Adelina Tahiri sulmon lesbiket, i përgjigjet Vlora Krasniqi

8 Mars 2015, 18:33Lifestyle TEMA
Adelina Tahiri sulmon lesbiket, i përgjigjet Vlora Krasniqi

Një deklaratë homofobe e këngëtares 23 vjecare Adelina Tahiri ka shkaktuar reagime të komunitetit LGBT në Kosovë.

Këngëtares i është bërë nga emisioni “Prive” një pyetje absurde, madje një pyetje në kufijtë e injorancës.

E ka pyetur gazetari: “A je anti homoseksualëve?”. “Shumë!”, i përgjigjet kjo.

Vazhdon më tej me pyetjen gazetari: “A kishe mujt me nejt me një lesbike?”.

Vazhdon përgjigjet këngëtarja: “Ato të gjuajnë gjithsesi, kështuqë jo!”.

Skenari është shumë i njohur në Ballkan: dikush bën një pyetje që nuk është pyetje (sepse nuk mund të pyesësh pro apo kundër një pjese të popullsisë, mund të pyesësh pro apo kundër një nisme ligjore, një ideje, apo një reforme, një plani apo një veprimi, por nuk mund të pyesësh pro apo kundër një pjese të popullsisë që jeton mes nesh, punon mes nesh e dashuron këdo që ka qejf të dashurojë).

Përballë këtij gazetari që bën këtë pyetje thelbësisht injorante (të tipit dikush hedh një gur në lumë e të gjithë turren ta nxjerrin jashtë), qëndron një këngëtare që ka jo pak admirues në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri e përgjigjet: “Shumë!”.

Pa dashur të fyejmë asnjë gazetar, na duhet të sqarojmë se “skenari” në fjalë kërkon të shkaktojë polemika. E polemikat nuk informojnë, as edukojnë!

Megjithatë lajmi i mirë në këtë histori ka të bëjë me faktin se grupimet LGBTI në Kosovë nuk a kanë lënë të kalojë pa komente dhe po tentojnë që nga polemikë, ta shndërrojnë në debat të shëndetshëm.

Vlora Krasniqi, drejtoreshë e Qendrës Për Emancipim Shoqëror në Kosovë (Qesh) e më herët edhe Rajmonda Sylbie, drejtoreshë e Cel Kosova i kanë kthyer pergjigjen e merituar 23 vjecares Tahiri.

 

E pyetur nga Prive (skenaret e kësaj natyre kërkojnë që polemika të vazhdojë sa më gjatë), Vlora, e qetë, dinjitoze dhe pa asnjë kompleks thotë:

QESH ka marrë shumë ankesa prej anëtarëve të komunitetit LGBT në lidhje me emisionin në Prive ku janë bërë disa pyetje për një artiste që kanë krijuar hapësirë për paragjykime ndaj këtij komuniteti”.

Në emisionin “Prive” disa nga termat e përdorur janë të pasaktë, por gjithsesi ushqejnë të njëjtin skenar në të tilla raste: stimulimin e polemikave dhe krijimin e “llogoreve” të paqenë. “Adelina Tahiri në luftë me komunitetin LGBT?” – është titulli i kronikës televizive.

Kjo e fundit, si ndoshta asnjëherë tjetër më parë detyrohet të flasë dhe për cështje të tjera, si puna e fesë apo cështje të natyrës, etj. Sa më shumë flet, aq më shumë ngatërrohet në paragjykimet e veta.

Nuk i urrej”, thotë, “por kjo është e vetmja mënyrë si ne shumohemi (dmth mashkull-femër)”.

Skenari polemizues ia ka arritur qëllimit të vet në këtë rast: e ka shtyrë një artiste të shkojë përtej limitit të saj dhe të sjellë në ndihmë referenca të bukura për ndonjë dokumentar me natyrë biologjike.

Por, Vlora Krasniqi përpiqet të mbajë lart standartin në këtë debat (të papritur duhet thëne).

Thotë Vlora:

Në këtë rast artistët, këngëtaret, këngëtarët, shumë shpesh mund të krijojnë një opinion publik dhe deri diku fansat e artistes në Kosovë mund të ndikohen lehtësisht nga deklarata të tilla, ndaj duhet me pas shumë kujdes në deklarata të tilla”.

E thënë troc: Secili ka të drejtë të ketë e të shprehë mendimin e vet mirëpo kur jeton një jetë publike përvec asaj private dhe kur konsiderohesh edhe si një rol modelues nga ata që të ndjekin në jetën publike, nuk mund të nxjerrësh nga goja paragjykime që mund të lëndojnë shumë njerëz.

Fytyrat publike duhet të kenë kujdes me deklaratat që bëjnë”, shton drejtoresha e QESH, “sidomos për grupet e diskriminuara sepse mund të nxisin më shumë urrejtjen apo diskriminimin ndaj grupeve të ndryshme, e në këtë rast ndaj komunitetit LGBT”.

Thua ta ketë kuptuar këtë 23 vjecarja Tahiri e cila pohon edhe se ka miq pjesëtarë të LGBT?

Apo më tej akoma, si do të reagonte ajo nëse fëmija i saj mund të jetë pjesë e këtij komuniteti?

E kam menduar”, thotë, “e s’mundesh me i ba kurrgja!”.

 

13 komente në “Adelina Tahiri sulmon lesbiket, i përgjigjet Vlora Krasniqi”

  1. Wendy-B says:

    Uuuuu na paska ngel e ofenduar LBGT. EDHE PASTAJj!!! Shume mire e ka Adelina. As per shoqe nuk bejne se te “gjujn.”.
    Ne emer te emancipimit dhe lirise se mendimit na hapen barkun me degjenerimin fizik dhe shpirteror. Keto te perveluarat e dashurise femerore jane edhe me te dhunshme e te fiksume se meshkujt.

  2. John says:

    Shkrim per b q ra, si gazetari anonim.Gjykuar nga dy reshtat e fundit kuptohet ca halli keni!Eshte gen,sdq… kjo kategori ju financon.

  3. vlora1 says:

    Pse postoni lajme të tilla? Komuniteti gay vdes për vemendje, se janë me probleme mendore mendore

    1. nick says:

      impotente nga mendja ne rradhe te pare; @ wendyb – moj cupe a ca mutin je; te te gjuash ty duke u nisur nga ato qe shkruan lart e poshte, duhet te jesh minimumi analfabet qe e ke kaluar tere jeten tende ne shkretetire pa as edhe nje dhi, se ndryshe ty nuk te hedh as qurrat;
      @John- injoranca jote ne lidhje me genin te le mbrapa edhe kesaj idiotes qe pergjigjet, fatkeqsi e madhe per ty;
      @vlora1 – te flasesh ti me kete nick qe ke per shendet mendor eshte qesharake, te mos flasim per perseritjen e frazave, simptome e patologjise tende, shkaku qe ti ke rene ne dashuri me vloren, CMENDINA

      Flm. per mirekuptimin

      1. dulla says:

        po ty o nik,,te pelqen te hash dik

        1. problem teknik says:

          Ja eshte dhe keshtu, ti mos u merzit, ka plot edhe ty, nuk ngelesh pa gje.

  4. X says:

    Adelina eshte shume femer e bukur. Dhe sa per lesbiket ajo ka te drejt femren e ka bo zoti me shku me mashkull.

  5. dukla says:

    Femra injorante. Perse duhet te mohosh identitetin tend. Ato fatkeqsisht kane lindur me instiktin e prirjes dhe simpatise per te njejtin seks, na duket absurde, sigurisht sepse njerzimi eshte mesuar vetem me heteroseksual martesa, por LGBT ka ekxistuar qysh me lindjen e njerzimit,por eshte fshehur gjithmone nga rreziku i paagjykimit. Bota sot eshte e lire dhe ato nuk kane frike ta shprehin, ndaj na duket sikur ka lindur kjo martese tani

  6. z says:

    Adelina gjithqka mund te jet,por kengetare jooo nuk eshte,
    Ne nje spot tamam parqitet lezbike.Derisa nuk paraqet rrezik per shoqerin,ne mes te kater mureve le te beje qka te doje.
    – Tek gji. femrore format lezbo jan me shume nje deshire, e qe
    nje akt te tille e perjetojn 99% e femrave. Te meshkujt puna qendron me ndryshe,formave geje natyra u ka dhene nje kahje krejtesisht te gabuar,
    por duhet respektuar ashtu si jan.

  7. br...ho says:

    Dmth,lajm mbi perdorimin e P..,e sulm i ..

  8. timi says:

    Adelina eshte pasqyra e shoqerise patriarkale dhe obskurantiste te Kosoves…cfare te kane bere lesbiket apo gey-t ty moj driteshkurter e mendje erret…ato as nuk vrasin, as nuk vjedhin as nuk shkojne te luftojne per koqet e gomarit ne Siri…ato as nuk po brejne Kosoven m korrupsipn moj injorante qe Jeton akoma ne shekullin 1 dhe ke mendesine e Isis-it.

  9. Mallakastrioti says:

    @@Adelina! nje Bravo te forte….Lesbiket dhe Kodoshet jane pjesa e semure e nje shoqerie…
    1-Jane kunder rregullave te shoqerise,jane nje “Prodhim”-karabush, qe nuk njohin Rregullat e vazhdimesise njerezore, por jane percuse te rregullave te “Bythes”…
    2-Sipas ketyre te Moderuarave qe citohen me siper mos valle u dashkan bere vajzat dhe djemete lesbike dhe Kodosha`???ne emer te kujte???
    dhe sa per pyetjen injorante qe ju behet:Sikure femija juaj te behet Lesbike apo Gay???—femija qe ne Lindje merre nga geni i babait apo nenes, dhe Prinderit jane ata qe i japin femijes edukimin e duhur fillestar…
    3-lezbike dhe gay te lindur jane fenomene te rralla, eshte si ajo Delja e zeze ne mese te 100-te deleve te bardha…
    4-Perderisa ne me Mjetet moderrne te sotme Trajtojme nga ana mjeksore te gjtha semundjet..si SIDA-ect…pse te mos trajtojme nga ana mjeksore edhe lesbuiket dhe GAY-t…apo per te vene “Bythe” silikoni apo gjokse silikoni jane normale…ect..shkurte gay-dhe lesbike behen se ua do Qejfi…eshte n je semundje Kuruse…lol

  10. Mali says:

    Jemi popull i popegjegjem… Sjemi as ne arabistan e as ne rusistan, jam pro Europes edhe pro Lbgt-se, ndryshe cfare kuptimi kan drejtat e njeriut…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje