Nis pyetja edhe e zyrtarëve të policisë për çështjen e Doshit

7 Mars 2015, 15:27Kronika TEMA

Nga radhët e zyrtarëve të Policisë që do të pyeten në lidhje me çështjen “Doshi”, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, iu përgjigj i pari kërkeses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Numri dy i Policisë Shqiptare, qëndroi para grupit të hetimit për gati nje ore.

Burimet shpjeguan, ne rruge jo zyrtare, se kryepolici Çako eshte pyetur nese e kishte takuar apo jo deputetin Tom Doshi dhe Durim Bami, ashtu siç edhe deklaroi publikisht ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, raporton TCH.

Mësohet në rrugë jo zyrtare se Çako është përgjigjur se takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshmë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Edhe numri nje i Policise Didi, pritet te pranoje ftesen e prokuroreve, per te dhene po ashtu si te tjeret deklaraten e tij, ne cilesine e personit qe ka dijeni, si edhe te shpjegoje se çfare verpimesh ka kryer policia, menjehere sapo jane vene ne dijeni nga deputeti Doshi, se, ndaj tij ishte tentuar te organizohej një komplot per ta vrarë.

Nëj grup prokurorësh të Krimeve te Renda po i kryejne keto veprime per llogari te hetimeve te çelura kryesisht pas qednrimit publik te deputetit Doshi i cili tha se kishte zbuluar nje skenar dhe kishte po ashtu pohimin e shtetasit Durim Bami, si njeriu qe ishte kontaktuar per te kryer vrasjen ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Ky i fundit do te kaloje pragun e Prokurorise te hënën, pas nje ftese zyrtare qe i dërgoi Prokurori.  Por përpara Fufit, duhet të japë deklaratën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është ftuar të shkojë në Prokurori, në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës.

 

3 komente në “Nis pyetja edhe e zyrtarëve të policisë për çështjen e Doshit”

  1. Aaaa says:

    Tema ju lutem sillni per publikun çfar tha berisha ne parlament para dy javesh: that qe sdo ti prekshit (referuar qeveris per bandat) dhe tashi ju deklaruan luft. Ktu berisha ka gisht

  2. did says:

    Me kujton emrin e Hito Cako ndoshta i biri apo nipi.

  3. Kungulleshka says:

    Duket si nje loje, por eshte pasqyre krimi. Pa asnje medyshje.

    Tom Doshi, ose eshte naiv dhe me fiksime, ose duhet falenderuar per kete padi.

    Gjashte muaj me pare, ai mund te konsiderohej si me fiksime, apo si shakaxhi shantazhesh per miliona , por tani, pas gjashte muajsh nuk eshte kollaj ta marrim si naiv, si tru-peshk, apo si shakaxhi. Tom Doshi akuzon per krim politik.

    Shteti shqiptar eshte i shqiptareve te qeverisur me ligj, jo i Edi Rames, Samir Tahirit (qe po na thone se “ne u bindem qe s’kishte gje ne kete mes. dhe nuk e bem problem”!) dhe as i Sali Berishes qe me nderhurjen e tij ne kete debat, e ktheu ne qesharake…Problemet e Pendesa e tij ndaj Ilir Metes eshte kapitull tjeter, dhe le te mos e ngaterrojme me Doshin.

    Por le te verifiokhet edhe ne planin tjeter:

    1.
    Berisha e ka futur Arben Priftin te pergjoj dikur Ilir Meten, dhe me pas e mbrojti e fali dhe e veri vasal te perhershem (“Une per ty nej gjithcka, por jo per Shkelqenin!”. i tha Meta ne seancen per Doshin)
    Me po kete logjike:
    2.
    Edi Rama dhe Samiri Tahiri e kane pritur me gezim akuzen e Tom Doshit ndaj Ilir Metes, dhe qe te perdornin dorashken, e ftuan te shkonte ne prokurori.

    Kjo linje vazhdon sot e kesaj dite. E shoh si fund zyrtar te Ilir Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje