Basha uron 7 marsin: Dita më e trishtuar për arsimin nën qeverisjen Rama. Ne do ta ndalim të keqen

7 Mars 2015, 14:00Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha në ditën e mësuesve ka fajësuar qeverinë për degradimin e sistemit arsimor, korrupsionin dhe  largimin e mësuesve profesionistë për t’i zvendzsuar me militant partie .

Basha e ka quajtur 7 marsin si ditën më të trishtë për arsimin, për shkak të gjendjes se  ku e ka sjellë kjo qeveri gjendjen e mësuesve.

“Çdo 7 mars është një thirrje për kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, se sa u detyrohemi mësuesve tanë.Unë dua t’i uroj nga zemra për festën sot, por dua të ndaj gjithashtu shqetësimet e mëdha që ata kanë.

Mësuesit shqiptarë janë sot nën një trysni të vazhdueshme nga qeveria, nën një pasiguri permanente që ka krijuar terror dhe ka hequr qetësinë e nevojshme që ata të ushtrojnë profesionin. Testimi i tyre sipas tekave të qeverisë, nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet për të larguar masivisht mësuesit nga puna, dhe për të krijuar vende për militantët e pushtetit.

Në krye të drejtorive arsimore janë vendosur persona që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat e edukimit e arsimimit. Rasti i Lushnjes e tregoi se punësismi i mësuesve jo vetëm është kthyer në biznes për drejtuesit e korrupsionit rilindas, por për fat të keq edhe në skllavëri seksuale.

Nuk ka ditë më të trishtë për arsimin se dita ku e ka sjellë kjo qeveri gjendjen e mësuesve.

Prej gati 2 vitesh paga e tyre nuk rritet. Prej 2 vitesh ka vetëm marifete e mekanizma shtypjeje e shantazhi për të vështirësuar jetën e tyre. Prej 2 vitesh nuk ka një investim të vetëm në insfrastrukturë e krijim kushtesh për të rritur cilësinë në mësimdhënie.

Urimet e 7 marsit do të ishin hipokrizi pa vënë në pah vështirësitë dhe sfidat e mësuesve, jo për shkaqe objektive, por për shkak të padrejtësisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Ne jemi dhe do të jemi në krah të mësuesve, dhe kur ora e përgjëgjesisë sonë qeverisëse të vijë do të ketë trajtim dhe vëmendje për ta cdo ditë të vitit. Ky është 7 marsi më i keq për ta, por shqiptarët dhe mësuesit e tyre do të dinë ta ndalin të keqen”, shkruan lideri i opozitës në Facebook./j.h

4 komente në “Basha uron 7 marsin: Dita më e trishtuar për arsimin nën qeverisjen Rama. Ne do ta ndalim të keqen”

  1. Fieri#1 says:

    Mire Sala qe eshte nje cope mbeturine qe ka ngelur nga komunizmi, po ky injorante qe ka bere shkolle dhe jashte gjoja ca budallaliqesh thote??!! Problemi ne Shqiperi nuk eshte vetem maskarralleku qe ka zene pushtetin por dhe altenativa (opozita) qe jane jo vetem maskarenj por dhe injorante.

  2. endry says:

    nuk ben asnje urim te vetem pa futur politiken ne mes…

  3. Arber says:

    Ne debil si ty do ta shpetoje kete popull…

  4. prokurori says:

    Degjoni debilin se c’thote. O debil, tani arsimi po mer rrugen e drejte dhe jo ne kohen e ”babait” tend qe krijoi firma piramidale nen etiketen e universiteteve private ku blieshin diplomat dhe jo fitoheshin. Tani ato diploma edhe per te fshire b…. nuk bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje