Varoufakis: Refuzimi i BE-së na çon sërish në zgjedhje, ose referendum

8 Mars 2015, 14:07Rajoni TEMA

Greqia mund të mbajë një referendum, ose të mbajë zgjedhje të reja të parakohshme, nëse partnerët e eurozonës refuzojnë planin e saj të borxheve dhe planin për rritjen ekonomike, bëri të ditur ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, gjatë një interviste për një gazetë këtë të diel.

Qeveria e re greke, e udhëhequr prej Alexis Tsipras, fitoi zgjedhjet e parakohshme të janarit me premtimin se do të rinegocionte marrëveshjen e shpëtimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët e tjerë të Bashkimit Europian, që kërkojnë disiplinë të hekurt buxhetore dhe reforma të thella ekonomike.

Qeveria arriti një marrëveshje të përkohshme me huadhënësit e saj muajin e kaluar, ndaj dhe Athina ka kohë deri në fund të prillit për të specifikuar reformat që do të ndërmarrë në këmbim të ndihmës së mëtejshme.

Ministrat e Financave të eurozonës do të takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar një plan të reformave të premtuara nga Athina, të dërguar javën e kaluar.

Nëse Brukseli do të refuzonte përfundimisht propozimet e Greqisë, Varoufakis tha për “Corriere della Sera” se “po, do të ketë probleme. Por ashtu siç e ka thënë edhe kryeministri grek, ne nuk jemi të ngjitur pas karrigeve tona. Mund të futemi sërish në zgjedhje të parakohshme, apo të mbajmë një referendum”.

Ai nuk ka specifikuar se çfarë lloj referendumi do të mund të mbahej, por nga spekulimet e së kaluarës thuhet se një “udhë pa krye” mund ta detyrojë qeverinë greke që të mbajë një referendum nëse vendi do të vazhdojë të pranojë rreptësinë e BE-së, një lëvizje që do të ngrinte dyshime mbi anëtarësimin e Greqisë në eurozonë.

Në intervistën për gazetën italiane, Varoufakis thotë se përgjigja e deritanishme nga partnerët e eurozonës për propozimet e tij, që të zëvendësojë borxhin aktual me obligacione të lidhura me rritjen nominale vjetore, është thjesht një “heshtje”.

“Do të doja që Europa të kuptonte se kjo do të ishte një rrugë për të paguar më shumë parà, jo më pak”, tha Varoufakis sa i përket bonove të lidhura me rritjen ekonomike.

Në të njëjtën intervistë, ai ka shtuar se shteti i ka paratë “për të paguar pensionet dhe pagat e administratës publike”, dhe se Greqia nuk ka nevojë për një huadhënie të tretë për të paguar detyrimet e saj. Ai kritikoi gjithashtu Bankën Qendrore Europiane për “disiplinën e hekurt” që ndoqi, duke mos lënë zgjidhje për borxhet greke afatshkurtra, pasi sipas tij BQE-ja duhet blejë borxhet greke si pjesë e programit të saj të lehtësimit duke nisur nga ky moment, e jo nga vera e ardhshme./TCH

10 komente në “Varoufakis: Refuzimi i BE-së na çon sërish në zgjedhje, ose referendum”

  1. tfgs says:

    This is DIMOKRATIA!

    1. Pilo Lala says:

      Mua me duket ide shume e mire, te rrish gjithmone ne zgjedhje……
      Ashtu greqia ngulet si avion ne pikiate ne toke ose ne fund te oqeanit.

    2. gjithashtu malok says:

      o turkofaki, e drgjove si tha shkelqesia e tij janulatos. une nuk jam idiot si tgf qe te pranoj te kthehem ne greqi, qofte dhe si president. me mir lapangjoz ne albanistan sesa president ne heladha dimokratia. greqia si e ka nisur jo vetem qe do dale nga Europa, po do ta nxjerrim me shqelma dhe nga ballkani. do ta vendosim pastaj diku aty mes Sierra leone dhe dhe rrepublika qendrafikane. aty pastaj le tu shesi pordhe atyre tribuve majmune, dhe tu shpjegoje atyre sec eshte dhimokratia.

  2. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Disa minuta me pare ministria ekonomike akuzon gazeten italiane per shpifje te ulet per c ka shkruan dhe keshillon te korrigjoj sa me shpejt intervisten.

    ____
    Υπ. Οικονομικών: Κιτρινισμός ολκής από την Corriere della Sera
    Κυριακή, 08 Μαρτίου 2015 15:14

    Για «κιτρινισμό ολκής», τον οποίο η Corriere dela Serra πρέπει να επανορθώσει άμεσα, καταγγέλλει την ιταλική εφημερίδα το υπουργείο Οικονομικών.

    Πρόκειται για τη συνέντευξη του υπουργού Οικονομικών, Γιάνη Βαρουφάκη, στη συγκεκριμένη εφημερίδα, στην οποία, σύμφωνα με το υπουργείο, ο κ. Βαρουφάκης «τόνισε ποικιλοτρόπως πως η θέση της Ελλάδας στο ευρώ είναι δεδομένη και δεν αποτελεί επ’ ουδενί μέρος της διαπραγμάτευσης, η οποία αφορά το μεταρρυθμιστικό πρόγραμμα της κυβέρνησης που επεξεργάζεται σε συνεργασία με τους εταίρους και τους θεσμούς».

    Σε ερώτηση του δημοσιογράφου για το τι θα συμβεί εάν η Ευρώπη δεν «ακούσει» τις ελληνικές θέσεις, ο υπουργός απάντησε ότι η Ευρώπη ακούει και γνωρίζει πώς να βρίσκει λύσεις και να επιτυχαίνει αμοιβαίως επωφελείς συμφωνίες. Και όταν, επισημαίνεται από το υπουργείο Οικονομικών, ο εν λόγω δημοσιογράφος επέμεινε στην υποθετική ερώτηση «ναι, αλλά τι θα κάνετε εάν απορριφθούν όλες σας οι προτάσεις;», ο υπουργός απάντησε πως, όπως έχει δηλώσει ο Πρωθυπουργός, «εμείς δεν έχουμε αγαπήσει τις καρέκλες- αν χρειαστεί, αν βρεθούμε μπροστά σε αδιαλλαξία, θα καταφύγουμε στον ελληνικό λαό είτε με εκλογές είτε με δημοψήφισμα» – προφανώς όσον αφορά το περιεχόμενο των μεταρρυθμίσεων και της δημοσιονομικής πολιτικής.

    Σε αυτό όμως το σημείο της συνέντευξης, η σύνταξη της εφημερίδας προσέθεσε «για το ευρώ» – κάτι που ο υπουργός ούτε είπε ούτε εννόησε.

    1. bylldym tsengelis nga Yunanistani says:

      Na plasi kavlia ! Ade aderfara……

  3. Shqiptar says:

    Varu tgfs

  4. Jurusuni i Çukurovës says:

    Kokën një orë e më parë ! Merrni dhe beqirat e janulles me vete !

  5. Mallakastrioti says:

    @@eleftteria “Agapi mou”…keto qe shkruani ju jane me te drejte..por a mbahet shtepia me miell hua???Nuk shikoj se problemi qendron vetem te Greqia..ekonomia Boterore po shkon “Kata diabolos”…Gjermania i Mbulon Deficitet e saj nga Industria e saj e rende,si dhe ka nje Shtet dhe njerez me disiplin, ka qytetare qe besojne te shteti i tyre…kjo gje nuk ekziston ne greqi..lere pastaj shqiperine Post-“Demokratike”…

  6. Lini says:

    Gomar, shko ha tagji.

  7. maqo pelivani says:

    Punojne kuajt europiane e hane gomeret greke !!!!!!! deri kur ? kazani financiaro ekonomik ,po zbrazet se nuk behet pilafi grek me persiano-egjyptian , zbutja e politikes amerikano-europine me Rusine per Ukrainen shpejton dhe nxjerrjen jashte euro zones te qylaxhinjve te Athines qe dhe Rusia nuk do kruhet me perendimin per Greqine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje