FOTO/ Jeta e luftëtarit të lirisë në stallë bagëtish

6 Mars 2015, 10:56Rajoni TEMA
FOTO/ Jeta e luftëtarit të lirisë në stallë

Ua ka lakmi shumë prej bashkëluftëtarëve të tij që kanë arritur të pasurohen, ndonëse para lufte, por edhe periudhën e hershme të pasluftës i kishin punët shumë më keq se ai.

Ua ka lakmi shtëpitë moderne që kanë ndërtuar, që kanë vetura të shtrenjta, që fëmijët e tyre shkojnë të veshur dhe nuk iu mungon asgjë.

U ka lakmi edhe punët që ata kanë siguruar pa ndonjë vështirësi dhe pagat e majme që marrin.

Thotë se e ka menduar edhe emigrimin ilegal, por nuk ka mundur ta lërë motrën e sëmurë.

Bekim Ferizi, 47 vjeç, nga Mikushnica e Skenderajt, me gruan, tre fëmijët dhe me motrën e sëmurë, jeton në gjendje të mjerueshme në një objekt që dikur shërbente stallë për bagëti, e që ai i thotë shtëpi, me vetëm 70 euro ndihmë sociale, raporton Zëri.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka trokitur në shumë dyer, por nuk ka gjetur mbështetje, madje as te bashkëluftëtarët e tij që mbajnë pozita të larta…

 

4 komente në “FOTO/ Jeta e luftëtarit të lirisë në stallë bagëtish”

  1. m says:

    Fatkeqesisht, ky eshte realiteti i njerezve te ndershem!
    Ata qe jane pasuruar nga bashkeluftetaret e tij, nuk kane interes ta ndihmojne se nuk kane ndonje fitim nga ky. I ruajne nderet per ata nga te cilet kane perfitime.

  2. k says:

    PO nuk ishe hajdut,kriminel,mafjos,drogaxhi e i paskrupullt,
    Në Shqipëri nuk jeton me dinjitet.
    Solidaritet me idealistin në fatkeqësi.

  3. x says:

    ne krejt boten esht e njejta gje: te nreshmit jan vendnumro.
    hajnat,drogsat,mafjant,krimsat,kurvnjost,mashtrust,…. jan me lek me prona,me pushtet…

  4. Pelasgian says:

    Dhe hajde pastaj e lufto per “LIRINE” .

    Ska me bo hajer ky popull jooooooo …KURRE se ka qene , eshte dhe shpresoj mos te mbetet SHPIRT KATRAN !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje