Psikologjia e ISIS-it

1 Mars 2015, 20:00Politika TEMA
Psikologjia e ISIS-it

Nga Luciano Casolari*

 

Vitin e fundit, i ashtuquajturi Shtet Islamik ka qenë pa diskutim, në vëmendje të mediave. Edhe pse bëhet fjalë për një numër të kufizuar luftëtarësh, ku sipas vlerësimeve në media flitet për afro 50 mijë, ISIS-i ka arritur që të imponohet në rrafshin mediatik duke përhapur terror tek kundërshtarët e tij, dhe tërhequr përkrahës të rinj.

Kohët e fundit, historia e 3 vajzave të reja, që u nisën nga Perëndimi, për të shkuar në atë zonë lufte, ka shkaktuar ndjesi të ndryshme. Sidomos për ne, është e vështirë të kuptojmë, sesi një vajzë e emancipuar, sipas modelit perëndimor, dëshiron të udhëtojë në një zonë lufte, ku gratë vuajnë pasojat e pushtetit mashkullor.

Pikë së pari, duhen analizuar marrëdhëniet midis individualizmit, dhe ndjesisë së përkatësisë në një komunitet të caktuar. Në Perëndim në shekujt e fundit, i është dhënë gjithnjë e më shumë rëndësi individit, i cili duket të jetë bartës i dëshirave të veta, dhe që kërkon të ruajë të drejtën, për të kërkuar lumturinë e tij personale.

Njeriu perëndimor ndjehet vetëm pak, pjesë e një komuniteti fetar, politik apo territorial dhe gjithnjë e më tepër pjesëtar i një bote globale, në të cilën, i vetëm, duhet të kërkojë hapësirën e tij të jetesës. Përkundrazi, ai i ISIS-it, është një mesazh që i drejtohet një komuniteti të padiferencuar.

Është e vërtetë se ka një Kalif, por sikurse ndodh në realitetet fisnore, udhëheqësi kryesor është pjesë e masës, që nga ana e saj shfaqet e padiferencuar dhe e shkrirë së bashku. Pamja e tyre me fytyrat e mbuluara, vizualisht shpreh imazhin e grupit në përgjithësi, në të cilën të gjithë të ndjehen pjesë e një homogjeniteti unik.

Është e qartë se, veçanërisht në adoleshencë, mesazhi i përkatësisë ka një joshje të madhe. Edhe në Perëndim, adoleshentët kërkojnë ndjenjën e përkatësisë; nganjëherë fiziologjikisht, të gjithë të veshur në të njëjtën mënyrë, apo duke marrë pjesë në të njëjtin koncert. Por ndonjëherë edhe patologjikisht, duke iu bashkuar bandave të rrugës ose drogës, apo ndonjë lëvizjeje ekstremiste.

Forca tërheqëse e Shtetit Islamik qëndron tek sigurimi, kryesisht tek adoleshentët, i një pike referimi, që ofron siguri në krahasim me pasigurinë e individualizmit dhe sfidat, të cilat të qënurit të vetëm kundër botës, i vendos para jetës tonë. Pika e dytë, e cila është e lidhur me të parën, ka të bëjë me dinamikën e grupit.

Sipas psikoanalistit të famshëm W.Bion çdo individ, kur bëhet pjesë e një grupi, ka disa “supozime themelore”, që përputhen me një mentalitet, impulset irracionale, mendimet dhe dëshirat. Një nga supozimet themelore më të zakonshme, është ajo e domosdoshmërisë për të luftuar kundër një armiku.

Të delegosh kompleksitetin e funksionit tonë dëshërimtar tek një dëshirë kolektive, që ofron mundësinë e daljes nga një situatë e sikletshme, të cilën me gjasë ne e ndjejmë nga brenda, na lejon papritmas të ndihemi në paqe me veten. Ndjenja e ankthit, që na kaplonte më parë, papritmas zbehet.

Nga ana tjetër, të njëjtin mekanizëm, e shohim gjithashtu në politikë, kur grupe të mëdha njerëzish ndjekin një udhëheqës, i cili është në gjendje të tregojë një kundërshtar, të tillë si një politikan tjetër apo emigrantët, duke kanalizuar kësisoj ankthin kolektiv drejt një armiku. Dinamika e grupit të ISIS-it, ndjehet në mënyrë dramatike tek ekzekutimet kolektive, ku një “ne e padiferencuar” masakron “ata gjithashtu të padiferencuar”.

Sjellja e egër, është shprehje e forcës së grupit, që në kontrast me një person të vetëm, nuk pendohet e nuk njeh dallime, duke përzënë nga vetja ndjesinë e fajit, dhe kësisoj veçmas askush nuk paralajmërohet. Elementi i tretë është ndoshta më delikati dhe kompleksi.

Shoqëria e konsumizmit, bazohet tek nevoja që konsumi të rritet vazhdimisht. PBB-ja e famshme, duhet të rritet në mënyrë të qëndrueshme, për të ushqyer procesin e prodhimit të të mirave materiale, që individi duhet të dëshirojë. Por si t’ia imponosh një personi, që ka çdo gjë, të dëshirojë dhe të dojë të blejë diçka tjetër? Duke e vendosur atë në gjendjen ekzistenciale, të vuajtjeve të vazhdueshme.

Nëse dikush është i lumtur, ai nuk dëshiron dhe nuk do të blejë. Edhe ata që janë të dëshpëruar, nuk dëshirojnë. Duhet pra, që të bësh miliarda njerëz të pakënaqur, përmes reklamave agresive dhe të bezdisshme, ku duket se ka gjithmonë një performancë më të lartë të telefonit celular, sesa ai që ju keni aktualisht në përdorim, një makinë e modelit të fundit, që ka diçka të cilën automjeti juaj nuk e ka, një modele, e cila tregon një elegancë, që ju nuk do të arrini kurrë.

Kjo pakënaqësi ekzistenciale, është një përbërës thelbësor i konsumizmit që “përmbyt” shoqërinë tonë. Përkundrazi, mesazhi themelor i Shtetit Islamik, është ai i thjeshtësisë dhe i delegimit të dëshirës për diçka që të tërheq, siç mund të jetë imazhi i Zotit dhe triumfi i një ideje mbi botën.

Forca që shpreh, shfaqet në mundësinë që një individ, për të mirën e përbashkët, vendos të humbasë jetën e tij, duke u bërë një kamikaz. Përballë butësisë së të riut perëndimor, që dëshiron iPhone 6, ai qëndron si një gjigant, që është i gatshëm të rrezikojë jetën e vet, për një të mirë më të madhe të përbashkët.

Këto 3 elemente që kam listuar deri tani, nga një këndvështrim psikoanalitik, paraqesin rebelimin e Esit, në raport më Superegon. Esi, në psikologji, është një amalgamë e nevojave të pandërgjegjshme, dëshirave, impulseve dhe instinkteve, mes të cilave qëndron ajo, që Frojdi e përshkroi si instinkti i vdekjes, domethënë dëshira e përndërgjegshme, për një kthim në gjendjen primitive të padiferencuar nga ajo, që ne kemi ardhur.

Superegoja, pjesërisht e përndërgjegjshme, por veçanërisht e vetëdijshme, nuk është përbërësi psikologjik që dikton rregullat morale dhe ndalimet. Shteti Islamik, i liron militantët e saj nga ndalimet e superegos, për të mundësuar ushtrimin e instinkteve themelore të Esit. Për këtë arsye, ai është tepër tërheqës për adoleshentët e rinj perëndimorë.

Sigurisht, përveç këtyre elementeve psikologjikë të thellësisë, ka elemente të psikologjisë më sipërfaqësore, mbi ndjenjën e margjinalizimit që grupe njerëzish, për shkak të besimit apo për arsye ekonomike, mund të përjetojnë ndjesinë se nuk janë të mikëpritur, si dhe ndaj ndjenjës reciproke të refuzimit.

Në kundërshtim me atë që thonë disa komentatorë, unë nuk mendoj se besimi fetar është i rëndësishëm, por më tepër është një justifikim, siç ndodhi në rastin e Hitlerit me hebrejtë. Njerëzit perëndimorë, që i bashkohen rradhëve të ISIS-it, në përgjithësi nuk janë të sëmurë mendorë. Ata mund të kenë tipare problematike të personalitetit.

Ne besojmë se shumë djem, ndjehen të joshur nga mesazhet e zymta, si ato të propaganduara nga ISIS-i, veçanërisht në qoftë se i kap ata, në fazat e hershme të adoleshencës. Nëse ju lexoni në “Facebook”, ato që shkruajnë adoleshentët, do të gjeni shumë mesazhe ekstremiste, dhe një marrëdhënie tërheqëse ndaj dhunës dhe vdekjes. Për fat të mirë, vetëm pak prej tyre kanë kurajon ose bindjen, për t’u bërë pjesë e organizatave të tilla.

*Mjek psikoanalist

 

Il Fatto Quotidiano- bota.al

6 komente në “Psikologjia e ISIS-it”

  1. Para Laci says:

    Luciano, analize perfekte! Problemi me perendimin esht sepse mentaliteti i njerzve esht se duhet te deshirojne sa me shume materie te jete e mundur dhe pasojat per kte mentalitet jane se ato I bejne shum njerez te pa lumtur. Sic esht psh elementi social – Komshiu im blen nje makine te re dhe une patjeter tani duhet te bleje nje makine me te ‘re se te tijn se po mos ta blej me duket vetja jo I mjaftueshem.

    Dhe jam absolutisht dakort me ty sepse deshirat I bejne njerzit te pa lumtur. Deshire te kesh sa me shume para, makine te re, shtepi te madhe, etj… s’ka asgje te keqe nqs I don keto, por problemi esht se kur I arrin kto gjera dhe I shijon per nje fare kohe, ato pastaj duken si gjera normale dhe ti serish fillon te kerkosh per materie te tjera, dhe keshtu te shkon e gjith jeta duke kerkuar, dhe asnjeher nuk behesh I lumtur duke kerkuar.

    Kur evropianet shkuan ne amerike, I bene indianet e amerikes te firmosnin dokumente se tani kjo pjese toke I perket evropianeve, dhe indianet I firmosen dokumentet sepse ata nuk mund ta kuptonin konceptin se toka I perket njeriut. Ata mendonin se njeriu I perket tokes, qe do te thote se ti nuk mund te jetosh I lumtur po dole jashte rregullave te natyres. Dhe kshtu eshte jeta ne perendim… njerezit gjithmone duan dicka. Reklamat per ifonin e fundit, makina e fundit, Moda, etj, I genjejne njerzit te gjejne lumturine dhe vet-veten ne materie, por esht e kote. Eshte nje thenje e nje budisti shum te njohur qe thote: jane 2 menyra qe te bejne te palumtur: 1 esht te arrish ate qe don, dhe e dyta, mos te arrijsh ate qe don!!!

    1. mali says:

      Perkthim i dobet.
      @para laci nuk ke kuptuar asgje.

      1. Para Laci says:

        S’ka gje, Mali. Une shkruajta per ate qe kuptova!

  2. kaurri realist says:

    Ndoshta e ardhmja e njerezimit asht nji lloj kthimi drejt jetes se thjeshte e pak a shume natyrore te lashtesise. Ka me ardhe nji kohe kur teknika e teknologjija kane me mbarue( ku kane me i gjete njerezit burimet e pafundme te landeve te para?) e njéri ka me kthye kah Hyji Ate e me jetue nji jete te denje ne toke. Shteti islamik po e shperdoron kete thirrje/deshire te mbrendeshme te njeriut per interesat e veta te pergjakeshme e te dhuneshme pìs-lamike.
    Islami asht ideologjija e fundme. Ashtu si komunizmi edhe nazizmi para tij, ka me marre fund nji dite, jo shume te larget.

    -Fundi i librit te Zbuleses se Shen Gjonit:

    “…I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi!

    Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!«

    Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tij!

    Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!

    Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!

    Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim gënjeshtrën.

    Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave.

    Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«

    Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!«

    Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!«

    Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas!

    Unë i dëshmoj secilit që i dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri: » Atij që do t’i shtojë ndonjë gjë, Hyji do t’ia shtojë plagët e përshkruara në këtë libër.

    Atij që do ta heqë ndonjë fjalë nga ky libër i profecisë, Hyji do t’ia heqë pjesën në pemën e jetës dhe në qytetin e shenjtë – të përshkruar në këtë libër«.

    Ai që i dëshmon këto, thotë: »Po, po vij së shpejti!

    « Amen! Eja, o Zot, Jezus!

    Hiri i Jezusit Zot qoftë me të gjithë!…”

  3. Mbreti i Epirit says:

    Mja publikuat lajme per ISIS gabelet edhe Greket Gabelet!!!!

  4. Para Laci says:

    Kaurri realist, jam dakort me ty. Nuk na nevojiten me shum teknologji te fundit, intelektuale (si Fatos Lubonja!!! haha) apo ideologji per te jetuar me te lumtur. Ne duhet te kthehemi tek thelbi I jetes qe esht te jetosh brenda rregullave te natyres dhe te jesh pjese e saj. Industrializimi I botes dhe luftrat e pergjakshme te shekullit 20-te e shkaterruan natyren (kur them natyren i permbledh edhe njerzit dhe c’do gje tjeter ne toke) gati teresisht, dhe tani shkenctaret thone se mund te jete teper vone per te shpetuar rruzullin tokesor.

    Ideologjite jan si nje dege peme… prit nje dhe I del tjetra ose shartoje dhe ajo rritet prap. por po e preve pemen ne rreze, ose i pret rrenjet, ajo nuk rritet me. dhe kete po bejme ne njerzit po presim pemen ne rreze pa ditur se ajo peme esht jeta jone. Si puna e kancerit, qe han trupin e njeriut nga brenda pa ditur se kur te vdes njeriu, vete kanceri do vdes me gjith njeriun.

    carpe diem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje