Greqia do punësojë turistët dhe amvisat të spiunojnë. Detajet…

8 Mars 2015, 14:15Rajoni TEMA

Qeveria greke pritet të punësojë inspektorë tatimorë “jo profesional”, të cilët mund të jenë edhe turistë.

Këta të fundit mësohet se do të spiunojnë ata që u shmangen taksave.

Siç shkruan BBC-ja, e cila citon një dokument të dalë së fundmi, studentët dhe amvisat mund të përdoren gjithashtu si pjesë e skemës së trajtimit, për të raportuar mashtrimet, të cilat mund të regjistrohen me kamera të fshehta dhe pajisje regjistrimi.

Kjo thuhet se është një nga idetë që Greqia do të ngrejë në një takim me ministrat e financave të eurozonës, të hënën.

Vendi është në nevojë për t’i bindur ata se është serioze për reformat që të merret kredi e mëtejshme.

Dokumenti që citon BBC-ja, një letër që thuhet se i është dërguar nga ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, presidentit të Eurogroupit Jeroen Dijsselbloem, është parë nga gazeta “Financial Times” dhe agjencia e lajmeve “AFP”, raporton bota.al

“Kultura e shmangies tatimore shkon thellë brenda shoqërisë greke,” thuhet se shkruan letra.

Inspektorët e taksave joformale do të punësohen në një “bazë rreptësisht afatshkurtër, të rastësishme, jo më shumë se dy muaj dhe pa asnjë perspektivë për t’u rikthyer në punë”.

Qeveria e re greke pritet të shpenzojë më shumë para për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë nga recesioni i gjatë i vendit.

7 komente në “Greqia do punësojë turistët dhe amvisat të spiunojnë. Detajet…”

  1. HAJDUTI says:

    Keta dhe ne kohen e perandorise turke..i jepnin rryshfet turqeve qe te ndalonin e luftonin rracen helene dhe ate ilire…keta kokrra spiunesh e dinakesh jane vecse anadollak e kokrra korrakesh

  2. tfgs says:

    Ouzo,mezedaki kai st’arxidia mas se c’thone gyzelet e Alvanias……
    https://www.youtube.com/watch?v=h03P_j-iWc8

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Gzuar 8 Marsin.
      Te preshnes ?
      http://youtu.be/IB83AatHVTA

    2. Shqiptar says:

      Varu tgfs.uzua mbaroi tani mba shishen bosh ne goje.

  3. ben says:

    Ide karagjoze.Greqia s’ka gje ne vije,eshte mesuar ashtu,dhe ashtu do vazhdoje,me evazion fiskal,rryshfete etj.Nuk behet Ballkani Suedi,Gjermani,etj.E kemi trunin tjeter lloj.

  4. Zigur Qarri says:

    Le te fillojn nga puna.
    Ja ku punon ne te zeze mutofagos ,Z.Tsipras,ne Mykonos,gay Hotel Elysium,
    Hotel ne pronesi te Janullaposit.

    http://www.elysiumhotel.com/

    1. Ballisti (KS) says:

      Hahahahahahahahah, bravo Qarri, mire i fute mutofagosit,
      me duket qe te pranishem qenkan edhe: Franku, Adriatiku, Enter, Sync etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje