Ata kanë ngjallur frikë në të gjithë Indinë.
Murgjit në mërgim Aghori të Varanasit festojnë me mish njerëzor dhe banojnë pranë vendeve ku digjen trupat e të vdekurve në kërkim të ndriçimit shpirtëror.
Këto imazhe të pabesueshme janë marrë nga fotografi italian Cristiano Ostinelli, i cili kaloi kohë me fisin e çuditshëm dhe të frikshëm njëkohësisht për të zbuluar më shumë për mënyrën e tyre të jetës.
Anëtarët misterioze të fisit jetojnë në varreza dhe si pjesë e ritualeve të tyre përfshihet përdorimi i kafkave njerëzore për të pirë, përtypja e kokave të kafshëve të gjalla dhe meditimi mbi kufoma, gjithnjë në kërkim të ndriçimit shpirtëror.
Ata jetojnë mes vendeve ku digjen kufomat në Indi – ku Zoti Shiva dhe perëndesha Kali Ma thuhet se banojnë dhe ushqehen me atë që të tjerët hedhin poshtë.
Trupat shpesh digjen dhe pastaj hiri i tyre shpërndahet në lumin e shenjtë Ganges, por disa trupa asgjësohen pa djegje.
Murgjit Aghori besojnë se mishi dhe gjaku janë kalimtarë dhe se trupi është në fund të fundit i parëndësishëm.
Ata e zhvillojnë dhe e ruajnë këtë nocion përmes zakonit të tyre të jetesës në varreza, duke e rrethuar veten me vdekje dhe shkatërrim.
Njerëzit e Aghori shpesh vijnë vërdallë lakuriq. Kjo inkurajon shkëputjen, nga ajo që ata e shohin si “iluzionet tokësore” dhe tregon trupit e njeriut në formën e tij më të pastër.
Aghori-t e sotëm rrënjët e tyre i lidhin me puritanin e shekullit të 17-Baba Kinaram, i cili thuhet se ka jetuar deri në moshën 170 vjeçe/j.h
tamam si tropojanet e shpellave tona
KTA ku te gjinden duhet te digjen me benxin,ose ti çosh tek isis tja hedhesh nga lart me parashut dhe le te han njeri tjetrin.
Audhu bilah min a shejtan e rraxhim! Zoti na mbrofte nga djalli i mallkuar. O milet kthehi syte nga zoti e jo nga magjistaret e nga adhurimet e kota, ato te cojne ne zjarrin e perhereshem. adhuroni allahun e jo keto njerez te rendomte se keta nuk kane asnje lloj fuqie.
Eshte teper interesante te hysh ne kontakt me kultura kaq te largeta nga jona. Studimet antropologjike e rrisin tolerancen dhe e bejn mendjen me elastike, 2faktor qe shqiptaret fatkeqsisht, nuk zotrojn aspak.