Mos harroni këtë gjë: Po humbasim kujtesën tonë

27 Shkurt 2015, 20:14Politika TEMA

Shërbimi Federal i Gardës së Rusisë, një trupë që ka si detyrë të mbrojë zyrtarët më të lartë të vendit, ka blerë kohët e fundit 20 makina shkrimi portative të modës së vjetër. Ato do të përdoren që dokumente veçanërisht të rëndësishme të mos shkruhen në mënyrë elektronike dhe ruhen në arkiva digjitale, por të shkruhen me dorë e më pas të arkivohen sipas formave tradicionale. Mesazhi është i qartë dhe i vjetër sa vetë të shkruarit: në qoftë se doni të ruani diçka, shkruajeni atë në letër dhe pastaj vendoseni në një vend të sigurt.

Era digjitale ka krijuar përshtypjen se tashmë janë vjetëruar mënyrat tradicionale të arkivimit. Çdo gjë e shkruar, incizuar, filmuar apo fotografuar tani mund të ruhet përjetë me një të shtypur butoni. Po marrin fund arkivat me pluhur: e tashmja fiksohet si e shkuar me ndihmën e teknologjisë. Rritja dhe zgjerimi i jashtëzakonshëm i pushtetit të kompjuterit garanton një hapësirë të pafundme arkivore, duke i dhënë fund harresës.

Realiteti ka provuar dicka krejt të ndryshme. Kujtesa digjitale ka provuar se është e brishtë, jetëshkurtër dhe e lehtë për t’u humbur. Teknologjia ka ecur jashtëzakonisht shpejt, aq sa mjetet e përdorura për ruajtjen e materialeve janë vjetëruar: CD-ROM po degradon, kasetat janë shkërmoqur, hard disqet digjen; disqet lazer dhe disketat kanë vdekur, dhe së shpejti mund të ndiqen, pa dyshim, nga USB-të dhe kartat e memories. Unë kam përgjysmë një roman, të shkruar 20 vjet më parë që e “shpëtova” duke e ruajtur në një disk 3,5. Kurrë nuk do ta marr vesh se cfarë kam shkruar, sepse tani nuk kam asnjë mënyrë për ta lexuar.

Si pionier internetit, Vint Cerf paralajmëroi kohët e fundit se zhdukja e pajisjeve të nevojshme për të lexuar “median e vjetër” do të thotë se “në një formë të papërgjegjshme, po hedhim gjithë të dhënat tona në atë që mund të quhet gropa e zezë digjitale”. Në vitin 1986, projekti BBC Domesday ndërmori regjistrimin e situatës ekonomike, sociale dhe kulturore të Britanisë në 12 në videokaseta. Sot, ato nuk mund të lexohen, ndryshe nga libri i Domesday-it, i shkruar një mijë vjet më parë.

Interneti mund të ruajë gjatë një viti të dhëna sa ata që janë krijuar gjatë gjithë shekullit 20 – mbi 330 petabytes, ose kapacitet i mjaftueshëm për të ruajtur 20 fishin e të gjithë librave të botuar deri më sot – por pasardhësit tanë mund të mos jenë në gjendje t’i lexojnë ata.

Përballë vështirësive teknike të së kaluarës, supozimi i garancisë së ruajtjes digjitale ka dëmtuar rëndë zakonet e ruajtjes tradicionale arkivore. Gjeneratat e mëparshme shkruanin letra, ditarë, kartolina dhe shënime, në letër, i ruanin, dhe i kishin aty ata. Kush ka sot një arkivë të emaileve të tij, apo të postimeve në Twitter? Ne pa shumë kujdes kujtojmë se ata ruhen diku, kur në fakt shumica e tyre avullojnë në eter. Albumet fotografike të modës së vjetër ua kanë lënë vendin skedarëve digjitalë të fotove, që nuk janë të imunizuar as nga ndonjë fshirje e papritur, ndërkohë që këto artefacte elektronike nuk do të mund t’i “shpëtojnë” as vjetërimit teknik. Në këtë kuptim, fotot e gjyshërve janë më të sigurta se ato të nipërve e mbesave tona.

Ajo që duket si një rritje e pafund e internetit është në të vërtetë edhe një formë e humbjes së pafundme. Jetëgjatësia mesatare e një faqe web-i është 44 ditë. Faqet përditësohen vazhdimisht, rishkruhen, transferohen apo përfundojnë në procesin e njohur si “humbja e referencës”. Ne mund t’u mësojmë fëmijëve tanë se çdo gjë e postuar do të jetë aty përgjithmonë, por në fakt kjo është pak e vërtetë, çuditërisht gjithcka është e paqëndrueshme.

“Page not found” (Faqja nuk gjendet) është mesazhi që përmbledh natyrën kalimtare të të dhënave dixhitale: informacionet e qëndrueshme janë kthyer në asgjë, dhe ne s’mund ta dimë ku kanë shkuar. Historianët bashkëkohorë janë përballë një sfide të madhe, kërkimi për të shkuarën në kohën e “bumit” dixhital mund të jetë një dështim i madh nëse vetëm besojmë se e kaluara është ruajtur sa herë që ne kemi shtypur butonin “ruaj”. Çuditërisht, pavarësisht lumit të informacionit të përditshëm, ne mund të përfundojmë të dimë më shumë për fillimin e shekullit të 20-të, se sa dimë për fillimin e shekullit 21.

Bota është zgjuar së bashku me rritjen e rrezikut të humbjes së kujtesës kolektive. Cerf ka bërë thirrje për krijimin e një “digital vellum”, një teknologji që mund të ruajë të dhënat digjitale, e mundshme për t’u lexuar në kohët e mëvonshme. Biblioteka Britanike tani në mënyrë rutinore ruan në një arkivë digjitale informacion nga miliona e web faqe publike, apo postimet në Twitter e Facebook. Biblioteka e Kongresit Amerikan arkivon të tërë Twitter-in.

Menjëherë pas masakrës ndaj Charlie HEBDO në Paris, Bibliothèque Nationale de France vendosi të grumbullojë në “digital vellum-in” e saj të gjithë reagimet në web-e apo media të tjera, reagimet publike, blogjet, Twitter-in, komentet në internet – për të krijuar një arkivë të mirëfilltë digjitale të momentit.

Një reagim i ngjashëm për ruajtjen digjitale është i domosdoshëm. Studimet psikologjike kanë treguar se njerëzit janë më të lumtur dhe të sigurtë në vetvete, kur ruajnë prova të jetës së tyre. Ashtu si gjyshërit tanë që kanë vënë mënjanë provat fizike të botës së tyre, ashtu edhe ne duhet të printojmë fotot, të ruajmë emailet, të kopjojmë e printojmë historitë dhe kujtimet si relike të vetë jetës sonë, për t’i vënë më pas në papafingo. Fatmirësisht, ashtu si na e kujtuan rusët, ende është i gjallë mjeti që e ka zgjidhur problemin e përkohshmërisë digjitale: makina e shkrimit.

The Time- bota.al

12 komente në “Mos harroni këtë gjë: Po humbasim kujtesën tonë”

  1. Muhamet Demaj says:

    shum eshpejt dovim tek vitet gjashtdhjet rilindja pona rilind shum gjer tevjetra edhe Enverin duhet ta coje tek varrezat Edeshmorve

    1. M35 says:

      Meso te shkruash njehere pastaj jep opinjonin tend
      o budall.

    2. shqip says:

      per ty “muhamet demaj” kalimi ne vitet 60 do jet 1 hap gjigand se duke vleresuar nga menyra e te shkruarit tend ti duhet te jesh akoma ne epoken e gurit
      shenim…. rropt juve te TEMES po nuk e botuat komentin tim

    3. Kosovar says:

      Te ne!!!..ne kosove te vjetrit kur te mallkonin perpara e kan pas nje shprehje shum interesant thoshin “folshe me gishte” ja ku erdhi koha njerzit po flasin me gishte ipad aifon, profetsia doli..

  2. Bimi says:

    Artikulli me i mire i temes per sot…keto jane debate per shoqerineshqitare jo toma doshi mund ne karate dhe putin.

  3. ***** says:

    Pa mundesia e Rusise per te konkuruar teknologjine perendimore ben te dalin keto lloj teoremash.

    Materialet dixhitale mund te jene me vunerabel sesa ato qe ruhen ne arkiva, por shtete si Kina dhe Koreja e Veriut duhet te krijone grupe ushtrake per te sulmuar resurset e thjeshta dixhitale private perendimore.

    Arkivat dixhitale jane te sigurta atehere kur ke teknologjine e duhur per ti mbrojtur. Rusia nuk e ka ate lloj teknologjie ndaj edhe kerkon deftere dhe papiruse sot.

    Sipas kesaj teorie, opsioni I te shkruarit ne gur me gdhejndje duhet te jete edhe me I sigurt.

  4. Bora says:

    Asnje sherbim sekret nuk e ka nderuar metoden e ruajtjes se dokumentacionit, thjesht ne disa raste kane shtuar dhe opsionin dixhital por per dokumente te thjeshte dhe jo te klasifikuar apo sic i themi ne (teper sekret) vetem se ne nuk e dime sdo te thote qe cdo gje ruhet online.

  5. CANI says:

    Beni ndonjendryshim te vogel ne pike apo presje ne artikujt tuaj sepse po lexove Diten ke lexuar Temen ose anasjelltas.

  6. gorezi d says:

    Te gjithe ata qe prehen ne varrezat e deshmoreve ,diten qe mbyllen syte e kane pasur komandant E.Hoxhen.

  7. bota says:

    Pse “gjeneratë”?!
    Në shqip, i thonë: brez!

    1. raw says:

      Ngaqë e përdor vetë kryeministri [gjenerata e re], automatikisht e ripërsërit majmunëria.
      Sa më e huaj të jetë fjala, aq më madhështore “tingëllon”, (kështu mendojnë njerëzit me mungesë identiteti), aq më të ditur ndihen rënuesit e gjuhës.

  8. 17nentori says:

    i thone edhe brez edhe gjenerate. qe kur jemi shkeputur nga turqia dhe morem fjale perendimi e beme edhe gjeneraten fjale tonen.
    tani…. kur ke teprice identiteti te tjeret te duken me mungese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje