Deputeti Tom Doshi i konsideruar si superdeputeti i Veriut, ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm me administratën e pas 23 Qershorit lidhur me pretendimet e tij për më shumë vende pune, emërime, lehtësi për biznesin dhe trafik influence. Në një vështrim të shkurtër mbi raportet e tij me administratën, rezulton se ai ka qenë në konflikte të vazhdueshme me ta dhe ka mundur të ruaj influencën e tij duke iu imponuar.
Disa prej ministrave që kanë qenë në qendër të sulmeve të Doshit, kanë qenë fillimisht ai i Shëndetësisë, i Punëve të Jashtme, i Arsimit dhe ai i Brendshëm.
I pari, që i hapi rrugë në emërime ishte ai i Shëndetësisë. Doshi arriti të vendosë në poste kyçe tek Agjensia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe në ISKSH njerëzit e tij, të cilët i hapën rrugë lulëzimit të biznesit të Profarmës, të cilën ua ribleu investitorëve gjermanë që ua kishte shitur vite më parë. Bilanci i vitit 2014 tregon për një rritje të jashtëzakonshme të biznesit të tij. Këtu ka nisur dhe konflikti i parë me Taksa-Tatimet pasi ka qenë problemi i rimbursimit të TVSH-së në shumën 600 mijë dollarë për Profarmën.
Problemi ka qenë i komplikuar nga ana ligjore, pasi ilaçet janë mall që shiten pa TVSH, ndërsa lënda e parë merret me TVSH. Kështu TVSH ngel pa u rimbursuar.
Doshi ka kërkuar ta zgjidhë këtë çështje përmes Komisionit të Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, por nuk ka mundur ta konkretizojë atë në paketën fiskale të këtij viti dhe kjo ka rritur ndjeshëm tensionin mes tij dhe Ministrit të Financave dhe drejtuesve të Komisionit të Ekonomisë.
Një tjetër ministri problematike për të, ka qenë Ministria e Arsimit me emërimet në Shkodër, që çuan dhe në dorëheqje të një Drejtoreshe Arsimi. Konflikti në disa raste ka degjenruar në fyerje ndaj titullarëve të Ministrisë.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Ministrinë e Jashtme ku kërkesat kanë qenë kryesisht për shoferë apo punonjës të dorës së dytë në shërbimin diplomatik.
Por kryekonflikti i tij me ministrat, ka qenë ai me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në fillimet e mandatit për emërimet e policisë në Shkodër dhe sidomos Drejtorin e Policisë. Tahiri nuk i hapi rrugë propozimeve të tij dhe kjo shkaktoi dhe disa incidente publike të tij kundër Tahirit.
E njëjta tendencë për të kufizuar pushtetin e tij ka qenë dhe në Dogana dhe Tatime ku thuajse nuk janë emëruar njerëz të tij dhe kjo ka shkaktuar konflikte me dy drejtoreshat, të Doganave dhe Tatimeve.
Por tek rasti i Doganave problematika ka qenë më e nxehtë, pasi në një kompani ku Doshi ka qenë aksioner ka pasur një hetim doganor për fatura fallco nga Gjermania dhe kompania ka hyrë në listën e zezë të doganave në Gjermani, gjë që ka shkatuar një gjobë 1 miliardë lekë të vjetra shqiptare ose 1.1 milionë dollarë. Në penalitet përfshihej dhe prishja e tregut të brendshëm përmes faturave fallco.
Po ashtu konflikti me doganat u ashpërsua, ndërkohë që kompania e tij Profarma është bllokuar në dogana pasi pretendonte ta kalonte lëndën e parë pa TVSH, ndërkohë ligji i ri i TVSH-së nuk e parashikon përjashtimin. Kjo çështje rihapi nevojën që ai kishte për të ndryshuar ligjin e TVSH-së për lëndët e para të importuara për Profarmën për shkak se produkti përfundimtar shitet pa TVSH.
Doshi dyshon se ky ka qenë një veprim i qëllimshëm kundër biznesit të tij, ndërkohë që ajo ka qenë një praktikë e trashëguar nga qeverisja e kaluar.
Të gjitha problemet e Doshit me administratën janë përplasur herë pas herë tek kryeministri Rama dhe ministrat e tij dhe sa herë që ato nuk kanë gjetur zgjidhje, ka pasur konflikte verbale mes tyre.
ky ka qene zakoni i vjeter i deputeteve. Tja vene koken qeverise midis shaleve.
Cfare rreziku paraqiste Tom Doshi qe duhej “eleminuar fizikisht” dhe jo politikisht? A mund ta thote zoti Islami apo dikush tjeter?
Sikurse duket Toma ka patur synime qe te fitonte favore nga te gjithe Ministrite. Po a eshte kjo ajo qe presin Shkodranet dhe me gjere Shqipetaret nga politikanet e sotem?
Pra ai perpiqej qe nepermjet pushtetit te forconte ekonomine private dhe ta mbante pushtetin duke marre per vete privilegje dhe duke bere privilegje per njezit qe e rivotojne dhe e riciklonjne ate ne pushtet ! Po ata qe nuk e votojne cdo te bejne? Shume driteshkurter ky lloj “politikani”!!!!!!!!!!!!!!!!
keshtu po ko ne rregull interesa personale
Tom Doshi osht bo si motra e tij politike Jozefina Topalli.
Toma kakaris si pule e dhjeme ne krye dhe si jep hall vedit se çka nxjerr prej sqepit.
Sipas te dhanave te fundit qe me erdhen nga Dranja e Prenges situata ka shku ne tjeter drejtim.
Sot ne mjes Toma i osht drejtue nji klinike private i shoqnu nga Kokdhimi dhe Ben Bloza dhe ka me bo ndrrim seksit.
Ka me ngjyros floket bjonde dhe ka me konkurru vedi per Bashkin e Shkodres si
Tomja e Babrruces ? ?
në paraqitje shumë i thatë dhe shumë partiak ky artikull!!
vë përpara shumë pikpyetje!!
hyjnizimin e çunit të tironës,shokut të peshngritësit të dobsuar të skraparit,dhe demonizimin e tomës!
ndoshta janë të gjitha të verteta,por mënyra e te¨shkruarit më ngjan me 55 e fari balliut!!
@ “anticensure211”,
pa lidhje fare komenti jot !
Kontradiktat e Tomes me Ministrat e shikojme qe ai del kunder dy njerezve te Qeverise Saimir Tahiri dhe Drejtoresha e Doganave, qe e pengojne te lulezoje Biznesi i tij privat, dhe te krijohet Oligarkia Tom Doshi.
Toma ka dashur te perdori Edi Ramen, qe nuk ka asnje lidhje te familjes se tij, sic kishte Berisha femijet seksere ne biznes me Qeverine, te shtoje pasurite e tija.
Ne aspektin Politik, Toma demtoi marrdhenjet Veri-Jug, qe po riparonte Edi Rama, si nje drejtues me vizion Shqiptar.
Të marrtë dreqi re pilo lala!Paske qën dreq ti ere! Opo nga i di të tëra re,sikur i nxerr nga vëra!
Anticensure!
Ne fakt, sic shkruan ti duket se je procensure! Ne se duhet te bejme shtet, ai cuni i Tiranes qe ti e perbuz, duhet perkrahur, ndryshe, Toma dhe tomat e tjere mund te mbysin cdo pushtet duke triumfuar me dallaveret dhe krimet e tyre. Mafja ekonomike ne pushtet eshte vdekje e kombit. Ne se ti kerkon kete, mbro Salen dhe tomat e Sales.
Ai zoti prekurpr ka shume pune me se te merret,dhe jo te deklarohet se qenka nje deputet dhe pengon hetimet ,atehere çfar prekurori eshte ky mor te keqen e shpirtit tat.
Po te merren te gjitha dosjet e ketij kremineli qe punon vetem per vete dhe jo per popullin e shkodres se te punoshe per popullin duhet te jeshe tjeter njeri dhe jo si Tom kodoshi qe paska dashur te shantazhoje gjithe qeverine,ky eshte thjeshte tipar malokesh por shume te trshe nga ata qe dine vetem dru me pre.
Bravo Edi Rama dhe te gjithe deputetet qe e mbeshteten dhe pasteruane nje hale te keqe forte,hale malokesh.
Vetem burgu ben derman dhe qeverija te beje te pa munduren per te permiresuare jeten e popullit dhe te ngrere shtetin e çperfytyruare nga keta maloke tipike.(Te me falin malesoret e vertete ku kam kaluare nje pjese me te mire te jetes time)
po trafiqet e droges o mero ? i harrove me duket !
po konfliktues ka qene gjithmone ky lloj robi
http://cutt.us/ceshtja-doshi-dhe-te-gjitha-konfliktet-e-biznesit-te-tij-me-administraten-shteterore
Tomen e kane fute ne film tuj marre ate cka mund te merret prej tij…. ne ate periudhe kur ai kishte cka ofronte, dhe filmi per Tomen tesh ka mbaru keta me “stil” i kane thane del jashte ose rri urte, ai s’ka pranu asnjenen prej ofertave, e tesh “specialistat” e kane nxjerr jashte dhe per hater i marrin edhe shpirtin. Si zakonisht ne Shqiperi nuk ndryshon kurgja vec qimeve te ujkut, kjo telenovele as kur ka fillu, as kur ka vazhdu dhe as tesh ne fund te saj nuk ban kerkend ma te bardhe dhe as ma te zi por tregon se interesi personal vjen i pari si per Tomen ashtu dhe per te tjeret………………..
Me një fjalë janë prishur pazaret.Opozita flet për luftë bandash kurse rapsodët në veri kan me i knu kang bajlozit tom(ko)doshi.
mediat ne shqiperi akoma me formatin e partise se punes….Leva te partise ne pushtet,edhe ky artikull pa autor dhe per te denigruar njeren pale,eshte autentik si qemotmoti, po ajo mbetje
Per me teper pse shkruajne tashti gjithe keto ”matrapazlleqe” dhe jo me pare kur i ditkan mire te gjitha faktet.Gazetari pehre qe nuk ben punen e saj si media por i lepihet pushtetarit te radhes.
TEMA pse nuk i ke shkruar nje muaj apo 10 muaj me pare keto qe ke shkruar sot ???????
O TOM o AL CAPONE eeee mo trim e pe fundin si eshte kur je kokra e injorantit, ti besoj se duhet te jeshe dhe analfabet nga fjalori si flet! Ishte koha e vicidolasit qe u pasuruan ca plehra si puna jote kokra e injorantit. Tani do te shohim sa biznesmen i zoti je me ato aftesit e tua si biznesmen!
E çmund te presish nga malokë, te gjithe janë kodosha
Interesi i vendit kerkon qe te gjith te jene prej nene. Nuk duhet lejuare gjithsesi tolerimi, kur beht fjale per ekonomine e vendit. Qeveria punen e nisur duhet ta ndjek me pergjegjesi pe pyetur per apendikse qe cenojne ligjin. Urojme qe theniet e Doshit te jene perrala …
Biografi tip komunistash. Deri dje ishte i “ndershmi” Tome, e tani po e beni te “korruptuarin” Tome! Po keta ministrat qe kane pranuar te behen pjese duke ia plotesuar kerkesat?! Po deputetet e zyrtaret e tjere te larte te rilindjes jane te “virgjer” deri sa te dalin “kunder”?! Maskarade!
Pra partia socialiste nuk e perjashtoi Doshin per te pastruar radhet nga njerez te inkriminuar,se te perlyer jane te gjithe ata.
PS-ja e perjashtoi se atyre iu prishen pazaret e felliqura per ndarjen e plackes se luftes qe u kurorezua me 23 qershor.
Sa per punen e ilaceve qe ato shiten pa TVSH-ne,nuk do te thote qe Doshi humb se TVSH-ja do ti shkonte buxhetit dhe jo atij,mirepo profarma si kompani farmaceutike prodhon ilace duke importuar lenden e pare e cila patjeter duhet te cdoganohet dhe koston nuk e paguan Doshi por populli i semure.
Mirepo vendimi i qeverise Rama per heqien e TVSH-se se ilaceve favorizon importuesit e ilaceve ne dem te Profarmes se Doshit,sepse importuesit tani e hedhin ne treg pa TVSH,me cmim me konkurues se Doshi.
Ky eshte mendimi im pa qene shume i sigurte per qendrueshmerine e tij.
Alban, me duket logjik argumentimi yt. Ne te gjitah pikat.
Ne shendetsi Toma ka bere masaker duke e hedh ne ere sektorin farmaceutik.Me vendosjen e ish puntorit te tij Zhan Levani si Drejtor i Agjensise se Barnave dhe Paisjeve Mjeksore beri qe te bllokoheshin te gjitha barnat cilesore me ane te shantazheve duke penguar importet,regjistrimet e barnave me qellimin e vetem qe te shiteshin vetem barnat e pa kontrolluara te Profarmes etj.Zhan Levani eshte ai qe beri Ligjin e Ri te barnave duke krijuar nje kaos total ne bashkpunim me Ministrin Beqaj per tju hapur rruge barnave fallco dhe atyre kontrabande gje qe ndikoje edhe ne largimin e firmes Glaxo,me e njohura ne bote, nga tregu shqiptar.Te njejten gje po mendojne te bejne edhe shume firma te tjera serioze te cilat operojne prej shume vitesh ne tregun farmaceutik shqiptar.Po keshtu duke vendosur drejtor te ISKSH njeriun e tij,te gjithe barnat e Profarmes dhe miqve te Tomes kane hyre ne rimbursim
Tema,kur ka pasur te tilla nderhyrje e perplasje te deputetit Doshi me administraten,perse eshte toleruar kaq gjate?Perse nuk i kini publikuar keto veprime “cubash”.Publikimii bemave te Doshit ne nje liste si kjo nuk me duket normale,pasi ne se do te ishte publikuar shkelja e pare apo kundravajtja administrative e pare e Doshit, mbase dhe ai mund te ishte frenuar ne levizjet e tij, qe te mos fundosej kaq thelle.
Drejtori i agjensise se kontrollit te barnave, Zhani Levani, njeriu qe po ja nxin jeten kompanive farmaceutike per interesa te Tom Doshit!
Nese nuk fillon krasitja e banditeve ne administrate si Zhani Levani, Toma nuk e ka problem opoziten as per 100 vjet.
Per mendimin tim Doshi ka dhe pak te drejte sepse fitorja e socialisteve ne 23 qershor erdhi si rezultat i shume premtimeve.
Pra dhe Doshit dhe zones qe ai perfaqeson i jane premtuar shume,mirepo premtimet socialiste per shkodren dhe natyrisht per njerezit qe ndihmonin PS-ne i bente Doshi ne emer te partise,tani qe jane ne pushtet Doshit nuk po ja japin ate qe i premtuan dhe ai nuk ja jep dot socialisteve Shkodrane dhe miqve te tij ate qe u premtoi,vendet e punes,pra Doshi u ekspozua keq ne syte e njerezve te tij,per ta deri dje ai ishte nje mashtrues dhe genjeshtar qe i perdori ata vetem sa te kalonte lumin e zgjedhjeve,tani Doshi po mundohet te vere ne vend nderin e tij.
Pra e shikuar ne kete prizem Doshi ka faj aq sa ka dhe Rama dhe e gjithe PS-ja qe erdhi ne pushtet me genjeshtre dhe premtime te pa mbajtura per vende pune,mirepo te tjereve as qe u rruhet dhe as qe kane turp qe genjyen,ndersa Doshi po tregon qe eshte me i ndjeshem ndaj premtimeve te pambajtura,POR AI DUHET TA KUPTOJE QE PER PREMTIMET E TIJ NE RADHE TE PARE E KA FAJIN VETE QE I BERI DHE QE I BESOI DHE RAMES ME PARTINE.
Tom Doshi eshte ne fakt Tom Kodoshi… politiken e do per
perfitime. Kaq eshte horizonti i tij.
po pse mo i ndritur Meta, Rama Berisha dhe gjithe uturaket qe u vene pas per cfare e duan politiken?????
Nese nje njeri wshte krenar per pasurine tij te madhe, ai nuk duhet lavderuar apo te ngjis shkallet e larta te politikes dhe drejtimit te popullit derisa te dihet se si eshte pasuruar.
NDJEJ KAOS NE POLITIKAT E PERSONELIT DHE TE QEVERISJEVE POLITIKE NE VENDIN TONE QYSH PREJ 25 VITESH. nUK FLITET GJEKUNDI PER PUNESIMIN E NJEREZEVE DHE PER PWRMIRESIMIN E JETES SE TIJ. fLITET VETEM PER VRASJE, VJEDHJE, TRAFIK, KORRUPSION… DHE ASGJE NUK ZGJIDHET. ASHTU SI DESPOTIZMI ESHTE ABUZIM I MBRETERISE EDHE ANARKIA E KAOSI JANE ABUZIME TE DEMOKRACISE.
Dhe ju te Gazetes Tema jeni bere si Gazete Ruse nen dhunderen e PUTIN
Por ne rastin ne fjale nen thunderen e Rames
Beni sehir Kriminelit ,..keshtue keni nderu jeten ju matrapaz
Tu vje turp kam dergu disa here kritika ndaj gazetej tuaj dhe nuk I nxirrni kjo tregon qe DEMOKRACIN nuk e njihni
te drejten e fjales se lire e izoloni ose e shtremberoni
Gazete pacavure
Shkurt ja kane pre rruget e trafikut dhe perfitimit te paligjshem dhe shkalloi
Ore sot i mori vesh gjithe keto xhevahire gazeta e Meros ?! Si nuk na i tha me pare si gazetar parimor qe eshte…Pune te veshtire ka perpara…i duhet te mbuloje m… me sh…. ( diellin me shoshe)
Keto fakte tregojne se Doshi eshte nja palaco qe genjen cdo here sa here flet Ai nuk ka hallin e njerzve dhe te vendit por problemin e bisneseve te tija. Mereni dhe futeni ne burg kete plehre dhe partite duhet te heqin dore nga njerez problematike dhe qe bejne rolin e te fortit.
Rama i dinte keto ?
E vetmja rruge qe i ka ngelur Tom Doshit eshte te hedhe kandidaturen per kryetar Bashkie i Shkodres,si kandidat i pamvarur!Ne te kunderten i duhet te perballohet ne rradhe te pare me karakterin e tij!Sigurisht qe do te zgjidhe dhe problemin e ngritur prej po atij per vrasje me pagese!Afati deri ne qershor!Ky eshte mendimi im!
iku per lesh edhe TOM BAJGA
Po pse permenden vetem aferat e Tomes? Pse nuk permenden aferat e ministrave e deputeteve; Ahmetaj, Tahiri, Beqaj, Gjiknuri, Kokedhima, etj. Te gjithe kane biznese supergjigande, caktojne dhe administraten e tyre, kane privatizuar gjithe shtetin.
Kjo s’eshte rilindje!
1 miliarde lek nuk mund te jene kurre 1,1 milion dollare, o shoku gazetar ik informohu per kurset para se te shkruash artikullin!
Ok e kuptuam qe e paska pase inatin me qeverine, po pse nuk thote “Ramma me do te vdekur” po thote se te tille e do Meta, meqe keni marre persiper te argumentoni shpertthimin e Tomes.
Sa shpejt t’a prish biografine partia. Deri tani Doshi ishte krahu i djathte i partise, tani do behet armik i saj, do i shpallin lufte doganat, tatimet, etj, etj. Ja ky eshte shteti qe duam, partia mbi te gjitha!
E vetmja ane pozitive e gazetes Tema ka mbetur ajo qe boton dhe komentet negative ndaj saj.
Per te tjerat,e ka pjerdhur me kohe,eshte bere tollombace e Rames i cili e fryn de e shfryn sipas momentit.
Edhe kjo paraqitja tendencioze e Doshit ne prizmin negativ duke anashkaluar akuzat e tmerrshme qe u ngriten,ne kete perfundim te cojne,jeni bere gazete personale e Edvinit.
per evazion fiskal ne cdo vend te botes personit pergjegjes i vihen PRANGAT…kushdoqofte.
Deputetet maloke ,kane te njejyen prerje:edhe Azem Hajdari,bente te njejten gje.Biles ne kohen e Azemit ,shteti ishte ende ne formim dhe korrupsioni ishte me prezent. Kryem. Meksi ja kapte pislleqet qe bente ,Azemi qofte ne grupin parlamentar te PD,qofte ne seance,ulerinte dhe shante kunder Meksit,duke bere lavde per presidentin e kohes…..deri sa u vra per kontrabande armesh .Edhe Toma keshtu do perfundoje.
“Atentati”,
një histori e sajuar ?
Dyshimet e para të hetuesve: I arrestuari i videos së Doshit, konfuz dhe i trazua …
Nga I di ti gjithe keto gjera ke qene ne xhepin e tomes dhe toms nuk ka ditur gje ik ore moster mos tall bythen
Per rastin e TVSh tek Profarma ka plotesisht te drejt e. Nuk mund ti kerkosh nje biznesi qe ta paguaje kot 20 % me shume .
KY ESHTE THJESHT NJE NGA SHUME MASHTRUSET QE KANE PUSHTUAR KETE VEND DHE QE KANE PUSHTUAR POLITIKEN DHE BEJNE SHANTAZH TANI QE PO BEHET SHTET….AQ MAFIOZ ESHTE SAQE NENKUPTON GJITHE VERIUN SI ZONEN E TIJ PERSONALE….KOHA DO TE TREGOJ SE KY ESHTE VEC NJE MASHTRUS ORDINER….POR ME SHUME PARA
THONE QE NJERZIT KANE NJE GROPE SHUME TE MADHE QE NUKE E MBUSHIN DOTE KERRE, DUKE E DITUR QE PER TA MBUSHUR KETE GROPE TE THELLE, PO I BEJNE GROPEN VETES