Rama në Rumani, kërkon njohjen e Kosovës

27 Shkurt 2015, 10:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Rumani gjatë ditës së sotme, ku është takuar me homologun e tij, Victor Ponta.

Rama ka thënë gjatë një konference për shtyp me homologun e tij rumun, se është një vend mik me të cilin na lidh historia, kultura dhe qindra studentë dhe familjarë që gjenden atje.

Dhe po ashtu na lidh një bashkëpunim jashtëzakonisht i ngushtë mes dy qeverive tona. Në 18 mars të një viti më parë, ministri erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e bashkëpunimit mes nesh.

Sot kam kënaqësinë të them se ajo ç’ka kemi folur, ka filluar të kthehet në hapa dhe rezultate konkrete”, tha Rama.

Ndërkohë, ai ka kërkuar nga Rumania, që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“E fundit, kërkesa ime e përsëritur, jo për nga rëndësia, është urimi im që Rumania më në fund ta njohë Kosovën, dhe t’i japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në procesin e atyre vendeve demokratike që e kanë njohur Kosovën.

Ne besojmë që sot, njohja e Kosovës nga Rumania nuk është më një çështje bilaterale, por çështje e sigurisë së hapësirës së përbashkët evropiane dhe e fuqizimit të saj, që të mos lejojmë që të tjera forca të përfitojnë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshje dy palëshe për mbrojtjen sociale.

“Nënshkruam një marrëveshje për mbrojtjen sociale, e cila i garanton qytetarët e dy vendeve për kontributet e tyre. Po ashtu ramë dakord dhe për një kuotë bursash për studentët shqiptarë që do të studjojnë në Rumani në fushën e IT-së”, tha kryeministri Rama.

Ai bëri të ditur se palët po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshje për energjinë.

“Jemi në prag të finalizimit të një pjese të rëndësishme që do të sigurohet me marrëveshje mes dy ministrive të arsimit për një kuotë bursash për studentët shqiptarë që do të vijojnë të studiojnë në fushën e IT-së. Po shkojmë drejt finalizimit të një marrëveshje të parë por jo të fundit në fushën e bashkëpunimit për energjinë, për të përfituar reciprokisht nga energjia që nga burimi“, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri Ponta tha se gjatë takimit me Ramën u bisedua për ekspertizën dhe mbështetjen që Rumania do të japë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.

” Rumania do vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në rajon. Të forcojë marrëdhëniet e mira me vendet e BE-së dhe me ato që ende nuk bëjnë pjesë në BE. Sikundër aderimi i Shqipërisë në NATO përbën hap pozitiv për forcimin e sigurisë në të gjithë rajonin. Gjithashtu edhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të përbëjë një mbështetje pa dyshim nga Rumania”, thekosi ai.

“I jam mirënjohës kryeministrit Ponta për gatishmërinë për të mbështetur projektin tonë të përbashkët me BE për një rrjet ekspertësh për ministritë dhe agjencitë tona që do të na ndihmojnë në procesin e integrimit dhe përgatitjen e negociatave për në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

4 komente në “Rama në Rumani, kërkon njohjen e Kosovës”

  1. faro says:

    Sa bindshem e ngre problemin! :
    “Te mos lejojme qe te tjera forca te perfitojne”

  2. Gjergji says:

    Kryeministri me aktiv qe kemi parur, ne 7 ditet e javes, 5 dite punon jashte shtetit dhe 2 dite ne rreze te Dajtit. U lodh i shkreti, dhe dihet se nga lodhja shtohen edhe kilet. I thoni more ju te Tëmes qe mos te lodhet kaqe shume!

    1. alby says:

      nuk eshte nevoja te na besh publike injorancen tende

  3. patrioti says:

    Është kryeministër i pazëvendësueshëm.
    Hajde Edi në Shkup kemi nevojë për ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje