FOTOT/ Gjirokastër, kapen 40 kg drogë. Trafikanti përmbyset me makinë por arrin të largohet

6 Mars 2015, 09:11Kronika TEMA
FOTOT/ Gjirokastër, kapen 40 kg drogë. Trafikanti përmbyset me

Specialistët antidrogë në Gjirokastër marën informacion në rrugë operative se një person në brendësi të lagjeve të qytetit Gjirokastër  me një automjet, po tentonte të transportonte lëndë narkotike, në drejtim të Fierit.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve u vunë në kërkim të automjetit të dyshuar .

Rreth orës 22.00, drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe për t’ju shmangur ndjekjes së Specialistëve të Antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër. Për pasojë të shpejtësisë makina ka dalë nga rruga dhe u përmbys në një kanal, mbi shkollën Pedagogjike.

Shoferi ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar.

Grupi hetimor ka konstatuar se në bagazhin e automjetit  “Volswagen Pasat”, me targa taksi AB 087 T, që i përkasin një automjeti tjetër, ndodheshin  2 çanta të mbushura me 41 pako, rreth 40 kg lëndë  e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Mjeti është në pronësi të A.K, 49 vjeç, lindur dhe banues në Himarë, i cili u shpall në kërkim.

1 komente në “FOTOT/ Gjirokastër, kapen 40 kg drogë. Trafikanti përmbyset me makinë por arrin të largohet”

  1. Alban says:

    Kapet 40kg hashash thuani ore çar na e beni droge kujtova se kapet kokaine apo heroine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje