Kompetencat e Këshillave Bashkiakë nuk duhen kufizuar apo zvogëluar, pasi roli i këshilltarëve është mjaft i rëndësishëm.
Apeli i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë nga kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi, në një kohë kur pritet miratimi i ndryshimeve ligjore për qeverisjen vendore, duke e pështatur ligjin me ndarjen e re administrative.
Sipas Dalipit, vendimarrja për qytetet nuk duhet lënë vetëm në duart e kryetarit të Bashkisë.
“Më lejoni që dhe në emrin tuaj tu bëj thirrjeve ligjvënësve në parlament, të cilët tani po bëjnë ndryshimet për qeverisjen vendore me ndarjen e re administrative, të kenë kujdes me rolin e Këshillave Bashkiakë.
Sepse të dhënat janë që roli i Këshillave Bashkiakë do të vijë duke u zvogëluar.
Duke marrë shembullin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një Këshill model që në dy vitet e fundit ka miratuar dy buxhete të kryetarit të Bashkisë pavarësisht se ka kundërshtarë politikë, duke marrë shembullin e projektvendimeve që kanë ardhur dhe janë gjykuar me shumë ftohtësi.
I bëj thirrje ligjvënësve që Këshillave Bashkiakë në territor ti japin rolin që i takon, mos ti lënë në duart e një njeriu vendimet”, shprehet kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Dalipi, iu referua edhe rastit të fundit, ku ndërhyrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës çoi në shtyrjen e dhënies me koncesion të parkingjeve të kryeqytetit.
“ Doja të shfrytëzoja rastin këtu, meqë kam këtu dhe nënkryetarin e Bashkisë, akoma nuk kam dëgjuar nga nënkryetari i Bashkisë një falje publike në pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë për atë projektvendim, megjithatë falenderoj kryetarin e Bashkisë që tha që jam tërhequr nga ky projektvendim për një periudhë 5-vjeçare meqë nuk kam dëgjuar zërin e qytetarëve”, theksuan këshilltarët socialistë. /gj.k/