Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo i ka bërë apel Partisë Socialiste që të respktojë marrveshjen zgjedhore të vitit 2013 për bashkëqeverisje, në të kundërt nuk do të ketë koalicion për zgjedhjet lokale. Në një intervistë për TEMA, Milo tha se socialistë nuk e kanë repsketuar marrveshjen parazgjedhore të vitit 2013, dhe nëse kjo marrveshje nuk do të respektohet deri para zgjedhjeve lokale, atëherë forca politike që ai drejton do të gjejë aleatë të tjerë për të garuar në zgjedhjet vendore. Për sa i përket ngërçit institucional, mes Presidentit dhe Kryeministrit, për emërimin e ambasadorëve, Milo tha se duhet ndërhyrë në ligj për përcaktimin e kopetencave.
Zoti Milo, cili është opinioni juaj lidhur me ngërçin inatitucional mes Presidentit dhe Kryeministrit për emërimin e Ambasadorëve?
Anjëherë nuk është mirë kur ka përplasje institucionesh për çështje të kopetencave aq më teëpër në shqipëri. Përvoja e gjithë këtyreviteve ka treguar se marrdhëniet mes instiucionit të kryeministrit dhe të Presidentit të republikës, nuk kanë qenë asnjëherë në marrdhënie korrekte dhe institucionale, por më tepër dhe për fat të keq po e them kanë përfaqësuar dy kampe politike. Presidenti i Republikës që nga momenti që ulet në karrigen e nderuar të kryetarit të shtetit duhet të zhvishet nga synimet politike që mund të përfaqësojnë interesat e një partie politike të caktuar. Ashtu sikurse qeveria duhet të shikojë institucionin e Presidentit të Republikës me respekt jo vetëm formal por edhe konkret. Në fund të fundit Janë dy institucione të rëndësishme të shtetit që punojnë për të njëjtin qëllim për të përfaqësuar denjësisht shqipërinë. Prandaj duhet gjetur rruga e zgjidhjes edhe për mosmarrveshjet qëe mund të ekzistojnë midis tyre. Është e nevojëshme që të rkijohet një bazë ligjore për të përcaktuar më qartë se cilat janë kopetencat e këtyre institucioneve në shumë fusha ku janë shfaqur përplasje dhe mosmarrveshje. Një nga këto është edhe përplasja për emërimet dhe dekretimin e ambasadorëve. Në traditën për shërbimet dilpomatike dhe në Konventën e Vkjenës të vitit 1961 thuehte, se ambasdori i përhershëm dhe fuqiplotë, është përfaqësues i Kreut të Shtetit në një shtet tjetër, në kryetarin e shtetit tjetër. Mbështetur në përvojën diploamtike shtetërore, gjithnjë ambasadorët kanë përfaqësuar kryetarin e shtetit. Vetë titulli ambasador është përdorur qëkur ka lindur dilpmacia e institucionalizuar që në vitet e rilindjes europiane. Pikërisht që ambasadori dërgohej nga mbreti tek një mbret tjetër. Ishte mbreti ai që zgjidhte ambasadorët, e zgjidhte nga radhët e aristorkacisë, kjo traditë vijoi në shekuj. Vetëm në shekullin e kaluar tradita filloi të thyhet dhe kryetarët e shteteve dhe qeverive filluan një marrdhënie më liberale në caktimin e titullarëve. I thashë këto për të ardhur në përfundimin që tradita diplomatike e kërkon që kryetari i shtetit para se të vendosë firmën e tij në dekretin që e dërgon një ambasador si përfaqësues të tij tek një kryetar tjetër i shtetit, minimalisht të konsultohet. Nga pikpamja e traditës flas, nëse interpretojmë bazën ligjotre të kopetencave të ekzekutivit apo të presidentit për emërimindhe dekretimin e ambasadorëve, këtu kemi një ambiguitet. Ligji nuk e shpreh qartë dhe në mënyrë taksative, raportin e marrdhënieve midis ekzekutivit dhe presidentit në çështjen e emërimit dhe dekretimit të ambasadorëve. Thuhet që kryeminsitri ka të drejtën e emërimit dhe presidenti të drejtën e Dekretimit. Në pamje të parë duket sikur çështja është e qartë, por nuk është kështu, sepse dekretimi i një titullari të misionit diplomatik nuk nështë një akt burokratik i thjeshtë një procedurë që duhet bërë për shkak të rutinës burokratike apo diploamtike. Kryetari i shtetit edhe në republikat parlamentare sidomos në shqipëri, ka disa prerogativa për të ushtruar disa pushtet që burojnë nga vetë kushtetuta. Por përtej bazës ligjore që thashë dhe këmbgul që është ambigue dhe që duhet të qartësohet me një ligj të veçantë për presidencësn, është e nevojëshme që të ketë një konsultim ndofta jo të detyrueshëm dhe ligjor. Midis qeverisë dhe prtesidentit ka nevojë për një konsultë dhe një shkëmbim mendimesh. Në përvojën time si ministër i punëve të jashtëme për mbi 4 vjet, ne në atë kohë e kishim rregull që shkonim dhe konsultoheshim parase të nisnim rrugën zyrtare të propozimeve me presidentin e republikës me Zotin Rexhep Mejdani. Unë si ministër i jashtëm para se të nisja rrugën zyrtare shkoja tek presidenti i paraqisja kandidaturat dhe pasi merrja mendimin e tij, kthehesha dhe i raportoja kryeministrit për mendimet që kishte presidenti i Republikës, i cili ka qenë i respektueshëm dhe bashkëpunues. Mendoj se pavarësisht se presidnti i republikës vjen në karriken e kryetarit të shtetit nga një karrige politike që tani është në opozitë dhe PS është në qeveri, duhet gjetur konsensusi për shërbimin diploamtitk. Ka një përvojë negative deri tani që e njohim të gjithë mirë është të mos përsëriten precedentët, të cilat nuk dëmtojnë vetëm shërbimin diplomatik por dëmtojën edhe imazhin e vendit. Ambasadori në fund të fundit është përfaqësues i Shqipërisë.
Si e parashikon kushtetuta zhbllokimin e kësaj situate?
Kushtetuta nuk e ka të shprehur në mënyrë taksative, ajo jep vetëm që Presidenti është kryetar i shtetit nuk ka kopetencë të veçantë të shkruar që presidentimundet të marrë pjesë në procesin e emërimit. Kushtetuta dhe ligji i kanë dhënë të drejtën e dekretimit. Shërbimi diplomatik është përfaqësues i shtetit shqiptar dhe jo i partive politike, ky është thelbi i problemit këtë duhet të kuptojë politika sort. Me shërbimin diplomatik janë bërë masakrime të vërteta, nuk është repsketuar as rekturimi i trupit diplomatik. Për fat të keq sot gjen në trupin diplomatik njerëz të papërgatitur që kanë ardhur nga rruga dhe janë emëruar nga diplomatë të rangut më të tjeshtë deri në ambasadorë. Shërbimi diplonmtik është përdorur për të shpërblyer militantët miqtë shokët, është abuzuar shumë me të, kjo duhet të marrë fund. Kjo qeveri duhet ta bëjë këtë reformë sepse ka premtuar se do të bëjë njëreformë në Ministrinë e Jashtëme. Ligji i cili është në diskutim dhe për të cilin unë dhe kolegët e mi kemi shprehur një numër vërejtjesh serioze ndaj tij, duhet ti japë fund anomalisë në shërbimin diploamtik. Duhet të jetë një ligj transparent shumë i qartë për të mos lejuar abuzime dhe keqinterpretime. duhet të hiqet dorë nga emërimet abuzive të punonjësve në Mnistrinë e Punëve të Jashtëme, atje duhet të jetë elita, duhen njerëz me përgatitje të lartë.
Forca politike që ju drejtoni do të jetë pjesë e kolalicionit me PS, në zgjedhjet vendore?
Ne kemi marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2013 me PArtinë Socialiste në një koalicion, dhe kemi nënshkruar një marrveshje në prag të zgjedhjeve për bashkëpunim elektoral por edhe qeverisës. Marrveshja është e shkruar e zezë në të bardhë, me firmat e të gjithë kryetarëve të partive të koalicionit, me terma konkrete se si do të përfaqësoheshim në pushtetin e ardhëshmë partitë politike në koalicion sipas kontributeve që kanë dhënë. kemi pritur një vit e gjysëm gati, që kjo marrveshje të repsktohet nga palët, deri tani nuk është repsktuar. Me durim kemi dëgjuar arsyet nga drejtuesit e qeverisë për muaj e muaj të tërë. Pavarësisht se i kemi pranuar disa prej këtyre justifikimeve, për shkak të pengesave të panumurta që opozita krijoi që në fillim, në radhë të parë të gjendjes që i la qeverisë dhe të një përpjekjeje që po bënte shoqëria socialiste për të bërë një numër reformash, përfshirë këtu edhe atë ligjin e famshëm që u bë histori më vete dhe u miratua, siç iste ligji për administratën publike. Deri tamni i kemi mirëkuptuar kemi zhvilluar një sërë takimesh, kemi marrë vetëm premtime. Por vjen një moment kur qershori po vjen sëbashku me zgjedhjet për pushtetin vendor, dhe po konsumohet gjysma e mandatit të qeverisë. PDS me gjithë kontributet e saj në zgjedhjet e kaluara elektorale, ende ndodhemi jashtë qeverisjes. Ndodhemi në një situatë absurde as në qeveri as në opozitë. Kjo ndodh sepse nuk respektohet marveshja. Ajo çfarë ne bëmë në mbledhjen me strutkurat ishte një apel i qartë për PS-në, që të marrim atë që na takon. Me të drejtën tonë i themi PS-së, kemi një kontratë respektoje, se nëse nuk respekton kontratëbn atëhere çfarë duhet të bëj, mos duhet të futemi në koalicion në mënyrë qorrazi me një forca politike e cila nuk ka respektuar marrveshjen e parë. Nuk është se kemi deklaruar se do të shkojmë në koalicion me PD, këtë nuk e kemi thënë dhe as nuk e themi, por njëkohësisht nuk po themi që do shkojmë në koalicion me PS, edhe nëse ajo nuk e respekton marrveshjen. Prandaj kemi lënë që vendimin përfundimtar, organi qendro i partisë do ta marrë përfundimisht në prag të zgjedhjeve duke lënë kohë të ndërmjetëme, që të shikojmë nëse PS do ta zbatojë marrveshjen, atëhere ne nuk kemi asnjë arsye pse të mos shkojmë në zgjedhje së bashku. Por nëse PS nuk e respekton marrveshjen, atëhere ne patjetër që do të reflektojmë dhe do të bëjmë përpjekje për të gjetu bashkëpunim dhe aleancë elektorale me forca të tjera politike të qendrës me të cilat mund të gjejmë një konsensus, mund të krijojmë një pol që me kandidatura të përbashkëta të shkojmë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Kjo do të jetë një zgjedhje alternative, që nuk shkojmë për shkaqe parimore në aleancë me të djathtën tradicionale shqiptare, siç kanë bërë edhe parti të tjera politike edhe nët shkuarën e ardhëshme. Ne aleancat i bëjmë me programet jo me individët. Ne duam të shkojmë në aleancë me PS-së, por nuk do të jetë faji jonë nëse nuk do të arrijmë të shkojmë në një koalicion,. përgjigjësi do ti ngelet PS sepse ajo nuk po respekton marrvshjen me ne. Nuk diskutohet që nuk shkojmë djathtas, por kushtëzojmë koalicionin me PS, nëse ajo nuk zbaton marrveshjen.
A ka parti që shprehen kundër ndarjes së re administrativo-territoriale, po për ju është pengesë ndarja e re?
PDS ka bërë sygjerimet e saj, duhet të kishte një ndarje që të merrte në konsideratë më mirë atë që është sht thelbësore duhej të repsktohej në raste të tilla, siç është uniteti gjeografiko0territorial, siç ështrë vazhdimësia natyrore gjeografike dhe krahinore e ndarjes së njësive administrative që do tu shërbente më mirë qytetarëve në kërkesat e tyre. Me ndarjen e re administrative në vend që të afrohet shteti me shërbimet e tij ndaj qytetarëve me këtë reformë administrata largohet nga qytetarët, sepse duke u rrudhur kaq shumë njësitë administrative-territoriale vetvetiu distancat mes administratave pushtetit bëhej më e madhe. Reforma duhej bërë, por duhet të kishte më shumë njësi.
CA E KE SPIROMILON TI SYUNJURI TOROLLAK
Shyqyr qe e kuptove o Paskal…
Ti ik e dil nga politika se me deklaratat qe ke bere je karte e djegur, o politikan i rrjedhur. Po vdes per nje post. Po nuk ke per ta marre kurre.
Tani bej pushime ne bregdetin e jugu te mega vila qe ke bere atje. Merre dhe nexhmijen me vete.
po per cfare te do Rama ty o Paskal. Ka Liken dhe tani se fundmi edhe Idrizin, me pak fjale disa nga “qelbesirat” e Saliut. Ty e Gjinushin e te tjere nuk mund tju afroje se ju jeni moralisht kunder Rilindjes dhe e beni pis ate!