INTERVISTA/ Cipras: BE është si një triko leshi, dalja e Greqisë s’do ta ndalte shthurrjen

7 Mars 2015, 17:29Rajoni TEMA

Në një intervistë për Spiegel, kryeministri grek Aleksis Cipras diskuton mbi reformat e planifikuara, efektin polarizues që qeveria e tij ka patur në BE, dhe mbi mundësinë e një “Graccident”, një daljeje aksidentale të Greqisë nga eurozona

Zoti kryeministër, në Bruksel ju keni deklaruar se keni hequr dorë nga kërkesa, për reduktimin e borxhit. Por këtu në Athinë ju vazhdoni të flisni sërish për të. Si ta kuptojmë këtë?

 

Në samitin e fundit unë kam folur me gjuhën e së vërtetës. Unë deklarova: Para programit të ndihmës, Greqia kishte një borxh kombëtar, që ishte 129 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Tanimë, borxhi ka mbërritur në 176 përqind. Pa marrë parasysh sesi e shikoni ju këtë çështje, është e pamundur që ne ta shlyejmë gjithë atë borxh. Por ekzistojnë mënyra të ndryshme, për ta zgjidhur këtë problem: përmes reduktimit të borxhit, ristrukturimit të tij, apo shlyerjes përmes shitjes së bonove qeveritare, të cilat në çdo rast, duhet të lidhen me rritjen ekonomike. Edhe pse në fakt, gjëja më e rëndësishme është zgjidhja e problemit të vërtetë: heqja e praktikave të rrepta të kursimit, çka shkaktoi edhe shtimin e mëtejshëm të borxhit.

 

Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë nga samiti i fundit, pasi ju ende duhet të dorëzoni për miratim planet tuaja të reformave tek 3 “institucionet” …

 

Reformat nuk do të miratohen nga institucionet. Ata kanë një rol në këtë process, për të krijuar një kornizë, që vlen për të gjithë në Evropë. Por më parë, situata ishte e tillë, që trojka duhet të dërgonte një e-mail për t’i thënë qeverisë greke, se çfarë duhej të bënte. Reformat tona të planifikuara, janë të nevojshme, dhe ne kemi vendosur vetë mbi to, pa u imponuar nga askush. Ne duam më shumë se cilido tjetër të ndalojmë evazionin fiskal në shkallë të gjerë dhe mashtrimin me taksat. Deri më tani, kanë qenë ata me të ardhura të ulëta që kanë paguar detyrimet ndaj shtetit dhe jo të pasurit. Duam gjithashtu që ta bëjmë shtetin më efikas.

 

Por sërish ne jemi të paqartë. A kërkon Greqia një paketë të tretë ndihme në qershor, kur ju të mbeteni pa para?

 

Unë nuk do ta quaja atë një paketë shpëtimi.

 

Po çfarë?

 

Do të thoja, që Greqia ka nevojë të financohet. Vitet e fundit, ne kemi konsoliduar masivisht buxhetin tonë dhe tani kemi teprica parësore, në vend të defiçiteve. Por ne ende s’mund të marrim para hua tek tregjet e kapitalit. Për ta bërë këtë, duhet të rifitojmë besimin e tyre, të bëhemi konkurrues e të kthehemi në një ekonomi në rritje. Derisa të vijë ajo kohë, ne duhet të financojmë veten në një mënyrë tjetër.

 

Që do të thotë, ju duhen para nga evropianët…

 

Shikoni, kjo nuk është për një bamirësi për Greqinë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e përbashkët dhe solidaritetin evropian. Nëse Greqia nuk mund të paguajë borxhin e saj, kjo gjithashtu ka një efekt mbi partnerët tanë. Për pasojë, është i nevojshëm një rrjet sigurie për Greqinë. Gjithashtu, duhet të kthehemi tek tregjet e kapitalit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kjo s’mund të kombinohet me një program që deri tani ka shkaktuar një fatkeqësi të rëndë sociale. Kemi nevojë për një program që sjell rritjen ekonomike.

 

Kjo është e kundërta e asaj që qeveria gjermane do donte të dëgjonte…

 

Disa besojnë se investimet mund të rriten, duke ulur më tej kostot e punës. Por ne i kemi ulur tashmë ato me 40 përqind, dhe kjo lëvizje për fat të keq, nuk ka rezultuar në çeljen e ndonjë investimi të ri. Paratë që kanë hyrë në Greqi nëpërmjet kredive, kishin për qëllim shpëtimin e bankave. Por ato nuk e zgjidhën problemin tonë të likuiditetit. Ne s’duam të huazojmë para përherë; duam të dalim sa më parë nga ky rreth vicioz. Pra ne, mund të angazhohemi vetëm për masat që jemi në gjendje të zbatojmë.

 

Nëse ju kuptuam drejt, ju kërkoni më shumë kredi, por pa iu nënshtruar më kontrolleve nga institucionet ndërkombëtare?

 

Në një shoqëri të shkatërruar dhe në një vend me një krizë të rëndë humanitare, ju s’mund të reduktoni më tej pagat. Megjithatë, ne mund të ecim përpara me reformat strukturore. Duam që më në fund të ndërtojmë institucione të afta për të mbledhur në mënyrë efikase taksat. Duam të modernizojmë sistemin gjyqësor, për të mos pritur më mbi 1 vit për një vendim. Në të ardhmen, duhet të mundësohet që një sipërmarrje e re të hapet, pa patur shumë burokraci. Ndërkaq do të bëjmë një rregjistrim të detajuar të pronës, diçka që në fakt është premtuar që prej vitit 1930.

 

Dhe përse mendoni se do të jeni i suksesshëm aty ku paraardhësit tuaj kanë dështuar ?

 

Sepse ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër, sikurse paraardhësit tanë. Në veçanti, ne do të kufizojmë aktivitetet e pakufizuara të oligarkëve. Ata kontrollojnë mediat dhe kanë marrë kredi të mëdha nga bankat, në kontrast me kompanitë normale. Do të monitorojmë punën e furnizuesve shtetërorë, të cilët kanë themeluar kartelet e madha. Asnjë person i arsyeshëm s’mund të kundërshtojë një plan të tillë, dhe ne jemi të vendosur ta vëmë atë në zbatim.

 

Po në lidhje me privatizimet?

 

Në fakt ne nuk kemi ndonjë qasje të ndryshme. Duhet t’i bëjmë pasuritë shtetërore të përdorshme, por nuk do të shesim çdo gjë. Në të kundërt, të ardhurat do të zhdukeshin direkt në vrimën e zezë të borxhit. Në vend të kësaj, ne duam të përdorim të ardhurat nga kompanitë shtetërore, për të mbështetur mirëqenien sociale.

 

Të hënën, qeveria juaj do të paraqesë në Bruksel propozimet e para të reformave, të cilat pastaj do të duhet të miratohet nga ministrat e financave të eurozonës. Cili është plani juaj?

 

Ne do të propozojmë 6 reforma, që janë gati për zbatim. Së pari, luftimin e krizës humanitare. Do të krijojmë një kartë elektronike për çdo qytetar, e cila mund të përdoret për qasje në shërbimet publike, për të cilat në të shkuarën duhet të bëhej aplikimi në të paktën 7 autoritete. Njerëzit në nevojë mund ta përdorin atë për të paguar produktet ushqimore dhe energjinë elektrike. Së dyti, reforma e nevojshme e administratës publike, për ta bërë shtetin më efikas. Së treti, miratimi i një plani për një normë pagese për borxhet tatimore. Reforma e katërt ka të bëjë me administratën tatimore, dhe e pesta me krijimin e një këshilli të taksave, të pavarur politikisht. Hapi i gjashtë, është krijimi i një grupi pune, që do të auditojë mbledhjen e taksave, për të luftuar evazionin fiskal kryesisht tek shtresa e mesme.

Pika e parë duket se kërkon shumë shpenzime. Si keni ndërmend ta financoni atë?

 

Ne kemi paraqitur tashmë një projektligj në parlament. Ai përputhet me premtimin tonë, për të vendosur drejtësinë sociale. Kriza humanitare është dëmi anësor i programit të shpëtimit. Sipas UNICEF-it, sot 35 përqind e grekëve jetojnë nën nivelin e varfërisë, dhe 600 mijë fëmijë, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Ne kemi marrë tashmë fonde nga BE për luftën kundër krizës humanitare, dhe unë do të flas me presidentin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në ditët e ardhshme, për të mësuar nëse mund të marrim fonde shtesë.

Në pjesën tjetër të Evropës, njerëzit janë të shqetësuar mbi planin tuaj për t’i lejuar grekët, që të paguajnë taksat deri në 100 këste mujore. A jeni i shqetësuar se mos një plan i tillë do të reduktonte në mënyrë drastike të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit?

Përkundrazi, kjo do të krijojë të ardhura të menjëhershme për shtetin. Aktualisht, borxhi tatimor i vendit, po rritet me një miliardë euro çdo muaj. Ne duam ta ndryshojmë këtë realitet. Por sigurisht, nga kjo masë nuk do të përfitojnë njerëzit që janë të aftë për të paguar, por që duan të mashtrojnë.

 

Besoni me të vërtetë se do të detyrojë të pasurit të paguajnë?

 

Me siguri ju e dini se ka dy Greqi. Njëra, është ajo e 4 milionë njerëzve, që jetojnë nën nivelin e varfërisë. Ju mund të shihni Greqinë tjetër, nëse dilni në një mbrëmje verore në një klub nate, përgjatë bregdetit ose nëse shkoni në Mikenë. Aty gjendet Greqia që i shmanget taksave dhe mashtron. Ne e dimë mirë, se shumë nga ato bare dhe restorante nuk lëshojnë asnjë faturë. Do të jemi shumë të rreptë kundër kësaj Greqie.

 

Dhe çfarë ju bën të jeni aq i sigurt se do të keni sukses?

 

Po ngremë një grup pune për kontrollet, dhe stafi i tij do të ndryshohet çdo dy muaj, në mënyrë që të mos korruptohet. Kemi një minister, i cili është përgjegjës për luftën kundër evazionit tatimor, që dikur ka qenë prokuror. Një organizatë e pavarur do të ngrihet për të mos u ndikuar nga sistemi politik.

 

Shumë ekspertë tani i frikësohen një “Graccident” – daljeje aksidentale të Greqisë nga eurozona. Nëse Banka Qëndrore Evropiane nuk i pranon bonot tuaja të thesarit, për të paguar këstet e borxhit duke filluar nga ai më i afërti prej 4 miliardë eurosh, kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë…

 

Unë as nuk mund ta imagjinoj një gjë të tillë. Njerëzit nuk do të rrezikonin shpërbërjen e BE, për një kosto prej thuajse 1.6 miliardë eurosh. Për këtë në Greqi ka një fjalë të urtë: Një burrë i lagur, nuk e ka frikë shiun. Evropa po përballet me një dilemë: të pranojë ose jo kërkesat e evropiano-jugorëve, të cilët kanë vuajtur shumë nën masat e ashpra të kursimit. Kjo duhet të korrigjohet, dhe në rast se nuk ndodh, Greqisë do t’i merret gradualisht fryma. Dhe ky skenar paraqet një rrezik jo vetëm financiar, por edhe politik.

Për kë?

 

Lëvizjet qytetare për një ndryshim të kursit në jug, do të mund të shndërrohen në një rrymë të fuqishme anti-evropiane. Duke ndëshkuar Syriza-n në Greqi, ju nuk do të ngadalësoni dinamikën e Podemosit në Spanjë. Përkundrazi, do na detyroni edhe ne të bëhemi anti-evropianë. Duke vepruar kështu, ju do të forconi më tej pozitat e Bepe Grilos në Itali, Mari Lë Penit në Francë, në një kohë qe edhe kundërshtarët e Bashkimit Evropian si Najxhell Fareixh në Britaninë e Madhe, do të jenë shumë të kënaqur.

 

A është largimi nga eurozona kërcënimi më efektiv, për shmangien e masave të mëtejshme të kursimit?

 

Unë e përjashtoj mundësinë e një Grexit, pasi unë dua Evropën. Por besoj se eurozona është si një triko leshi: kur tërheq një fije, atëherë shthurrja nuk mund të ndalet.

Përgatiti në shqip bota.al

55 komente në “INTERVISTA/ Cipras: BE është si një triko leshi, dalja e Greqisë s’do ta ndalte shthurrjen”

  1. the Punisher says:

    Dhi e zgjebosur, me bishtin perpjete.

    1. Pilo Lala says:

      Syriza ka gjashte pika per te shpetuar nga kriza:
      1. Do shtojme taksat
      2. Do shtojme perseri taksat
      3. Mbasi ti shtojme, perseri do i shtojme.
      Tre pikat e tjera besoj se i merrni vesh vete, nuk ka nevoje.

      Vetem se pika e gjashte mund te mos aplikohet, po qe se do vije Qeveri tjeter.

      1. Labi Vlore says:

        @the Punisher.Tipik Grek.Dhi e zgjebosur,bishtin perpjete.Evropa e la te digjej Shqiperine ne vitin 1997-te per vetem 1.2 miliarde Dollare te kohes,ekuivalenti i 1.2 miliarde Eurove te sotem mbas falimentimit te Fajdeve.Nderkohe Greqine deri tani e ka ndihmuar me 240 miliarde Euro.Tsipras thote se ne Greqi ka krize Humanitare!!!Po ne Shqiperi,Maqedoni,Bosnje-Herzegovine etj etj??Apo vetem Greket jane Evropiane??Ne Ukraine po vriten dhe po vdesin edhe per buke dhe mungese ngrohjeje.A jane Evropiane edhe ata??Rumunet dhe Bullgaret ende jetojne ne varferi te madhe edhe pse pjese e BE-se.Por sipas Tsiprasit,Evropa duhet te indinjohet per varferine ne Greqi dhe per askund tjeter.Po femijet Afrikane,qe vdesin ngaqe nuk mund te vaksionehen.Nje vaksine kushton 0.5 Euro.Nje Evropian duhet te jape leke Grekeve hajdute te taksave dhe dembele,apo duhet te jape para per vaksinimin e femijeve 3 muajsh,1 vjec,6 vjec te Afrikes??Ata nuk kane mundesi vaksinimi,uji te pijshem,ushqimi,shkollimi.Tsipras thote se ne Greqi ka krize Humanitare dhe Evropa duhet qe te jape para per Greket,qe keta te mund te jetojne si Austriaket dhe Gjermanet.Te gjithe te tjeret le te vdesin.Mjafton qe Greket te rrojne mire dhe mos te ju mungoje asgje.

    2. albatros says:

      PO PSE NE SHQIPTARET CFARE DHIJE JEMI? KUR NE KEMI MBI 400000 VETA QE PUNOJNE NE KETE DHI TE ZGJEBOSUR ME EMRIN GREQI DHE JU LEPIJME PRAPANICEN ATYRE ATEHERE CFARE NA BEN KJO NE? NE NA BEN PLESHTA

      1. Bimi says:

        Gjysma e greqise eshte shqiperi dhe Po punojne ne toke te tyre shqipet.

        1. Arber says:

          Shume mire qe eshte Shqiperi dhe qe shqipet punojne ne token e tyre por atehere pse shani t dhe token Greke qe eshte gjysem shqiptare dhe Arvanitase.I bie qe jeni trapa qe shani token dhe vellezerit tuaj?

  2. bato says:

    Ky e ka hak te behet shembull me kete lloj shantazhi qe perdor. Edhe ne evropianet e jugut ne te majte kemi nje thenie “dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”.

    1. gregori says:

      Bato, nuk eshte shantazh te mbrosh popullin tend e vendin tend.
      Ne shqiptaret jemi mesuar te na rjepin te gjalle, dhe nuk themi se me dhemb, ne na marrin shpirtin ven dasit e te huajt, dhe nuk themi MJAFT,
      dikur thoshom DA,DA, tani yes, yes, beni c’te doni me ne.
      Kur do te vije ajo dite qe edhe tek ne te dale nje parti e tille, qe te na mbroje nga hajdutet dhe te huajte hajdute?

      1. sit .back and .relaks says:

        pordhe greku me leke borxh i thone kesaj

      2. bato says:

        Jam dakort me pjesen qe i duhet thene jo sjelljes se papergjegjshme te politikaneve tana majtas e djathtas. Por nuk jam dakort me ty ne piken qe tsipras eshte ky lloj politikali qe me retorike po mbush barkun bosh te grekeve. Nuk jane evropianet qe e sollen Greqine ne kete derexhe. Eshte shume kollaj te besh premtime, por si do i realizoje keto kur arka eahte bosh. Si do e rrise pagen minimale kur ata jane pa asje lek deri ne fund te marsit, dhe bankat po shterojne nga likuiditeti. I tha mire Shauble se politika realiteti nuk eshte gjithmone i bukur sa endrat. Thjesht fakti qe kercenon me shberjen e eurozones, duhet bere shembull per ata qe permend si podemos ne spanje, bepe grillos ne itali dhe le penin ne France
        Qe gjithe politika evropiane duhet te behet e pergjegjshme dhe te shtrije kembet sa ka jorganin.

      3. albatros says:

        BRAVO GREGORI SE SHQIPTARET NGAQE SHITEN PER DY LEK PO KESHTUI DUAN TE BEJNE DHE TE TJERET.E para leket nuk I morri populli grek por I morren bankat private te huaja qe duan qe humbjet e tyre ti mbrojne me pagesen e popullit grek. E dyta bzankieret jane globaliste dhe kete qe ben me Greqine po e ben dhe Fmn me Banken boterore me ne ketu ne Shqiperi.Ne si popull kemi simptomen e Stokholmit skemi fare respect per veten. Me ne tall;en te tere dhe na marrin nepr kembe se ne duam me shume te huajn qe na ka masakruiar ne shekuj se veten, Thjesht popull debbil

  3. maqo pelivani says:

    Fara çeçene e Nartes do qyl si çeçenet e Alvanise , para gjaku nga puntoret e Europes veriore e perendimore , per ju mor pisa Europa eshte thes pa gjalm dhe lope qe milet pa e ushqyer , qirie Rakia ben presion brekdhieri per perçarje te Europes ne jug e veri sipas praktikes se çeçenit te Viçidolit ,heren e pare ja futet BE-se te dyten jo , te treten jo dhe jo se ajo eshte kurve e vjeter per pazrlliqe , Europa eshte ajo qe fekondoj lindjen e Greqise moderne per interesat e saj dhe jo per debilat arvanitas , vllehe e sllave , evropianeve te thjeshte u vjen per te vjelle kur degjon perrallat e varfera tuaja sepse bllokun dhr lapsin nuk e heqin nga dora duke vene liste te gjitha borxhet tuaja si evgjite qe nga 1830-ta , borxhin se tret dheu ,

  4. Arber says:

    Ik or trap dukesh qe nga emri Punisher. Emra trapi.Ku,merr vesh ti nga politika.Ik vrapo se ti hengri ujku dhite dhe do te rraj yt ate me bastun.

    1. the Punisher says:

      Arber kokeshpulla, dukesh qe ne oren e mesimit te gjuhes shqipe, ke ngrene fara luledielli te oborri i shkolles.

      1. maqo pelivani says:

        Arber me vjen keq por une si ju kam emer te paster e kuptim plot puro shqiptar , ky emer i vendosur ne ordinator me kujton nje njeri ne femijerine time i cili mbahej per i çmendur por ishte teper ironik sa me pas u hap fjale se u arrestua si agjent siç veprohej ne ate kohe te tmerrit po te te reshkiste goja e kemba ,Arber me vjen keq se une e dhjeva politiken shqiptare pa u larguar nga atdheu por sot jetoj si njeri me dinjitet si qytetar evropian ne zemer te kontinentit duke shijuar famijarisht jeten e lire dhe demokracine perendimore qe eshte si nata me diten me Greqine e Venizellove , Pangallove , Karahmaneve e Papandreve me Ciprot idiote te enderrave tuaja e ca qorrave si ju qe mendoni se parate kapitali i jep dhurate te tallni menderen kur ata qe djersisin e paguajne taksat ne rregull ne boten perendimore duke respektuar ligjet e shoqerise qe kane vendosur vete , shqiptaret ne atdhe nuk duhet te shohin enderra per ate qe ka vdekur sepse e provuan gjysem shekulli trisken e tullonin me teorine :me forcat tona çajme bllokaden , siç po genjen Cipras me demagoget rreth tij popullin kur shteti grek eshte ne falimantim qe nga 2008 dhe per arsye te shumta po mbahet nga BE me penicilina ,

        1. arber says:

          Ti shoku me duket se te ka lene arratisja e atdheut me pasoja. Nga emir quket qe je Korcar ose me sakte nga zona e juglindjes. ,os me hap barkun mua me demokraleshin e perendimit se po me ben per te vjell,Ku ka demokraci perendimi, absolutisht jo. mEDIA E KONTROLLUAR DHE NJE PERENDIM I NGRITUR MBI GJAKUN E POPUJVE QE KA KOLONIZUAR, NJE PERENDIM QE KA DIKTATURE KU PROTESTAT SHTYPEN ME DHUNE DHE KU SHTETI POLICOR BEN LIGJIN. NE SPANJE DOLI LIGJI KUNDER PROTESTAVE PAQESORE DHE DENOHESH ME BURGIM TE GJATE PO KUNDERSHTOVE MASAT SHTRENGUESE. NE FRANCE GJERMANI DHE SHUME VENDE TE TJERA NE PEREDNIM PROTESTAT KUNDER MASAVE SHTRENGUESE SHTYPEN ME DHUNE SI NE FRANCE, GJERM,ANI ANGLI ITALI DHE SHUME TE TJERA. NE KETO VENDE PO TE KUNDERSHTOSH HOLOKAUSTIN, Ta Hetosh apo ta vesh ne pikepyetje denohesh automatikisht 3-5 vjet burg.Perendimi yt eshte ai qe ju merr leket taksapaguesve dhe ja u jep bankave, perendimi yt eshte ai qe ben luftra pushtuese dhe kolonizuese ne cdo cep te botes.PWERENDIMI YT ESHTE FASHISTO ZIONIST

          1. Bimi says:

            Yyyy te mungon dulla ty me duket.

      2. arber says:

        E gjete dhine? Apo po e bente yt ate dhine se me cjapin shkon jot eme. O coban shpellash.Edhe emrin e ke borxh me tregon mua gjuhen shqipe ti, kush ta mesoi shqipen ty ore I fantaksur apo e mesove me blegerimat e dhise

    2. maqo pelivani says:

      Arber ! une ka

  5. Rrespekt per guximin e ktij brezi politikanesh Grek ,
    te cilet po japin nji shembull pozitiv e Real Botes se Politikes ,
    se nji politikane i vertet ,mbron interesat e popullit te tij ,
    i sherben interesave te vendit te tij sado i lart te jet cmimi i karieres ,por Dinjitoze .
    Mos ndryshoni Kurs ,jeni keshtjella e vetme kunder Monstres se Kapitalit qe jeton duke marre jete popujsh . Ndoshta sdo vonoje dhe te tjer shtete do ju bashkohen kauzes tuaj Sociale humane,sinjalet vijne edhe nga Spanja.

    1. Aleksander says:

      Si keshtjella shkemb-graniti e Enverit njehere e nje kohe hahaha !-Kur i thashe nje mikut tim shqiptar ne Greqi qe greket paskan qene te pacipe,mu pergjigj :-E ke gabim ,nuk jane te pacipe ,kane shume shume cipera ndaj dhe zgjodhen ti udheheqe nje Cipras ,qe po ti plase njera ka tjetren e nuk mbetet asnjehere i pa cipe .

      1. arber says:

        ENVERIT JA RROJTI DHE AMERIKA DHE PERENDIMI SE KUR KALOJE NEPER BOTE ATA QE KISHIN MUNDESI TE KALONIN SI MARINARET E ANIJEVE TREGETARE APO SHOFERAT E IMPORT EKSPORTIT, TREGOJNE QE JU HIQEJ KAPELJA DHE RESPEKTOPHESHIN NE KULM. Kur vinin furbollistet e kombetares sone ne ate kohe per ndeshje jashte shtetit nuk I ndiqte njeri neper qyqane se kishin frike mos vidhnin, Kishim emer te respektuar ne bote jo si tani qe tallin trapin te gjithe me ne

    2. Klorinda says:

      Do na kendosh Internacinalen tani “Ka te drejte Cipras”?

      Hajt te keqen, filloja se do te mbajme iso!

      E ytja Klora

      1. Me vjen sinqerisht keq , por ju jeni ne te tjera vale ,
        e aspak ne ate qe mendoj un .
        Eshte ceshtje te kuptuari ate qe per shume eshte e padukeshme ,
        te dashur shqipcare ,qe jeni mesuar ti gezoheni ne cdo rast fasadave.
        Flm per pjesmarrjen ne grup Klora , mesiguri komplexi duket interesant ,por jo me “Iso” ,sepse me mungon ajo aftesi te kendoj ate lloj zhanri ,un jam per Rrok & Roll e nderuar ?

  6. Bimi says:

    Ha mut kot vetem greku Nuk Po del nga kriza jo per faj te austerise Po per faj te mentalitet prej hajduti hipokrit qe kane ,irlanda me boom ekonomik me reformat,portugalia 1 here kerkoj ndihme dhe I kthehu leket,spanja Po mos I jepte vete greqise ca miliarda me 2 ndihmat e para mund te bente nja 2 manovra.NEJSE VARI KARIN.dihet qe CIPRAS e ka ngritur vete planin B te grexit dhe pritet dalla ne vere ..

  7. pilo pela says:

    Një bravo e madhe për alexin!

  8. Apollon says:

    Njeriu eshte ai qe ndjen dhe respekton dhe jo cfare gjaku ka, se edhe kafsha ka gjak te kuq (koqino).
    Me keto qe thote ky Epiroti Aleksis cfare mendojne “Pellazget”Turkoalvanosa me emra Ahmet, Qemal, Enver, Mehmet!
    Ne vend qe te falenderoni Greqine qe me hir me pahir ju beri prape sic kini qene perpara Turqise me emra Orthodoks si Jeorgios Kastriotis, ju ankoheni qe ju detyroi te nderoni emrat tuaja turq.

    1. kajrafili says:

      po pyes geta grekomanet e kakilakisat grek ,a jane vertete grek.me vjen shum keq qe fyejne ne baze fetare dhe krahinore,po ku ishit ju grekete ortodokset kurre u deshte te liftoni turqine,ju hyjshit ne bythe te sames e gruas suaj,kurse veriu e qeqnet qe i quani ju ,me aq forca qe kishin ju dilnin perballe nje superfuqie,po perendimi e forcoi rusin dhe juvet per interesa fetare se ju sot fare nuk do te ekzistonit.por ne per hire te shqiperise natyrale s,bzejme se dy ore pune kemi me ju,edhe greku qe po krekoset turku e ftoje qe te ule bishtin kakilakisi,se nje mengjese kafe qaji si ne qipro ka turku pune aty.ka faj redaksia qe lejo kesi botimesh dhe fyerje greke ndaj kombit tone,kjo eshte hera e fundit qe ju shkruajme juve gjysmagjupeve te jugut progrek-vetem vazhdoni ke shtu .
      me meros bazis turp ju qofte.

      1. toni says:

        per kajrafilin. greqia ishte e para qe luftovi greqin prandaj dhe fitovi pavarsin nga turqit ne 1821,kurse ju kafshet bytheperpjet edhe kur iknin turqit 1912-1913 ju i mbanit me zore duke thene se jane shqiptare.

  9. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Ketu nuk ka vend per te share por per te hapur syte dhe per tu solidarizuar sepse kjo ndodh edhe tek vendet tuaja tani qe flasim. Ajo qe nuk eshte percaktuar akoma eshte dita e fatures qe do ju dergohet edhe juve.
    T i thoni nje faleminderit popullit Grek qe edhe pse e kan gjunjezuar po mundohet t ju hapi syte edhe juve.

    Mashtrimi me borxhin grek është një mashtrim klasik i fajdezhinjve .
    Greqia u perdor dhe po paguan “faturën” për shpëtimin e bankave në Evropë.
    Borxhi i Greqisë është fiktive dhe si i tille nuk duhet te paguhet nga shteti Grek.

    Në vitin 2009 borxhi në Greqi ishte 300 miliardë dollare. Si rrjedhoj Greqia mori dy bailouts, rreth 140 miliardë dollarë në 2010 dhe 2012.

    Më pak se 10% e 275 miliarde dollare erdhi në Greqi dhe u përdor nga qeveria greke. Të paktën 90% e këtyre parave shkuan drejtpërdrejt tek Deutsche Bank, te HSBC, dhe te JPMorgan Chase, si dhe te peshkaqenet e tjere, te hedge funds te ndryshme te cilat luajten “bizhoz” ne kurriz te popullit dhe shtetit Greke dhe luajn akoma.

    Per ceshtjen ne fjale ish-ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Louka Katseli ka pohuar sem qeveria greke ka marrë vetëm 3% nga 275 miliard dollarë te “paketes se shpetimit”, te tjerat ishin levizje logjistike per shpetimin e mbetjeve toksike te bankave eyropiane, kryesisht gjermane.

    Të vetmet banka qe u detyruan te reduktonin “borxhit grek” ishin bankat greke. Bankat e Nju Jork dhe Londër mbajten borxhin toksike te “aseteve”, garantuar 100% nga scam i shpëtimit evropian.

    E gjithë kjo çoi në falimentimin e bankave greke, duke e detyruar qeverinë greke të marrë një tjetër hua 50 miliardë dollarë për ti shpëtuar.
    Jan keto “dhuratat” qe degjoni here pas here qe i jepen Greqis.
    Dhe vijm sot mbas pese vjeteve masa të ashpra shtrënguese dhe pasi 250 miliardë dollarë ju dhane bankave, borxhi i Greqisë u rrit nga 300-350 miliard.

    Kete teme Greqia do e hape ne Qershor dhe ateher qesh me mire ai qe qesh i fundit!

    1. Klorinda says:

      Po 350 Miljard Euro i erdhen Greqise per te mbylle borgje dhe te beje bankat efektive. Perse jua dhane, ti harxhoni ne taverrna me buzuk?
      Para 90 dhjetes jetonit duke zene cironka tri here ne dite, ne mengjez, dreke dhe darke.
      Erdhen shqiptaret dhe Greqija nisi lulezimin, jo me toka djerr, kopete u dhjet-fishuan, shtepite e braktisura u populluan, ekonomia mori perpjeten.
      Po ce, do ju mbajme me buke gjith jeten ne Shqiptaret, temen-e.
      Ju akoma tregtoni “Mitologji”, nuk dini dhe nuk doni te punoni!

      Per me shume se 20 vjet “ju trajnuam” si te punoni, tani jepuni duarve nje çike. Mos e sillni koken nga Putini se para ay nuk ka as per vehte…vetem te ndertoje bunker di ay (si merhumi yne).

      1. arber says:

        NUK JA DHANE GREQISE JA DHANE BANKAVE, MIRE GREQIA I HARXHOI NE BUZUK PO AMERIKA QE JU DHA BANKAVE ME TRIKLIONA DOLLARE BAIL OUT KU I GJETI DHE KU I HARXHOI? OH HARROVA NE LUFTE TE VRASE GRA DHE FEMIJE TE PAFAJSHEM

    2. stili> says:

      Me gjithe mendjen qe na dhe prite se ne qershor do ta hani prape .Ne shqiptaret kurre nuk kemi pasur nevoje per ju grekomanet ,ju jeni ata qe nga rrini pas bythe ,doni varreza ,doni kisha ,doni vorioepidhin doni toke detin doni mut sa te ngopeni,kurse ne po e nxjerim me force e merite lekun tek ju .
      Ju grekeve tani ju hasi sharra ne gozhde ,,ju ka bere zap njd Shouble me karroce qe ka vetem 20kg kocka,per fajet tuaja.Moret borxhe sa u desh qefi tani lajini maskarenj se ato borxhe nuk jua dhane me zor,fajin e kane borxhmarresit prandaj mos qani ,e kini brenda e ta mbani me shendet o qirie elefteriskepsis ,, ,,!

  10. Aua :) says:

    Me ne fund, ka rreze shprese per TFG-ne.
    Qeveria greke do te vere takse per cdo akt penetrimi, qe Janulla do te beje ne anusin e TFG-se! Me kete rast, pritet nje rritje e kenaqshme ekonomike! ?

    1. Labi Vlore says:

      @Aua.Hahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahah

  11. petrit zela says:

    Cipras,djale i ri-por pa vizione.I pelqeka shum per tu hedhur dege me dege,vetem me nje qellim tipik grek..Per te marre borxhe,per te mos ja rikthyer..se ky eshte kuptimi i mbijeteses se “Greqis klasike”.. Duhet pranuar se politika Greke
    eshte me dekadentia,jo vetem ne ballkan,por ne tere Evropen…

  12. drini says:

    Europa eshte e pandershme.Kemi 25 vjet qe jetojme ne nje sistem europian dhe te qeverisur nga udheheqes te zgjedhur prej saj.Nuk ben kjo Europe per hallet tona.Ikem nga shiu e rame ne bresher. Duhet te kete edhe te tjere si Cipras qe te marre fund kjo menyre te sjelluri e Europes….

    1. Arber says:

      Te lumte goja o vella ke fol me mend por harrive qe Eshte Amerika kryesorja qe e katandisi vendin tone keshtu pastaj Evropa.Shiko kush ambasador del perdite dhe jep urdhra dhe eshte Ambasadori amerikan

  13. marko says:

    ORE SHQIPETARE MOR NJEREZ TE URUAR TE PERENDISE? PO SI FLISNI ME KAQ MLLEF TE MADH PER GREQINE. HARONI JU QE KETU JANE 700.000 SHQIPETARE TE CILET PO MBAJNE FAMILJET ME BUKE SI NE GREQI ASHTU DHE NE SHQIPERI,DHE NJE PJESE E ATYRE QE IKEN , NE FIDHIM TE KRIZES JANE KTHYER PRAPE SE NGORDHEN PER BUKE NE VENDIN E TYRE.

    1. tfgs says:

      nuk jane shqiptaret ata qe urrejne greket,por sunitoshqipfolesit mbeturinat e Sulltan Muratit………………..varu kkkkkkkkkkk!

      1. Labi Vlore says:

        @tfgs.Te jete per ty,qendra e Botes nuk eshte ne Amerike dhe Washington,por ne Greqi dhe Athine.hahahahhahahahahahha.Ky mentalitet po ju merr ne qafe.

      2. ......... says:

        Turqit e vertet jane Khazaret si ty…..Ikni o Khazar dhe lerini njerzit te jetojne jetet e tyre. Ju ka dale boja dhe hilet tuaja tani jane sheshit……tfg eshte Khazar, real TURK hahahahaha
        T etjeret jane fallzo……hahhaaha

      3. stili> says:

        Shqiptaret nuk urrejne askend o mutofagos ,ata jane shtet formues ne Helladen tende ,kane derdhur gjak kunder atyre turqeve qe ti u ha mutin se je vetem per llafe.
        Ne e dime se ke urrejtje per shqiptaret por nga se te buron kjo, kete na i sqaro ti .
        Hellada e jote eshte ne dite te keqija sot e ne dite te renda ,por mendjemadhesia e krenaria jote e semure per tu mburrur me cdo kusht tregojne se je nje manjak pordhac e nacionalist i semure,duhej te ulje koken me se shumti por ty edhe ajo te mungon .Semundjen tende te delirit e te pederastise nuk ka kush ta sheroje,as Janulla e as nje kishe .Je i intoxikuar me megalomani ,me racizem semundje te oa sherueshme keto ne kete bote .

    2. arber says:

      PO ME MIRE TE KTHEHEH O SHOKU SE SHQIPOT ARGATE KANE QENE TERE JETEN.TE VIJNE DHE TE NGRIHEN SIC NGRIHEN GREKET NE PROTESTE KUR JU SHKELEN TE DREJTAT, Tani Shqipot kane inat per Grekun se Greku ja u fut te tjereve dhe ju merr leket, kane inat se hengri greku ne buzuqe dhe bente qejf dhe shkerdhente alvanidhat qe vinin per 20 euro apo falas me greket. Po pse kane inat? Sepse ate qe ben Greku se ben dot shqiptari. Sepse Greku ja u fut te thjereve ndersa shqiptaret ja fusin njeri tjetrit, Sepse ne Greqi nuk del ambasadori amerikan apo cdo I huaj te bej dengla por ne Shqiperi tere larot dhe plehrat aventuriere diplomat skandaloz te huaj bejne ligjin. Thjesht shqipot e paafte hane mut dhe do hane gjith jeten se e kane mendjen te hane qyl nga emigrantet. I dua une greket? Nuk me rruhet fare per greket por hasin urreje por jepi hakun, ne vend qe te mesojme se cfare I beri FMN greqise dhe te vem mend ne koke , jo jo ne tallim bythen me komshinjte.

  14. 17nentori says:

    greqia eshte si ai kusheriri i afert qe e e kemi zili per ato qe ka
    por edhe bytha sna e mban te bejme vete ato qe ben ai.

  15. lissus says:

    Na qat menderen ju progreket sikur po mbahen ne pllemb te dores shqiptaret ne greqi aman po punet me te flliqura bejn shqiptaret atje e sdo ti shofe njeri me sy prap se prap e ju thoni puthni bythen greqise qe ju jep buk ptuu rrac e dhjere po greqia po mbijeton nga parate e europes se shqiptaret po mbajne veten duke punur e paguar taksat ne greqi.

    1. Labi Vlore says:

      @lissus.Ka shume KriptoShqiptare ne Shqiperi.I ke pare me vemendje qe nuk lene rast ne asnje gazete pa bere pak propagande pro-Greke??A thua se Shqiptaret ne Greqi i mban Greqia me leke pa punuar.E verteta eshte se Shqiptaret ne Greqi jane keqtrajtuar ne menyren me Barbare.Jane vrare shume djem Shqiptare nga ushtria Greke gjate kalimit ne male per ne Greqi.Shume te tjere kane vdekur rruges nga i ftohti etj etj.Greqia dhe Greket e urrejne Shqiperine me shume se c’do gje tjeter ne Planetin Toke.Une kam qene dy here ne Greqi,per disa dite.Jan popull injorante dhe qeveri Kriminale qe nuk njeh as ligj dhe as shtet.Ka me shume profesionalitet shteti dhe Policia Shqiptare nga ajo Greke.Nderkohe Greket kujtojne se qendra e Botes nuk eshte Amerika dhe Washingtoni,por Greqia dhe Athina.Drejtesia vonon,por nuk harron.Greqia tashme eshte ne Gremine dhe ai shtet ka per tu shperbere.Nuk kane per ti shlyer dot kurre borxhet e medha qe i kane Evropes.Dhe nese nuk shlyejne dot borxhet,do perfundojne ne Ferrin Dantesk.

      1. Labi ,
        te lutem , le te diskutojme si njerez te civilizuar,
        larg “emocioneve patrioktike” !
        Ktu jemi duke diskutuar nji qendrim politik te kryeministri ,
        qe rastesisht eshte Grek (sepse mundet te kishte qen edhe ndonji stronzo_Italian,apo funderine turkqie erdogan etj) .
        Po diskutojm qendrimin politik ,thjeshte si politikan , kur dime sot fare mire ,qe gjithe politikanet e ksaj Bote ,nuk mbrojn interesat e popullit te vet ,por i nenshtrohen QORRE politikave qe vijn nga Bosi BE.
        Arrini ju te beni dallimin tani ?
        Te gjithe dijme fare mire historine dhe urrejtjet qe lulezojn nder popujt e Ballkanit si njerez mesjetar qe jemi ,por tema ktu nuk eshte kjo ,eshte karakteri dhe e reja qe Cipras sjell ne politike . Do vij nji dite qe ky kryemister Grek i quajtur Cipras te lexohet ne Historine Europiane ,sigurishte nqs do vazhdoj te mos i lejoj vehtes asnji dobesi ,qe vijn nga presioni masiv i mashtrusave ,i Vampirave qe fshihen pas xhamave te zyrave te BE-se ,shoket e Strausi-t perversit / qenit Francez.

  16. Vertet nuk arroj te kuptoj nga disa komentues ,
    te cilet i japin te drejten vehtes te gjykojn karakterin e politikes se Cipras .
    Mbas cdo veprimi politik mendoj un i nji Titullari shteti ,shikohen interesat e kombit (ato te aferta e te largeta) ,shikohet impakti qe ka nji qendrim i tille ne jeten e popullit te vet Direkt e aspak ne raport me politikat mashtruse e Mafies Bankare Euro . Nqs Cipras nuk lejon (me kundershtimin e tij vs BE-se) ti qendroje “rregullave bankare” “Borxhit” te perpiluara sipas interesit Mafies Bankare dhe mbrojtur interesat e popullit te tij ,interesave te dites ,te grekeve ,kjo eshte ndoshta shembulli me i mire i ksaj Bote se si nji politikan ,nuk lejon qe jeta e popujve te vazhdoj te bjere ne gracken ku Diplomacite/ Politika e fut,
    per ta perdorur popullin e thjeshte, si skllave te perjetshem
    dhe Bosat e notojne ne detin e miljardave perverse. Eshte koha per ndryshim e jo nenshtrim .

  17. tfgs says:

    Keta jane sunitet,47komente per ekonomine greke!!!! ne nje kohe kur ne 24oret e fundit ne albanistan kemi 5 heqje kokash me hanxhar ,kalaznikov e pistoli……..”BOURDHELOOOO SUNITESH”

    1. stili> says:

      Te erdhi radha me duket tgf, ose mer plackat e zhduku andej nga arabistani nga ke edhe origjinen ,pse rri me aty,,,,,!?

  18. Zigur Qarri says:

    Jo serioziteti ka izoluar Tsipras dhe qeverine e tij,qe shihet nga nderkombetaret si nje qeveri kllounesh qaramane adoloshente te pakalkuluar,
    qe kerkojn para me çdo kusht per Party edhe pse nuk kan bere detyrimet.
    Pune jevgjish gjelle qensh.Mish e peshk per nje nate,dhe me pas trastat ne
    krah e rrugeve te Botes duke kerkura lemoshe.

  19. Kosova e varfer says:

    @@ me vjen keq qe Gjitonja jone Greqia eshte ne nje Gjendje “Akut”-Varferie ne Finance…nuk me gezon kjo, sepse Hallet e Shqipetareve jane te ndara me ato te grekerve…
    Shqipetaret nuk e Ndjejne “Krizen” sepse kane qene gjithmone ne Krize..
    Por pyetja eshte:Dhe sa kohe Greqia do te marre ndihma nga BE-ja???
    Greqine po e mbajne ne Kembe pikerishte Gjermanet, per arsye Politike, per te shmangur Destabilizimin e saj,dhe per vete karrjeren politike te zonje Merkel e cila nuk do te behet”Koke Turku” ne ekssitin e Greqise nga Europa….
    uroj qe gjithcka te shkoj mire..

  20. gregory.uk says:

    Bota ndryshon sepse popujt ndergjegjesohen. Europa e bashkuar nuk eshte kjo qe popujt e saj enderuan kur e themeluan ku te pasurit te pasurohen me shume ndersa te varferit te varferohen me shume dhe disa shtete si Gjermania te fuqizohen dhe te tjera te rrenohen. Ketu nuk behet fjala vetem per greqine por gjithe vendet e jugut dhe vende shume me te fuqishme se Greqia, si Italia e Spanja por edhe Franca. Greqia para se te behej pjese e euros kishte nje borxh plotesisht te pranushem si gjithe vendet e zhvilluara dhe me konkretisht ne 1999 ( ku monedha ishe dhrahmia) te konvertuar sot ne vleren e euros, sipas institucioneve europiane, borxhi grek ishte 132 miliard euro dhe 60% e GDP ne vitin 2009 kur filloi kriza ne europe ( jo per faj te grekut por te amerikes) borxhi kapi 300 miliard dhe sot me gjithe medemek “paketat e ndihmes” (ne realitet paketat e fajdexhinjve te cileve u intereson se si do marrin miliardat e tyre mbrapsht dhe nuk u intereson se papunesia ka kapur shifrat e 27 % zyrtarish se ne realitet eshte me e madhe) borxhi ka arritur 324.1miliard ne 31/12/2014 dhe 179.8% te GDP. Atehere lind pyetja a po ndihmohet ne te vertete greqia apo po shkaterrohet? Greket para viteve 99 pa u futur ne zonen e euros jetonin me keq se sot apo me mire, shkonin atehere ne buzuqa apo sot? Emigrantet shqiptare gjenin pune me lehte atehere apo tani dhe paguheshin me mire atehere per te njejten pune apo sot? Te gjithe e dime pergjigjen dhe ngrejme pyetjen a duhet dikush te kundershtoje kete politike te BE qe njerezit dhe popujt po i masin me shifra dhe jo me politika humane? Nuk duhet nje levizje popullore sot nga popujt e nenshtruar e te ndryshoje kjo politike ku miliarderet po shtohen me ritme spektakolare( mjafton ti hidhni nje sy “forbes list”) dhe lypesit po mbushin trotuaret? Sot po ngrihen Greket dhe une I pershendes dhe shume shpejt do pasojne Spanjollet Italianet e me rradhe. Vetem keshtu kuptojne bankieret fajdexhinj. Sot ata mbase duken te fuqishem por historia ka treguar se nga brenda jane te kalbur. Edhe gjermanet nuk eshte hera e pare qe duan te nenshtrojne europen por perfundimin e dine se e kane pare edhe here tjeter, thjesht tani ndihen te forte sic u ndjene dikur. Uroj qe edhe populli yne te gjeje nje Cipras qe ti veje kufirin te thane gjithe batakcinjeve e krimineleve qe po e rrjepin popullin tone duke I shkaterruar dita dites dinjitetin njerezor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje