Xhihadisti John, email gazetës "Mail on Sunday": Jam një i vdekur që eci

1 Mars 2015, 16:29Politika TEMA
Xhihadisti John, email gazetës "Mail on Sunday": Jam një i

Killeri mizor i Shteti Islamik, i njohur si xhihadisti Xhon ka zbuluar se  ai e dinte se shërbimet britanike të sigurisë ishin afër kapjes së tij dhe se ai ishte  “një i vdekur që ecte”.

Këtë  email të çuditshëm ai ua ka dërguar gazetarve të The Mail on Sunday .

Emailet e tij janë dërguar  para se ai të largohej nga Britania për t’u bashkuar me ISIS.

Në atë kohë, Mohammed Emwazi, i cili tani u demaskua si personi që pret kokat e pengjeve perëndimore me thikë për llogari të ISIS, pretendonte se ishte një viktimë e pafajshme e persekutimit të MI5.

Emwazi, i cili është shfaqur në 6 ekzekutime të pengjeve në Siri thotë në email se përndjekja e kishte prekur aq keq sa kishte menduar vetëvrasjen.

 “Do të marrë sa më shumë pilula që të mundem, pasi  kështu unë do të fle përgjithmonë”,  paralajmëroi ai. Emailet e tij  i ishin dërguar redaktorit për sigurinë Robert Verkaik në dhjetor të vitit  010 dhe 2011. Ato  ofrojnë një depërtim në gjendjen e tij mendore në një kohë kur ai ishte tashmë ishte i zhytur thellë në ekstremizëm.

Pak paranojak, me ankesa të shpeshta se çdo veprim i tij  është duke u hijëzuar nga oficerët e zbulimit.

Ky lajm vjen pas disa zbulimev etë tjera të rëndësishme për xhihadistin John:

 –Emwazi ishte anëtar i një  celule të fshehtë të Osama Bin Laden me bazë në Britani, e  quajtur “The London Boys” , të cilët planifikonin sulme në Perëndim;

Ai ishte i përfshirë me një bandë të dhunshme rruge, e cila në shënjestër kishte banorët e pasur të Belgravia-s që sulmoheshin  me armë tymuese;

Emwazi u arrestua duke u përpjekur që të detyronte forcat e sigurisë, që një pasagjer të udhëtonte nga  Dar es Salaam në Tanzani  për në Johanesburg pa pasaportë në vitin 2009;

Babai i tij mësohet se ishte një polic në Kuvajt para se të zhvendosej  me familjen e tij në Britani;

David Cameron do të njoftojë planet e reja për tu dhënë spiunëve kompetenca më të mëdha për të përgjuar  komunikimin elektronik të të dyshuarve si terrorist./j.h

 

 

7 komente në “Xhihadisti John, email gazetës “Mail on Sunday”: Jam një i vdekur që eci”

  1. SADJA says:

    TU SHOFT RACA O RAC MUTI TE DHJEFSHA ME GJITH ISSIS

  2. shkodra says:

    Maniak,mashtrues,paranojak,kriminel,i pa identitet…..me te vertete nje i vdekur qe ecen por qe nderkohe kriminel pa skrupuj…Race e ndyre….!!

  3. enter''""" says:

    Dmth sherbimi sekret e dinte dhe nuk levizi asnje gur.

  4. elti says:

    O tema, dead man walking quhen personat qe jane denuar me vdekje, ne pritje te ekzekutimit.

  5. ledion says:

    perkthim leshi

  6. hari boo says:

    O elti.
    Nuk ka ne angli ligj qe te denon me vdekje po ajo fjale nga anglishtja perkthehet thjesht: FANTAZME

  7. ajn says:

    Akoma vazhdon trushplarja me histori gangsterash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje