Mediu dhe Pollo përplasen për Bashkinë e Durrësit

2 Mars 2015, 21:51Politika TEMA

Në fund të kësaj jave në selinë e Partisë Demokratike pritet të mbërrijnë nga degët kandidaturat për zgjedhjet lokale te 21 qershorit.

Por ndryshe nga koalicioni i majtë, të djathtët ende nuk kanë nisur negociatat me aleatët duke qenë më të qetë se rivalët e tyre politike edhe për shkak të peshës jo të madhe që të vegjlit kanë në elektorat.

Por, pavarësisht kësaj, nënkryetari i PD Edmond Spaho konfirmon se do të ketë zona të lira për aleatet.

Spaho, i cili drejton grupin e punës për zgjedhjet në Durrës deklaron se ende nuk ka vendim nëse këtë bashki do ta marrin aleatët dhe në mënyre specifike kandidati republikan Argon Duka.

Por, nuk është mungesa e vendimit që acaron kryerepublikanin Fatmir Mediu, por është qëndrimi i Genc Pollos që ka deklaruar se Durrësi i përket PD, raporton Vizion+.

Kjo ka bërë që Mediu t’i kujtojë Pollos të kaluarën si i kryetar i PDR.

Të gjitha opsionet për krijimin e një koalicioni sa më të madh mbeten të hapura për kampin e djathtë, edhe pse Edmond Spaho përjashton çdo mundësi për aleancë me FRD e Bamir Topit e partinë e Kreshnik Spahiut.

8 komente në “Mediu dhe Pollo përplasen për Bashkinë e Durrësit”

  1. nuri says:

    Mediu nga begraundi kriminal eshte eshte njesoj si Toma & co. A do kete kurajo tashme PD ta “perjashtoje” nga rradhet e opozites kete zullumqar qe arriti kulmin ne ngjarjen mostruoze te Gerdecit ?

    1. ganiu says:

      ky mediu eshte fytyre e degjeneruar ashtu sic eshte i degjeneruar ne te gjitha gjerat. Ky ordiner me ate parti ordinere qe e ka krietar qe nga 1996 duhet te shkrihen dhe krietari te cohet ne burg sepse vetem sa vjedhin dhe shperdorojne lekete tona. Poshte hajduti dhe krimineli medi ta pastorjme politiken nga mostrat dhe ordineret si kjo fytyre e neveritshme

  2. nuri says:

    Mediu nga begraundi kriminal eshte njesoj si Toma & co. A do kete kurajo tashme PD ta “perjashtoje” nga rradhet e opozites kete zullumqar qe arriti kulmin ne ngjarjen mostruoze te Gerdecit ?

    1. mario says:

      gjithe jeten Berisha permendte Duka I kris it tani del Duka I floririt…Durresake mend oh uni mire…

  3. petrit zela says:

    Perendija vonon por kurr nuk harron.Kjo eshte nje thenie e thelle filozofike,sidoemos per ata qe besojn se e verteta nuk mund te fshihet.
    Ndoshta me pak vonese,por drejtesia do te dominoi,mbi padrejtesit e ketyre 23-vjeteve,ku qindra dhe mijra njerez u vrane nga bandat kriminale,te organizuara dhe te stimuluara nga politikane anti shqiptar…

  4. shqip hesapi says:

    Ne Shqiperi nuk ka parti te tjera te djathta pervec PD-se.PR-ja ka ardhe deri tani ne kurriz te PD-se.Edhe ne te majte eshte vetem PS-ja dhe nuk ka te tjera.Levizja e Skaparlliut fiton prej leshimeve qe bente Saliu dhe ben tani Edi.Ai puneson milatantet e tij dhe na duket se ka parti,prandaj dhe fiton terren.Lereni vetem LSi-ne dhe ta shifni si Skender Gjinushi,si PDK-ja e Nard Nokes e tj.

  5. analist says:

    Kjo eshte nje gazete private e intetesave private te Mero Bazes.Nuk gjen nje fjale pozitive per kundershtaret personale te Meros.Gazete qe ka degraduar hap pas hapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje