PS ndoshta është duke shkuar drejt përjashtimit të deputetit Tom Doshi.
Deputeti Artan Gaçi tha se deputeti Doshi duhet të tërhiqet nga shantazhi ndaj qeverisë, pasi qeveria nuk mund të shantazhohet.
Në PS, ka thënë ai, ka qëndrime radikale se si duhet reaguar për këtë gjë, por gjithësesi shumica i ka votatat e mjaftueshme.
Mbetet për tu parë vendimi që do marë grupi i PS në mesditën e sotme.
“Fillimisht deklaratat e kolegut Doshi ishin në kritikë ndaj disa ministrave, gjë që është mëse normale dhe mëse e pranueshme të bëhet brenda grupit.
Ne në shumë raste kemi debatuar dhe kemi rahur mendime sesi mund të ishin raportet ndërmjet deputetëve ose qytetarëve që ne përfaqësojmë me qeverinë dhe pjesa tjetër pastaj ishte…kaloi në shantazh, është totalisht i papranueshëm, jo vetëm për kryetarin e PS, por edhe si formë komunikimi, aq më tepër kur je përfaqësuesi i qytetarëve dhe kjo pjesë e ka komplikuar situatën.
Tom Doshi duhet të diferencohet qartë nga pjesa e shantazhit, të cilën bëri.
Ka disa opinione sesi duhet të qaset PS ndaj kësaj sjellje. Një grup i madh janë për një qasje edhe radikale.
Unë mendoj që kjo është rruga më e lehtë.
Debatet të vazhdojnë në PS, Tom Doshi duhet të diferencohet qartë nga pjesa e shantazhit që bëri, dhe vetëm pas asaj mund të merret parasysh opzioni i bashkëjetesës në të mirë të qytetarëve.
Është e kollajtë të merren masa, ne i kemi numrin, argumetat për të mbajtur një qëndrim radikal.
Por nuk e di a do ishte kjo mënyra e duhur dhe a do na nxirrte ne më të fortë. Ngelet për tu diskutuar në grup.
Shantazhi është vetëm mjet presioni dhe nuk tremb askënd dhe nuk ka asgjë me të cilën mund të shtazhohet kryeministri i Shqipërisë”, tha Gaç për Ora News.
nje person qe kercenon qeverine nuk ka standart per te qene ne parlament
eshte turp per parlamentin emri i tij
Tom Doshi nuk eshte ndonje i moderuar qe te tjeret te marrin veprime te moderuara me te. Ai duhet perjashtuar dhe nese ben veprime te jashteligjshme pas kesaj meriton te shkoje ne burg si gjithe te tjeret !
ai pikerisht se eshte perfaqesues i shumices nuk duhet te flase, te verproje dhe te beje ato qe ben me shumicen dhe voten e qytetareve
mire e the enida, deputeti doshi eshte turpi i shumices dhe i socialisteve ne parlament
eshte katastrofike me mbajte ate vagabond ne grup parlamentar
Amon kur do zhduket kjo fare e keqe nga jeta publike!!? Vje kokrra e morrit dhe sillet si i forte ne parlament. Po kur nigjo ca shpellare qe thojn ‘bravo Tome, ke tregu burrni’!! Burrni cubash!!
Rob si Tom Doshi e shkatrrun ate ven dhe tani po i bojn gropen!
Tom Doshi e djallosi fare me keto deklarata pa ment.Kjo tregon se nuk qenka shume inteligjent sa te ndaj te miren nga e keqja.Cdo mendim,kritike apo vrejtje qe ka ,ta beje ne grupin e tij parlamentar.Me kete rast ai i ka dhen shkak Sali Berishes te hap gojen e tij te madhe kundra ps-te.Nuk ka faj Berisha ne kete moment,se Doshi ja dha vete shkakun.
tom doshi te perjashtohet thuaj jo te terhiqet !
Ju nuk keni koqe me e perjashtua Tomen. Vetem flisni nen hunde pa lidhje!
tom doshi duhet te perjashtohet pa asnje paralajmerim !
oh mjere , tom doshi mban peng nje qeveri !