Kroacia premton referendum për shfrytëzimin e naftës në Adriatik

4 Mars 2015, 18:39Rajoni TEMA

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç ditën e martë tha se depozitat e naftës dhe gazit në Adriatikun kroat nuk do të shfrytëzohen para se vendi të ketë mundësinë për të shprehur mendimin e tij në një referendum.

Kryeministri e bëri këtë premtim gjatë një vizite në ishullin Rab në bregdetin verior të Adriatikut, duke thënë se çështja ishte e një rëndësie të qartë publike.

“Unë them të mbajmë një referendum për të parë nëse duam t’i shfrytëzojmë mineralet dhe materialet e papërpunuara,” tha ai, duke i përshkruar kundërshtarët mjedisorë të planit si një pakicë me zë të lartë, “të cilët kanë të drejtë të ngrenë zërin”.

Milanoviç e bëri të qartë se ai personalisht e mbështeste shfrytëzimin e burimeve nënujore të energjisë. “Ne kemi oferta nga hulumtuesit më të njohur në botë që mund të bëjnë zbulime me vlerë prej miliardash. A do ta humbasim këtë mundësi? Ky është një vendim të cilin s’mund ta marr i vetëm,” përfundoi ai.

Autoritetet kroate organizuan një tender për eksplorimin dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit në shtratin e Adriatikut në prill të vitit 2014.

Pas mbylljes së tenderit në nëntor, në janar një komitet prej tetë anëtarësh zgjodhi pesë kompanitë me të cilat qeveria do të nënshkruajë një kontratë për eksplorim dhe shfrytëzim të mundshëm. Kontrata me kompanitë e naftës pritet të nënshkruhet në fund të marsit.

Kundërshtarët e skemës janë të shqetësuar në lidhje me brishtësinë e mjedisit detar dhe dëmtimin e mundshëm që mund t’i bëhet industrisë tepër të rëndësishme të turizmit.

Një numër këngëtarësh të njohur, të udhëhequr nga Oliver Dragojeviç nga Spliti, në bregdetin jugor të Adriatikut, ditën e martë shprehën shqetësimin për shpimet e mundshme në bregdetin e Adriatikut.

Peticione në internet kundër planit kanë filluar në rrjetet sociale, ndërsa një grup i shoqatës së mjedisit është mbledhur në një nismë të quajtur “S.O.S. për të Adriatikun “, me qëllim organizimin e koncerteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje.

Një parti e formuar së fundmi, “Living Wall”, e cila deri tani është përqendruar në parandalimin e dëbimin e qytetarëve me borxhe, ka bërë gjithashtu thirrje për një referendum mbi çështjen e naftës dhe gazit dhe ka kërcënuar se do të krijojë “një mur me varka në Adriatik, i cili do të ndalojë të eksplorimet dhe shfrytëzimet”.

5 komente në “Kroacia premton referendum për shfrytëzimin e naftës në Adriatik”

  1. E cuditshme qe Italia dhe Shqiperia nuk e vene ujin ne zjarr .

    A mos valle mendojne Kroatet qe Adriatiku eshte vetem i tyre ????

    Ja ndodh noj aksident me naften …kush i pagun demet pastaj ????

    Se ajo nafta nuk rri te kufijte e Kroacise pastaj por shperndahet gjithandej.

  2. Zef Kallami says:

    Turizmi bahet ma me kenaqesi ne liqenet dhe lumejt e vendit me uje te embel se sa te krypun.
    Nafta dhe vetem nafta e gazi shpetojne jeten e njeriut mbi toke dersa te shuhen e te mos ekzistojne ma ky “AR i ZI” qe po vlone boten me trazira dhe konflikte.

  3. stalin says:

    Bregdeti kroat eshte nje perrle. Eshte vertet gjynaf Te ndotet

  4. Testicoli al brodo says:

    ..Ke te drejte por me pare duhet tu kerkojme ne falje atyre per plehrat tona me fece, qese,bajga e bidona, qe iu a kemi ndotur me te padrejte ato bukuri natyrore qe i kane ruajtur dhe pasuruar me fanatizem, njekohesisht duhet ti heqim kapelen me respekt ketij kombi dinjitoz qe edhe pse joshja per miljardat ne dere eshte e madhe,Ky zoteria xhentelmen kerkon te dije vullnetin e popullit te vet sovran , dhe jo hajd o burra te q… ne b.. per nje dollar, Respekt e falenderim per Kroacine dhe Kroatet keta miq tane te vyer

  5. fatosi says:

    kam qene ne kroaci,mal te zi,bosnje,sloveni po si bregdeti shqiptar ska me hapsire rere kurse kto shtete vete shkeminj dhe uje asgje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje