Edi Rama: Tomën e liroj nga PS-ja dhe të shkojë të vërtetojë në mënyrë ligjore akuzat

2 Mars 2015, 14:54Politika TEMA

Nga Edi Rama

 

Do të kisha dashur të mos vinte nevoja për t’i thënë këtij grupi fjalët që sot është e domosdoshme të thuhen. Sa më qartë.

Unë jam krenar për gjithë çfarë kemi bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes sonë.

Jam krenar që sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin në duhur. Një sërë anketash të rezervuara, flasin për një kthim të fortë të besimit të humbur tek shteti për vite të tëra. Ashtu siç flasin për një pritshmëri shumë të lartë ndaj nesh. Çka nga njëra anë, do të thotë se një vit e gjysëm pasi kemi marrë detyrën, pritshmëria e 23 qershorit nuk ka rënë falë punës që kemi bërë. Por nga ana tjetër, do të thotë po ashtu se njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot. Unë këtë e di fort mirë, qeveria dhe grupi ynë parlamentar duhet ta dinë këtë po kaq mirë. Duhet ta dimë këtë edhe më mirë, kur rrezikojmë të biem pre e vetëkënaqësisë apo, po njësoj, e pakënaqësisë. Dhe së bashku, duhet të sfidojmë çdo ditë vetveten, për të mos rënë në kurthin e pakënaqësive personale apo të ngurrimit përballë pengesave të përditshme, që dalin në rrugën tonë aspak të lehtë të reformave.

Jam krenar për faktin se kemi çelur, me vendosmëri shtetndërtuese, një kantier reformash rrënjësore që shtrihet në çdo sektor; nga organizimi territorial-administrativ tek siguria e drejtësia; nga administrimi fiskal tek pensionet dhe ndihma ekonomike; nga energjia tek arsimi e shëndetësia; nga mjedisi i biznesit tek prona, bujqësia, industria minerare e me radhë – s’ka asnjë sektor të papërfshirë në kantierin e reformave.

Kemi ndërmarrë reforma jetike për Shqipërinë që duam të bëjmë; reforma të shtyra pafundësisht në kohë me vite të tëra duke krijuar varfëri, papunësi, injorancë, korrupsion dhe, në tërësi, prapambetje të madhe të Shqipërisë.

Të tjerët përpara nesh, për vite të tëra, zgjodhën të konsumohen nga pushteti duke zvarritur reformat. Ne kemi zgjedhur ta konsumojmë pushtetin për të bërë reformat.

Nëse sot ka pak diskutim të mundshëm për faktin se pas shumë kohësh, Shqipëria vlerësohet prej aleatëve tanë strategjikë, në Bruksel e në Uashington, si një vend ku ka rilindur shpresa e modernizimit të mëtejshëm, kjo lidhet drejtëpërdrejtë me atmosferën pozitive që ka krijuar kantieri ynë i reformave. Prandaj e morëm edhe statusin e vendit kandidat. Prandaj shihemi dhe trajtohemi sot me respekt nga të tjerët. Prandaj kemi fituar një peshë të re në rajon.

Nëse institucionet ndërkombëtare, flasin pas shumë vitesh me tone optimiste për Shqipërinë në aspektin financiar, ekonomik apo politik, ky është rezultat i drejtëpërdrejtë i impaktit të kantierit të reformave tona. Këtë impakt e tregojnë edhe shifrat që kanë nisur të flasin për rritje të ekonomisë, punësimit dhe konsumit. Ashtu sikundër po flasin për rënie të qëndrueshme të krimit dhe informalitetit.

As e kemi marrë pushtetin në kohë të mira për ekonominë, përkundrazi, dhe as po qeverisim në kohë të mira për ekonominë. Por konteksti krejt i pafavorshëm i ekonomisë, nuk na ka penguar të kthejmë timonin në drejtimin e duhur dhe të marrim rezultate inkurajuese në rrugën tonë.

Nëse njerëzit e këtij vendi, i kanë mbështetur në shumicë dërrmuese edhe operacionet më të vështira që diktohen nga reformat, kjo do të thotë se shqiptarët e ndjejnë fare mirë që nuk ka më kohë për të vrarë. As nuk ka më kohë për t’u qarë. Dhe aq më pak ka kohë për t’u ruajtur nga kostot e reformave. Kjo është koha për të operuar thellë, pavarësisht dhimbjeve që prodhon operacioni dhe sidomos, pa frikën e konsumimit të pushtetit.

Dua t’jua përsëris sot me forcë: Ne nuk kemi fituar për të ndenjur në pushtet me çdo kusht, po për ta ndryshuar kushtet e vendit duke i lëvizur të gjithë ujrat e ndenjur.
Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre. Ne nuk jemi në qeveri për t’u matur me hijen e çdo dite, po për t’u matur me rezultatet që do të marrim nga reformat në vitin 2017.

Sigurisht, deri në 2017-ën jemi objektivisht larg rezultateve që nuk ka dyshim se do të na japë ky kantier i hapur reformash. Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim. Ashtu siç duhet një cinizëm i spikatur për t’u bërë zëdhënës i pakënaqësive të natyrshme, duke i mveshur vetes, Partisë Socialiste, apo konkretisht qeverisë, përgjegjësi që s’janë tonat për prapambetjen e krijuar në vite të gjata pseudoreformash.

Unë e di që mendjelehtësia apo cinizmi në gjykimet e ditës ndaj një force në pushtet, janë të vjetra sa vetë interesat që i ushqejnë, dmth sa vetë jeta politike. Asnjë mrekulli nuk i shëron. Por le t’ia lemë opozitës të metën organike të të qenit edhe mendjelehtë edhe cinike, dhe le të kujtohemi çdo ditë se kjo është koha jonë për të qeverisur, me pasion e këmbëngulje, Shqipërinë e njëmijë e një problemeve.

Për ne kjo është koha e detyrës kombëtare për të udhëhequr me largpamësi dhe vendosmëri. Për një forcë qeverisëse reformiste si e jona, është e papranueshme të turbullohet nga çfarëdo forme e shprehjes së dhimbjeve që shkaktojnë reformat. Do të ishte njësoj si një trupë mjekësh të humbte toruan dhe radhën e punëve, gjatë një operacioni shpëtimi të një jete.

Ne duhet të ecim çdo ditë përpara pa e humbur fokusin nga pika ku duam të mbërrijmë përmes operacionit. Pa u lëkundur as nga pasiguria që nxisin pakicat e zhurmshme politike apo sociale, dhe as nga pakënaqësia e natyrshme që lind hera – herës brenda secilit prej nesh, për arsye nga më të ndryshmet. Dhe pa harruar se të gjithë janë të nevojshëm, po e domosdoshme është vetëm linja që ka përcaktuar populli shqiptar në 23 qershor. Linja e Rilindjes Shqiptare. Linja e reformizmit rrënjësor dhe e modernizimit me çdo kusht të shtetit tonë. Linja e ndarjes së prerë me filozofinë qeverisëse të njëzet viteve, “tërhiqe mos e këput”.

Çka kemi bërë në këtë një vit e gjysëm, e kemi bërë bashkë.

Askush nga ne nuk është i pagabueshëm.

Aq më pak janë të pagabueshëm ministrat, të cilët për shkak të detyrës kanë më shumë ngarkesë për të mbajtur dhe vendime për të marrë.

Edhe më pak akoma, jam i pagabueshëm unë për vetë peshën e pazakonshme të detyrës së kryeministrit.

Por jam sinqerisht krenar për punën e ministrave gjatë këtij një viti e gjysëm, pavarësisht se puna më e madhe mbetet ende për t’u bërë dhe ka pa pikë dyshimi, një sërë aspektesh të punës së tyre që duhen përmirësuar në vijimësi.

E di fort mirë se shumëkush këtu ka rezerva të ndryshme, për gjëra nga më të ndryshmet, të cilat lidhen me punën e qeverisë, me ministra apo me drejtues të tjerë.

Rezerva kam edhe unë vetë, edhe për vetë punën time apo të shumëkujt këtu, qoftë ministër qoftë deputet.

Madje dua t’jua them hapur se nuk besoj që po të bënim një debat vetëkritik, ka ndonjë më vetëkritik sesa unë në këtë sallë për çfarë duhet të bëjmë më mirë.

Por po ashtu, jam i sigurtë se nëse do t’iu bënim një vlerësim këtyre rezervave tona, disa do të qëndronin e disa jo. Siç jam po ashtu i bindur se rezervat e arsyeshme, të mbledhura të gjitha së bashku, nuk do ta zbehnin dot vlerën e punës së madhe që kemi bërë – në kushtet skandaloze ku e kemi marrë detyrën dhe situatën dramatike ku e lanë vendin kundërshtarët tanë.

E theksova vlerën e kësaj pune, sepse për mua aq sa është e natyrshme të kemi rezerva nga më të ndryshmet, aq është e pavolitshme t’i bëjmë rezervat brumë të komunikimit tonë dhe po aq është e papranueshme t’i lejojmë vetes cënimin e qëllimshëm të vlerës së punës së bërë.

Unë vetë nuk jam bërë kryeministër për t’u konsumuar nga pushteti duke shtyrë sa më shumë qëndrimin në karrige përmes gjysëm punësh e gjysëm vendimesh, po për ta konsumuar pushtetin natyrshëm duke bërë reforma reale, operacione të thella, punë të vështira.

Qeveria jonë është krijuar po për këtë qëllim, si një skuadër që çon përpara reformat, jo si një seleksion individësh që punojnë secili në hesap të vet sipas traditës.

Por kjo vlen padyshim për të gjithë grupin parlamentar, të cilin e kam parë qysh në ditën e parë të lindjes së tij, si fuqinë mbështetëse të reformave tona rrënjësore.

Këtë një vit e gjysëm grupi parlamentar, përmes komisioneve, ka bërë vazhdimisht kritikën konstruktive të projekteve të qeverisë. Ka pasur edhe debate të nxehta për çështje të caktuara mes komisioneve dhe ministrave. Asnjëherë nuk kam kërkuar që një praktikë e tillë të zbehet, përkundrazi.

I kam kërkuar dhe do t’i kërkoj me këmbëngulje ministrave të ndërtojnë një urë solide komunikimi me komisionet përkatëse, ku të ketë informim të vazhdueshëm si edhe ballafaqim çdo çështje apo pikë me debat.

Madje përtej kësaj praktike debati kolegjial mes qeverisë dhe grupit në procesin e ligjvënies, kam pranuar si pjesë të natyrshme të bashkëjetesës sonë edhe qëndrime publike deputetësh mbi çështje apo ide me të cilat s’jam gjëkundi dakord.

Edhe pse qëndrime të kësaj natyre në rastin më të mirë e shpërqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe në rastin më të keq, fatkeqësisht, u bëjnë padashje jehonë nga brenda spekullimeve të kundërshtarit ndaj nesh, mbeten gjithësesi shprehje e gabueshmërisë së secilit prej nesh.

Si të tilla mund të jenë të diskutueshme në përmbajtje, të kritikueshme në metodë, po jo të dënueshme.

Por jam tejet i keqardhur që nuk mund të them dot të njëjtën gjë, kur qëndrimi i një deputeti bie ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës sonë dhe kështu bëhet një qëndrim i dënueshëm.

Secili prej nesh ka një kontratë bashkëjetese me këtë parti dhe me këtë grup. Padyshim me secilin dhe secilën prej jush, mua më lidh përveç punës edhe një marrëdhënie njerëzore e veçantë. Me uljet e ngritjet e natyrshme të temperaturës si në çdo rreth të ngushtë shoqëror. Por ashtu sikundër mosmarrëveshjet personale mes njëri – tjetrit nuk mund të jenë kurrë për mua, udhërrëfyes në qëndrimet e mia si kryeministër e kryetar partie ndaj çdokujt prej jush, unë nuk kam asnjë mundësi të mbështes apo lejoj në heshtje shkeljen, nga cilido këtu, të normave bazë të kontratës së bashkëjetesës sonë në këtë grup. Sepse me këtë grup janë të lidhur sot fatet e vendit tonë, përpara të cilave fati i interesave sado legjitime të secilit prej nesh s’ka asnjë peshë.

Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.

Në këtë grup gjithkush mund të shprehet lirisht për çdo ministër apo drejtues të lartë institucioni. Por askush nuk mund t’i japë vetes lirinë që të cënojë të drejtën e dinjitetin e kujtdo, dhe jo më të një ministri të Republikës së Shqipërisë apo qoftë edhe një të drejtuesi të një agjencie shtetëror.

Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit.
Në këtë grup gjithkush mund të flasë për çdo pakënaqësi që ka, lidhur me sa po i mbajmë apo nuk po i mbajmë premtimet ndaj elektoratit. Por askush nuk mund të shpërdorojë besimin e elektoratit për të cënuar qeverinë ose cilindo ministër apo zyrtar të shtetit, me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale.

Në këtë grup gjithkush mund të jetë vetvetja, por askush nuk mund t’i imponojë këtij grupi daljen nga vetja.

Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar.
Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie.

Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare.

47 komente në “Edi Rama: Tomën e liroj nga PS-ja dhe të shkojë të vërtetojë në mënyrë ligjore akuzat”

  1. tiku says:

    E trishte por me mire. duhet clirohemi nga te fortet.

    1. tani says:

      ESHTE RRADHA E EDI RAMES QE TE THOTE VIDEOJA ESHTE E MONTUAR. TE SHOHIM CDO THONE KESAJ RRADHE FRESHISTET QE MBROJNE KRIMIN SIC BENTE SALIU PARA 23 QERSHORIT

      1. Celo Mezani says:

        Ku eshte ai gjarpri me zile, qe ben vetem zhurme dhe leshon vetem helm, Andi Bushati. Ne editorialin e tij tek Tema, tha qe Rama ne PS ka patur gjithmone dy standarde. Me te dobtit eshte teguar i pameshirshem, kurse te forteve ja u ka lepire.

      2. Epiriíiiiiiii says:

        Parlamentar Dogmene, qe dine vec te lajne e lyejne me fjal te bukura, por jashte cdo Realiteti, bijte e ketij populli qe i thur kenge e levdata vetvetes por ne Realitet ska ngelur kush pa e shtypor dhunuar e perdhunuar. Dhe kur te pushton Maqedonia ose Mali Zi shtete me nga 500 000 (mij) banor, eshte njelloj sikur te ka q.r breshka

    2. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Tom Kodoshi tash duhet te flase,dhe jo te tutet.
      Burracaku nuk asht tradite e malsorve,
      Ai ka fillue me pas halucione
      E nxorre pushken or Tom,tash qello,dhe mos u boj laper.
      Mos tund doren ne parlament sikur me qen edukatore kopshti,e del para kamerave si llapist.
      Burrnia aty tregohet dil ne shesh te mejdanit dhe trego te verteten dhe mos shantazho.
      E verteta nuk fshihet or Tom LLAPISTI,..sepse del qi ti je GENJESHTAR profesionist,i veshun me kostum Versace, qe paguhesh me taksat e shqiptarve.
      Ose Fol ose ndrysho seksin,preji haletet se kena me te qujt
      Tom Topalli motra e Zholefines

    3. Shtepia me gjethe says:

      Thjeshte demagogji EDVIN KRISTAQ RAMA.Mund ti thuash publikut te verteten e sherit mes teje dhe TOM DOSHIT n.q.s je vertet bure?Dhe pse TOM DOSHI e permendi ashtu si neper dhembe 21 janarin e asnje gazetar nuk e pyeti per arsyen e permendjes ne kete moment?Apo debati mes teje dhe TOM DOSHIT ka ardh pikerisht per kete gje pas paktit per te hyre ne parlament ajo qe nuk ju tha publikut po u be lojra fjalesh me shumicen e cilesuar per te terhequr vemendjen nga ceshtja kryesore e nje pike te nenshkruar ne ate pakt (Mos veprimi dhe vazhdimi i hetimeve te 21 janarit pa mare me pare mendimin e opozites)me pak fjal pengimi me cdo menyre zbardhja e ceshtjes e mos denimi SALI BERISHEN sic po ta kerkon BE?Te pakten mjaft me demagogji dil thuj te verteten e ceshtjes se TOMES se TOMA do ta thote diku per te shpetuar veten nga ato qe tha se fundi qe shkak kryesor eshte debati qe bente vazhdimisht me ju e kundershtite qe haste nga ju qe 21 janari duhet zvaritur deri sa te lihet ne hares .ARSYEN PSE JU DONI TA LINI NE HARRES I DINI mire mjafton te thon c shkruajn reomandimet dhe hetimet e BE per rolin tuaj ne ate tubim ku humben jeten 4 vet te pafajshem

      1. Ersekr says:

        Ia ke fut kot plako sepse Toma njihet qe eshte nje bq i nivelit profesionist qe nuk ka shtylle kurrizore dhe leviz sipas situates. Eshte i paskrupullt dhe i pameshirshem. Ka disa momente te errta ne historine e tij qe duhen zbardhur por nje nga momentet qe e katapultuen Doshin ne politike eshte berja e tij miljarder pas shitjes se Profarmes me nje cmin disa qindra here cmimin me te cilin e bleu. Kjo eshte dicka qe duhet hetuar dhe shume gjera interesante mund te dalin ne pah, qe nga lidhjet me Meten dhe Nanon dhe deri se cfare mardhenie ka me PD dhe Berishen.

    4. analist says:

      Hahahaaaa, e forte kjo qe “tiku” shkruan: “…duhet te clirohemi…” dmth flet si anetar i grupit te PS dhe sikur gazea Tema te ishte organ i PS.
      Apo thua ka pak te drejte?

    5. ortes says:

      BRAVO,EDI RAMA!
      Me CUBA MALOKE asnjehere nuk behet SHTET,por FASHIZEM!!!
      SHPORRENI malokun Tom Doshi dhe cojeni ne Gjykate qe te mbroje SHPIFJET E TIJ!!!
      Nje keshille per Edi Ramen:
      -VENDOS SA ME PARE RREGULLIN,qe ne se nje DEPUTET cenon INTERESAT e Grupit Parlamentar,te SHPORRET qe andej duke dorezuar MANDATIN e jo si deri tani,qe e MERR MANDATIN dhe e con tek KUNDERSHTARI!!!

    6. Patriot says:

      Nje varg aforizmash dhe sofizmash,kilometra i gjate per te sajuar alibine e vendimit stalinist per te “goditur” Tom Doshin!

      I gjithe ky varg i panumert aforizmash eshte ekuivalent me parullat e kohes se Enverit — cilido pa frike dhe me shkronja te medha,te shkruaje cfare mendon per punen dhe per njerezit,….por….kujdes!!! kujdes ne kthese,se ju pret neni i famshem pesedhjetepese(55) qe ju fut ne burg per agjitacione propagande!!!… E njeta corbe,e gatuar ne te njejten kuzhine!!!!…vetem erezat ndryshojne!!!!….

    7. armand says:

      ueee si ka mundesi qe ka perdorur kee gjuhe kaq te bute me Tomen per ta perjashtu???

      http://bit.do/Edi-Rama-ka-frike-serisht-nga-Tom-Doshi

  2. Likja says:

    Nuk e ke keq zoti Rama. Po nese vertetohen ato cka deklaroi Tom Doshi ne adrese te Ilir Metes, cdo te beje zoterija juaj? Te kemi then esterthen qe duhet te largosh, me hir apo me pahir, Ilir Meten. Eshte kanceri i Shqperise, ndaj operacionoi, edhe pse me dhimbje, duhet bere.

  3. ILIRET says:

    Shume drejt dhe sakte. Shko perseri tek Berisha sepse te mirepret.

  4. eli-tiv says:

    ….Kemi besim te Edi Rama….flm

  5. Ina says:

    Mire ja bete politikaneve tip cubi, te tille s’duhet te kete ne politike te pakten te se majtes progresiste dhe perparimtare, se e djathta ne Shqiperi eshte e gjitha, me pak perjashtime, ordinere.Vazhdoni keshtu z.Kryeminister

  6. Korcari123 says:

    B R A V O.Tom Doshi te shkuje tek Adriatik Lalla(Kryeprokurori i Saliut) dhe te deshmoje c’do gje ne ngarkim te Rames.Kjo do i sherbeje gjithe Shqiptareve.Gjitmone nese ne shantazhin e tij te trashe ka te vereteta..

  7. tironci says:

    Krenar per ty Edi Rama .
    Po su be Shqiperia dhe kete here ,zor se behet me .
    .

  8. rrem vogli jr. says:

    nje pyetje kam.
    a votoi dhe diskutoi grupi parlamentar kete mendim te zotit Rama, a ka Statuti i PS regulla per keto raste apo mjaftojne regullat e Saliut, se ato ja bene gropen.

  9. tankisti says:

    Cfare loje po luhet me shqiptaret, mjere ata qe behen pjese e kesaj loje, po populli nuk e ha kete, e them per ate pjese te popullit qe kupton dhe degjon me shume dinjitet, lerini lojrat se nuk ua kane per borxh shqiptaret, mire qe kane ne kurriz varferine e shume viteve, po tani te degjojne dhe lojrat e atyre qe luajne me leke, turp dhe shume turp.

  10. qeveri leshi says:

    Grupi i qevetisr se Rames jane vetdm ca dorogmen ,mafioz dhd deri md dot kjo qeveri genjen per gjitheshka .Asnje qeveri nuk jeton gjate me pazare te pista .

  11. Opinionisti i pavarur says:

    ,,,,,dhe telekomedia shqiptare vazhdon me serine e radhes,,,,.
    Kjo eshte rilindja qe deshem!

  12. albanian says:

    Hajde parti hajde dhe shajne sali berishen.Perjashtojne nga partia si ne kohen e ppsh.

  13. genti says:

    Edi me dhimbje jane reformat nuk diskutohet. Ne kete vend bejne ligjin shpellaret. Dhe i japin te drejte atij qe thyn rregullat. Atij qe nuk nje komunitetin. Atij qe bene si pellazg. Ti po benm reforma per nje grup majmunesh te eger te cilet duan dhe shume shekuj te arrijne qyteterimin, te arrijne mirekuptimin, Ketu se kam fjalen per Tomen apo ndonje shoke te tij. Po ne si popull u mesuam keto 25 vjete te punojme e fitojme ne kurriz te ligjit, ne kurriz te padrejtesise, u beme te gjithe bajraktare pa e ditur se cfar bajraku ngreme, se kemi bere cop te ardhmen e njerezve tane., e femijve tane. Ketu i thone bravo te qofte nje njeriu qe ka dy femra ne itali, ketu i thone bravo nje njeriu qe shet droge, ketu i thone bravo nje doganieri qe ka bere para dhe te qeras me nje birre, ketu i bejne temena nje polici apo oficeri policie qe mban rreth vetes ca hajdute te tipit te tij.Ketu i servilosen ne menyre te verber nje gjyqtari qe vetem drejtesi ska dhen kurre pa i paguar. Ketu i meret prona tjeterit me dhune dhe thone ska asgje. ketu nuk paguajne drita uje apo asjne lloj takse, dhe kur ja kerkon ate atyre ju duket cudi. Duke u mesuar si popull pa zot, jo shume i kulturuar po na drejtojne me fise si ne kohen e Alipashes. ne cdo lagje fshat apo krahine jane ngritur familjet qe kane cuba shume dhe bejne ligjin. kallashi i ka skarcuar disa , po ata kane nga nje cub per burg, per varr, per npolic dhe per hajdut. Dmth do shume te behet shteti me keta tipa ku nana mezi ka bo 8 klase shkolle nga ato te enverit, dhe nuk di te mbaj veten jo te edukoj keta derra qe kane ngrene si kane dashur keto kohe pa koke.

  14. endri says:

    Ca eshte gjithe ky shfajesim me shumefaqe si autokritike. Duket si nje artikull agjitacion dhe propagande per te larguar mendjen e njerzve nga thelbi i problemit. Kriminelet qe futi Rama ne parlament po i bejne kryengritje.

    1. Korcari123 says:

      @endri.Kriminelet qe jane ne Parlament,tani Rama po i hedh ne kosh si Limona te shtrydhur.Kaq eshte e gjitha.Mbasi i perdori per te marre pushtetin,i shtrydhi aq sa pati nevoje,tashme ju ka ardhur koha te flaken.Tom Doshi dhe shume te tjere si ai mendonin se Rama do i mbante afer ne kurriz te Shqiperise dhe Shqiptareve.Por me sa duken bathet Rama po i flak dhe po pastron Shqiperine nga keta Bajraktare Krahinarist dhe Medjetar qe jane anomali per shekullin e 21-te.Prandaj Doshi pat deklaruar se Rama eshte “Bukshkale”,sepse kuptoi qe Rama e perdori thjesht per te mundur Sali Berishen.Doshi priste te krijonte pashallekun e tij ne Shkoder,ku Minister i brendshem te ishte vete.Te ishte po ashtu edhe Kryeminister i Shkodres.Te ngrihej trau i doganes per interesat e Doshit(prandaj akuzon drejtoreshen e Tatimeve).Te trafikohej droge dhe te kultivohej Hashash ne Dukagjin dhe Saimir Tahiri mos te fuste hundet.Por kur e pa qe e gjitha kjo nuk ju lejua ne asnje menyre shpertheu kunder Rames duke e quajtur “Bukshkale”.Ne fakt “Bukshkale” eshte vete Tom Doshi qe paska ardhur ne PS per qellimet e veta te pista dhe jo per modernizimin e Shqiperise.

      1. ganiu says:

        Ose po përqëndron pushtetin në duart e tij?
        Po bën zanatin e të parëve?!

  15. H.I.MARIOTTI says:

    Bravo Edi !
    Me ne fund,Shqiperia ka ne kryeminister te vertete !
    Ajo duhet te jete krenare per nje njeri te tille.
    Fati dhe providenca kesaj rradhe po e ndihmojne Shqiperine,
    mbetet qe shqiptaret ta mbeshtesin ate me gjithe fuqite …

  16. mondi says:

    Edi me dhimbje jane reformat nuk diskutohet. Ne kete vend bejne ligjin shpellaret. Dhe i japin te drejte atij qe thyn rregullat. Atij qe nuk nje komunitetin. Atij qe bene si pellazg. Ti po benm reforma per nje grup majmunesh te eger te cilet duan dhe shume shekuj te arrijne qyteterimin, te arrijne mirekuptimin.

    BRAVO EDI, jepi dhe hiqi kto analfabet se na mbyten

  17. Redi says:

    RAMA PER BEN BLUSHIN : Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre.

  18. basilius says:

    Te lumte Edi Rama, kete prisja prej teje.

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Toma ka rene viktime e Berishes,ka kafshuar grepin e tij,duke besuar se do jete “lideri grek” brenda PS-s !
    Ashtu si dhe Kaci,ai ka siguruar mandatin tjeter,ne rradhet e PD-s.
    Euforia e tij se do kandidoj me 61 deputet,ka mbeshtetjen dhe prapavijen e Berishes,per te dobesuar maxhorancen ne zgjedhjet lokale.
    “I pa harruar qofte kujtimi i T.Docit “!

  20. mario says:

    Se cka m ke ba e din ti. Popullin e thjeshte tu e fute ne burg tu u cua taksa je tu ua shtergua lagun ne fyte per dite ndersa ju e te tjeret qe ishin para jush ka pasunohi per dite ne shpinen e popullit.

  21. blandi fevziu says:

    bravo dhe pike. Ah, edhe solidaritet.

  22. Gjoli says:

    VETEM NJE TEZE PO SHRUAJ;NJE QEVERI QE MER PUSHTETIN POLITIK DHE NUK SHKATERON PUSHTETIN EKONOMIK TE ATYRE QE E KANE HUMBUR PUSHTETIN POLITIK,OSE DO VJEDHE DHE GRABISE SI AI I PARI,OSE ESHTE I DESTINUAR TA DOREZOJE SHPEJ KETE PUSHTET.
    KA GJASA SIPAS TE GJITHA FAKTEVE QE QELLIMI ESHTE GRABITJA SA TE JENE NE FUQI DHE LENIA RRUGE E LIRE PUSHTETIT TE REZUAR TE FORCOJE POZITAT E TIJ EKONOMIKE SI PO NDODH SOT NE KAMPIN E PD.

  23. ann says:

    kush shkel ligjin te shkoje ne burg,ashtu si ne cdo vend tjeter te botes. mjaft u qurravitet…..

  24. . says:

    Z.Rama, tamam burre shteti jo mashtrues dhe frikacak si shpellari Sali.

    Tani tregoi rrugen dhe Blushit, plehera e e fundit e Fatos Nanos.

  25. kaurri realist says:

    Te na e rruaje partija, Shoku Edvin! Armiqte e popullit, rreaksionaret veriore kane qene gjitnji armiqte e “perparimit”, “progresit” edhe DIKTATURES!

    Rrofsh sa malet, shoku Edvin! Nga fitorja ne fitorje, drejt pushtetit vetjak, pa kufi……si shoku Enver…rahmet mos paste!

  26. . says:

    Te lumte Z.Rama,
    largo gjithe maloket nga politika se jane mashtrusa dhe llapaqene qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

  27. denis says:

    Ky eshte nje popull shume injorant, deri ne dhimbje.Rreth 80% e popullsise eshte rurale.Na mungon civilizimi ne cdo aspekt,jemi servile,frikacake,pa kurajo civile injorante etj.Eshte fat historik qe sot ka nje kryeminister perfekt ne cdo pikepamje.Por eshte e veshtire te drejtosh majmune,100vjet prapa bote.

  28. Nje shqiptar says:

    Edi meritoni qe te jeni krenar per punen tende deri tani dhe te vazhdoni keshtu. Ne e ndjejme vehten krenar qe te kemi Kryeminister. Tom Doshi ka bere vrasjen e pare Trush te Shkodres kur ishte vetem 16 vjeç. Mendoje se ai vuan nga ndjenja e persekutimit dhe sigurisht do te kete pasur ndonje lajmetar provokator qe i ka dhene informacione jo te verteta rreth kercenimit me vrasje ndaj tij.

  29. england says:

    Me ne fund shqiptaret meritojne kryeministrin e tyre,ate qe e zgjodhen ne 23 qershor!Rama vetem nga keto pak rreshta dallohet dukshem nga para-ardhesi i tij,Rama jo vetem qe po i kthen dinjitetin Shqiperise,por di te perballet edhe me “cubat” qe kane pllakosur shqiperine,jo si ish-kryeministri qe per hir te karriges se pushtetit,flirtonte dhe me mullixhiun,apo per ti shpetuar burgut ofendonte ish nen-kryetarin e partise se tij presidentin Topi.

  30. Bentirona says:

    Kjo eshte vetem loje qe luhet ne kurriz te shqiptareve. Te gjithe e dine kush eshte Lir Meta e Sal Berisha.

  31. hesapi says:

    Pse vetem e perjashtove?,ke te drejte edhe ta pushkatosh,xhaxhi nuk i linte punet pergjysem,jepi se keshtu pastrohet partia,a mund te pastrohet plehu?

  32. Tomorri says:

    E them shpirterishte se me te vertete shqiperia duhet te krenohet me kete k/minister i cili shume qarte dhe shume thjeshte ju tha shqiptsreve se ja ku jemi ,ja çfar kemi bere dhe ja çfar duhet te bejme deri ne 2017 ne fund te mandatit ,juve pastaj na vleresoni kemi punuare mire apo keq.
    Jam i sigurte qe Edi Rama foli keshtu per ata qe dine te kupojne dhe din e te vleresojne punen ne radhe te pare.
    Personalishte dua ti them Edi Rames dhe gjithe skuadres se Rilindjes,jeto jashte shtetit dhe nga te gjithe ata qe duane shqiperine degjoj fjalet me te mira per punen tuaj,per betimin tuaj qe kini bere para popullit per te bere shqiperine dhe shume gjera te tjara pozitive per qeverine aktuale shqiptare.Vazhdoni se jeni ne linjen e duhur mos degjoni mbroçkullat e asaj te ashtuquajtur opozite mjerane.Te gjithe shqiptaret e ndershem duhet te krenohen me Edi Ramen k/minister se ndryshje po na shikojne tani nga se si na shikonin me pare,per kete ju falnderojme.

  33. aristidh aqif kryevidhi says:

    gjuh te keqe perdor ed rama. “..tomen e liroj nga partija..!” duket si dikur ne koh te dull komunizmit kur lironin ushtaraket nga detyra i thonin “je liruar per motivacjon armiqsor”
    vari k.. shqiptarve!
    e mendojn partin si rrepart ushtarak dhe kryetarin e saj e cilsojn komandant ushtrije!!
    dhe hajde bo shtet me kta “popull ushtar” masanej!
    der dje ushtar te dulles,tash ushtar te kujt ti vij rradha dhe sidomos po t jet nanji perndimor sidomos americanas,vihen me supervullnet te plot “nen sherbimin ushtarak te tij”!
    komb leshi mo!
    lesh me presh
    si pershesh
    per sallat
    tip gallat
    me gamor
    me veshgjat
    pallegjat
    sa shkerdhat…

  34. Albana says:

    Po ku ka ligj ne Shqiperi more Rama se na moret shpirtin. Dallkauke jeni te gjithe, mafioze te peshtire.

  35. Arben says:

    TE ENJTEN, TE GJITHE QYTETARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI NE PROTESTE

    PARA KUVENDIT KUNDRA KLASES POLITIKE TE DEGJENERUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje