Më herët këtë javë, pas shumë ditësh diskutimesh të ashpra, qeveria e re e Athinës arriti një marrëveshje me kreditorët e vet të eurozonës, marrëveshje që përfshin një paketë reformash të menjëhershme dhe katër muaj zgjatjeje të programit të ndihmës financiare. Por, pavarësisht frymëmarrjes lehtësuese kolektive të Europës, kompromisi nuk përjashton nevojën për bisedime të mëtejshme të vështira për një program të ri ndihme financiare që do të duhet të jetë gati nga fundi i qershorit.
Në çdo negociatë, një variabël kyçe që ndikon sjelljen e protagonistëve dhe për rrjedhojë, konkluzionin e bisedimeve, është kostoja që mund të sjellë për secilën palë mungesa e kompromisit. Në këtë rast, çështja është kostoja e daljes së Greqisë (“Grexit”) nga Eurozona – një perspektivë që u diskutua gjerësisht në media përgjatë negociatave të fundit, me një dozë të konsiderueshme spekulimesh mbi qëndrimin e palëve të ndryshme, veçanërisht qeverive të Greqisë dhe të Gjermanisë.
Nga perspektiva e Greqisë, dalja nga euro do të jetë thellësisht shkatërrimtare, gjë që shpjegon se pse ka shumë pak mbështetje për një hap të tillë brenda vendit. Por çfarë mund të themi për koston e Grexit në pjesën tjetër të eurozonës? Që kur pyetja u shtrua për herë të marë në vitet 2011 – 2012, ka patur dy mendime të kundërta.
Një mendim – me nofkën teoria domino – pretendon se nëse Greqia do të dilte, tregjet do të fillojnë menjëherë të mendojnë se kush është vendi i rradhës që do të dalë. Fatet e vendeve të tjera do të vihen në pikëpyetje, siç ndodhi gjatë krizave aziatike të kurseve të këmbimit të viteve 1997-98 apo gjatë krizës Europiane të borxheve sovrane të viteve 2010-2013. Shpërbërja e Eurozonës në tërësi mund të vijë pas kësaj.
Mendimi tjetër – shpesh me thirrur me nofkën teoria e balastit – pretendon se eurozona në fakt mund të forcohet në rast se Greqia tërhiqet. Bashkimi Monetar mund të shpëtojë nga një problem i përsëritur dhe një vendim i eurozonës për ta lejuar apo ftuar Greqinë që të dalë mund të rrisë besueshmërinë e rregullave të saj. Asnjë vend, pretendohet, nuk do të guxojë më të shantazhojë partnerët e vet tani e tutje.
Në vitin 2012, teoria e dominosë dukej realiste mjaftueshëm aq sa vendet kreditore e lanë mënjanë opsionin e daljes së Greqisë. Pasi reflektoi dhe u mendua gjatë vereës, kancelarja e Gjermanisë ANgela Merkel shkoi në Athinë dhe shprehu “dëshirat dhe urimet e saj” që Greqia të mbetet në euro.
Por situata sot është e ndryshme. Tensioni i tregjeve është lehtësuar në mënyrë të ndjeshme: Irlanda dhe Portugalia nuk janë më nën programe ndihmash; sistemi financiar i eurozonës është fuqizuar nga vendimi për të lëvizur drejt një bashkimi bankar; dhe instrumentet për menaxhimin e krizës janë të disponueshme. Reaksioni zinxhir në rast të daljes së Greqisë ka gjasa shumë më të pakëta të ndodhë sot.
Por kjo nuk do të thotë që Grexit do të jetë pa kosto e pa probleme. Ka tri arsue se pse dalja e Greqisë mundet sërish të dobësojë në mënyrë serioze bashkimin monetar europian.
E para dhe më e rëndësishmja, një dalje e Greqisë do të shënojë fundin e supozimit të heshtur aktual që thotë se pjesëmarrja në euro nuk ka kthim prapa. E vërtetë, historia na mëson se nuk ka asnjë kontratë të pakthyeshme: Sipas açording nga Jens Nordvig of Nomura Securities, ka patur 67 shpërbërje të bashkimeve të monedhave që nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Çdo dalje nga eurozona do të rrisë probabilitetin e perceptuar që vende të tjera, herët a vonë, mund të dalin gjithashtu.
E dyta, një dalje do t’i japë të drejtë atyre që e konsiderojnë euron thjeshtë një rregullim kursi fiks këmbimi dhe jo një monedhë të vërtetë. Besimi te dollari i SHBA-ve bazohet te fakti se nuk ka dallim mes një dollari të mbajtur në një bankë në Boston dhe një dollari të mbajtur në San Françisko. Por që nga krizat e viteve 2010-2012, kjo nuk është më tërësisht e vërtetë për euron.
Fragmentarizimi financiar është pakësuar por nuk është zhdukur, gjë që do të thotë se një kredi për një kompani në Austri nuk mbart ekzaktësisht të njëjtën normë interesi sme një kredi te e njëjta kompani në anën tjetër të kufirit italian. Kritikët si ekonomisti gjerman Hans-Ëerner Sinn janë bërë të specializuar në gjurminin e ekspozimit ndaj rreziqeve të shpërbërjes së euros.
Asgjë nga këto nuk është aktualisht me pasoja fatale për shkak të iniciativave të ndërmarra gjatë viteve të fundit; por është gabim të supozosh se besimi i plotë është rikthyer. Qytetarët europianë me siguri që do t’i përgjigjen tërheqjes (apo përjashtimit) të një vendi nga eurozona duke e parë monedhën në një mënyrë të ndryshme. Vendi ku depozitohet euro do të bëhet një çështje e rëndësishme.
Investitorët vendës apo të huaj do të shohin më me vëmendje nëse vlera e një aseti rrezikon të preket nga shpërbërja e bashkimit monetar. Qeveritë do të bëhen më dyshuese ndaj rreziqeve ndaj të cilave partnerët e tyre i ekspozojnë. Për më tepër, dyshimi mund të bëhet i pakthyeshëm dhe mund të zëvendësojë besimin te fati pa kthim prapa i eurozonës.
Në fund, një dalje mund të detyrojë politikëbërësit europianë të formalizojnë të ashtuquajturat rregullat e pashkruara dhe të paspecifikuara për divorcin. Përtej parimeve të përgjithshme të ligjit ndërkombëtar – për shembull, atë që ka rëndësi për përcaktimin e denominimit të monedhës të një aseti pas divorcit është ligji që përcakton kontratën dhe juridiksionin e lidhur me kontratën – nuk ka rregulla të përcaktuara se si mund të kryhet konvertimi në një monedhë të re. Dalja e Greqisë mund të detyrojë vendet të përkufizojnë këto rregulla dhe përmes këtij procesi do të bëjnë të qartë se cila është vlera reale e euros, në varësi të vendit ku kjo monedhë depozitohet, nga kush është pranuar dhe në çfarë forme. Vetëm se masa të tilla do ta bëjnë rrezikun e shpërbërjes edhe më të qartë; Do ta bëjnë rrezikun e shpërbërjes edhe më konkret.
Asgjë nga këto nuk do të thotë se anëtarët e eurozonës duhet të jenë të gatshëm të paguajnë çfarëdolloj kostoje që nevojitet për ta mbajtur Greqinë brenda. Një veprim i tillë do të jetë i barazvlefshëm me dorëzimin. Por ato nuk duhet të strehohen në iluzione të rreme gjithashtu: nuk mund të ketë diçka të tillë si një dalje e Greqisë që të bën të lumtur.
*Project Syndicate- BIRN
Qeveria Tsipra sot njoftoi masat per ndihmen ndaj familjeve te ”varfra'[me te ardhura mujore 500evro],e cila parashikon 300kw gratis,pagese deri ne 70% te qerase mujore,bonus supermarketi,sherbim mjexor gratis etj.Thexoj,fatale eshte se nga keto masa te qeverise greke,perfitojne dhjetra ao qindra gyzele shqipfoles qe shajne dhe urrejne bukdhenesit greke,Anastasi-n etj……………!!!
Jam plotesisht dakord me ju! por gjithsesi fajin e ka greku qe i la te hynin brenda sunitet albanistanas…..
Qe jini pa shkolle qe te dy nuk kemi me dyshime. Por kjo nuk eshte ofendim se jo te tere e kane mundesine ne jete. Keshtu qe nuk na mbetet edhe shume qefi se aq dini aq thoni. Nuk ju a risim dot kapacitetin. Por qe jeni shpirt lige kete nuk ju a u falim dot. Me keto qe shkruani vetem sa na kujtoni se ekstremizmi nuk paska as dallime fetare dhe as dallime ngjyrash por paska nje aleat shum te forte INJORANCEN DHE SHPIRTLIGESINE.
O XXXS , perse jane shpirt lige, sepse kujtojne te verteta per te frenuar armiqesite qe shfaqen kendra Greqise. Injorant dhe shpirtlige jeni ju qe keni 5 vete qe kaloni ne Orgazem kur degjoni per Grexit. Shiko c’far armiqesie shfaqni imagjino te mbushne zoret dhe dhemballet.
Keni shume te drejte qe Greqia po ushqen shume shqipetare por ti harron faktin qe Greqia ka mbi 30 vjet qe po ha nga leket e Evropes. Dhe kjo qe po ben qeveria e re quhet “Lemoshe” qe nuk ndryshon gjendjen.Ate qe u “shitet” Shqipetare si parajse ishte per ta nje drame se do ishte me mire te ndertonin nje jete ketu me vuajtje sesa te trashegonin nje tragjedi nga nje pseudoparajse qe u dha Greqia. Prandaj mos ja fut kot e mos fol ne menyre raciste se me sa e kuptoj nga ato qe shkruan jeni nje pseudoellinas pa fe e pa kulture helenike…
O keci te vjen keq per “parat” e Evropes, apo mire qe per 23 vjet shqiperia ronte vetem me parat e Emigranteve. Pyet Shqipetaret e Greqis dheata te Shqiperise, kush jane me te lumtur. Nuk jemi as Grek as Pseudo-Grek jemi Filo-Grek, filo-Evropian, dhe miqesor me fqinjet, sepse i kishim dhe do ti kemi fqinj perjet.
Se kush jane racistat duken nga komentet eme poshtme, qe vjellin helm per c’do gje qe te kujton Greqi.
e ca lidhje ka komenti yt me artikullin me lart?. Kujt i plasi se ca u paguan Ciprasi dembelave greke? Apo flet edhe tfgs sa me u gjet Kola n’pune.
Tung,
Blendi
Ekonomistet me ze, te cilet kuptojne nga financat mendojne gjithesesi se dalja nga Euro e Greqise eshte jo vetem zgjidhja me e mire por edhe e pashmangshme. Grexit do te dobesonte Greqine fillimisht por me terma afatgjate do ta benin ate konkurruese ne tregjet nderkombetare. Dalja mund te jete e perkoheshme, p.sh. per nje dhjetevjecar. Sic e shprehu nj ekonomis se fundi, do te ishte nje fare qendrimi i pacientit “Greqi” ne spital per kurim.
Tung,
Blendi
A dini o komentues dhe lexus qe Greqia qe nga viti 1991 ka paguar 7oo miliard € fajde ? Dmth 2her e gjysem borxhin dhe borxhi ne vend !Kta lemosh dhenes aq te kamur qe kan pushtuar Evropen dhe e kan zhytur ne borxhe te pashlyshme ,nuk duan kokren e fikut por duan fikun me gjith rrenj! Kta fajdexhij te pameshirshem nuk duan te din nese ke apo ske te hash,kta parembajtes qe shtojn te ardhurat me byth nuk durojn dot qe nje shtet te mos ket borxhe !Nuk durojn dot pavaresin ekonomike te cdo populli sespse e pesojn si Sadami, si Kadafi e si Asadi ! Kjo FMN ,BB dhe BQE jan qendra te destabilizimit te njerzimit ,jan institucionet vrasese e shtypese te tyre !Passi kompromentojn dhe vendosin ne krye te shteteve ata qe duan e i blejn qe te nenshkruajn marveshje vdekje prurese me veprim te ngadalshem , vjen ajo dit kur futen ne vendin tend me firmen e atij qe i ke besuar me vot te ardhmen e femijve ,dhe ti marin te gjitha cke ndertuar me “ndihmen”e tyre! Burra si Cipra nuk lindin nga nje popull dembel e buzuqesh si mundohen te na thon disa,por i lind dhuna,shtypja padrejtesia e tradhtia !Ky djalosh corri masken e “solidaritetit” Tregoi qe peshkaqeni,peshkaqen do ngel ! Shikoni si kercenon e cirret paralitiku nga karroc e tij kur marveshjet,brenda nates ndryshojn tekst ! Te kesh paguar 2 her borxhin maremendsh brena 15 vjetesh me kamaten vrasese e te mos lejosh asnje vrim per frymmarje ,per cfar bashkim Evrope flitet !Ne sapo kemi futur FMN e “dashur” ne fole dhe do kemi radhen tja shohim “hajrin”! Shpresoj qe Shqiperia te nxjer nje Cipra qe te shpetoj popullin e tij nga kjo humner ku e coi Sali Berisha me shok e po vazhdon ta mbaj peng !
Qe greket jane bole dhe u duket sikur gjithe bota ua ka me hile, kete tashme e dime.
Po qe u bene edhe allvanoset qe deri tani kane fshire halete greke, me shume te papaguar se te paguar dhe mbrojne me zjarr ceshtjen helene vetem nga informacionet qe lexojne tek gazeta e fshatit ku jetojne, kjo gje te le pa goje..
Shkoni or te mjere e shihni familjet tuaja, mjaft u moret me apologjine e grekut. Shtetet i rregullojne vete punet e tyre nuk kane nevoje per tru te mykura shqiptaresh te pashkolluar.
Nuk ka nevoje te jesh specialist ekonomie per te ditur, qe gjithe kete borxh Greqise nuk ia dha njeri me zor. E mori qe te bente palle. Beri palle dhe tani thote, jo po nuk e paguaj dot. Pfff, popull edepsez.
Jogoja, Jorgoja,
Jorgoja qe ben shaka
tfgs harrove edhe greket e” vorjo pidhit”qe hane buke ne SHQIPERI,
HAROVE EDHE JANULLEN BASHK ME ”MURGESHAT” qe hane buken SHQIPETARE dhe
dhe pastaj i futin thiken nga mbrapa, ata SHQIPETARE qe jane ne greqin tende jane per te punuar , kurse ju ”greket ” qe jeni ne SHQIPERI jeni
per te ”HELMUAR” popullin SHQIPETAR.