Paraditja e së premtes është e ngarkuar për prokurorët e Krimeve të Rënda. I pari që ‘trokiti’ në derën e tyre ishte Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ai u paraqit në orën 08:00 në organin e akuzës për të dëshmuar mbi pretendimet e deputetit Tom Doshi.
Meta iu përgjigj pozitivisht ftesës së prokurorisë ditën e enjte, e cila e ftoi për të dhënë dëshmi së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deputetët Sali Berisha, Mhill Fufi dhe Mark Frroku.
Ky i fundit është thirrur nga organi i akuzës pas dëshmisë së dhënë prej Tom Doshit, ku emri i deputetit demokristian është përmendur si personi që e ka vënë në dijeni Doshin për atentatin. Një gjë të tillë Doshi e konfirmoi edhe në intervistën ekskluzive, dhënë Sokol Ballës në Top Story.
Ndërkohë, në orën 10:00, po të premten, në dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pritet të paraqitet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dy orë pas tij Kryeministri Edi Rama.
Të dy përfaqësuesit e qeverisë, së bashku me Ilir Metën, konfirmuan dhënien e dëshmisë një ditë më parë. NNdërkohë që mbetet për t’u parë nëse në prokurori do të paraqitet edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar nga prokurorët për të dëshmuar, pas deklaratave të tij në Kuvend, gjatë seancës të ditës së enjte.
E pabesueshme!!!!!!! Kryeprokuroi u be burr dhe ftoi te “medhenjte”, qe te japin deshmit e tyre ne lidhjet me akuzat e bera. Kam ndjesin se shume shpejt ne banken e te akuzuarve do te ulet 2BB, per Gerdecin, Janarin dhe rrugen e kombit.
Shpresoj te ndodhi keshtu!
haaaahaaaaahaaaa,kush do e pyes,ai qe ja hapte deren e prokuroris si portier restoranti?!!!!!na dini popull koqe
Nese Sali Kryekriminel Berisha nuk paraqitet si koleget ne prokurori, kryeprokurori te behet burre dhe te shkoje e ta marre me policine.
Perndryshe gjithcka eshte farse e shemtuar, eshte prove rezistence e antishtetit, qe po e saboton kryetari i Komitetit te Maleve, superbanditi, Sali Berisha!
Eshte nje ceshtje e pavlere, ndaj po behet show Prokurori – Kupola e Politikes.
Po te ishte prokuroria ne detyre: nuk do te kishim sot as Sali, as Ilir Meta e te gjithe rrjetin e tyre ne politike dhe ne pushtet, perkundrazi do te ishin mbrapa hekurave. Dje degjuam shume “materiale” per Prokurorine te cilat dolen perseri ne shesh ne debatin Berisha – Meta. Prokuroria mund te gjeje shkak per rihapjen e gjykimit per pislleqet e tyre. Endra !
Qfare shteti njerzit kyq te shtetit ne prokurori ,kushe do ti kompenzoj jetrat e atyre qe humben jeten prej qe kita persona kane ardhe ne pushtet .