Mallakastër/ Sherr banal në lokal, një i vrarë dhe një i plagosur. Policia, shpërblim për kapjen e autorit

1 Mars 2015, 09:19Politika TEMA

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Rroms të Hekalit në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal në një prej lokaleve të fshatit.

Autori, i cili është identifikuar nga policia , 32 vjecari Ëngjëll Hodaj, pas sherrit në lokal , ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë çiften , për tu rikthyer sërish duke qëlluar jashtë ambienteve të lokalit mbi 21 vjeçarin Eduard Zotaj , i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetonte.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Blerim Beqiraj , i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes,ndërsa dyshohet se tre personat e e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur.

Policia po punon për kapjen e autorit  dhe u ka bërë thirrje banorëve të zonës për bashkëpunim duke dhënë informacion për autorin e krimit. Madje për çdo person që do të ofrojë ndihmë për kapjen a autorit, policia ka vendosur shpërblim/a.xh

4 komente në “Mallakastër/ Sherr banal në lokal, një i vrarë dhe një i plagosur. Policia, shpërblim për kapjen e autorit”

  1. anannananan says:

    asnje fjale se si i gjati prishi greven si sala ne kohen e vet!

  2. tfgs says:

    hahahahaha,keta jane shiitet e F.Klosit i cili lajmeron popullin shqiptar se ”rreziku” shqiperise i vjen nga kisha greke dhe orhodhoxet shqiptare…………!!!!!!
    Koraket e Rromsit, nga fshati i Zike marmides popopopopo,
    O Zot sa te peshtire jane,sunits+shiits = mega problem………..

    1. albo says:

      pensioooooooni pucofagooos,

  3. pilo pela says:

    Shqiptarët dinë ti zgjidhin problemet.Jemi popull trim i lashtë dhe i leshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje