Italia në alarm nga kërcënimi xhihadist i Ballkanit (dhe ai shqiptar)

6 Mars 2015, 11:11Rajoni TEMA

Në një video të publikuar më 15 shkurt, pas vrasjes së 21 egjiptianëve kristianë të Libisë, një militant i maskuar i Shtetit Islamik drejtoi gishtin nga bregdeti Italian dhe kërcënoi: “Dashtë Zoti, ne do të pushtojmë Romën”.

Kërcënimet rrënqethëse të ISIS ndaj Perëndimit nuk përbëjnë më lajm. Megjithatë, një dokumentet i autoriteteve italiane të sigurisë, i lexuar nga BIRN tregon se Roma ka shqetësim në rritje për rrezikun terrorist me origjinë nga Ballkani, po aq sa për Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Sipas dokumentit të lexuar nga BIRN, Ministria e Brendshme e Italisë ka identifikuar pesë celula radikale nga Ballkani, të cilat veprojnë në Itali e dyshohet se rekrutonin luftëtarë xhihadistë për Shtetin Islamik.

Këto celula ndodhen në Milano, Romë, Linguria, Lucca dhe Siena, të infiltruara brenda komuniteteve të emigrantëve myslimanë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.

Deri më tani, tetë nga 59 njerëzit e identifikuar nga autoritetet italiane si luftëtarë përkrah grupeve militante në Siri dhe Irak janë nga Ballkani. Katër prej tyre kanë humbur jetën në konfliktin sirian.

Për shkak edhe të pozicionit gjeografik, autoritetet italiane janë të shqetësuara se fijet lidhëse mes predikuesve radikalë të ardhur nga Ballkani dhe komuniteteve myslimane lokale mund ta kthejnë vendin në një strehë për aktivitetin e Islamit radikal.

Që prej fillimit të luftës në Siri, qindra myslimanë të Ballkanit kanë përqafuar organizatat luftarake si Al-Nusra dhe ISIS.

Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit, ICSR, një think-tank i King’s College në Londër beson se numri i luftëtarëve nga Ballkani, të cilët u janë bashkuar grupeve xhihadiste në Siri arrin në 632 vetë.

Javën e kaluar, dy imamë dhe shtatë ndjekësit e tyre u dërguan në gjyq në Shqipëri, një vit pas arrestimit të tyre, të akuzuar për rekrutimin e dhjetra luftëtarëve për ISIS dhe frontin Al-Nusra.

Hetimi tregon se imamët Bujar Hysa dhe Adburrahim Balla mundësuan rekrutimin e më shumë se 70 luftëtarëve shqiptarë përgjatë viteve 2002-2014, përmes xhamive të tyre në periferi të Tiranës.

ë prej fillimit të konfliktit, 10 shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, ndërkohë që 30 të tjerët e kthyer në shtëpi mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, në shtator 2014, autoritetet e Bosnje Herzegovinës arrestuan imamin radikal Bilal Bosnic, gjatë një operacioni të koduar me emrin “Damask”.

BIRN ka mësuar se në këtë operacion morën pjesë edhe agjentë të antiterrorist Italian të qyteteve të Bergamos dhe Cremonës, ku ka një përqendrim të gjerë të emigrantëve me origjinë nga Ballkani.

Bosnic mbajti predikime “ngjitëse” në një tur në Itali në vitin 2011. Në një intervistë të dhënë për gazetën e përditshme Corriere Della Sera, në gusht 2014, Bosnic deklaroi se rekrutuesit e xhihadistëve ia kishin vënë syrin Italisë.

“Italia është një vend shumë i rëndësishëm për ne që besojmë se një ditë, e gjithë bota do të kthehet në një Shtet Islamik,” tha ai. “Vatikani vetë do të bëhet mysliman,” shtoi Bosnic.

Bosnic nuk është i vetmi imam radikal nga Ballkani që ka predikuar për emigrantët myslimanë në Itali. Tjetri është Shefqet Krasniqi, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Autoritetet kosovare e arrestuan Krasniqin shtatorin e shkuar me dyshimin e “thirrjeve për nxitje të urrejtjes fetare, racore apo intolerancës”.

Përpara arrestimit të tij, Krasniqi zhvilloi një takim me besimtarët e xhamisë El Hilal në qytetin Italian të Grosetos në afërsi të Toskanës në Itali. Predikimi është zhvilluar në dhjetor 2013 dhe një video e ceremonisë në xhami mund të gjendet në Youtube.

Përveç lidhjeve me imamët radikalë nga Ballkani, autoritetet italiane janë duke vëzhguar edhe emigrantët myslimanë nga vende të Ballkanit, të cilët ushqejnë internetin me propagandë islamike.

Italia ka rikthyer në lojë një dekret të vitit 2005, përmes së cilit Ministria e Brendshme mund të dëbojë këdo që përbën kërcënim për vendin. Që prej fundit të vitit 2014, ky dekret po shërben për të dëbuar emigrantët që postojnë simbolet e ISIS në faqet e tyre në internet.

Mes të deportuarve është edhe 22-vjeçari kosovar, Resim Kastrati, i cili akuzohet se po përgatitej për t’iu bashkuar ISIS në Siri. Ai u deportua nga Italia më 19 janar 2015.

Të shqetësuar nga lidhjet mes myslimanëve që jetojnë në Itali dhe rrjeteve xhihadiste të Ballkanit, autoritetet italiane po forcojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre në rajon.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja nuk janë anëtarë të Europolit, ndaj edhe Italia u ka dhënë një hov të ri marrëdhënieve bilaterale me këto vende.

Pas sulmeve terroriste të 7 Janarit në Francë kundër stafit të revistës satirike Charlie Hebdo dhe një supermarket hebre, ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfano dhe homologu shqiptar, Saimir Tahiri vendosën ngritjen e një task-force të përbashkët për shkëmbim të shpejtë të informacionit mbi elementët e islamit radikal.

BIRN ka mësuar se Italia synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me vende të tjera në rajon.

“Ballkani, kjo pjesë e botës mund të konsiderohet strehë për terroristët, ku luftëtarët e huaj mund të trajnohen,” tha Alfano gjatë vizitës së 14 janarit në Tiranë. “Për Europën, kjo zonë ka rëndësi strategjike,” shtoi ai.

38 komente në “Italia në alarm nga kërcënimi xhihadist i Ballkanit (dhe ai shqiptar)”

  1. divide et impera says:

    Po kane te drejte Terroristi i pare ne Shqiperi
    Eshte Abu Ilir Meta al skrapari.

    1. pa emer says:

      pergjegjeje shume e korrekte dhe sakt.

      1. adriatik says:

        Mos te kene frike fare italianet. Ketu jane te gjithe rrac ariane dhe kjo eshte e dukshme kur del rrugeve te kryeqytetit.

        Ka popullsi ariane ne bathore, yzberisht, sauk. Jane te gjithe ariane.

        1. tfgs says:

          o Zike bithcpari,jeni plehraaaaaaaaaaaaaa arabe…………
          Tema,per hir te se vertetes,nuk ka shqiptare ne rradhet e ISIS-it,flitet per sunite shqipfoles……….

          1. Ilir Hoti says:

            Pirdhu o grek, cfare te duhet ty?? shko ne Kostandinopolis a qipro!!!cfare ‘zog gomari’!!!!!!!!1

            1. tfgs says:

              re ousssssssssssstttttttttttttt,palioarapi…………..

              1. ,,,,,, says:

                qelbesira Khazaro Turkike urren rracen e vet hahahahaha Yyyttttt Khazaro qelbesire

    2. Bashk me Sali Ram Abdyl Al Kadarrin.

    3. Trebeshina says:

      Ore legena italian,po te ishte per tu sjell islamizmin te ju e kishim shume te lehte para 500 vjetesh kur ju bem barrikad hordhive turke te mos hidhnin Adriatikun dhe tu kishin mbuluar xhamit,po luftuam si luan, dhe mire qe nuk na ndihmoni por jeni dhe mosmirnjohes!

  2. billy says:

    Shpejt liberalizoni kanabisin se me kanabis qetesohen ethet fetare

    1. Muhamet says:

      Hahahaha po. Le ta kallin marihuana dhe nga isis shenderrohen ne bob marley

  3. frank says:

    ore po keta shqiptaret cne dhe jane me islamin keta na hiqen dhe ateista dhe evropiane??ndonje gabim kane bere italianet.fajin e ka italia qe i la te bejne shtet ne anen tjeter te adriatikut.sa ne paqe do ishte ballkani pa fen islame.italia duhet te pushtoje gjithe token nga avlona ne dyrraxio ,greqia jugun dhe serbia skadarskon qe te shkojne gjerat ne vend se po ikin ne drejtim te islamit.serbia duhet te lejoje ushtrine ruse te hyje ne ballkan dhe i rregullon ajo punet e renda.keto nuk jane lajme po realiteti qe po vjen..qeverite hajdute te tiranes i blen italia me nje thes me euro.ata shesin gjithcka perpara,shikoni historine te kuptoni se me ke kemi te bejme,esat pasha u shit tek serbet per nje thes me para,zogu tek italianet,enveri tek jugosllavet dhe saliu tek greket.

    1. it'sme says:

      Frank, vjen erë jahudi, tej për tej!

      1. F.K says:

        Ne pergjithesi termin “jahudi ” e perdorin frekuentusit e xhamive ,edhe ti vjen pak here ,,,,,,

        1. it'sme says:

          Për fat, kam pasur aq mend sa të çpërfill dhe të mos frekuentoj asnjë nga llojet e ndërtesave religjioze, të çdo natyre, kudo qofshin.

          Njerëz si unë në qëndrimin kundrejt religjioneve, ka shumë, në të gjithë botën dhe, në numur, janë ku e ku më shumë se sa jahuditë, që është emri me të cilën, popujt përreth tyre dhe vetë çifutët quajnë vetveten.

          Por, për fondamentalistë dhe xhihadistë si ty, mund të shtoj se ata që frekuentojnë xhamitë, dmth myslimanët, janë rreth 1.8 miliard (të dytët pas 2.2 miliard të krishterëve), ndërsa jahuditë, janë 14 milionë.

          Prandaj, mos u trego kërriç gomari duke nënvleftësuar dhe përçmuar ata që shkojnë nëpër xhamira.

          Dhe, së fundi, nëse nuk je vetë Franku, lëre vetë Frankun të krruaj haletë e veta, sepse ai e kupton se ç’kam dashur t’i them me replikën time për komentin e tij idiot.

          1. tfgs says:

            Arapi mou,lere ”atheo”-n,nuk eshte per ty….jo per gje , se po qe i biri Hasonit dhe Hanemes kur te shkosh ke vendi i qenit,nje gjysme hene do te te rrije mbi koke ashtu si gjithe birazereve te tu jihadista e arabe……………
            c’te besh,bishti i qenit bisht qeni mbetet………..

            1. it'sme says:

              Jam bjond, o evgjiti i Ballkanit dhe kaka e Janullës, nuk t’u ndenj edhe ty pa e futur turririn e zi ne haletë e artodoksise xhihadiste që zdërhallet nëpër bllogje me temjanin e djallit.

              Mos si merak, edhe pa i futur turinjtë aty e ke racionin tënd tfgs, si gjithmonë për beqirat e Janullës, taze taze, me aromë, të vënë mënjanë.

              Thonë që, osmanllinjtë kur arritën në Ballkan, ishin zbardhur tashmë nga që i kishin mbushur harremet me konkubinat sllave të Lindjes, por kur ikën prej Ballkanit, qenë nxirë sërish, sepse nuk i la nepsi dhe i kishin dyndur harremet me egjyptiano-saraçenet që popullonin athere Greqinë e sotme.

              Andaj nuk u del e keqja, o pëgërat e Janullës, por bëni pak durim, se prandaj u kemi çuar nja një milion shqiptarë andej nga ju, që tju rizbardhim edhe njëherë, nga e para, me farë të artë ariane.

              1. tfgs says:

                re oussssssssssssttttttttttt,palio arapi…………..

                ”…………po te gervishesh sado pak nje muslimon shqipfoles[qofte edhe ”biond”] do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit………….

          2. F.K says:

            Nuk jam frank jo ,secili te pergjigjet per vete ,kerkova fjalen JAHUDIT ne internet dhe ky eshte rezultati https://www.google.it/webhp?sourceid=chrome-instant&ion=1&espv=2&ie=UTF-8#q=jahudit

    2. tajari says:

      ah ti qeke klluf k..i

    3. X says:

      O Frank. O injorant. Por te pakten na gjej nje shtet qe nuk akuzohen pe korrupsion dhe per tradheti per te na krahasuar por jo Greket ortaj. Por disa persona si puna tende shikojne dhe degjojne keta ekstremistat e ISIS dhe ju mbushet mendja se dicka e tille mund te jete e ralizueshme.

  4. aaa says:

    me saliun kshu do perfundoshim

  5. 007 says:

    Min.e Brendshme e Italise te hetoje hoxhen me surrat shejtani Ahmed Kalaja.

  6. gezim says:

    Ne europe ka disa organizata te organizuara dhe sofistikuara prej shekuajsh qe veprojne ne nje stil e disiplin per tu patur zili persa i perket rregullit dhe disa detajeve te tjera. Kto roganizata kane molepsur gjithe planeten me 1 milione te zeza, ne perhapjen e tyre, organizimin dhe strukturen. Bota ka vuajtur, vuan dhe do te vuaje prej tyre ne cdo qelize te saje. Jane me te liga se xhihadi qe se paku ka nje “izme” edhe pse te keqperdorur e keqkuptuar. Kto organizata me te liga se xhihadi jane Cosa Nostar; Sacra Corona Unita; Camorra. dh Ndragetta. Kater organizata qe i kane futur vdekjen ne gjelize gjithe planetit e kane mbjellur terror e vdekje kudo kane mberritur. Ktyre tipave qe permenden ne artikullin e temes u duhen “armiq” imagjinare ne vendet ku peri eshte i dobet si fjala vjen Shqiperia. Ajo cpo ndodh sot ne politiken shqiptare nuk ka lidhje me xhihadin e isisin por me struktuarat mafioze shqiptare dhe lidhjet e tyre nderkombetare (sidomos ne itali).

  7. Lumo Skendo says:

    Shqiptaret e sidomos kosovaret, pasi çuan ne Itali, prostitutat, krimin trafiqet, drogen, vrasjet, vjedhjet, tani po fusin atje edhe xhihadin…. Dhe pastaj, themi qe fajin na i ka Europa. Fajin e kemi vete. Jemi populli qe ke me shume cene ne Ballkan. Kemi lene nam te keq ne gjithe boten!

  8. Antonio says:

    Cherchez Mossad & CIA… !

    A. Minga

  9. Poli says:

    Idiotesira nuk ka asnje rrezik nga Shqiperia. Gjithnje neve delja e zeze. Shikoni Lamprduzen se eshte vetem 50 milje nga Libia!

    1. true says:

      Europes nuk i vjen e keqja nga Shqiperia. Shikoni Norvegjezet se ata jane populli me debila qe ka europa,njerez mashtruesa-dembela-injoranta-arrogante-hajduter-ateista.Norvegjezi Anders Breivik vrau 77 persona dhe si puna e ketije edhte gjithe norvegjia psikopeter.

  10. g says:

    Po perse e beni mizen buall dhe I beni jehone politikes anti-shqiptare nga italia o gazete KOTI!

    Po kokrra te cmendura kane dale dhe nga cdo shtet I evropes dhe amerikes!!!!

    Perse pergjithesohet kjo pune per shqiperine?

    Shqiperia ka derdhur gjakun perkrah amerikes kunder radikaleve islamike.

  11. lisi says:

    Italianet jan kurva shtet prostitutash anti shqiptare, shikone ate kurven e Italia qe esht ne krye te BE,se ne takimin e pare te kosoves me Serbin e hoqi flamurin e kosoves,

    Keta magjype te evropes si i quajn gjermanet deshirojn te paraqiten si viktima per te kompromentuar shqiptaret me shpifje pa baze,

    1. F.K says:

      D.m.th edhe kesaj rradhe shpifje eshte ?nuk ka xhihadiste shqiptare ?

    2. enter''""" says:

      Ju flini mbi dafina?
      Shqiperia dhe mbi te gjitha Kosova jane qendra xhihadistesh. Mjafton te hapesh syte.

  12. Mali says:

    Hahahaa fantashkenc, e drejtoi gishti nga bregdeti italian puh…keta Kritik te Kosoves jan, kto fundrrina (chihadiste)nuk bejn Lajm pershoqnin tone, chihadisti, salafisti jan kriminell jan jashtqitje e shqiptareve,por fatkeqsisht rusia, serbia etj kan gjetun magarllek mjerisht me keta imamet e shpifun argatet e Serbis…!

  13. fredi guri says:

    xhihadistet shqiptar jane te gjithe ne parlament dhe shumica e tyre jane me shkollen partise a e mani men kur enveri i thonte ketyre jane vellezerit tane bile i theriste dhe neper kongrese i vente ne tribune dhe krenohej disa prej tyre kane marre dhe ndihme financiare dhe populli hante me tollona ne si SHQIPTAR ASNJEHERE SJEMI BUZUAR TE FEJA, FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  14. xoo00o says:

    e qe duhet per nji periudh 5 vjecare me u rikthy n fron Ai,”qoftlargu”,Dull Ver Hoxh Hanxhari!
    duhet te rihypi edhe njiher mbi kry t shqipkarve,ktyne topeve pa bole loqesh!
    vec Dulla e shero at vend tash.
    Huri i Dulles,si shpat skenderbeu n sum te pederave mbarshqiptare!
    vecse ksaj rradhe Dulla duhet me u lidh me amerik,e jo me rusi e kin si dikur.
    nji t hudh ganxhen ke amerika dhe bjeru m hu shkerdhatave ku ti gjesh e si ti gjesh
    mas nji “pllani 5 vjecar” do shofsh ti po su bon shqiptart “lule me tela”
    do shofsh ti njers me dinjitet,nder respekt dhe mbi t gjitha me karakter,si dikur n koh t dulles.
    masanej,pasi te futen shqiptaret ne rrug te zotit,te behen njers pra,nji ti fut edhe nji referendum alla dullçe,nji bashkim me ameriken,dhe masanej vje polic usta amerikoni n shqipni,qe po i ktheve dor t vret n mes t rruges diten me djell dhe merr edhe dekorat “per mbrojtje te atdheut”.
    atehere do i shofim kta “trimat e Sali Qorrit dhe Lul Kurrizit” sesa te fort jan!
    dulla vlla!
    dulla duhet te vij n pushtet per me pshtu gjindja nga kjo shkerdhatni totalle qe ka shperthy ne shqipni.

    o shqipni
    o ven per “s mari”
    zihen gjin-ja
    kush osht shkerdhat
    me i pari!
    o vend gallat
    shkerdhatni
    mush me shkerdhat.
    o mos shkoni ne shqipni
    se atje osht shkerdhatni
    burra gra pleq e femij
    mendojn ropt o vec me u qi
    ku dhe qirja osht shkerdhy
    se nuk qihen gru me burr
    por shkerdhehen turr me turr
    ferr me ferr
    peder m peder
    o nuk ka me burri nder
    kurse grat
    qihen si derr
    si ne pidh
    ne goj
    a byth
    pa e prish
    qejfin qeder!

  15. albcanadian says:

    Ju ja fusni kot se sot shtete si Canadaja etj po vjedhin gjith naften dhe pasurite e tjera ne baze te dallavereve qe Saliu dhe miqt e tij u kane afruar. Ndersa shqiptaren nuk kane buke per te ngrene. Gjith politikanet qe bejne te tilla gjera jane terroristat e vertete te shqiperise.

  16. A says:

    Islamiku kryesor ne Shqiperi eshte SALI BERISHA, i cili me miratimin dhe aprovimin e tij dergoj kerkesen dhe shkresen e firmosur nga Ministri i Jashtem i asaj periudhe, ALFRED SERREQI, qe Shqiperia te behej anetare me te drejta te plota ne Organizaten e Vendeve Islamike.
    Pas kesaj kerkese, ja ku jemi sot, Shqiperia e vlerave te medha te mirekuptimit nderfetar me njerez me ndikime dhe influenca me mendime dhe veshje muslimane arabe, asgje me kulturen evropiane te shqiptareve.
    Ne kete menyre shkohet direkt per tu bere anetare e Bashkimit Evropian.

  17. *** says:

    Ju perendimi nuk zute mend dhe kurr nuk ia ditet per nder Shqiperise qe ju mbrojti lirin dhe juve italianet ne vecanti nga heroi i kombit Skenderbeu.Juve iu pelqej hyrja e emigrantve nga vendet islamike qe ndertuan xhamite.Sot e paqi veten ne qafe.emigrantet shqiptare i terrorizuet ne otranto me gra me femije per gjinit dhe shtatezana.Kjo asht burrnia e jueje.Tashti mbajeni fort sarekun e papes te mos zevendsohet me callme te Isis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje