Kokëdhima para gazetarëve për Doshin, hashashin dhe raportet me Ramën (E PLOTE)

27 Shkurt 2015, 20:27Politika TEMA

Zoti Kokëdhima, PD ka ndërmarrë një nismë për heqjen e mandatit tuaj, me pretendimin se keni përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë “Abissnet”. Çfarë keni për të thënë për këtë akuzë?

 

Mocioni i opozitës në vetvete përmban deklarime të pavërteta. Kompania “Abissnet” në kohën që ka qenë në pronësinë time, ka lidhur kontrata me institucione shtetërore vetëm përpara se KQZ të më shpallte deputet të Republikës së Shqipërisë, të zgjedhur nga 23 qershori. Në ditën që unë jam shpallur deputet i Parlamentit, kam urdhëruar të gjitha kompanitë e mia që të mos marrin pjesë në asnjë garë me fonde dhe për llogari të institucioneve shtetërore apo të atyre të pushtetit vendor. Dhe ky ndalim është respektuar plotësisht.

Ndalimet për deputetin, rregullohen me Kushtetutë dhe me një ligj të posaçëm për konfliktin e interesave. Në këtë ligj është shumë e qartë se asnjë individ, kur ky njehsohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara, në kreun e tretë, seksioni 2 të këtij ligji dhe asnjë shoqëri tregtare apo shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron në mënyrë aktive apo pasive, aksione apo pjesë në kapital, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.

Ky është përkufizimi i ligjit për ndalimin për lidhjen e kontratës. Pra në çastin që unë bëhem zyrtar nuk mund të lidh asnjë kontratë.

Në kufizimet për deputetin të nenit 28 të po këtij ligji ka 3 kushte:

A-Nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse, pra nuk mund të jetë anëtar i këshillit mbikëqyrës i bordit mbikëqyrës, i bordit të administratorëve.

B-Nuk mund të ushtrojë veprimtari private në formën e personit fizik, pra si avokat apo si noter apo çfarë do forme tjetër të personit fizik.

C – Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare nëse ajo zotëron pozitë dominuese në treg. Pra nuk ndalohet të jesh aksionar i kompanive të ndryshme, por ndalohet për deputetin që të jetë aksionar vetëm për kompanitë që kanë pozitë dominuese në treg. Dhe një kompani ka pozitë dominuese në treg kur kjo vërtetohet me një akt zyrtar administrativ nga institucionet kompetente të shtetit. “Abissnet” nuk është rasti’. “Abissnet” nuk është kompani me pozitë dominuese në treg dhe as nuk ka ndonjë vërtetim a dokument për të si e tillë.

Kam edhe një shpjegim për ju sepse siç thashë, papajtueshmëritë dhe rregullimet bazohen në Kushtetutë, në ligjin për papajtueshmëritë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që bën edhe interpretimin e nenit përkatës të Kushtetutës. Në vendimi e Gjykatës Kushtetuese të cilit i referohet mocioni i opozitës, në pikën 38 të këtij vendimi, shkruhet shprehimisht: “Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutë-bërësi i cili ka pasur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi të mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues”, vendimi nr. 44. datë 7.10.2011. Këto vendime dhe ligje shpjegojnë plotësisht situatën time. Kontratat në fjalë, të 16 ato kontrata, janë bërë përpara se unë të shpallesha nga KQZ-ja deputet i Shqipërisë, janë me çmim fiks dhe për një periudhë 12 mujorëshe. Asnjë ndryshim nuk ka ndodhur pasi unë jam shpallur deputet në çmim dhe kohën e këtyre kontratave. Pagesa ka qenë mujore, por çmimi dhe koha kanë qenë të paravendosura. Kontrata ka vlerën e ligjit. Asnjë kompani në mënyrë të njëanshme nuk zgjidh kontratat që ka lidhur.

 

Ju cituat ligjin por Kushtetuta prevalon mbi ligjin dhe Kushtetuta specifikon që deputeti nuk duhet të përfitojë fonde publike…

 

Kushtetuta dhe ligjet që rregullojnë këtë çështje janë këto që i shpjegova unë dhe ky problem është kështu dhe nuk është ndryshe. Mos dëgjoni ato boritë e Saliut se boritë e Saliut nuk janë kompetente nga pikëpamja profesionale. Juristët e mi janë shumë më të shkëlqyer se të PD-së dhe i kanë interpretuar ligjet që rregullojnë funksionet e mia dhe aktivitetin tim, në mënyrë shumë korrekte.

 

Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim dhe ju heq mandatin cilat do të jenë hapat tuaj?

 

Mos e mendoni që do të ndodhë ndonjë gjë e tillë sepse nuk ka për të ndodhur. Kjo nuk është një çështje hamendësimesh, as nuk është një çështje parashikimesh. Kjo është një çështje e sigurt sepse bazohet në përkufizime ligjore shumë të qarta dhe nuk varet se si e mendon njëri apo tjetri. Është plotësisht e shpjeguar nga ligjet që janë sot në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe nga interpretimet që iu janë bërë këtyre ligjeve dhe këtyre neneve nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Edhe rasti që referon mocioni i opozitës nuk është fare ky rast. Opozita i referohet në mocion rastit të një deputeti të mëparshëm që është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese, por që është rasti kur ka një kontratë të nënshkruar në kohën kur ky deputet ishte i listuar, i shpallur si deputet në vendimin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po qe se më lejon të bëj edhe një shpjegim tjetër. Shtypi ka për detyrë të investigojë të vërtetën. Duhet kuptuar edhe natyra e transaksionit në fjalë. Nuk është çështje kleçkash kjo gjë, por është çështje e ushtrimit të ndërgjegjshëm të ndikimit ose jo nga një deputet. Këto pretendime që ka paraqitur deri tani opozita bëjnë fjalë për 16 kontrata me vlerë totale 925 mijë lekë për një vit shërbimi të kësaj kompanie në 16 institucione. E kuptoni besoj që nga këto kontrata, vetëm tre kontrata janë lidhur në vitin 2013, tre klientë janë për herë të parë në vitin 2013, ndërsa 13 klientë kanë qenë edhe një vit më parë klientë të “Abissnet”. Këta tre klientë që janë për herë të parë në 2013, kanë nënshkruar 3 kontrata me vlerë të përgjithshme 40 mijë lekë. Mendoni vërtet ju se do të ndërhynte deputeti Kokëdhima në komunën e Prezës për një kontratë me vlerë 20 mijë lekë dhe në komunën e Roshbullit për një kontratë me vlerë 9 mijë lekë? Kurrsesi. Prandaj kjo është diçka që ka mbrapa vetëm propogandën dhe luftën politike të PD-së.

 

Të kthehemi te dita e djeshme. Dje kemi parë një reagim të ashpër nga deputeti Tom Doshi. Të paktën nga kamerat është kapur se ju jeni i vetmi deputet socialist që keni komunikuar me deputetin Doshi. Çfarë mund të na thoni nga ky komunikim?

 

Më vjen keq që kam mësuar se me një drekë shumë shoqërore janë bërë lloj-lloj spekulimesh. Ajo është një drekë shoqërore mes kolegësh dhe kam bërë edhe një shpjegim për këtë çështje, mendoj shumë të qartë, dhe nuk do shtoja asgjë sepse nuk ka gjë tjetër për të shtuar. Nuk duhet t’i japim arsye që si ka një veprimi që është krejtësisht normal. Është krejtësisht normal, të takohesh me një koleg, të bisedosh me të.

 

Por kur bëhet fjalë për situatën e djeshme…

 

Po, por unë nuk e kam bërë drekën me ndonjë simbolikë të caktuar, ose të lidhur me ditën e djeshme. Unë e kam bërë thjesht normalisht, sepse dëshiroja që të rrija me këtë deputet, për asnjë arsye tjetër dhe mos i jepni asaj çështje më tepër interes.

 

Ne ju kemi parë në sallën e Parlamentit të komunikoni me zotin Doshi, dhe duke qenë se jeni parë duke folur me të fill pas deklaratës që zoti Doshi dha për mediet…

 

Kam folur me të pikërisht për drekën që do të dëshiroja të kaloja me të, ai madje kishte planifikuar një qëndrim me një koleg tjetër, dhe i thashë rrimë bashkë të tre, s’ka problem.

 

Zoti Kokëdhima si e vlerësoni shantazhin e zotit Doshi për kryeministrin Rama?

 

Për këtë çështje e kam dhënë përgjigjen dje. Më kollaj e keni të shkoni te kolegu juaj të merrni përgjigjen.

 

Pse mendoni se opozita ju sulmon në këto momente? Ka lidhje me ndonjë zhvillim politik apo…

 

Opozita më ka sulmuar gjithmonë mua, Saliu posaçërisht më ka pasur shumë “qejf” gjithmonë.

 

Në kushtet kur zoti Doshi ka pasur këtë qëndrim radikal ndaj kryeministrit Rama, a gjykoni se Grupi Parlamentar duhet të marrë në shqyrtim kërkesën për përjashtimin e Doshit nga grupi?

 

Nuk jam unë personi që duhet të më pyesni për këtë lloj gjëje.

 

Keni takuar zotin Meta më parë, keni biseduar për këtë çështje?

 

Jo nuk kam biseduar për këtë çështje.

Zoti Kokëdhima a mund ta quajmë pak të guximshëm idenë tuaj publike për ta legalizuar marijuanën? A është gati Shqipëria dhe shqiptarët për të bërë këtë?

Është e vërtetë që qeveria jonë bëri një punë të shkëlqyer për të eliminuar atë veprimtari kriminale që lidhej me prodhimin e hashashit, i cili, në përgjithësi, ishte një ekonomi në duart e trafikantëve, edhe kultivuesit përfitonin në masë shumë qesharake. Unë jam një mbështetës i asaj luftë që bëri qeveria dhe posaçërisht policia jonë, ku vendosën kontrollin e plotë mbi të gjithë territorin, sepse ishte e pakuptimtë të kishte territore ku s’mund të hynte shteti dhe policia.

U çarmatosën të gjithë ata njerëz. Atje nuk fluturohej dot as me helikopter. U kthyen në burgje shumë kriminelë që nuk duhet të ishin të lirë. Pra këto aksione të policisë sonë dhe të ministrisë sonë të rendit ishin aksione të mirëpritura nga publiku dhe qytetarët dhe posaçërisht edhe nga ne si deputetë. Unë e promovoj projektin e kanabisit medicinal në Shqipëri, për dy funksione:

Së pari, për të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtimin e sëmundjeve përmes medikamenteve që burojnë nga marijuana. Janë 170 sëmundje që mjekohen me efektivitet nga marijuana ose nga ilaçet që burojnë prej saj. Në Shqipëri ka dhjetëra mijë të tillë që kanë nevoja dhe të drejta të pamohueshme dhe të patjetërsueshme, që të marrin këto trajtime mjekësore.

Së dyti, unë e promovoj një projekt për marijuanën për eksportet, sepse është një industri shumë e madhe farmaceutike në botë që bazohet te kanabisi sativa ose indika, dhe kjo ekonomi e madhe është gjithashtu një shans për Shqipërinë, një mundësi për  ekonominë e vendit. Ne kemi gjithashtu liri për kanabisin mashkull ose për Kërpin, për industrinë që është me përdorime të gjithanshme. Dhe këtu gjithashtu ne duhet të kemi përfitim në ekonomi. Është kaq i shpejtë progresi që bëhet në ekonominë e kanabisit në botë, saqë në vitin 2020 besohet se nuk do të ketë asnjë shtet në botë, që nuk do ta ketë legal kanabisin. Ne duhet të përfitojmë nga ekonomia botërore e kanabisit.

Shqipëria ka kulturë bujqësore për kanabisin, ka dhe një brand të kanabisit që është shumë i njohur dhe shumë i vlerësuar në Evropë e më gjerë. Duhet t’i diskutojmë të gjitha idetë që na duken të mira dhe prej të cilave mund të nxjerrim përfitime.

Propozimi im është politik, është një propozim që të shikojmë mundësinë që ta zhvillojmë këtë industri. Një gjë është thelbësore, që nuk bëjmë fjalë më për një ekonomi kriminale, por bëjmë fjalë për një ekonomi legale, për një ekonomi të licensuar dhe të kontrolluar nga shteti në të gjitha hallkat e saj dhe për një monopol shtetëror në të gjithë kontrollin e kanabisit. Për këtë çështje jam duke folur unë, jo për çfarë mund të imagjinojë çdo person.

Eksperienca e tymosjes së kanabisit nuk është një eksperiencë që ne duhet ta predikojmë apo ta promovojmë. Ne duhet ti edukojmë të rinjtë dhe të rejat që të rrinë larg nga pirja e kanabisit, sepse përdorimi i drogërave, pavarësisht nivelit, është një implikim shumë i rëndë për karrierën dhe për shëndetin e të rinjve. Por nga ana tjetër, ne e dimë, që eksperiencën e tymosjes së një cigareje hashash e provojnë gjysma e rinisë nëpër botë. A është normale që këto djem e vajza 18-19-vjeçare të dënohen me nga 5 vjet burg?

Kjo çështje meriton që të kemi një legjislacion komplet shumë më të arsyeshëm, më të drejtë dhe në përputhje me kulturën e sotme, me tendencat e sotme të tregjeve dhe me kuptimin e sotëm bazuar mbi rezultatet e sotme të shkencave për ndikimin dhe rolin e marijuanës në jetën e njeriut.

Legjislacioni ynë penal që lidhet me marijuanën është më i ashpri në botë. Nuk e di arsyen pse ne kemi një legjislacion kaq të ashpër. Këtë arsye e di patjetër “Doktori”, që i ka bërë këto ligje, mbi të cilët jepen dënime të tmerrshme, mbushen burgjet me të rinj e të reja dhe kriminalizohet një target kaq i gjerë në shoqërinë shqiptare

 

A e keni provuar ndonjëherë?

As njëherë nuk e kam provuar, as kanabisin dhe as kumarin, kurrë ndonjëherë në jetë dhe as nuk kam ndër mend t’i provoj!

Dhe deputetë të tjerë, për veç zoti Doshi kanë kritikuar ministrat për performancë të dobët duke kërkuar ndryshime në qeveri. Ju jeni për ndryshime në qeverisje?

 

Unë nuk di ndonjë fakt nga këto që thoni ju. Unë si deputet jam shumë i sinqertë me ju, kur shikoj një të metë ose kur shikoj një punë që nuk shkon si duhet, nuk e akumuloj brenda por shkoj e bisedoj dhe e them vërejtjen, kritikën sugjerimin, këshillën, mendimin në çdo rast me një frymë shumë shoqërore. Jam i kënaqur nga ky lloj komunikimi për çdo çështje që më lind në zonë, për çdo çështje që kam me qytetarët sepse është i shumëllojshëm ky komunikim. Ka vend edhe për rregullime, sepse nuk jemi të përsosur. Unë konstatoj se ministrat tanë janë shumë të përkushtuar për të bërë më të mirën.

 

Dhe ministri i Financave, zoti Cani?

Kam një respekt shumë të veçantë për ministrin tonë të Financave, zotin Cani. Kam vlerësim shumë të shkëlqyer për punën e tij, për përkushtimin e tij në detyrë, për ndjeshmërinë dhe skrupulozitetin e tij në zbatimin e ligjeve dhe të rregullave të shtetit në çdo rast. Jam mbështetës i punës së tij pa asnjë ekuivok.

 

Jemi afër zgjedhjeve lokale dhe kanë nisur negociatat, përflitet që LSI ka kërkuar të marrë bashkinë e Fierit, Gjirokastrës…

 

Unë nuk di ndonjë gjë konkrete nga këto sepse nuk është as kompetenca ime që të merrem me këto lloj çështjesh. Unë di vetëm një gjë dhe mund ta deklaroj, që koalicioni jonë, bashkimi mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është në një harmoni të shkëlqyer, në një mirëkuptim shumë të thellë dhe është një shumicë absolute në Shqipëri. Ky bashkim do të jetë fituesi i zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Në 21 qershor e majta e bashkuar do ketë një fitore spektakolare në 61 bashkitë e Shqipërisë, këtë gjë mund tua them me shumë besim.

 

Zoti Kokëdhima edhe ju jeni ballkanas si zoti Doshi, kështu e justifikuat dje, ju duket normale që të shantazhohet kreu i qeverisë?

 

Unë iu falënderoj shumë që më dhatë mundësi sot të shpjegoj disa gjëra që nuk munda ti shpjegoja dot në parlament se më iku dhe doktori. Iu kërkoj ndjesë nëse nuk i kënaqa të gjitha pyetjet por do të jem vazhdimisht në dispozicionin tuaj për çdo shpjegim të nevojshëm.

22 komente në “Kokëdhima para gazetarëve për Doshin, hashashin dhe raportet me Ramën (E PLOTE)”

  1. Bimi says:

    Frankeshtajni…..buznesmen ky .po te paguajti kafen te ka fut ngjalen…

  2. Delli USA says:

    Kocoja si gjithmone dobici madh,nuk e cbironi dot ate.

    1. Xhimi says:

      Bravo Koco. Pergjigje shume te sakta. Vazhdo puno per Shqiperine qe ne vend te kerkoje lemosha nga Banka Boterore dhe FMN te jete ne gjendje te gjeneroje parate e veta nga rpoducktet bujqesore e medicinale si kanabisi mjekesor. Shteti te rregulloje ligjerisht rritjen e tij dhe perdorimin vetem per artesye shendetsore. Por nga ana tjeter ka edhe shtete ne Amerike si Kolorado apo edhe shtate te tjera si Hollanda qe e njohin perdorimin e kesaj bime edhe per aresye argetimi mbi nje moshe te caktuar (mbi 20 vjec). Ne duhet te ndjekim boten e civilizuar ne kete drejtim dhe te mos bejme lufte politike ne kurriz te te semureve qe mund te sherohen.

  3. onufri says:

    e mjera shqiperi me keta bij te erresires

  4. Muhamet Demaj says:

    podel everteta e droges se vete edvini eka ne qef ket kultivim edhe fabrikat edroges qe ika ngritur neper shqipri tani ka qit tellallin etina kokdhin perte bere lobing perta zyrtarizuar shifni sekush jane rilindasit dhe kush deshiron kete behemi kulumbi

    1. Xhimi says:

      Budallalleqe te nje injoranti qe paguhet nga Berisha. Shqiperia duhet te rregulloje prodhimin me ligj dhe te vendose taksa qe do te sdhkojne ne Banken e Shqiperise dhe ne dobi te cdo shqiptari dhe jo ne dobi te banditeve te Berishes. Kjo nuk duhet keqinterpretuar qe qeveria ne fuqi e beri per veten e saj. Edhe nese mazhoranca e ben kete ligj dhe rritjen e rregullimin e prodhimit te ilaceve dhe eksportin e rregullluar me ligj dhe taksa atehere te gjithe jane te fituar, jo vetem bandat e trafikanteve sic behej ne kohen e merhumit Sali Pashe Toptanit.

  5. ed says:

    Per kanabisin ka te drejte!
    Per te tjerat, nuk e di.

  6. Trongulli Muhamet says:

    Eshte pikerisht legalizimi i hashashit qe do t’u ver fre trafikanteve te medhenj si Doshi, etj (me fitime perrallore) duke e kthyer kete mall ne nje biznes te rregullt ligjor si shume vende te shvilluara sot ne Europe dhe Ameriken e Veriiut…

  7. partizani cene says:

    po rri o koco cfare merresh me tom doshin me mire pa te se me te

  8. wxw says:

    Ç’ raporte, mjeksore?
    Marrëdhënie i thonë në shqip!

  9. partizani cene says:

    o muhamed demaj, hall te luftoje rama trafikantet hall te mos i luftoje trafikantet si nuk zute rehati mor burr

  10. Mentalisti says:

    Dy figurat me negative ne Ps ky dhe Sajmir Tahiri. Po pse more klysh greku se ke
    provuar kanabiisin sepse e di ca efektesh negative psikomotorre ka por do ta kultivosh
    qe ta perdorin femijet tane.!? Dhe ti te pasurohesh akoma dhe me teper
    dhe gjeneratat qe te vijne te jene puntor drite shkurter te kapitalizmit qe po nderton zotrote , po sa e bukur qe e tha
    e di qe te gjithe e kane provuar nga nje here, qe edhe ata qe se
    kane provuar duhet ta provojne. Ti pederast analfabet duhet te dorezosh
    mandatin e deputetit vetem per mesazhet qe percjell ne publikk te rinia shqiptare.Pas firmave piramidale
    dhe univesiteteve private, legalizimi kanabisit do sillte pasoja te pa riparueshme
    ne shendetin mendor te brezave te rinj. Vetem nje anti shqipar si Koqo mund
    te beje deklarata te tilla!?

  11. realisti says:

    ky Koco nga 2K qe ka qene deri tani… me kete kanabisin po na behet 3K..po e tepron me keto K-te mesa duket..hahaha

  12. partizani cene says:

    ore mentalist a e ke analizuar propozimin e kocos ti para se te flasesh me kaq pasion per te dhe tahirin ?

  13. Miri says:

    Vaj medet o njerez per shterpesine e ideve qe ka ky njeri. Fshati digjet e kurva ( Kokedhieri) krihet. Europa i kerkon Shqiperise te luftoje drogen ky na kerkon te na beje sera marijuane ne Shqiperi. 2 qendrime antagoniste. Mjere Rama per deputet-shokun e tij.

  14. per mirin nga adidas says:

    Me fal miri, po pse hollanda qe e ka te legalizuar hashashin cfare eshte sipas teje, vendi me i korruptuar ?

  15. tom legeni says:

    nuk iu pergjigje pyetjes se fundit o koco po nejse

  16. lili says:

    kocoja eshte krejt ok per idene qe ka, mire e ka adidas
    me mire keshtu i sherben dhe ekonomise se vendit sepsa te pengohet dhe te krijohen precedente te rrezikshem pastaj

  17. kocoja says:

    une nuk di ndonje gje per kocon, si biznesmen me duhet korrekt si njeri nuk di c’te them
    po kshu eshte ne shqiperi te kesh sukses te rrethon me armiq qe vetem shtiren dhe thurrin intriga

  18. per xhimin says:

    jam dakord me xhimin, me mire parate te shkojne ne xhepat e shqiptareve se bandave.
    nuk po thote njeri te behemi kolumbi, thjesht te prodhojme e ta legalizojme ne sasi te caktuara
    shume vende me te mira sesa ne e kane kete pse jo shqiperia ? qe te behemi peng te lazarateve te tjere. jam dakord me ate qe tha xhimi, respekte

  19. koco kokdhima says:

    largojeni ate mbeturine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje