjentina ne mes, dihet se pune te pista do te kete, ndaj a gezojme guvernatorin e ri dhe kostumin qe i dha Rama se bashku me Doktorin!

  7. shqiptari says:

    ky zoteria me siguri eshte ekspert! ameriko latinet jane eksperte te padikutushem per mashtrime dhe firma piramidale.

  8. berto says:

    Nuk e di perse duhet ky Palo keshilltar I huaj ne shqiperi!mos Valle RAMA i ka ndonje borxh Te vjeter birboje,she do me shlye me parate taksapagusve shqiptare?se ndryshe nuk ka se di perkthehet.

  9. swansea.wales says:

    O cuna ky o cifut beni ca kerkime

  10. katolik says:

    Nuk qendron problemi mbi emerimin e nje keshilltari prane Bankes se Shqiperise, por interesat qe fshihen nga pas.
    Banka eshte nje institucion i pavaruar nga qeveria. Eshte e jashtligjshme qe Z. Rama te emeroj cilido ne banke.
    Z. Blejer eshte nje mik i Tony Blair dhe George Soros. Keta te fundit i kane gjetur nje pune te re Z. Blejer. Ky do te jete ne Shqiperi si rasti i Tom Ridge, gjoja keshilltar prane Z. Berisha ne kohen kur ishte kryeminister.
    E gjithe ky marketing nga Z. Rama eshte thjesht dhe vetem per efekt te brendshem por ne thelb dhe substance nuk do te kete asnje dobi ose vlere per ekonomine dhe sistemin bankar Shqiptar.
    Pershendetje.

  11. Test_test says:

    Dmth si i bie:
    Ky zoteria filloi pune ne Banken e Argjentines, dhe iku shpejt e shpejt se Banka Argjentines gati falimentoi dhe ju zhvleftesua monedha… ( UPS mos ishte ky zoteria arsyeja ??? )

    Ky zoteria filloi pune ne Banken e Anglise pas kesaj situate Filloi pune ne Banken e Anglise dmth periudha 2002 e matane deri prane 2009… Per njohuri te te gjithe lezuesve gjate kesaj periudhe ka falimentuar nje nga bankat me te vjetra angleze…

    Ore kete gjeti Rama… po donte dhe te na e bente Guvernator… ore me shqelma perjashta … ceshte ky mos logjikim i situates….

  12. xyz says:

    Opa , keshillat kundrejt pagese do ti japi ky tipi , kurse firmat do ti hedhi governatori hahhaahahahaah……

  13. kaurri realist says:

    Jehudijte e kane zanat financen. Te shpresojme se edhe ky ka me dale i zoti si bashkekombasit e vet. Mâ ne fund nxuni mend edhe Rama, se financat jane “zemra” e çdo shteti.

  14. Rigoni says:

    Ore po qenkeni te gjithe specialist te thekur per financat,pse mundohet kot qeveria dhe vete deri ne Argjentine.Futini na nje pershesh me dhalle te thartuar se ua kthellon mire mendjen.Lat kokrren e namit me keto mender komente.
    ” kaurri realist” je vertete realist,jam dakort me mendimin tend.

  15. Alban Guri says:

    Ore Gjergji, po prap kalit te gabuar i shalon ti more?! Sa shume lavde ke more djal per kta tipat qe as nuk i njef e as nuk i di se nga vijn !!! Apo keshtu eshte stili, ta fillojm me gojore dhe pastaj po s`doli gjo, e kthejm prap ne kundersulm diarren verbale?! Si ka mundesi qe nuk e permend faktin qe ky eshte ushtari i Sorosit, dhe bashke me Sorosin i vune flaken Argjentines dhe pastaj i bene nje oferte “1 dollareshe” per ta rifutur prape ne sistem ?! Si ka mundesi qe ti nuk e permend faktin qe ka lujt gjithmone me organizatat pro-çifute dhe ketu ne Shqiperi e sjell Sorosi nepermjet ushtarit te tij Rames, per te na krijuar nje Argjentine tjeter, ballkanike kesja rradhe. Sespe “kur digjet fshati, nuk gjenden me as gjurmet e hajdutve”. Kjo eshte praktika e çiftuve kur duan te plaçkisin !!! Si s`te vjen turp mor djal, se nuk je me as 5 vjeç qe vazhdon e ben servilin duke lujt me versjonin e çunit te vogel infantil, qe po i doli keq plani, del e thote “Ohu, po un jam i vogel, mos ma beni kaq te madhe tani …” !!! Ka ardh koha te rritesh e te flasesh me pergjegjsi, se i keni kthyer faqet e gazeta ne letra higjenike per te fshire mender b*** … Jane mbush gazetat me tipa si ty, qe mendojne se kane ndonje gje per te then !!! ? Ka ardh koha te rritesh e te kuptosh kush je, kush eshte rroli jot, qofte edhe te ndryshosh zanat nese nuk i jep dot drejtim ketij sektori ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje