FOTOT/ Detajet e “bandës së tritolit” dhe kush janë dy personat më të kërkuar nga policia

28 Shkurt 2015, 17:14Politika TEMA
FOTOT/ Detajet e “bandës së tritolit” dhe kush janë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka dhënë sot detajet për të arrestuarit e “bandës së tritolit”.

Didi ka thënë se të arrestuarit dhe dy personat e shpallur në kërkim, janë përgjegjës për vendosjen e tritolit më 10 shkurt në Tiranë.

Në lidhje me aktet e rënda kriminale të datës 10.02.2015, në qytetin e Tiranës, ku në orët e para të mëngjesit u vendos lëndë plasëse eksplozive në vendin e quajtur Rruga “Kongresi i Manastirit” dhe pikërisht në farmacinë e shtetasit B.T., në rrugën “Arben Minga” dhe konkretisht në pallatin nr. 46/7, si dhe në afërsi të Urës Vasil Shanto, tek stacioni autobuzit të unazës dhe për pasojë në dy rastet e para ndodhën shpërthime, ndërsa në të fundit,  shpërthimi mbeti në tentativë, për shkaqe të pavarura nga autorët, akte të cilat sollën si pasojë dëmtimin e pronës private dhe cënimin e  rëndë të sigurisë publike, informoj opinionin publik se:

Strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë pas një pune intensive dhe profesionale, arritën në sigurimin e provave të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol dhe të mbetur në tentativë.

 Në këto rrethana Strukturat e Policisë së Shtetit më datën 26.02.2015, bënë ekzekutimin e Urdhrave të Prokurorit të Krimeve të Rënda, lëshuar më datë 25.02,2015, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për masat e sigurisë “Arrest me burg “ për shtetasit ;

Lumjan (Emiljano) MATMUJA ,27 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal , i dënuar në vitin 2010 me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ernest GJUTA, 24 vjeç ,lindur në Kukës e banues në Tiranë.

Kamber BRUKA, 31 vjeç ,lindur në Kukës e banues në Tiranë .

Erjon DULE, 33 vjeç , banues në Tiranë .

Sot me date 28.02.2015, bazuar ne kerkesat Prokurorise per Krimet e renda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi vleresimin e mases se sigurisë “Arrest me burg “ pa afat, për shtetasit e mesiperm “, ka thënë Didi.

Ai ka dhënë detaje edhe për dy personat e shpallur në kërkim, Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka.

Këta të fundit, përveçse akuzohen për vënien e eksplozivit, akuzohen edhe për disa vepra të tjera kriminale.

Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal, i arrestuar  disa herë nga Policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe  për një sërë veprash të tjera kriminale.  

“Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës  banues në Tiranë ,me preçedent kriminal , i hetuar në vitin 2013  për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim , mbetur në tentativë”  dhe “Armbajtie pa leje”. Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës”, tha Didi.

Bazuar në hetimet e kryera nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda,  rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e paisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën Muhamet Gjollesha.    

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda vazhdojnë  hetimet për zbulimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për veprat penale, “ Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  230, 233/a dhe 234 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre personave, në kuadër të proçedimin penal  Nr. 42/2015.

Policia e Shtetit  është e angazhuar dhe e motivuar për t’u përballur dhe luftuar krimin  në cilën do formë që ai shfaqet.

Garantojmë qytetarët se të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke kryer detyrat funksionale , në funksion të zbatimit të ligjshmërisë , si dhe  krijimit të   një ambjenti social sa më të sigurtë”, e mbylli Didi./b.l

 

30 komente në “FOTOT/ Detajet e “bandës së tritolit” dhe kush janë dy personat më të kërkuar nga policia”

  1. elona says:

    Kujdes.kjo nuk eshte shaka.Te mbaje leximin ose do te vdisni per 7 dite vetem nga leximi i mirepritur.Kohe me pare nje vajze e vogel me emrin Mishel shkoi ne facebook dhe e pa dhe duhet ta shperndante nje lidhe perndryshe do ti ndodhte qe te vdiste brenda shtate diteve.Ajo qeshi dhe shkoi duke e injoruar plotesisht.Diten e shtate pasi kaloi qete sepse e kishte harruar fare lidhen shkoi per te fjetur.Por ne mengjes e ema shkoi ta zgjonte te shtrati i saj per te shkuar ne shkolle dhe filloi te ulerije.Mishel kishte vdekur me sy te hapur sikur dikush e kishte frikesuar.Nese ju nuk deshironi qe kjo gje tju ndodh edhe ju kopjoni dhe ngjisni kete link teksti te pakten 13 komente te ndryshem keshtu mallkimi i Mishelit shkon te dikush tjeter.Shembull:Tomi nje djale nga NYC nuk donte te kopjonte kete tekst dhe u zhduk pas 7 diteve.

    1. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

      o eloma, moj elona,

      o ti rrofsh e paç shendet, jo 7 dite, po 7x7x7x7x7x7 dite te tjera moj e uruar ! Po çfare i ke keto budallalleqe me brire mij aman ?

      1. Shefit de Balzac says:

        @besoj ate qe shoh etj etj,
        Mire ajo budallaqja po ti i mencuri qysh i the aq shume jete asaj budallaqes apo te budallallepse gjithe njerezimin per 322 vjet qe te rroje?

    2. Nje njeri i paster i n’dergjegjshem nuk fshihet ,por perballon Organet e Drejtesise me ballin larte ,me siqeritet me te madh per ate qe ndodhi ne mes te Kryeqytetit , duke treguar pa’fajsine me qellim qe Shoqeria e terrorizuar te dicka per fajtoret e shperthimeve me tritol ,pasi neser ndodh dikujt tjeter .Por ja qe duke qene njerez te pabese , f’shihen si te pabese,jetojne si te pabese dhe do vdesin si te pabese .Jemi te persekutum
      nga politika e sotme thone pastaj lumat qe akoma nuk dine c’eshte civilizimi dhe qytetrimi.

    3. eri says:

      Vellezerit gjuta kane lidhje me vrasjen e artan santos. Ata filmuan vrasesit nga veranda e lokalit te tyre tek rruga e elbasanit. kete filmim e keni pare te gjithe ne media. Si ka mundesi qe keta njerez filmuan vrasesit me motorr qe po ndiqnin santon?? te gjithe ne mund te shohim nje motorr ne rruge, por askujt nuk i shkon mendja qe ta filmoje. Ata e dinin qe do behej vrasja dhe filmimin e perdoren per shantazh. Kur nuk moren dot leket nga vrasesit e shperndane filmimin permes nje gazetari.

    4. Xhimi says:

      Duken nga forma e kokes keta qe i ngjajne Berishes, Ristanit e Nokes. Te gjithe bandat e Kukesit dhe Vicidolit. Gangstere te ushqyer nga ish pushteti qe flinte me ta. Sigurisht qe Sali Pashe Toptani komentoj qe tritoli eshte konkurence midis banditeve, por doli qe ai eshte kryebanditi, ai qe i financon dhe shtyn keta kokeshtrember te terrorrizojne Shqiperine. Bravo Tahiri, Didi dhe te gjithe ata oficere policie te zot qe po i fusin ne burg keta kriminele. Prisni per Nishanin ti nxjerre te pafajshem me gjykatesit e Plepave.

    5. Elpiniqi says:

      Moj elona!
      Pervec se analfabete,ti qenke nje INJORANTE FETARE!
      Paske rrjedhur nga TRUTE,moj goce!
      Thuaji atij te pas 7 diteve te na haje m…!!

    6. Kanan Tafili says:

      Elona edhe gjashte dite me kane ngelur, po filloj te numroj ditet

    7. Toni says:

      …Endrra me sy hapun po sheh moj Elona – e lona …

  2. SADJA says:

    KAFSHA E KA VENDIN NE PYLL DHE JO NE TIRAN??

  3. safeti says:

    “Fol ckeni kurdisur ne tunel!”
    “Ne nuk i durojm dot cibanet e huaj”

    “Bir i xha Jahos”

    1. Edi says:

      Vetem se çibanet e huaj ketu jane keta vete !

  4. Shqipetar says:

    Kush Ishte qellimi dhe koka e shperthimeve? Dy mbeturina Kukesi jane thjesht ushtaret e kesaj pune.

  5. luke says:

    Po cu duhej o cuna te krruheshit me ministrin e brendshem, dhe me tritol e ha per terrorizem, te hedhin celsin ne det dhe nuk del me. Shikojne shume filma ne Shqiperi dhe kujtojne se jane te verteta traplleqet qe thuhen ne to. Ke bere leke duke bere krime dhe ja hodhe ste ka kapur njeri, rri urte dhe gezo pasurine cte duhet cublleku. Mafia italiane urte e bute e shtyu 100 vjet ne amerike pa e ngacmuar njeri dhe ata ishin me te vertete te forte, nuk ngacmonin as policin e thjeshte pa miratimin e bosit te madh, keta ne Shqiperi u duket vetja aq cuba sa e krruajne me ministrin e brendshem, WTF?

  6. Zig Zag Man says:

    Maks Velo ja ka fajin ketyre malokeve..!

  7. bujar says:

    Oh……..sa larg i bini .

  8. Gzimi says:

    Po ajo bomba te Petro Nini prej ketyre ishte!!! Duhet te kete nje lidhje …

  9. shqiponja says:

    Futini ne kerkim me interpolin dhe tregoini se çfar esht ne gjendje te bej shteti, ne te kunderten ky terror nuk do ndaloj kurr.

  10. GAMORI says:

    te gjithe kriminelet te kthehen ne vedlindje me gjithe familje duhet te behet LIGJI I VECANTE

  11. GAMORI says:

    TE Gjithe KRIMINELET (ME TRITOL ARME OSE SHPEJTESI AUTOMJETI) KTHIM ne VENDLINDJE me gjithe FAMILJE duhet te behet LIGJI I VECANTE

  12. jani says:

    o elona se e ke per nje gojore.bukur do jete te mos kesh dhembet e siperm.

  13. tomorri says:

    Sa keq me vjen!35 vjeçari paska lindur pikerishte kur une jam caktuare me sherbim ne Kukes.Nuk kishja vajtur shume here ne Kukes dhe nuke njihja ate zone por shpejte u ambjentova duke patur si shtyse edhe nje shoke shume te mire tani ne amerike qe ma beri te lehte njohjen e Kukesit.
    Me vjen shume keq qe ai popull,ata prinder,ato familje,ato fise,ato mbiemra si gjuta,bruka,matmuja etj sote me jane kthyere ne kundershtare dhe kam filluare ti urrej shume.Nuk kane qene kurre çerdhe kreminelesh por ja qe qenkan bere nuk kane qene kurre pa seder dhe pa cipe por ja qe qenkan bere,ndaj me vjen shume keq kur i mendoje keta njerez qe sote banuakan edhe ne Tirane me femije .Shkaqet i dini ju vete por kjo eshte fatkeqsi per ju kuksianet ne radhe te pare dhe per shqiperine ne radhe te dyte.Ma merr mendja se keta sa jane bere 20 vjeç kane ditur shume pak gjera dhe ne te famshmen demokraci paskan lulezuare keq fare,turp turp tu vije.Jo me kote thone se shqiperine e mbyten bythegrisurit me ndihmen e Sali kreminelit.Kuksian behuni burra ashtu siç kini qene ,kush ka probleme me drejtesine te veje atje dhe te tegohet burre duke bere nje kthese per 180 grade per interesin etyre se jane akoma shume te rinj dhe pastaj edhe per vellezerit shqiptare qe te gjithe po vuajne kaq shume.Mbetem me respekt per kuksianet me te cilet punova vite te tera dhe kur u largova u largova ashtu siç vajta me lote ne faqe dhe me pershtypje shume te mira.

    1. V says:

      Mir ik vazhdo te lexosh veprat tani…dhe mos qaj

  14. Kojshia e elones says:

    Te rrosh vet elona se mendja ka ikur ne drejtim te paditur

  15. tarasi says:

    Bash Kuksin sun e lajm ne dor te krimnelve ,Edi Rama me ty do jena ne Jet te jetve .Sali Berisha Sllobodani shkau shkauve dole ,Me ty tan shqypnia ka me u perball o Kriminel i tokes Arbenore.

  16. Toni says:

    E shkereta Elona , qenke vertete E LONA

  17. komunalja says:

    Lumjan –> Emiljano ! Thjesht gjeniale! Ja me ç’sorollop kemi te bejme

  18. Endri says:

    KUSH JAN 2 PERSONAT?
    JANE 2 KOKRRA MALOKESH QE ZBRITEN NGA MALET ME LEJEN E ARIUT SALI.
    KTO JANE RRUGACE, TE TRASHE, TE PAARSIMUAR, TE PADITUR SHKURT HALET E SHQIPERSISE.
    JANE VEMJE TE SHOQERIS SHQIPTARE QE PJELLIN PER PD KETO LLOJ NDYRESIRASH.
    FARE E KEQE…

  19. eduart says:

    Keta kuksjanet te gjithe i drejton Altin lame,dhe asnje ri nuk guxon tia permendi emrin se maloku ka bere teror ne mendja dhe shtet,eshte i vetmi grup kriminal qe e shte i pa prekshem si nga shteti ashtu dhe nga medjat,kan tmeer ti zene emrin jo tibejne gje.

    1. nisi says:

      o ti eduart esht e vertet qe altinit nuk ia permendin emrin por jo se e kan frik por ai ka disa medja si top chanel top albania radio qe jan pasuri te axhes se tij dhe nuk esht se i bon gjonat vet i bon me ushtar dhe me pages se vet ka frik te dali nga domja dhe kur del del me nga 5 makina tblindume …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje