"Sekretet” e Doshit dhe përdorimi i shantazhit si atout në politikë

1 Mars 2015, 12:51Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

 

Koha pas 23 qershorit 2013 do të duhej të ishte koha e Tom Doshit, ngaqë ka dhënë përshtypjen se të gjitha i bënte, ashtu si dhe kolegët e tij socialistë, për të bërë të mundur të vinte ajo ditë. Por jo, s’paska qenë e thënë. Nuk është koha e tij. U bë kohë që është marrë vesh se nuk është koha e tij. Është vetë Toma që ka demonstruar qysh herët (gjithnjë pas 23 qershorit) se jeton mes një parehatie. Askush nuk e di se çfarë ka. Ose le të themi që mund të ketë njerëz që e dinë, por ai vetë nuk ka shpjeguar ndonjë gjë. Tani, diçka ka lënë të kuptohet, pasi ka pickuar tek-tuk, ka përmendur emra, mes të cilëve edhe atë të drejtoreshës së Tatimeve, ka shprehur pakënaqësi për ministrat që nuk ia hapin telefonin e për Kryeministrin që nuk e ka begenisur, por këto gjëra, nga mënyra se si i ka thënë, nuk ia justifikojnë sëkëlldinë. Për më tepër, lënë vend për shpjegime që nuk e nderojnë Tomën.

Por asëll-asëll, ende nuk e kemi të qartë situatën. E ndoshta nuk kemi për ta pasur të qartë asnjëherë. Personalisht, as që do të doja t’i merrja vesh motivet e shpërthimit të Doshit kundër Ramës, pasi jam i prirë të besoj, madje të vë dorën në zjarr, që motivet e karfosjes janë banale, pasi e tillë, banale, ka qenë dhe është marrëveshja mes të dyve në bashkëpunimin që kanë pasur. E në këtë kuptim, nuk kam as kureshtjen më të vogël në pritje të ditës, kur Toma do të zbrazet kundër Ramës. Veçse Toma duhet ta dijë se nuk na befason dot. Në të gjitha rastet do të thotë gjëra që ne, edhe pse s’i dimë, i marrim me mend. Kush është ai shqiptar që e paska ende aftësinë për t’u tronditur? Kanë ndodhur aq shumë gjëra të rënda në këtë vend, sa neve na është bërë lëkura shollë. Pastaj, duhet të jemi të sigurt se dita apo ora, kur Toma do të zbrazet, nuk ka për të ardhur kurrë. Toma, dëgjomëni mua, nuk ka për t’u zbrazur!

Ai u kap nga kamerat, teksa bënte ca gjeste të çuditshme me duar në drejtim të Kryeministrit. Disa që pretendojnë se e njohin mirë gjuhën e trupit të Tomës, janë të sigurt se me atë lëvizje të prerë të dorës vertikalisht poshtë, me pëllëmbën e kthyer nga vetja, ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “kam për të të shqepur në dru”. Të ketë pasur këtë gjë në mendje, vallë? Me atë lëvizjen tjetër të dorës, të cilën ne të tjerët e bëjmë për t’i thënë dikujt në formë pohuese a pyetëse se “ka dalë mendsh”, Toma ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “ka për ta bërë Toma që t’i ikë truri”. Dhe me sy shihte nga një bllok, që e mbante në të majtë, duke lënë të kuptohet se të gjitha aty i kish, në bllok. Por këtë mesazh të fundit nuk është se e la të maskuar pas gjestesh vuve. Përkundrazi, doli para gazetarëve që prisnin te porta e Kuvendit, dhe në thelb deklaroi, më saktë deklamoi, se “kish shumë gjëra të rëndësishme për të thënë lidhur me Ramën, dhe se po të hapte gojën, do të tronditej dynjaja”. Ekziston ideja se opinioni publik apo edhe ne që e përfaqësojmë, a i japim zë këtij opinioni (ashtu si e përfaqësojmë dhe aq zë sa i japim), duhet të ushtrojmë presion që Toma ta hapë gojën.

Unë e thashë se jam i sigurt që Tom Doshi nuk ka për ta hapur gojën. Nëse ka gjëra për të thënë, kuptohet. Se nuk duhet përjashtuar rasti që të ketë bërë një bluff. Nëse dikush do marrë përsipër të bëjë një peticion drejtuar Tomës, ku këtij të fundit t’i bëhet lutja që ta hapë thesin, unë do ta nënshkruaja ndër të parët. Jo nga kureshtja për të marrë vesh sekretet e Tomës, por nga dëshira për të mos jetuar mes sëkëlldisë së shkaktuar prej një shantazhisti. Dhe është pikërisht kjo që ka ndodhur këto dy ditë. Nuk janë sekretet e hamendësuara të Tomës që të shqetësojnë. Përkundrazi, të shqetëson ideja se dikush është i sigurt se mund ta shantazhojë Kryeministrin e vendit. Vini re: nuk është dikush që denoncon. Këtë rast ku ta gjenim! Është dikush që kërcënon se do të denoncojë. Këtë rast duhet ta refuzojmë me neveri. Denoncuesit janë të mirëpritur, por nuk duhet të lejojmë të na e bëjnë jetën makth lloj-lloj shantazhistësh. Prandaj, Tom Doshi ia ka borxh publikut që të flasë. Në mos, do të bënte mirë të mos e hapte më gojën. E nëse Tom Doshi vijon të flasë në të njëjtën mënyrë, duke bërë shantazh, do të ftoja kolegët e mi të mos ia vinin më mikrofonin te goja. E në këtë pikë, do të ftoja kolegët e Tomës, gjithashtu, të mos na hapnin barkun me tezën se “kjo e Tomës, është përveç të tjerash, provë e demokracisë së brendshme në PS” (!!!). Demokraci e leshit!

Por në këtë mes, ka diçka tjetër për t’u bërë. E kish thënë Mero Baze në një artikull që kish shkruar pardje në të nxehtë, teksa nënvizonte mesazhin se “Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm, e duhet të tregojë vendosmëri të bëjë betejë kundër shantazhit politik”. Unë këtu do të shtoja. Nuk ka rëndësi se çfarë meraqesh mund të ketë Kryeministri në rrethanat që Toma do të çalltisë të zbrazet mirë e mirë. Nuk e përjashtoj që të ketë meraqe të tilla. Por sido që të jetë puna, pafuqia e një Kryeministri për t’i thënë “jo” një shantazhi apo gatishmëria për të jetuar mes shantazhit, e turpëron atë dhe ia lidh duar e këmbë, më shumë se çdo gjë e ndyrë që mund të ketë bërë. E nëse ai nuk e sheh kështu, është opinioni publik që ka nevojë ta shohë kështu. Është opinioni publik që e ka më të ngjërueshëm një kryeministër që ka bërë ndonjë zullum, e që këtë zullum ia denoncojnë, sesa një kryeministër që ndodhet gjithë kohën nën shantazh. Unë vetë, ndonëse e di se zullumi e shantazhi lidhen me njëri-tjetrin, preferoj një kryeministër zullumqar përpara një kryeministri të shantazhueshëm. Për aq sa këta dy lloje kryeministrash mund të ndahen e për aq kohë sa nuk kam një opsion të tretë.

Me këtë dua të them se është Rama që duhet ta inkurajojë Tom Doshin të hapë gojën, e të thotë çfarë ka për të thënë. Në mos, të marrë një vendim politik për t’u ndarë nga Tom Doshi njëherë e mirë. E nga të gjithë ata që kërkojnë ta ngrenë mbi shantazhin karrierën e tyre politike.

Marrë nga Shqip

49 komente në ““Sekretet” e Doshit dhe përdorimi i shantazhit si atout në politikë”

  1. ahhahahahahhaha …po ku ka shantazh me te madh politik sesa ai i LIKE KRRABES A?????? apo Likes i falet ngaqe ai e bo shantazhin ne menyre qytetrore ,jo si Tome Kali .

    Nejse …sic e the dhe vet ..juve u eshte bere lekura sholl saqe edhe sikur cdo qeveritar t’vije e t’ju uli breket ne mes tryezes e t’filloj t’ju q…….je mbare e mrapsht (fmi , gru e katandi) ju prap s’do e luni bothen .

    SKLLEVER MUTI …N’PACA NOJHER MUNDESI EDHE FMIT NE DJEP JA U KISHA FUT NE GRIRSE MISHI .

    RROFTE SERBIA E MADHERISHME !!!

    1. bato says:

      Tomislav Branko-vici!
      Nuk dyshoj qe ti edhe femijet e djepit mund ti futesh ne makine mishi, se si serb qe je, vetem krimin ke ne mendje dhe ne gen. ( fjala serb, vjen nga latinishtja Serpe- gjarper)I tille duket se je! Por mos harro, se edhe ne se nuk ka zot, nje njeriu si ti kriminel e shpirt katran, ligesia i del te femijete vet. Do te te dale aq keq sa do te te helmohet shpirti duke pare degjenerimin e femijeve te tu.

    2. artan says:

      o kafshe e eger serbe, si te lejojne te nxjerresh helm

    3. go says:

      Te vetmen mundesi qe do kesh ,eshte qe tju rruash trapin.

    4. Iliri says:

      Tomislav qe nuk ke te besh fare me pellazget. Te kam shkerdhyer jo vetem ty, por te gjithe brezat e tu qe nga shekulli i shtate kur erdhet ne ballkan. Jeni race muti, se nuk rrini dot pa ngrene mut.

    5. refugjati says:

      Qe te duash serbine nuk eshte ndonje gje e madhe por keto deklarata duhet ti besh ne serbi. Poshte fashizmi serb.

    6. delvini says:

      Pelasgian ( TOMISLAV BRANKOVIC) shqiptaret , bijte e shqipes i ke kudo ne europe qe fluturojne , por te jap nje keshille , mos fol se do te shpetoj goja diku ,dhe po rane fjalet e tua te pista ne ndonje vesh shqiptari, ahaaaa , te garantoj se nuk do jesh me pjestar i forumit, do behesh rahmet , ndaj shif punen tende or ti shqipfoles , dhe mos u plak me hallet tona, hallet e shpis tone i zgjidhim vet ne, ndaj mos e harro keshillen !!! larg nga bijte e shqipes.

  2. armand says:

    po me siguri qe jane prishur per noj ceshtje tenderi se ska munci tjt

    http://cutt.us/sekretet-e-doshit-dhe-perdorimi-i-shantazhit

  3. safeti says:

    Pellemba posht e lart do methen “do te rraf prap si athere e mban mend” pasi Doshi e ka rrahur disa her Edvinin e ka ber lluc fare.

    1. tironsi says:

      e ka rraf edhe…??
      kjo domethene se eshte qef i modh???

      O Safet (ti qe je mbrapa emrit Safet), je nje rrot k**i dhe nje pervers i mjere!

      1. korçari says:

        Jam dakort Safeti eshte nje person me zhvillim te vonuar mendor mos ja vini re se ketyre tipave ju vijne mente ndonjehere me vonese

  4. Tarrasi says:

    Qashtu Qashtu eshte Mustafa sipuna jote kryetar ipartis demokratike Skrapar ipenduar dhe ikthyer ne Origjin Teke partija socjalisto komuniste = hakmarrja pere drejtesi prandaj mos keni frik nga tom doshin se eshumta poqe sedote flas dote thon vetem lidhjet me krimin eorganizuar qe rilindja ka lidhje mete prandaj kush teken frik skemi cibejm toma dojau heq masken dhe shum kkujt doti dridhen themelet dhe bytha se pastaj situaten ne dor doemarr vet populli

  5. berati says:

    o shqipe o popull pa tru

  6. pilo pela says:

    O prish pazari o muç o prish pazari!Kshu a kjo punë,pazar,ma fute ta futa,ca hanë si ramushi e toma,ca e hanë si na që s’kena punë e lexojm paçavure.Për ty or muç s’jam i sigurtë po ma ha mënja se s’ke ngel pa lpi gjisendi.

  7. DIKUSHI says:

    O muco Toma u bo deputet me forcat dhe paret e veta pa qene asnje dite pjese e administrates shteterore. Jam dakort me ty qe parlamentaret tane duhet te kene nivel me te larte. Mundohem ta kuptoj se rama ka qene i detyruar ta vendos Tomen per deputet por nuk kuptoj se kush e ka detyruar Ramen te vendos drejtoret e administrates :

    Afrim Bakaj AKU cfare lidhje ka me ushqimin?
    Adrian Cela OSHE cfare lidhje ka? i akuzuzuar per abuzim me tendera
    Dallendyshe Bici do dyqind euro ne dite per droge dhe alkol
    Sonila Qato ka dy vjet ska kthy asnje prone ( e drejte kushtetuese)
    Briselda Shehu ne ambientet e tiranes nuk shquhej per profesionalizem por per dicka tjeter (shpresoj te jene thashetheme).
    Ky vllai im se ka seriozosht eshte duke bere teater shume shpejt do e kesh rradhen ti pas rudina xhunges

    1. O dikush ato dy te paret qe ke ne liste jane ushtaret e gjushit te durresit.e majten ed ramen me leke kur humi bashkine e tirones.tashti po i kthehet borxhi.jo vetem qe jane te paafte po dhe shum hajduta…

  8. shqip says:

    o brankovic i p…it te sateme.
    Ju serbeve, sado probleme te kemi midis vedi, do t’ju shkerdh… cfar ju mba pragu. Eshte shekulli i Shqiptarev,
    O komb i pjerdhur, o kriminelat e planetit, o komb prostitut.

    1. analist says:

      Leri mor pordhet me shekullin e shqiptareve,po fol per temen ne fjale.
      Ku e pe shekullin e shqiptareve, apo qe Kosova me bazen amerikane atje eshte ne shenjestren e pare te raketave ruse? – Thirrini mor trurit!

      1. shqip says:

        sipas teje t’jua leme perseri serbeve Kosoven e ? Hajde ANAL -ist hajde!

  9. t says:

    Muç !
    Sinqerisht shkruan shume mire per gjysmen e gjerave, pra per :
    “gjuhën e trupit të Tomës,…se me atë lëvizje të prerë të dorës vertikalisht poshtë, me pëllëmbën e kthyer nga vetja, ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “kam për të të shqepur në dru”…….. Me atë lëvizjen tjetër të dorës, të cilën ne të tjerët e bëjmë për t’i thënë dikujt në formë pohuese a pyetëse se “ka dalë mendsh”, Toma ka dashur t’i thotë Kryeministrit se “ka për ta bërë Toma që t’i ikë truri”.
    PO PER GJUHEN E DUARVE DHE GJESTET E DEPUTETIT TJETER PSE NUK FLET ?
    Se nuk po marrim, vesh cili eshte kryeministeri i shantazhuar.

  10. billy says:

    Mua nuk me duket situate aq e lehte sa ta adresosh vetem me nje artikull publicistik. Politika ne pergjithesi ka shume underground, kjo e jona ne vecanti ka teper…Jam dakort me mucin qe jo cdo shantazh mund te pranohet por nuk jam dakort qe disa shantazhe thjesht te “injorohen”…po te ishte se shantazhi nuk kryen pune nuk do kishte mbijetuar e sdo kishte ardhur deri ne ditet tona.Meqenese ne dukje problematika eshte underground (meqe nuk thuhen gjerat qarte dhe haptazi) edhe zgjidhjet duhet te vijne underground dhe jo nga gazetare…po gjithsesi nuk me duket gje e thjeshte duke marre parasysh ndikimin qe ka ky deputet ne veri.

  11. Michael says:

    Per sekser in Kokedhima qe do mbyllja goje – Muci / et NUK kane cte thone !..

  12. en says:

    Thuhet qe fabrika e vezeve ne Koplik ku jane Toma me Dritan Priftin aksioneret kryesore, e ka nxjerre vezen me 13 lek( sipas gazetave). Tani, Duka “i krimit” e shet me 18 leke. Po qe e uli Toma e falimenton Duken e Koken e keshtu prishen ballancat politike. Po Toma e ka marre koncetratin e pulave kontrabande? e me ca taksa te kamufluara. Po ta punonte drejte do te dilte nje cmim tjeter? Po Toma ka bere miliona euro investim dhe nuk mund ti shkoje per lesh gjithe ky vetem prej ca gocave qe i presin doganen dhe tatimin. I tha Rames e priti nje muaj po Rama hic.

  13. llogjika e mucit tipike idiote si eshte vete nga nje spiun i shikut ordiner ne opinionist medioker ,ata… doshi rama zihen per pazaret e tyre ,ndersa ky injorant e percjell si problem morali te shoqerise,domethene i shton edhe nje pale te trete ,mbetesh komplet o muci pucin nje mjeran lepires i momentit,

  14. Drini says:

    Zemerimi qe shpreh Toma ndaj rames shpreh edhe zemerimin e bazes se gjere te PS. Berisha i hoqi nga puna per arsye politike shume socialist, Rama nuk ua vari fare.Rama po sillet si nje udheheqes i nje partie te djathte gje te cilen ja ka thene blushi tashme por edhe Majko ne nje menyre me te zbutur.
    Toma duhet te flasi dhe te lere shantazhin sidomos ate fizik sepse deshmon se nuk e meriton te jete deputet me kete kercenime per rrahje.

    P.S moderatorit i ka shpetuar komenti i pare qe eshte rracist dhe duhet fshire. Pra komenti i Pelasgian nenkupto pelasmut

  15. geri says:

    Ne demokraci funksionon vota dhe toma ka tregu se ben vota dhe ka ndihmu shume rilindjen ne cdo aspekt.nese bandat kane kapur tahirin nuk duhet te bjere edhe ps pre e bandave se atehere e merr lumi kete vend per nje spurdhjak si tahiri ps nuk duhet te rrezikoje.see saliu po pret ke dera.

  16. refat likaj says:

    kur mblidheshin te gjithe qelbesirat per te permbysur saliun, na vinte mire. tani do ti vuajme per vite te tera te fortet, maskarenjte,tregtaret e votave e me rradhe. mos mendoni se do te clirohemi kollaj prej tyre.do te duhen vite qe, se paku ne mos te zhduken, mos te jene aq te dukshem sa ti vijne njerezve zorret ne gryke.

  17. Arben says:

    TANI PO I DEL KOKA MUHABETIT,

    SHKODRA PASKA VOTUAR PER HASHASHIN NE 2013.

    1- TOM DOSHI = PRONAR I PARCELAVE NE DUKAGJIN.
    2- EDI RAMA E KA “JOSHUR” PER FUSHATE DUKE I THENE “HAJDE ME NE SE DO
    TE BEJME BIZNESMEN ME KULLARO, DO LIGJEROJME HASHASHIN”
    3- PER KETE, PASI VJEN NE PUSHTET NGARKON SHOKUN KOCO TE FILLOJE NJE
    “FUSHATE TE PAVARUR” PER LEGALIZIMIN E HASHASHIT.
    4- KALOJNE POTHUAJ 2 VITE DHE STRATEGJIA NUK DHA ASNJE REZULTAT.

    PJESET E TJERA TE TELENOVELES I PAME NE LIVE NE PARLAMENT PARA DISA DITESH.

  18. klajdi says:

    O muco e paske dh..jere fare me kete artikull…duke I vene qeshine mbi torte ne fund te tij…”preferoj nje kryeminister zullumqar perpara nje kryeministri te shantazhueshem”

    e kush e thote kete Muci qe nuk la gje pa thene e sterthene ndaj Berishes… dmth muco paske kaluar ylberin…

    Ik muco se je bo I neveritshem…

  19. qeveri leshi says:

    Gjesti qe beri Toma me pellembe ,nuk eshte shqipetare ,Gjermanet ,Austriaket qe do te thote, nuk je normal me trute e kokes

  20. Poli says:

    Toma nuk eshte engjell! Por ato qe thote duhen analizuar para majit.

  21. plaku dhe deti says:

    o Muç, ai gjesti i dores vertikal hyn ne fjalor berberande,mos e prish edhe ti tani. Nuk do thote gje Toma se i ka thene Sala dhe me shume se kaq biles.Me aq sa ka thene Sala per Ramen do kishim lidhur me lesh tere universin, por ja ku jemi dhe as e rr….(gjesti vertikal) per asgje.

  22. Tedi says:

    O shoku Muc, a je ti qe thoje para 23 qershorit le te bashkohen gjithe plehrat per te rrezuar Berishen?! Per cfare flet tani? Eshte thjesht ajo qe ke kerkuar ti dhe shumica e shqiptareve.
    Eshte vetem fillimi, s’keni pare asgje akoma; e ka thene Edi qe ne fillim.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim I mire Nano..

  24. Arditi says:

    Ky Mucoja eshte teoricieni i tezes: Plehra te te gjithe ngjyrave dhe racave bashkohuni rreth Rames, qe Rama maje plehur te behet kryeminister i vendit. Dhe tani pasi Rama ka marre pushtetin i ben thirrje Rames, ndahu nga plehrat qe te bezdisin dhe grumbullo plehra te te reja. Pune plehrash me Mucin nje kanace ne kazanin e plehrave.

  25. Albann says:

    Ne kushte normale Tom Doshi duhej perjashtuar nga partia.Biles duhej arestuar nga organet e rendit per kercenim ndaj kryeministrit.Por ka dicka qe nuk duhet nenvleftesuar:Fitorja e 2013 ndaj Sali tritolit erdhe ne saje te mareveshjeve me “liken e bllokut” dhe “kapo-t” ne zona te veshtira si Shkodra.E ne shkembim te fitores Rama ka bere premtime:Ato ndaj likes e dime qe po u permbahet me rigorozitet:Psh qe Sali tritoli mos preket,apo qe raportet PS-LSI te jene perafersisht 70-30 Tani pyetja eshte A u eshte permbajtur Rama premtimeve ndaj atyre qe I dhane fitoren ne Shkoder?Ata e bene pjesen e tyre;Po Rama?

    Ai ka deshtuar ti jape drejtesi ketij populli:Asnje kryeminister apo minister I nje qeverie te superkoruptuar s eshte ne burg.Kush eshte pergjegjes?Pse s shkarkohet prokurori deshtak qe paguhet per te luftuar krimin e se lufton?Atehere per c arsye ne mes te kesaj padrejtesie Rama nuk I jep pushtet (qe mund te duket e padrejte ) sic ka premtuar Tom Dosheve.Ose do jesh e drejte deri ne flijom ose zhytu ne padrejtesi.Nese futesh ne mekat per LSI,nese futesh ne mekat per vrasesit e 21 janarit,nese futesh ne mekat per vjedhjen e miliona $$$$ nga ministrat e qeverise se kaluar,perse qenka kaq mekatare te futesh ne mekat per Tom Doshin?
    Tom Dosh reagoi ashtu si reagojne “kapobandat”,po a nuk hyre ne marveshje me ta ne zgjedhje? Atehere permbaju kodit te tyre ashtu si I permbahesh kodit te LSI.A do e shantazhonte Likja Ramen po mos i permbahej mareveshjes?A puneson LSI -ste ne pozicione kyce ne tere shqiperine.Perse miqte e Tom Doshit ne Shkoder ku ai eshte factor su dashka te punesohen ne poste kyce?Ai ka pushtet,ndikim ne ate zone dhe per punen qe beri me miqte e tij kerkon shperblimin?Ku eshte e keqja?Miqeve te tij u beni po ato “konkurse” qe i beni anetareve te LSI.

    Tom Doshi s ka faj.Puna eshte se ai eshte nje individ dhe “delen e vetmuar e ha ujku”.Ne parim ai eshte me te drejten e zotit.

  26. Tak Xha Brahua says:

    Ky Kokeminister ka kohe qe shantazhohet.harruat ju kur i thashe une Spartak Braho para zgjedhjeve, qe po fola une iken nga Shqiperia Edi Rama?? Ne cante i kam te gjitha… Harruat qe me vuri ne vend te sigurte per deputet ne listat e Ps-se per deputet duke qene i LSI-se?? Nga une mesoi dhe Toma….
    Keshtu qe sa here do i “cohet” dikujt ta shantazhoje kete Bir mamaje do kete sukses ,dhe do marre cfer te doje…Sa shpejt harroni o te gjore…Teoria jote Muc Atletikja…teoria e qelbesirave…
    Berisha vertete iku ,por qelbesirat mbeten…

  27. SuloKapedani says:

    Zotria Muç Nano ka te drejte por Toma me kètè gjest tregon se i janè prishur planet e fitimit ne biznes.Ka shume si toma qè derdèllisin pèr vehte dhe jo gjoja pèr popullin.Ndersa pèr antishqiptarèt do tè thosha se nuk e meritojne tu pasqyrohen komentet.”pellazgjian”more shkerdhatè tè lèroshim temè e t’atè,te lèrofshim gjithè shtepine,se nuk ke atedhe shqipèrine.

  28. bajram says:

    Pasi pa nje enderr me “atout ne politike” Mustafa Nano u zgjua dhe realiteti e ndryshoi endrren e tij.Tashme shqiptaret pane me figure e me ze se punet midis te medhenjve te politikes ne PS-PD jane perputhur. Presioni Tom Doshit si interlokutor nuk kaloi pa u vene re.Mjaftoi vetem te bente disa levizje te kuptueshme per te gjithe shqiptaret ne Shqiperi e jashte saj se tashme “kauza” ne favor te “bazes se partise” do te ishte synimi i zgjidhjes se problemeve qe kishte me Ramen dhe jo dallavereve te tjera qe jemi mesuar te degjojme e te shohim nga mediat shqiptare.Forcimi i PS-PD tashme nuk ka kaluar pa u vene re nga syri i serbeve,te cilet me maturine e “kasapit te Ballkanit” por vecanerisht te shfarosesve te shqiptareve,japin edhe ata kontributin e tyre sarkastik se si do te mund te zgjidheshin hallet e medha te politikes shqiptare.

  29. gjethi says:

    Zoti Nano(mustafa)nese ka patur ndonjehere lidhje te ndyre ne politiken shqiptare ajo eshte lidhja e ngjales;rama-meta!te tjerat pastaj varu leshet.

  30. Opinionisti i pavarur says:

    Ne fakt nese aleanca e te gjithe plehrave (sipas shokut Muco) u bashkua per fitoren ndaj Berishes, kombinimi i plehrave te llojit Tepelene + Skrapar eshte ai qe po dominon kete sistem mbi baze te gjere plehrash ne kete vend. Dhe kryeministri qendron ne maje ketij grumbulli/aleance gjigande plehrash.
    E c’mund te prese ky vend nga ky sistem, nga kjo aleance?
    Sic duket ndaj e ndaluan importimin e plehrave sapo erdhen ne qeveri pasi ky vend ishte plot!?

  31. Jimi says:

    Cfardo “zullumi” qe mund te ket ber Rama,”denoncimi” i Docit, jo qe s’ja tund themelet kesaj qeverie, por as qimen e flokut nuk ja luan!
    Qoftlargu ne kohen e sundimit te tij vec shum zullumeve te llahtarshme, shkoj shum thelle. Vec 26 te vrarve ne Gerdec, ne ndergjegjen e tij rendojne edhe 4 te vrare direkt me urdher te tij
    Paradoksi me i madh! Ajo qeveri jo qe duhej te ishte permbysur, por duhej shpartalluar dhe i marri me kohe duhej te gjendej prapa hekurave!, por c’ndodhi? I marri dhe qeveria e tij jo qe nuk u ndeshkua, por sikur te mos kishte ndodhur gje, vazhduan ta trashin edhe me shum zullumin!
    Dhe ky Doci mendon se keto “zullumet” e Rames na qenkan shum me te renda se krimi i vrasjeve te njerzve te pafajshem dhe per kete Rames dhe qeveris se tij duhet ti tunden themelet!?

  32. Muzapopullore says:

    O Muç qepeni, cdo me thënë “atout” dhe “bluff” ?
    Mos thuaj qe si di, si je rastin e ” de ja vu-se”, se do te palloje shendetshem Tomë Boshi
    Je padyshim kavia me e pershtatshme per eksperimente te diskriminimit intelektual.

  33. tori says:

    GAZETARET duhet te mos e bejne qimen tra,,asgje nuk do ndodhe partite shqiptare kane lider te pergjegjshem qe do punojne per te miren e popullit shqiptar,duke hapur pune,rregulluar spitale,shkolla,rruge,rend ,e siguri…

  34. Mentari says:

    Eshte ajo qe ke deklaruar ti para 23 qershorit qe ky koalicion i maxhorances eshte koalicioni i Qelbesirave,eshte qeveria dhe parlamenti i qelbesirave dhe toma eshte ne ate grupin e qelbesirave.nuk na habit me shum o Nano.

  35. Alphade says:

    Ky Tomka me ”shoket e tij”, ashtu si ”Beni ecen me kembet e veta” duhen qeruar nga ”faqja e dheut”,
    dmth duhen perjashtuar nga PS si provokatore dhe ”intruse” te futur ne PS me qellime te caktuara per
    t’i vene shkopinj nen rrota … ! Keta individe, ashtu si KaciZi , i sherbejne me zell Berishovicit, per ta per-
    care PS dhe LSI-ne ! Duhet operacion i thelle ne parti per te hequr kancerin antishqiptar e antikombetar ….!

  36. Alphade says:

    Gjejeni kete sadistin serb me pseudonimin ”pallazgjian” dhe vareni me koke poshte si Ducen ! Ndizni
    ca bajga poshte kokes dhe lereni derisa t’i dale shpirti ketij MUT-QENI !!!!

  37. detari says:

    Kjo sityate ka ndezur te gjithe mendjet e mbrapshta per tu shfryre hde per te bere analistin politik.Nuk e kam pare me pare, kur ne pushtet te ishte Sala. Ne nga ana jone i themi , te gjithe GOJECERIT , po demostrojne paaftesine per te bere analize konkrete.Ky TOM DOSHI si i gjithe kallepi i bisnesmeneve qe futen ne politike per perfitime, nuk ka asdnje ide politike ne koken e tij, eshte injorant,arogant,intrigues dhe i ka te gjitha veprimet e tije ne interes te bisnesit personal.Nuk mund ti besh presion kryeministrit ne format e Bajraktarit te qemoti.Ne aktivitetin e tij ne ndihme te fitores te PS ne Veri , te tregohet me modest si gjithe Verioret.Rama duhet te pastroje Politiken nga bastardet politik

  38. Taulanti says:

    O Muco, po si ke guxim te na japesh mend ti kur gjithe jeten je lepire te Likja!
    S’keni asnje moral per te na shpjeguar pse plehrat duhet te bashkohen ne kete vend dhe te qeverisemi nga kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje